| E enjte, 22.11.2012, 09:33 PM |
ATA RANË
PËR ATDHE LIRI BASHKIM DHE DEMOKRACI
Ese
kushtuar:
Ditës së
Flamurit të rënëve për unitet bashkim pavarësi dhe demokraci
Njëqind-vjet pavarësi, shumë pak frymëmarrje, pak ose aspak demokraci
Shkruan: QERIM PLLANA
Në 100-vjetorin e pavarësisë një ndër më të rëndësishmin në historinë kombëtare, lavdia, përjetësia dhe krenaria u takon rilindësve, dëshmorëve, partizanëve, martirëve, heronjve të kombit. Ata iu falën atdheut lirisë, bashkimit dhe demokracisë. Iu falën tokës virgjër, lirisë në kuptimin kombëtar, patriotik-filozofik, politik-historik dialektik-demokratik. Ata të mos keqpërdorën me politikë devijuese ditore dhe luftës për pushtet, sepse:
Rilindës,
heronj, dëshmorë, partizanë e martirë të një kombi janë. Shumë nga ta ranë në
altarin e lirisë, për bashkimit drejtësi dhe pavarësi. Ata në këtë 100-vjetor
të pavarësisë, vinë krenar për t`mos vdekur kurrë. Sepse ranë në altarin e
lirisë për ne, ju, ata, ato, për çdo pëllëmbë dheu të shqiptarisë! Ranë për të
shtrenjtin atdhe, s`ranë më një datë të caktuar të historisë. Nëpër kohë, periudha të historisë, ranë në altarin e pavdekësisë. Për të vetmin
qëllim, për atdhe liri ribashkim demokraci. Të nderuar rilindës, heronj dëshmorë,
partizan e martirë: Ju ratë për t`iu falur pavdekësisë, forcës virtytit, kodit
për jetë, liri bashkim dhe përjetësi. Për t`mos u shfrytëzuar nga hileqarë
Ju ratë
për atdhe, Flamurin e Skënderbeut, Tahsinit, Thimiut, Zias, Vasos, Ismalit,
Abdylit, Naimit e Samiut, Ymerit, Hasanit, Isas, Luigjit, Fishtës, Nolit e
Avniut, Trimave si: Os Kanina, Mici, Nora, Shotë e Azem Galica, Bajramit,
Idrizit, Shabanit. Adem e Hmëz Jashari, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Xhevë e
Fehmiut... Flamuri u përgjak në Albulenë, Dibër e Berat, Toplicë, Prekaz,
Reçak, Krushë Mejë Kavajë, Izbicë e Drenicë, Kumanovë, Preshevë, Sharr e
Bujanoc... Sa rilindës heronj dëshmorë, martirë e partizan u flijuan për liri
bashkim, pavarësi dhe demokraci!
Nga i
vetëshpalluri “Mbreti Zog”,u vranë patriotet më të shquar të kombit: Hasan
Prishtina, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Avni Rrustemi, H. Gjelo. U ndoq F. S.
Noli, 3600 shqiptarë të Kosovës, pas vdekjes së Azem Bejtës, ndjekur nga Serbia
në Shqipëri, u dëbuan për në Turqi. Kosovës etnike iu shitën pjesët më të
bukura të saj; Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë. Ndodhën vrasje,
burgosje në vijimësi, deri në ditët e sotme në Shqipëri, para gjatë pas Luftës
Çlirimtare në Kosovë dhe Çamëri. Gjatë
sundimit të tij, Shotë Galica në F. Krujë, vdiq nga uria..!
Urime,
Ditën e Flamurit të Gjergjit, 28 nëntor, 1443, Ismail Qemalit, 28 nëntor,
1912, 28 e 29 nëntor 1944, Shqipëria e
çliruar nga forca naziste me forca të veta. Qershor 1999 dhe 17 shkurti 2008,
Prishtinë. Krenohemi me ju për atë që bëtë, për liri komb dhe atdhe. Na merr
mall që s`u kemi në vatrat tona, më një atdhe të vërtetë, të tërin akoma të
pa-bashkuar. Ne, për ju vuajmë, para jush përulemi. Ju, ndër luftëra, arenë
betejash luftuat 569, 134, plotë 100-vjet, për herë të dytë, tretë, deri në
qershor 1999. Ju ratë për atdhe, liri, bashkim dhe demokraci, ratë për t`mos
vdekur kurrë! Atdheu ende rënkon për një unitet frymëmarrje, një të terinë
bashkim, nga veriu-jugu-lindje perëndim. Nga atje ku flitet shqip, ku blihet
dhe shitet shqip, qoftë edhe ku “vidhet shqip”! Ku bukës i thuhet bukë,
ujit-ujë, ku në çdo dritare valon nga një flamur! Ku mësohet ABC-ja, fëmija ku
përkëdhel baba nënë dhe mësues. Ku vëllai përqafon vëllain. Në mbrëmje, çdo
mëngjes njeri-tjetrit, duke i dëshiruar gjumë, zgjim të lehtë, punë të mbarë
për mot dhe jetë! Urimi i datave historike me vete bartë shekuj vuajtjesh,
mesazhe dhe sakrifica..!
Ata morën
rrugën e ngadhënjimit lirisë dhe bashkimit. U flijuan pa u frikësuar nga asnjë
armik. S`i ndali armë kundërshtari, front lufte as arenë gjaku. Ranë për t`mos
u poshtëruar besa-kanunet, atdheu nderi dhe kombi. Dolën ballëndritur kundër
pushtuesve. Për t`u mbrojtur atdheu, pjesët tjera të ndarë për t`u çliruar
tërësitë tjera për t`iu bashkuar etnisë së vërtetë. Ranë kudo nëpër fushëbeteja
në Luftën e Lidhjes, 1878-1881, Luftën e Parë dhe të Dytën Botërore, të Parën,
prapë të Dytën Ballkanike. Ranë në luftërat, 1908-1912 për bashkim, unitet,
pavarësi. Së fundi në Luftën Çlirimtare të Kosovës, K. Lindore, Maqedoninë
Shqiptare 1997-1999, 2000-2001. Sa i gjatë ishte rrugëtim-gjaku, flijimi i tyre
për ribashkim?!
Ata ranë
në shumë fushëbeteja, u sakrifikuan në mars-prill-maj, në Prekazin Legjendar,
Llapushë Llap, Koshare Reçak, Mejë, Gjakovë, Izbicë Studime, Marec, Vushtrri,
Drenicë, Makoc, Sharr, Tetovë, Dibër, Vlorë, Kaçanik, Kavajë, Kukës, Çamëri,
Tropojë e Kërçovë. Ranë në çdo cep të atdheut, për t`mos vdekur kurrë. Iu falën
pavdekësisë, forcës virtytit admirues. U bënë hyjnor të shenjtë me admirim u
flijuan pafrikë me guxim trimëri dhe vetëmohim! Iu falen Tokës virilë, atdheut
pinakotekë antikiteti përgjysmuar, vjedhur nga mendjelehtit me të vjetrit, të
mëdhenjtë e të rinj ndër shekuj me të vegjlit. Me Ju sot krenohet një komb, një
atdhe. Jeni të`pavdekshëm jo sall në këtë 100-vjetor. Krenaria juaj është si
nur i ndritshme i pavdekësisë. Diçka që s`vdes, s`shuhet kurrë. Sepse, gjaku
s`bëhet ujë, ai s`humbët më asnjë rrëmujë! Jeni dritë emnese, yje që shndrisni
dheun tuaj!..
Të uruar
bashkëkombës: Urime Dita e Flamurit të Gjergjit, 28 Nëntor 1443 në Krujë, I.
Qemalit, 28 nëntor 1912 në Vlorë, 17 shkurti, Adem Jashari në Kosovë. Më 28
nëntor 2012, pas 100-vjet, në Vlorë, Tiranë, Shkup Prishtinë, Preshevë Tetovë,
Manastir, Ulqin, Plavë, Guci, Ohër, Prespë e Kumanovë. Urime shqiptarë, kudo
dhe në Diasporë. Një ngjarje kombëtare evolucion i plotë pret për t`përfunduar.
Siç e deshën dhe për te ranë mira dëshmorë, martirë, partizanë dhe heronj. Ata
presin çdo stinë, çdo përvjetor amaneti në vend për të çuar, atdheun për të
ribashkuar! S`janë “Këmishë gjaku”, as “Prill i Thyer”! Janë mars-prill maj,
nëntor legjendarë! Rënia e tyre është një përkushtim i shenjtë. Tani paqësisht
në bashkëpunim me miq, dashamirës, amanetin në vend duhet pruar! Përfundimisht,
bashkimin për ta përfunduar. Të dashur heronj, martirë dhe dëshmorë, fryma juaj
s`vdes kurrë. Jeni mes nesh, në zemrat tona, në çdo festë, çdo përvjetor, jo
sall në këtë 100-vjetor. Ju s`vdisni kurrë. Frymoni më hirin, tokën, qiellin
dhe diellin tuaj! Rilindës, partizanë, dëshmorë, martirë dhe heronj, u flijuat
për atdhe liri, unitet, pavarësi, ribashkim qytetërim dhe demokraci! *Lavdia
dhe krenaria, përjetësisht në atdheun tuaj të uruar, u takon Ju! *Në fund, z.
Murat R. Jashari, anëtar i Familjes së Shenjtë i urojmë titullin doktor i
shkencave juridike, duke i uruar shëndet, suksese, punë dhe jetë të qetë. Në
Familje të vazhdojnë urimet, jo sall homazhet, të mos harrohen, malli dhe
kujtimet për të rënët! *Lavdi për mot dhe jetë, ngjarjeve historike, heronjve,
dëshmorëve, partizanëve, martirëve të kombit në historinë tonë më të re.*Lavdi!
Poezi
kushtuar 28 nëntorit-Ditës së Flamurit:
Vlora
heroinë flamuj kuqezi gdhinë
(Më 28
nëntor, 1912-28 nëntor, 2012)
I
Anë
përtej zbërthyen drita nuri vezullim
Një atdhe
mbuluar me gjak flamuj kuqezi
Ata ranë
për liri atdhe komb edhe barazi
Për
ribashkim shkulën gur muranë kufij
Një atdhe
e mbuluan me flamuj kuqezi...
II
Kalorës
mesjete pishtarë rrëmeti Kohës Re
Të
verdhëve u mbanin iso për trimëri atdhe
Për ujëra
toka dete fusha male për pavarësi
Zbritën
një copë diell ideali për bashkim liri
III
Rënia e
tyre ka sy zemra u ka ju bijve të Tij
Në tokë
gjakosur për dashurinë e Shqipërisë
T`bashkuar
rreth flamurit Vlorës së rilindur
Për
ribashkim pavarësi vihen flamujt kuqezi
__________
*(Autori
i njohur për masmedian kombëtare),Vlorë, Prishtinë 28 nëntor 2012 (q. p.)