E shtune, 04.05.2024, 04:18 AM (GMT+1)

Mendime

Qerim Pllana: Bashkimi kombëtar është i shenjtë

E marte, 20.11.2012, 08:04 PM


Dita e Flamurit (28 nëntor 1443), 28 nëntor 1912, nëntor, 2012

Veprimet hegjemoniste të fqinjëve sllavo-greke, shqiptarët  i detyrojnë të jenë unik, të bashkuar, për t`u mbrojtur nga tkurrja e mëtejme e hapësirës së tyre shqipfolëse

BASHKIMI KOMBËTAR ËSHTË I SHENJTË DHE I PËRJETSHËM

Shkruan: Qerim Pllana

Bashkimi kombëtar sjell siguri ndryshime t`pa imagjinueshme ekonomike politike dhe strategjike. Ndalë ikjen e trurit kombëtar, krijon siguri dhe zhvillim ekonomik. Bashkimi kombëtar sjell siguri, ndryshime të paimagjinueshme ekonomike, politike, strategjike dhe diplomatike. Para së gjithash ndërpret (ndalë) ikjen e trurit, rinisë shqiptare. Hegjemonizmi i fqinjëve ndaj arealit shqipfolës, ata patjetër i detyrojnë të bashkohen. Sepse, bashkimi sjell ndryshime të paimagjinueshme pozitive në të gjitha sferat e zhvillimit ekonomik, sigurisë kombëtare, ndalimin e largimit të trurit shqiptar. Lëvizjet e pakontrolluara migruese fshat-qytet, duke heq dorë nga jeta rurale, degët kryesore të bujqësisë, pa të cilat nuk ka mirëqenie. Shqiptarët të ndarë s`mund të kenë liri, pavarësi, demokraci, zhvillim ekonomik, mirëqenie as qetësi!..

Shprehjet ribashkim-bashkim janë dy fjalë leksikore të përafërta njëra me tjetrën. Ato s`paraqesin ndonjë ndryshim, kur bëhet fjalë për bashkim-ribashkimin e arealit hapësinor shqipfolës më një shtet. Bashkimi kombëtar në hapësirën shqiptare të ndarë tri herë radhazi është i domosdoshëm. Për t`mos ndodhë ndarja e radhës  si hyrja e Flotës së Mbretërisë me 1881, në Ulqin. Si më Konferencën e Londrës 1913, kur u pranuan kufijtë e Shqipërisë aktuale pa Kosovën etnike, pa Çamërinë dhe përsëritja identike me Jaltën 1945, duke u shkelur vendimet e Mbledhjes së Bujanit dhjetor 1943, janar 1944.

Bashkimi i tokave dhe i popullit shqiptar është obligim historik i ndërkombëtarëve për thirrjen e Kongresit të Berlinit, apo Konferencën Londra II. Sepse, ribashkimi i tokave shqiptare është një domosdoshmëri, për t`i ndalur apetitet hegjemoniste nga politikat shtetmëdha sllavo-greke ndaj tokave shqiptare. Sikurse është i kuptueshëm interesi kombëtar, perspektiva e paimagjinueshme ekonomiko-social-politike dhe strategjike për një Shqipëri të bashkuar, zhvilluar dhe të sigurt. Është obligim akoma i pashpjegueshëm sa duhet, për opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar. Ribashkimi, prandaj është i domosdoshëm, sepse Shqipëria është e përgjysmuar me territor dhe popullsi, “të “dhuruar” shteteve aleate sllave, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë! Për herë të tretë me shkeljen e Marrëveshjes së Bujanit, dhjetor-janar 1943/44, dhe me Marrëveshjen e Jaltës 1945, Kosova etnik u ri-okupua nga ish-Jugosllavia  e dominuar nga Serbia dhe  në jug Çamëria e okupuar nga Greqia.

