Mendime
Isuf Spahiu: Rreth pavarësisë së Shqipërisë
E hene, 19.11.2012, 08:01 PM
RRETH PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Nga Isuf SPAHIU - Mësues i merituar
Ka shumë
obsione dashakeqe të cilat e paraqesin pavarësinë e Shqipërisë herë si
zemërgjërësi të Perandorisë Osmane dhe herë si kontribute të shteteve fqinje,
në rastet më fatkeqe dhe më të pabesueshme, nga
Streten
Drashkiq e përshkoi Shqipërinë nga Serbia Qendrore deri në brigjet e detit
Adriatik, foshnjë, duke udhëtuar me kuaj, i vendosur në kosha; më vonë diplomat
i administratës serbe, i cili studioi arkivat e Romës, Beogradit dhe Vjenës.
“Histori
e Shqipërisë” shkruar nga historiani serb Gjok Sjepçeviç, Vjenë, 1974.
“Pravi
Ballkanski rat”, shkruar nga Borisllav Ratkoviq, i cili hulumtoi arkivat e
Beogradit dhe pasqyroi Luftën Ballkanike të filluar më 8 tetor 1912.
Kosta
Novakoviq, pjesëtar aktiv i Divizionit “Drini
Historinë
kur nuk e shkruajmë vetë, na e shkruajnë kundërshtarët, sigurisht ku dominon
subjektivizmi.
Më 30
tetor 1912 shtetet ballkanike bënë mobilizim të përgjithshëm. Më 18 tetor 1912
Armata e
parë serbe zuri vend në Luginën e Moravës. Armata e tretë serbe, me 76 mijë
ushtarë, e komanduar nga Bozhidar Jankoviq, zuri vend në Toplicë – Merdar –
Medvegjë.
Më 23
tetor 1912 ushtria turke thyhet dhe Isa Boletini, me 15 mijë vullnetarë
shqiptarë, në Podujevë e Kumanovë, pushtohet nga armata e tretë serbe te Gryka
e Ceralevës dhe Qafë Dula. Më 5 nëntor armata e tretë serbe vendoset në
Prizren.
Në këtë
situatë, në Lumë zhvillohet “Kuvendi i Dheut”, organizuar nga Islam Spahia,
Dervish Bajraktari, Mustafa Lita etj. për t’i paraprirë rrezikut serb.
“Historia
as nuk mund të fshihet, as të shtrembërohet”, - thotë historiani serb Streten
Drashkiq, siç ndodhi në periudhën e diktaturës komuniste për hir të luftës së
klasave.
Marrëdhëniet
shqiptaro-serbe kanë qenë të turbullta e me konflikte të vazhdueshme
historikisht në shekuj, me përjashtim ë shekullit XIV, kur shqiptarët, nën
udhëheqjen e Gjergj Balshës II,Teodor Muzakës, Gjon Kastriotit etj. u bashkuan
me forcat serbe e ndërballkanike në betejën e Fushë-Kosovës, në afërsi të
Prishtinës, në vitin 1389, ku mbeti i vrarë sulltan Murati I nga një shqiptar,
si dhe periudha e mjaltit serbo-shqiptare në vitet 1944-1948, e nisur që nga
viti 1941, kur Shqipëria u rrezikua të përfshihej në Federatën Jugosllave.
Nga
Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri më 13gusht1912 kryengritjet kosovare, ku eventualisht u përfshi Luma, si
pjesë e Kosovës, kanë qenë të vazhdueshme me kërkesat: Gjuha zyrtare shqipe
krahas turqishtes, shkolla në gjuhën shqipe dhe autonomi për katër vilajetet –
Kosovë, Shkodër, Shkup e Manastir.
“Shqiptarët
e fitojnë luftën në betejë, por e humbin në tryezën e bisedimeve”. Kështu
ndodhi në Shkup më13gusht 1912, - thotë Streten Drashkiq.
Më 12mars
1912 u bë marrëveshja Bullgari – Serbi. Sipas kësaj marrëveshjeje, u vendos:
1.
2.
Bullgaria i njeh Serbisë tokat në veriperëndim të malit të Sharrit,
Novi-Pazarin, Kosovën dhe vilajetin e Shkodrës me dalje në Adriatik, Durrës e
Shëngjin.
Në bazë
të kësaj marrëveshjeje u vendos ndarja e Shqipërisë dhe Maqedonisë. U lidhën me
Serbinë
Lufta
Ballkanike filloi më 8 tetor 1912.
Në Luftën
Ballkanike shqiptarët mbajtën anën e Turqisë. Forcat serbe, të komanduara nga
Bozho Jankoviç, u nisën për Prizren me qëllim të vazhdonin rrugën në perëndim
drejt detit Adriatik.
Austro –
Hungaria paralajmëroi qeverinë serbe, me anë të një note, që trupat e saj të
mos kalonin në perëndim përtej Prizrenit. Mbas kësaj note, kryeministri serb
Nikolla Pashiq, reagoi duke i dhënë urdhër ushtrisë serbe të lëvizë në drejtim
të Adriatikut.
Forcat
ushtarake serbe u nisën drejt perëndimit në tre drejtime: Gjakovë –
Më 15-18
nëntor Batalioni i Ndërhyrjes së Shpejtë, Divizioni Drini II dhe një pjesë e
Batalionit Shumadi – shqiptar u drejtuan drejt Qafës – Kolesjan. Forcat
lumjane, të udhëhequra nga Qazim Lika, Bajram Gjana, Dervish Bajraktari, Mustaf
Lita, Ramadan Çejku, Sali Spahia, Hoxhë Mehmeti, Jemin Gjana, Bislim Sulë
Elezi, Ramadan Zaskoci, Emin Alia etj. Me gjithë potencialin e tyre njerëzor
dhe me armatim të grabitur nga depot turke, zunë vend në Qafë të Kolesjanit dhe
zonat përreth. Nga Dibra erdhën Elez Isufi e Baftjar Doda me Reç e Dardhë me dy
topa. Koha ishte jashtëzakonisht e keqe, me shi të rrëmbyer dhe taktika lumjane
e sulmit ballas dhe anash me krahëmarrje, paniku nga krismat e gjyleve të
topave të shkrehura nga Cen Daci, që në pikëpamje ushtarake nuk luanin ndonjë
rol të madh, por forcat ushtarake serbe u shpërbënë dhe morën arratinë duke
ikur në panik. Një pjesë e ushtrisë serbe u mbyt në lumin Shejë. Këtë e paraqet
kënga nga rapsodi popullor:
“Sheja e
Lumës po rrjedh gjak
Beteja
vazhdoi në Kullë-Lumë dhe në lumin Lumë deri në Qafë Zhurë. Forcat serbe
ndaluan tek ura e Vlashnit, pasi pësuan
humbje të madhe, që në Lumë u mitizua 12 mijë e18 mijë të vrarë nga ushtria
serbe.
Forcat
lumjane humbën në sheshin e luftës mbi 200 veta, me gjakun e të cilëve vu një
gur në themelin e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912.
Forcat
serbe në Vlashën u përforcuan nga forca të freskëta të tjera serbe që erdhën
nga thellësia.Forca të tjera serbe erdhën nga Maqedonia, Tetova e Gostivari nëpërmjet
Dragashit dhe Grykë - Çajës – Kallabak e Dibër. Sulmojnë forcat lumjane në të gjitha drejtimet.
Forcat
lumjane tërhiqen secila në krahinën e vet. Kjo, e përshkruar në gazetën “Posta
e Shqipëniës”, shtypshkronja “Zoja e Papërlyer”, Shkodër dhe librat “Beteja e Drinit”nga Shaban Brahaj, “Dy
Drinat” nga Farudin Berisha, “Luma e luftat e saj” nga Tahir Kolgjini, me
revista “Shejzat” shkrimet e Tahir Zajmit,”Luma e lufta e vitit
Forcat
serbe vazhduan të përparonin drejt Adriatikut. Batalioni Shumadia-shqiptar hyri
në Krujë më 27 nëntor1912, në Tiranë më 28 nëntor 1912, në Durrës më 29 nëntor
1912. Hyrja e forcave serbe në Elbasan terrorizoi popullsinë e qytetit.
Forcat
serbe pushtuan Shqipërinë nga lindja në perëndim më 1912, më1913, më 1915.
Sipas historianit serb Gjok Shijepceviç një togë ushtarësh serbë hynë në detin
Adriatik deri në grykë dhe pagëzuan Detin Adriatik në Detin Serb duke bërë kryq
me shpatë.
Më 28
korrik 1914 Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.
Forcat
ushtarake serbe u sulmuan nga shqiptarët: tek Ura e Vezirit, te ura e Fanit, në
Bisakë ku mbetën të vrarë 46 ushtarë serbë e qindra të plagosur, tek Ura e
Lapave ku zunë rob200 ushtarë serbë, pranuar nga historiani Streten Drashkiq,
pa përcaktuar vendin e ngjarjes. Beteja e Lapave u udhëhoq nga Sali Spahia,
Ramadan Çejku, nip e dajë. Kjo sipas Mati Logoroecit.
Nga
situata e re e krijuar:
a)
Kontradiktat në mes aleancës treshe, Austro – Hungari, Gjermani, Itali nga
njëra anë dhe Antanta,e përbërë nga Anglia, Franca e Rusia nga ana tjetër,
b)
Fillimi i Luftës Ballkanike në 8 tetor dhe 16 dhjetor 1912.
c) Ndarja
territoreve shqiptare të administratës turke të katër vilajete: Shkodëre,
Kosovë, Shkup dhe Manastir dhe synimi
serb për të dalë në detin Adriatik, gjë të cilën e kundërshtonte
Austro-Hungaria, u bënë shkas që Ismail Qemali, me një intuitë të shkëlqyer
zëvendësoi kërkesën për autonomi me pavarësi të plotë të shtetit shqiptar.
Për
shpalljen e pavarësisë u mor vendimi i Komitetit Qendror të Stambollit në
prezencë të Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit. Një vendim i tillë u pasua nga
minoriteti shqiptar i Bukureshtit dhe gjeti përkrahje e miratim nga
Austro-Hungaria, personalisht nga Bertold dhe Andrash.
Austro-Hungaria
përcolli me avullore delegacionin shqiptar nga
Nënshkrues
të aktit të pavarësisë janë 83veta,4 nga Bukureshti dhe një nga Egjipti, sipas
Streten Drashkiqit. Kurse dokumenti i Pavarësisë ka 43 nënshkrime.
Qeveria e
IsmailQemalit iu drejtua për njohje Fuqive të Mëdha dhe Turqisë. Fuqitë e Mëdha
nuk iu përgjigjën, kurse Turqia iu përgjigj negativisht.
Pavarësia
e Shqipërisë u njoh nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 17 dhjetor 1913.