E premte, 02.05.2025, 06:26 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Elshani: Shtëpia muze në Bruksel

E diele, 25.11.2012, 05:08 PM


MOS E HARROJMË SHTEPIN MUZE NË BRUKSEL PËR  100 VJETORIN E PAVRËSISË SË SHQIPERISË

Nga Halit Xhemë Elshani

Nuk eshte ne traditë ndoshta te polemizosh për  artikujt qe kanë te bejnë me festa siq ështeë fjala për 100 vjetorin e Pavaresisë së Shqiperisë, por gjykuar sipas Ballzakut:”Kur te lavdron dikush, merre pjesë pjesë se rrezikon qe te ..”Megjitat kontributi me dy ngjarje nuk  ishte desht  te mbyllet.Akoma ka mundesi edhe ndonjeë organizim sikur te bashkpunonin te gjitha Shoqtat e asosacionet ketu.

Kryetari i Shoqatës Kulturore Belgo-Shqiptare »Faik Konica »më seli në Bruksel, në shkrimin e vet shumë impresiv më titull : « Gëzuar 100 vjetoriin e Pavarësis kudo qe jeni ! » ,në veb faqën Tribunashqiptare.com  dhe në të përditshmën Bota sot,12 Nentor 2012-të , bene fjalë për dy angazhime në vazhdën e këtij përvjetori përkatesisht për 100 vjetorin e Pavarësis së Shqiperisë .Padyeshim është një informim i qelluar dhe domerthanës se edhe ne në Bruksel në kuadër të kushteve tona si gjith here po mundohemi qe të jemi sa ma afër mergimtareve dhe Atdheut.Kjo meriton një përshendetje dhe nje përkrahje.Në dyja këto shkrime cekë në mes tjerash se Enver Hadri është deshmor,në pllakën për të cilën ben fjalë nuk është shkrue fjala Deshmor !Është e vertët siq thotë se « këto dy pllaka shumë të brishta për të mbajtur gjithë at histori » ,do thosha të bujshme.Por ç’eshtë e vërteta  në at të Faik Konicës ka më shumë atribute edhe pse kanë dimezione të njata,qe për mendimin tim kanë mujt me qenë pak sa ma të mëdhaja,edhe nga shkaku se janë lartë dhe nuk lexohën bash lehtë sidomos për ne qe bajmë syza!.Për hirë te njoftimit lexues te nderuar ja se çka shkruen ne pllakat e vura ne shtepine e Heroit Enver Hadri,zbuluar me 23.10.12.   Ici Véccut

ENVER HADRI

(1941-1990)

Fondateur du Komité de Défanse dex Droits de l’Homme des Albanias de Kosovë

Themelues i Komitetit për te Drejtat dhe Lirit e Shqiptareve të Kosoves.

Dhe  në at më lartë të Faikut ,të zbuluar më 27 .10.12:

Ici Véccut FAIK KONICA

1875-1902

Diplomat,shkenctar,gazetar.,themelues(Fondater) i gazetes Albania,publikue ne Bruksel 1879-19909.

Pa desht te hy ne poziten e ketyre pllakave,njana mbi tjetrën,dimezionët e tyre të njata me bani përshtypje se sa te pa barabarta janë këto mbishkrime të atributeve të tyre !Nuk është e vertët se në këtë shtepi qe tani une falë aktivitetit të kësaj Shoqate e quaj  shtepi Muze,se pikrisht këtu  jetuën e vepruen  themeluën dy gazeta  »Albania » më 1897 dhe « Zëri i Kosovë » Dihët se organ i Rrezistencës Kombetare Shqiptare të Kosovës « Zëri i Kosovës »është themeluar më 1976. në rrugën Gachgard-bte.9, 1050 Bruksel para se më ble shtepin Enveri,në prezncë të Enver Hadrit,Agim Radoniqit  dhe Riza Budakovës.Pastaj kjo gazetë për shkaqe konfidenciale ka ndrrue adresën :Rue Charles Meert,1030 Bruksel dhe përfundimisht  në shtepin e vet me 1982 në Rue D’Albani,nr.23,1060 Bruksel.Ku përgjegjës botimi ka qenë Agim Dema dhe Enver Hadri e redaktuar nga :Riza Budakova,Ramadan Gashi,Avni Xharra,Agim Radoniqi,Agim Demaj dhe Enver Hadri.Viti VI-të i Botimit,nr.4-Gusht shtator 1982.

Moment gezimi:Ekrem Kryeziu,Genti Metaj dhe ambasadori Ilir Dugolli pas zbulimit

Po ashtu nuk duhët lënë anesh edhe radja »Iliria » qe është ndegjue dy here  në javë :çdo të hane dhe të shtune nga dy ore përkatesisht një ore.Ja pëembajtja :Përkthimi i lajmrimit për Radio pa kufi « Iliria »Për të vazhduar zeri i pakicave të shtypura(Kurdëve,Shqiptareve,Baskëve,..)Qellimi i emisionit « Yllyria »është afirmimi dhe njohja e trashigimisë kulturore të shqiptarëve  në Belgjikë e gjithashtu krijimi i një mirënjohje apo një miqesie në mes të komunitetit shqiptar qe jeton në Belgjikë dhe popullit belg.Edhe këtë fakt ju nuk e keni shkrue për Enver Hadrin siq e keni shkrue për Faik Konicën.pra qe të dy kanë qenë themelues(fondator) të gazetave të veta,por Enveri edhe i Radijes .Dihet gjithashtu se Enveri ka qene poet,publicist,themelues i gazetes Zeri i Kosoves e cila ka dal(16 vjet) pra ma shumë se Albania(12 vjet).Themelues i Radios « Illyria »Enveri eshte Hero,ka qene diplomat,është vrar ne nje atentat.Pse nuk ia kan ceke keto si ne pllaken e Faik Konices ! Ketu shifet çarte hilja dhe mos syqeltsia e familjes Hadri,antarëve të Keshillit.E mos të flasim për Rrezitencën Kombetare Shqiptre « Enver Hadri » të Kosovës,të cilën e udhëheq bashkëthemeluesi z .Riza Budakova.Per 6 vjet sa ka nejt me qira ne kete shtepi Faik Konica,u barazue apo tejkaloj Enverin duke e reduktue veprimtarinë e tij  vetem ne një segment dhe at te : Komitetit te te Drejtave dhe Lirive të Shqiptareve të Kosoves.Injorimi i të qenunit Hero,i publicistit,i gazetarit,i themeluesit të Gazetes « Zeri i Kosovës » në te dy gjuhët,i gazetes « Therra »,i Rados « Illyria » i aktivitetit diplomatik është një degradim i kesaj figure markante ose është një mosnjohje apo mos pranimit të veprimtarise se tij.Në anën tjeter Faik Konica nuk është shpallë hero nga as kush gjerë më tani !Ka vdek siq thuhët me krye në jastak Enveri është vrar,është berë atentat ndaj tij të udhëhequr nga UDB-eja  jugosllave në krye me Mollosheviqin në qendren e Evropes,në Bruksel të Belgjikës.Dhe sot e kësaj dite nuk u gjykue as kush ! Kjo Plllakë nuk shpreh brendin e ketij kolosi kombetar qe pas 100 vjetve te vdekjes se Faik Konices,Enveri e bleu at shtepi pa dijt se kush ka jetue aty, Megjithat une nuk jam kunder zbulimt të këtyre dy pllakave,Dikush mund ta keqinterpetojë këtë ndermarrje,por jam kunder degradimit të Pllakes se Enver Hadrit ose ma sakt kjo nuk e shpreh ne terësi veprimtarinë e tij poliedrike.Sa identifikuese kishte me qene te shkruhej fjala Hero,katër shkronja.Kjo e vertët qe me aq admirim u shpallë Hero nga ish presidenti i ndjer Ibrahim Rugova .Kjo do i bente nder Shtetit ma te rinjë të Republikës se Kosovës, familjës,shokëve, bashkëveprimtarëve,gjith kombit.Kujt i ka pengue kjo ?Ndermarrja e shoqatës Rrezistenca Kombetare Shqiptare « Enver Hadri » të Kosovës ka pasë marrë iniciativën, më bekimin edhe të familjës qe ti vehët një pllakë përkujtimore mu në vendin e vrasjeë.Kerkesa i është berë komunës dhe një përfaqesim i pesë vetave kanë qenë të kryetarja e Komunës e cila na pat premtue dhe për këtë hala nuk dijmë se pakti ne për fatin e asaj kërkese.

Riza duke tregue Halitit plumbin ka ka depertue !Deshmitarja qe kishte parë dhe ndegjue dy krismat fatale në kokën e Enver Hadrit.Foto Dritan Elshani,2004

Mendojë se për kët ndermarrje Shoqata Faik Konica është desht të njoftohët.Por me lejoni tu them se koha kur ka jetue dhe veprue Faik Konica ka qenë tjetër në krahasim me kohën e Enver Hadit.Në këto dy përiudha qe të dy janë këta kolosë qe kanë veprue për kauzën kombetare.Kanë lënë gjurmë të thella në integrimin ,miqesin, në historin e popujve t’Evropeës dhe më gjerë.Nga ana tjeter Faiku ishte i lirë,mund të shkoje kah do,Enveri nuk ishte dhe nuk e shkeli kurr më vendlindjen,Karragaqin -Pejen qe e deshti aq shum duke i kushtuar edhe shumë poezi.Kjo është tragjika.rritë jetim,është detyrue më lëshue atdheun,është denue në mungesë dhe është vrar nga ato qarqe qe ia vran edhe babajn më 1945.Inxhinjerin e parë dhe të vetmin në Kosovë.Une jam në dijeni se për të madhin Faik Konica dihët më shumë,është nëpër programe shkollore,biblioteka,gjë qe falë shkrimtarëve e kanë zbardhë në përpikeri veprimtarin shum dizemenale të Faikut,gja qe për Enverin shumë pak,sepse fatkeqesisht ka qenë  pa të drejt i antemuar atje dhe ketu.Kohve të fundit ka fillue të dal ne drite veprimtaria e tij institucionale gjë qe nuk e ka bërë as një shoqatë apo asosacion apo njeri në Evropë dhe më gjerë.Por me duhët të bejë publike edhe nje ndermarrje të Redaksis se Enciklopedis shqiptare ,botue në Tiranë,duke e shkrue : »Enver Hadri vdiq në një aksident »,Kelmendi i thot tradhetar,Genti ,Babani i thojnë Deshmor,ne e njofim Hero,etj.Para katër viteve pa dal libri im Çeta e Brukselit(Mendime dhe opinione),Dukagjini,2007,e kishim berë une dhe prof.dr. Haki Kosumi një biografi dhe ai e kishte dergue ketij Keshilli të redaksis se Enciklopedis në Tiranë.Vjet ne Panairin e librit e pash dhe kur e lexova me shkuen mend gjithka.E thirra Rizën në Bruksel dhe ia kumtova.Mu lut qe ta bleja dhe ashtu edhe veprova.Ne pytjën qe ia bëra prof.dr. Haki Kosumit,se si ka mujt më ndodh kjo ?Ai me tha kur e kam parë jam befasue edhe vet dhe më ju thënë të drejtën nuk kam desht tu shqetsoja edhe pse këtë e kam në zyre qe dy vjet !Për këtë e kam lajmrue edhe familjën e Enverit,shokët etj.Pra këto paqrtësi e bejnë edhe më të veshtirë njohjën e këtij kolosi.Dorën në zemër përiudha 100 vjeqare e Faik Konicës me at 22 vjeçare të Enver Hadrit e bejnë të vetën në kuptimin e hulumtimeve,ndriqimeve të veprimtarisë se tyre të ndritshme.Dua të shpresojë se këto gjera do vehën në vendin e merituar siq ndodhi me bustin në Pejë,Pllakën në Bruksel dhe shpresoj edhe në vendin ku e vran,ku derdhi gjakun për atdhe,për Kosovën Republikë,për Bashkimin Kombetar.Sa të lumtur do ishim sikur edhe ai të perjetonte 100 vjetorin e Lindjës së Nëë terezez alias Gonxhe Bojaxhi të cilën e takoj në Bruksel dhe ia qajti hallin e shqiptarëve 100 vjetorin e Pavarësisë se Shqiperisë dh pesë vjetorin e Republikës së Kosovës.



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx