Mendime
Blerim Rrecaj: Ethet e pragfestës
E diele, 18.11.2012, 03:56 PM
Ethet e
pragfestës?
Nga Blerim Rrecaj
Flamujt
kuq e zi kanë filluar të duken rrugëve, shtëpive, ndërtesave, fabrikave,
punëtorive, dyqaneve, lokaleve… nëpër fshatra e qytete. Rekordmeni i shumëfishtë
i Ginisit Saimir Strati vazhdon punën për një rekord të ri në punimin e
flamurit kombëtar në “Hotel Prishtina”, siç njofton dhe ai shënim në pëlhurë
vendosur përpara hyrjes së portave të tij. Aromë feste ndjehet… Këngë trimërie të vjetra e të reja këtej e
andej këndohen e transmetohen…Frymëmarrje kombëtare e patriotike edhe gazetave,
televizioneve, internetit. Ditë të (jashtë)zakonshme vazhdojnë të na
shoqërojnë. Diku tërhiqet vëmendja se mos po bëhemi pak si tepër heronj
interneti e facebook-u. Diku lexon se laptopi është dhe i dëmshëm dhe se
mandarinat përveç që janë të shijshme për shëndet janë dhe të dobishme. E
mendja të shkon për një kronikë që mandarina së shpejti në Kosovë do të vijnë
nga vëllezërit tonë. Vlorës tashmë ia
kanë mësyer këmbë, me kuaj, me kuaj me qerre, ndokush edhe me avionë dhe vetura
ndonëse planifikime vazhdojnë të bëhen ende duke mos harruar edhe biçikletat e
mbase edhe me ndonjë mënyrë tjetër.
Bëhen edhe thirrje për të shkuar drejt Morinit, Prizrenit, drejt këtij e atij vendi…Derisa shëtit me
dikë të thotë se jam i lodhur duke folur për gjërat e njëjta si gjithnjë.
Dikush ta përkujton se trurin e madh e bartim për t’i bërë shoqëri trurit të
vogël, e kështu ka qenë gjithmonë. Dhe flasim për ndonjë libër a artikull të
lexuar, për kërkime të vërtetash për
ndonjë thënie a deklaratë që kemi dëgjuar. Dëgjojmë dhe ndonjë radiodramë (që
titullohet: Të zgjënjyerit)dhe emisionin humoristiko-satirik “Mahi pa kufi” dhe
zhurmën për asgjë ose për diçka që vazhdon të bëhet për Akademi-të… e se kush
është vënë në krah të shtrigë Serbisë. E koka paksa rëndohet, stomaku
turbullohet. Për betimin mbi flamurin
kombëtar, për eshtrat e Zogut, Hagën, Gotovinën, Ramush Haradinajn e Fatmir
Limajn… Dhe jo pak gjëra të tjera për të
tjerë e tjeras gjëra dhe fjalë, fjalë,
që( s’)i merr era. Mbetën dhe pak ditë
deri në datën 28 Nëntor…Jashtë, në këtë natë një shtresë e hollë mjegulle ka
rënë e flamujt i valëvit kjo puhizë e lehtë
që fryn…Po ku ta di se a qe i nevojshëm edhe ky shënim…, e ky 100 vjetor sikur
s’po të lëshoka edhe aq lehtë po them edhe unë si ai që tha: Shqipëria etnike-
pa hezitim!