Ribashkimi kombëtar sjellë zhvillim ekonomik, siguri kombëtare, ndalim të ikjes së trurit shqiptar. Me shprehjet ribashkim-bashkim në kuptimin leksikor kuptojmë diçka që më parë ose më herët është ndarë. Një tërësi pjesë toke, qoftë e okupuar, me ndonjë marrëveshje apo grabitje, okupim nga shtetet fqinjë ballkanike me ndihmën e fuqive evropiane. Kosova etnike u okupua nga; Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Prandaj, shqiptarët nuk duhet të mashtrohen, se Kosova ndonjëherë ka qenë tokë serbe! Sepse propaganda është mashtruese, spekuluese, shoviniste dhe e përdalë nga burimet false! Kurse përçarjet shqiptare janë burim i parullës përçaj dhe sundo, miopisë fodullë të politikës aktuale verbale!

Shprehja: Bashkim~i ~ m. sh. ~e,~ et. 1. Veprimi dhe gjendja sipas kuptimeve të foljeve bashkoj, bashkohem, bashkim politik, ekonomik, ushtarak. Bashkim vullnetar. Bashkim i plotë (i shëndoshë), i forcave, i grupeve, reparteve, bashkim i kombit, bashkim i krahinave, bashkimi bënë fuqinë etj., FGJSSH fq. 115. Për të vazhduar me sqarimet tjera: 2. Lidhje organizatash, institucionesh, shtetesh të ndryshme, sipas një marrëveshje për veprimtari të përbashkëta, të formave federatë-konfederatë, shembulli i BE-së etj. Bashkim krahinor, doganor, postar, monopolist, sindikalist. Aktualisht shembulli me Kosovën akoma jo plotësisht e pavarur, jo-sovrane e pa-bashkuar me Shqipërinë e ndarë më 1878-1881, 1913 dhe më 1945. Pra, Kosova etnike tri herë e ndarë me dhunë dhe forcën e bashkësisë ndërkombëtare, 1878-1881, 1912/1913 dhe 1945.

Duke i parë padrejtësitë e tilla, sikur ka synime të përmirësohet diçka nga gabimet e ndërkombëtarëve ndaj shqiptarëve! Por rrethanat aktuale, dëshmojnë mënyrën e pa profilizuar, të papranuar drejtë, sinqerisht dhe plotësisht me ribashkim-bashkimin kombëtar! Me fjalë tjera është duke u penguar ribashkimi i kombit shqiptarë në hapësirën natyrale, gjuhësore dhe kombëtare.

Sipas pjesës së parë, në emërtimet e pathjeshta, ribashkimi nënkupton disa lidhje shtetesh ose vendesh në një tërësi me një pushtet, politikë dhe ekonomi, ushtri të përbashkët. Në fjalorë cekën: Bashkimi Jug-Afrikan, Australian, (s`është theksuar ai Amerikan, BE, as ai i ish-BRSS, apo ish-RSFJ-së). Për ribashkim Kosovë-Shqipëri, nuk bëhet fjalë në fjalorin FGJSSH, botim i Tiranës, periudha e Shqipërisë Socialiste, ribotim i “Rilindjes”, Prishtinë 1981.

Pra shprehjet: Bashkim-Ribashkim kombëtar, janë shprehje leksikore shumë të përafërta njëra më tjetrën. Po kështu shpjegohet edhe në Fjalorin e Shqipes së Sotme fq. 70, botim i ASH të RPSSH-së, Instituti i Gjuhës dhe  i Letërsisë, Tiranë 1984. Kur bëhet fjalë për shprehjen ribashkim, po i njëjti fjalor fq. 1660 shpjegon: Ribashkim~i, m. veprimi sipas kuptimit të foljeve ribashkoj, ribashkohem. Ribashkim i tokave, vendit, atdheut, për të vazhduar, ribashkohem vetvetore etj., 1. Bashkohem përsëri me dikë a me diçka nga e cila është shkëputur a ndarë, p.sh. u ribashkuan bashkëshortet. Ribashkim, ribashkoj, bashkoj përsëri dy pjesë, dy gjëra a dy njerëz që ishin ndarë etj. Ribashkim është paksa më i përafërt sesa shprehja bashkim. Kosova duhet ribashkuar me pjesën nga e cila është ndarë më dhunë ushtarake, gjenocid dhe etnocid gjatë vitit 1878-81, verës së vitit 1913 dhe 1945. Kjo tani s`varët krejtësisht nga faktorët ndërkombëtar, meqë Kosova është çliruar nga robëria. Mbi 85 për qind e popullit shqiptar janë të deklaruar për ribashkim.

Përparësitë e ribashkimit kombëtar janë me favore të paimagjinueshme

Dy shtete Shqipëri Kosovë dhe pjesët tjera të shqiptarëve në tërësinë e vet autoktone në Maqedoni, K. Lindore, Malësi dhe Çamëri, të ndara kanë efekte fiktive negative. Kanë në vijimësi probleme politike, ekonomike, fetare, ndërnacionale etj. Për më keq tokatë shqiptare në vazhdimësi u nënshtrohen lakmive për pushtime, majorizim, tkurrje injorim ndërnacional, fetar, gjuhësor, sidomos ndjekje dhe asimilim. Përvoja aktuale me këto tërësi të ndara shqiptare, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni shqiptare, Kosova Lindore, Malësi, Çamëri, dëshmojnë çdo ditë se pa u zgjedhur çështja shqiptare nuk ka qetësi! Shqiptarët ballafaqohen me politika diskriminuese, bllokada ekonomike, me sisteme buxhetor, natyrës gjuhësore, simboleve kulturës, pa perspektivës, problemeve të shumta sociale nga dominimi dhe lakmia për begatitë natyrore, dete, xehe qymyr (linjiti), ari plumb, zink, krom etj. Rasti me veriun e Mitrovicës, bllokadat kriminele të frymës hegjemoniste serbo-mëdha. Moszgjidhja e Marrëveshjes Politike të Ohrit, pronave çame, luftërave dhe konflikteve të pandërprera ndërnacionale, fetare, sociale, arsimore-kulturore, varfërisë së tejskajshme të shqiptarëve, etj., janë pasojë e ndarjes  kombëtare.

Grindjet rreth çështjeve të theksuar më lartë për territore, gjuhë, simbole, bllokadë ekonomike, kërkesa të paarsyeshme të kombeve dhe komuniteteve në Kosovë, janë raste konkret. Pas 12 vjet çlirimi ka ekstra kërkesa të ndikuara nga politika skizofrene e fqinjëve jo sall në veri! Një grusht malazezë, maqedonas, gorar, grekë etj., për shkak të privilegjeve të pakicës serbe në Kosovë, Shqipërinë e pastër etnike, kërkojnë barazi kushtetuese, shtetësi dhe privilegje shtetërore! Këso ekstra-kërkesa më asnjë vend demokratik në botë, asnjë pakicë s`i gëzon. Përse atëherë Kosova, Shqipëria dhe shqiptarët në territorin e tyre në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë etj., detyrohen të bëjnë ekstra përjashtime. Kurse fqinjët dhe shumë vende të botës këto çështje si praktikojnë! Shqiptarët  tash e 100-vjet rresht, pa asnjë presion nga jashtë grupet etnike i respektojnë!

Bashkimi kombëtar sjell fuqizimin ekonomik, politik dhe strategjik

Me bashkimin kombëtar, shqiptarët do të kenë favore shumë më të suksesshme ekonomike dhe shumë më të arsyeshme sesa aktualisht. Me bashkimin e kombit gjithçka rrjedhë në interes të atdheun, sovranit, zhvillimit ekonomik strategjik. Shpenzimet enorme përgjysmohen në të mirë të buxhetit vjetor në administratë, legjislaturë, qeveri, presidencë, diplomaci, ministri dhe ambasada me seli të trefishta. Zhvillohen degët ; mineralogjia, bujqësia, turizmi, punësimi, çështje jetike kombëtare, shkollim-arsimimi, shëndetësia. Pagat buxhetore do të jenë më të mira si dhe rrjetit shumë më i fuqishëm i taksapaguesve. Shtohen të ardhurat nga bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha. Ndërpritet ikja e trurit kombëtar, gjithashtu, imigrimet migrimet dhe emigrimet e pakontrolluara fshat-qytet.

Një shkop thyhet fare lehtë nga një fëmijë, shtatë sosh s`thyhen dot! Nëntë vëllamë krijojnë biznes më të fuqishëm, një i vetëm s`mund të bëjë asgjë. Prova praktike e Skënderbeut para princave të dhjeta principatave shqiptare në Lidhjen e Lezhës më 2 mars 1444, ka dëshmuar katërçipërisht, çfarëdo që thonë spekulantet këtu apo në BE, politikanët shqiptarë në Ballkan dhe kudo tjetër. Fuqia e bashkuar mesjetare shqiptare i bëri ballë  çerek shekulli një superfuqie botërore, Perandorisë Otomane.

Shtetet e Amerikës së Bashkuar, sot janë shembulli më konkret i Fuqisë Botërore...

Bashkimi koherent krijon siguri të qind për qind kombëtare, ekonomike, politikë, strategji dhe siguri të stabilizuar dhe shumë të qëndrueshme. Zhvillim shumë më të shpejt ekonomik, arsimor, kulturor, siguri  të asaj që do të prodhohej e këmbehej me botën përreth  dhe më gjerë. Fqinjësi të sigurt paqe dhe bashkëpunim në sferat e shkëmbimeve reciproke tregtare, ideve dhe këmbimit jashtë-hegjemonist pa pretendime territoresh, apo pjesë tokash e detesh të huaja. Duke u nisur nga e kaluara kolonialiste, hegjemoniste serbo-turke, greke, malazeze bullgare etj. Përparësitë tjera të ribashkim-bashkimit, janë shfrytëzimet shumë më efikase të begative natyrore: deteve, lumenjve, pyjeve, pyllëzimit, rrugëve dhe tokës së lënë djerrinë në të katër anët e hapësirës kombëtare. Do të ketë zhvillim më të shpejtë të infrastrukturës rrugore, degëve të bujqësisë, blegtorisë, peshkimit, pylltarisë e pemëtarisë, bizneseve tjera të vogla, të mesme dhe të mëdha me interes kombëtar.

Do të kthehet truri i kombit bashkë me shumë emigrantë, pasuria e të cilëve do të investohet për interesin e djersës së derdhur të tyre në mërgim. Politika e shtrirë dhe e futur në mendjen e secilit për profit, do të zbehet, madje do të hiqej nga rendi i ditës lufta për poste politike. Qytetarët do t`i kthehen punës, jetës, frymës bashkuese ekonomike, demokratike, jetës kulturore, shumë më pak asaj politike. Pluralizmi do të ketë krejtësisht mënyrë dhe konkurrencë tjetër fare. Vendit do t`i mjaftojnë tri-katër maksimumi pesë parti politike, të cilat do të organizonin politikë dhe pushtet të mirëfilltë kombëtar. Pozitë-Opozitë pa grindje, shamata, inate, pa fyerje, xhelozi, spekulime, nxitje naive nga reaksionarë vendor e të huaj. Bashkimi i kombit është i vetmi vizion real, social ekonomik, politik zgjedhor demokratik, sociale, arsimore, shëndetësore  e kulturor.

Gara për pushtet bëhet më e qëndrueshme dhe shumë më atraktive

Pozita e cila arrin për t`fituar të drejtën e udhëheqjes të institucioneve shtetërore, qeverinë, legjislaturën, presidencën, avokatin, gjyqësorin, policinë, ushtrinë etj., do jetë më e denjë për respekt. E ndjekur këmba-këmbës nga një opozitë, e cila di se çka të kërkojë me programe joshëse dhe më të denja sesa pozita. Në mënyrë që në mandatin vijues të zgjedhjeve të ketë me çka të prezantohet para qytetarëve, votës së elektoratit, të cilin do të joshte vetëm më programe më atraktive, më të fuqishme. Duke i parë dhe luftuar të metat, dobësitë dhe mandatin e pozitës. Prandaj, mund të themi lirishtë se bashkimi i kombit shqiptarë, popullit, rinisë dhe gjeneratave, do t`ua kthente optimizmin, erën e fuqishme të zhvillimit, lirisë  ecjes rrugës vertikale, në politikë, ekonomi, strategjinë diplomatike, mbrojte dhe siguri, përparim dhe zhvillimit harmonik ekonomik dhe demokratik të vendit. Atëherë:

Cili shqiptar është ai, që se dëshiron atdheun e bashkuar, ribashkimin e kombit. Urimi më i dëshiruar në përfundim të një shekulli të okupuar, shpërndarë e t`përçarë më një shtet  fiktiv, është vetëm bashkimi i popullit të ndarë me luftëra të përgjakshme okupuese, qysh nga viti 1878-81, 1913, 1945. Kur Kosova etnike me Konferencën e Londrës 30 korrik 1913 mbetet nën sundimin serb, malazez, bullgar dhe grek. As me Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës s`u rizgjodh fati i popullit shqiptarë në mënyrë fatlume. Siç e deshën heronjtë, dëshmorët dhe martirët, gjatë luftës së përgjakshme 2-vjeçare 1997-1999.

Me bashkimin shqiptar pushon çdo konflikt fqinjësor në Ballkan

Ëndrrat e shëmtuara për toka, dete, fusha e male, manastire e kisha autoktone  ilire-shqiptare vazhdojnë?! Vetëm bashkim-ribashkimi i kombit zgjedh çdo enigmë, çdo të ligë dhe çdo të keqe në gadishullin e trazuar, akoma të pa pushuar nga hegjemonizmi serbo-grekomadh me ushtrim të tiranisë policore, ushtarake ortodokse serbe mbi K. Lindore, Çamërinë nën Greqinë, Malësinë nën Malin e Zi, Plavë, Guci, Luginën e lumit Cem, Tivar, Ulqin, Shqiptarët në Maqedoni etj. Kjo hapësirë historikisht dhe gjeografikisht pa (Shqipërinë Londineze), quhet Kosova Etnike. Prandaj, de jure dhe de fakto nuk është çliruar Kosova e vërtetë. Me Çlirimin e Kosovës sot është zgjedh vetëm një pjesë e problematikës në gadishull. Çështja jetike e kombit shqiptar mbetet pezull pa u zgjedhur, përderisa s`arrihet bashkimi i trojeve  të ndara nga pjesa e trungut etnik.

Ribashkimi kombëtar imponohet duke qenë dialektikë, çështje tepër e çmueshme, madje nevojë tepër e ngutshme. Sepse, bashkimi sjell top perspektiva të mëdha zhvillimesh të frytshme harmonike të paimagjinueshme ekonomike, socio-politik etj. Atëherë kush`ka të drejtë këtë rrugë idealesh të ndalë, stopojë ose të pengojë me shekuj, kinse për shkak se: “Do të hapet kutia e pandorës, do të zgjohen të tjerët”! Kush janë ata të tjerët?! Ky është një spekulim faktorësh evropian bashkë me servilizmin e brendshëm turkoshak, politikanë e udhëheqës vendorë! Çfarë të drejte juridike, ndërkombëtare moralo-historike kanë ata të tjerët, për t`i penguar shqiptarët në tokat e tyre natyrore për liri, bashkim dhe zhvillim kombëtare, qetësi dhe përparim ekonomik, politik, diplomatik, kulturor dhe historik!? Ata të cilët i theksojnë këto intriga janë demagogë, qoftë të jashtëm, (aq më të shëmtuar dalin të jenë ideatorët vendor), çdo shqiptar i ngjizur me ide reaksionare antikombëtare.

Ka mjaftë rëndësi  se si do të duket rregullimi përfaqësues shoqëror

Shteti i ardhshëm shqiptar nuk duhet të jetë kopje e çdokujt, pos i demokracisë parlamentare apo presidenciale. Shqipëria duhet të ndërtohet vetëm mbi baza unike te të gjitha krahinave me status të shtetit të së drejtës dhe të demokracisë. Kosova dhe Shqipëria sa më parë duhet të krijojnë valutën me Bankën e përbashkët Kombëtare. Ndërkaq rregullimi i brendshëm kushtetues sistemor-zgjedhor-republikë laike parlamentare, monarki apo republikë presidenciale, zgjidhet me marrëveshje  me njërën nga pesë demokracitë e sistemit demokratik presidencial, apo parlamentar-republikan. Ku qytetarët do të përfaqësohen në mënyrë të barabartë në sistemin delegues, duke u mbështetur në parimet një votë një kandidat dhe numër më të madh të deleguesve. Vendi duhet të përfaqësohet në mënyrë profesionale në legjislaturë, ekzekutiv, gjyqësor etj. Me një Asamble Kushtetuese kuvenduese.  Administrimi shtetëror mbështetet në baza kombëtare qytetare, duke u përfshirë grupet minore, komunitetet etj. Siç janë respektuar në të gjitha fazat sistemore të shtetit shqiptar njëqind-vjeçar. Presidenca mund të ketë karakter përfaqësimi në formë rrotacioni me mandat tre ose pesë vjet, duke u përfaqësuar krahinat dhe viset e ndara me dhunë nga ish-okupuesit. Administrimi i brendshëm shtetëror rregullohet në prefektura, bashki e komuna, siç zbatohet aktualisht në Shqipëri. Presidenti zgjidhet me referendum popullor.

E them me plotë bindje shkencore, dialektike dhe praktike, se bashkim-ribashkimi kombëtar sjellë lirinë qetësinë, rehatinë dhe demokracinë në vend. Pushojnë luftërat dhe konfliktet qindvjeçare në hapësirën shqiptare, në veçanti në rajon dhe në Evropë! Bashkimi zhduk politikën hegjemoniste pan-sllaviste për Serbinë e Madhe në veri dhe “Megali-idenë pan-greke në jug”, për tokat shqiptare, bullgare, maqedonase në veçanti tokatë jugore me bregdetin shqiptar, atë turk etj! Me bashkimin shqiptar pushojnë konfliktet kolonialiste me shekuj mbi pasuritë tokat, manastiret, detet, fushat dhe malet shqiptare të përgjakura me gjakun e heronjve, martirëve dhe dëshmorëve! Më në fund bashkimin shqiptar s`ka fuqi që mund të ndalë! Siç janë luftërat, okupimet dhe pushtimet një paudhësi. Ribashkimi është dialektikë e cila me vete sjell zhvillim ekonomik, begati, qetësi dhe top efektesh të paimagjinueshme ekonomike kombëtare në vend, rajon, Evropë, botë etj. Po t`ishin Kosovë-Shqipëri të bashkuara nga viti 1945, tani në ketë 100-vjetor shteti shqiptar, do t`ishte më i fuqishmi në Ballkan.

  në fundi bashkimi kombëtar është i shenjtë dhe i përbotshëm

Nëse këtyre ideve u thuhet qasje romantike, atëherë unë nga jeta ime reale s`paskam mësuar asgjë. Por e di se nga romantizmi pikërisht buron atdhedashuria patriotizmi, filozofia dhe histori-gjeografia e krijimit të kombit shtet dhe shtetit komb! Njëqind vjet më parë, më 28 nëntor në Vlorë, Ismail Qemaili me rilindës shpallën pavarësinë e vërtetë. Tani shtrohet pyetja: Deri sot, politika shqiptare ka krijuar shtet të pavarur sovran e unik, në hapësirën e arealit gjuhësor gjeografik?! Apo akoma jeton në mbështetje të politikës fodullë, demagogjike shpërblyese e vajtuese! Pavarësisht amullisë shteruese, shteti shqiptar i pandarë dhe unik do të krijohet, sepse bashkimi është i  shenjtë dhe i përjetshëm, nuk`bënë dhe s`bënë!

Urimet e 100-vjetorit të pavarësisë u takojnë; sovranit, heronjve, dëshmorëve dhe martirëve. *Lavdi të rënëve për liri, pavarësi, bashkim-ribashkim, zhvillim ekonomik, kulturor demokratik në atdheun e vetë unik. Shqiptar kudo që jeni, urime Dita e Flamurit, 569 vjet më parë, 28 nëntor 1443 ngritur në Krujë, 28 nëntor, 1912, 100-vjet më parë ngritur në Vlorë dhe 28 nëntor 2012 prapë në Vlorën heroike, në diasporë dhe kudo frymën në trojet e tij etnike!..Urime!

*(Autori i njohur për masmedian kombëtare), Prishtinë-Kalabri nëntor 2012. (q. p.)



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora