Mendime
Shaban Cakolli: Një shekull dritë
E hene, 26.11.2012, 07:12 PM
NJË
SHEKULL DRITË RRUGËTON PËR NË VLORË
Shkruan Shaban Cakolli
Populli
shqiptar në këtë nëntor të madh ka ndie
krenarinë më tepër se kurrë më parë. Përveç
veprimtarive të tjera. kujdesi më i veçantë iu është kushtuar shënimit, përkujtimit
dhe festimit të ngjarjeve, figurave datave dhe përvjetorëve të mëdhenj kombëtar.
Shënimi i 28 Nëntorit-ditës së flamurit
kombëtar, të çlirimit të shtetit shqiptar nga hordhitë nazi-fashiste, traditë
kjo e mbarë shoqërive shqiptare, është pasuruar nga -viti në vit, por nuk
mbahet mend të ishte ndonjëherë më madhështor
se këtë herë. Jo vetëm Shqipëria
dhe Kosova, po edhe gjitha viset ku
jetojnë shqiptarët në atdhe e mërgatë, janë veshur me petkun kombëtar.
Ata
me vullnetin dhe mençurinë e tyre po i
bëjnë nderë Shqipërisë dhe vetes
krenarinë me emrin shqiptar. Kjo ka rëndësinë e veçantë në vete, nga se
kaluan vite e vite, kur ky popull liridashës, i ndarë padrejtësisht, festuan këtë shenjëtri të madhe fizikisht të
ndarë me forcë, por shpirtërisht gjëthnjë të bashkuar. Ky nëntor i shenjtë për
shqiptarët është me rëndësinë më të madhe historiko -kombëtare, sepse është
arritur me gjak e sakrifica, me përpjekëje shekullore, me luftën e drejtë e të
vështirë të popullit të pamposhtur shqiptar kundër pushtuesve deri më 1912, kur
u kurorëzua me fitore. Qeveria e Vlorës në plan të parë kishte interesin
gjithëkombëtar dhe se bëri përpjekjet maksimale të krijonte shtetin etnik e të
pavarur shqiptar, me një pavarësi të plotë shqiptare me kufijt historik , etnik
dhe gjeografik të Shqipërisë.
Tjetër
gjë ishin pabesitë, padrejtësitë që na i bënin
pushtuesit si Sërbia, Mali i Zi, Bullgaria
e Greqia, të cilat me ndihmën
e Fuqive të Mëdha na e rrëmbyan pjesën më të madhe të teritorit
të sapoçliruar të Shqipërisë. Shqiptarët
kurrë nuk u pajtuan me këto padrejtësi, nuk u pajtuan sepse në gjirin e vet
kishin atdhetarë të shquar, të cilët duke parë rrezikun që i kanosej atdheut të
tyre prej monarkive shoviniste, përcaktuan masat që duhej marrur për shpëtimin
kombëtarë. Krahas veprimeve mbrenda vendit, gjëthnjë rol të rëndësishëm kanë
luajtur edhe atdhetarët shqiptar që ndodheshin jashtë vendit.
U desh
shumë mund, sakrifica, luftë e gjak nëpër këtë shekull, kur shqiptarët e
pushtuar u mblodhën të bashkuar rreth një Lëvizje dhe kushtrimin e
Lirisë e çuan në çdo shtëpi shqiptare.
UÇK-ja ia
doli të tuboj në gjirin e vet popullin e etur për liri, me veprimtarinë, përpjekëjet,
flijimet, qëndresën dhe tërë qenien e tyre, ia dolën që edhe Kosovën
të e lirojnë nga thembra pushtuese.
Dëbimi i
Sërbisë fashiste nga trojet tona, hapi ura e autostrada, mundësi që shqiptarët
të bashkohen jo më vetëm shpirtërisht, por
fizikisht pranë njëri tjetrit, në veprimtari kombëtare, festa e gëzime e
çështje të mëdha. Shqiptarët edhe më tej janë të zgjuar, në përpjekëje të madhe
drejt rrugës të qëndresës e të nderit kombëtar deri në çlirimin e plotë të
tokave tona të zaptuara nga shovinistët fqinj. Meodomos do të vij dita kur shqiptarët në mes
vete nuk do të kenë mure e kufij, do të
jenë të fortë e të bashkuar, të lumtur e
të pandikuar nga të tjerët. Kjo do të kërkoj edhe më mund e sakrifica, por për
çështjen madhore nuk ka munguar e nuk do të mungoj gatishmëria, sepse foleja
shqiptare gjithnë rritë njerëz të guximshëm për çështjen tonë, të preokupuar
për te, vigjilentë e të zjarrtë, gjithnjë të fortë e të papërkulur, që u rrahë
zemra për çlirimin e bashkimin kombëtar, siç i rrihte zemra e madhe e birit të
madh Ismajl Qemajlit dhe veprimtarëvbe që e rrethonin nga të gjitha viset
shqiptare. Sidoqoftë sot më tepër se kurrë shqiptarët po ia dalin të bashkohen
në shumë veprimtari, por bashkimi më masiv po ndodhë në këtë muaj të shejtë të
nëntorit. Ky Nëntor i shenjët po
përmbyllë njëqindvjetorin e kurorëzimit të fitores së shqiptarëve, ditës së
çlirimit të Shqipërisë dhe ngritëjes së
Flamurit kombëtarë në Vlorë nga i madhi
Ismajl Qemajli, i cili në këtë ngjarëje madhore rrethohej nga burra të
guximshëm e vigjilent të mbarë hapësirave shqiptare.
Për nderë
të kësaj çështjeje madhore në Shqipëri, Kosovë dhe gjitha trojet shqiptare dhe
në mërgatë kudo që jetojnë shqiptarët, janë ushtruar shumë veprimtari me
rëndësi të mëdha kombëtare.
Veprimtarët
tanë kombëtar, akademik, shkrimtar e poet, artist e piktor, këngëtar e sportist
kanë përfaqësuar me libra, poezi, këngë, filma, sport me petkun e tyre shtetin
e tyre shqiptar në njëqindvjetorin e pavarësisë. Veprimtarët tanë kanë
përkujtuar strategët e tyre të shquar, u kanë ngritur shtatore fytyrave të
ndritshme të cilat bënë historinë tonë, u kanë kënduar këngë atyre dhe
Shqipërisë, kanë bërë filma për historinë shqiptare, kanë shkruar libra për
çështjen madhore dhe kanë ndier krenarinë e tyre që janë shqiptar. Nuk ka
dyshim se shpirtin e kombit e ka në mbajtur gjallë veprimtarët kombëtarë dhe
krijuesit.
Në jetën
e shqiptarëve pushka dhe pena kanë qenë armët më të forta të kombit dhe
asnjëherë nuk kanë qenë të ndara njëra nga tjetra. Megjithëate pushka ka
garantuar lirinë e penës dhe të shkollës, kurse pena ka frymëzuar dhe ushqyar
luftëtarët dhe kombin me dashuri për atdheun, kombin dhe shkollën. Këtë e kanë
dëshmuar Rilindas të shquar kombëtar dhe strateg të cilët asgjë më të shejtë se
atdheun dhe kombin nuk kishin. Në Gjermani prej vitesh
vepron Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar(LSHAKSH), Lidhje kjo e cila ka
shënuar mbarësi dhe të arritura të një rëndësie të dorës së parë në forcimin e
unitetit shpirtëror kombëtar, në kultivimin dhe pasurimin e gjuhës, konsolidimit
të identitetit tonë kombëtarë, përparimit shoqëror-shpirtëror, e cila në mesin
e vet bashkon shqiptarët e të gjitha trevave.
Më se
njëqind shkrimtar e poet, në këto vite të veprimtarisë në mërgim, kanë botuar e
promovuar qindra libra në prozë e poezi, kanë promovuar qindra vepra të tyre, janë futur në shumë antologji me
rëndësi kombëtare si Asht e Gjak Arbërie,
Trinomi i Lirisë, përkushtuar Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, e
shumë të tjera. Për nderë të këtij njëqind vjetori të Pavarësisë LSHAKSH
nga Gjermania, rrugëton me një antologji historiko-kombëtare
"NJË SHEKULL DRITË" drejt Vlorës heroike.
Me rastin
e 100-vjetorit të Pavarësisë dhe Shtetit të Ri Shqiptar, shtëpia botuese “ADA”, nxjerr në qarkullim albumin poetik “Një
shekull dritë“, përgatitur nga Hasan
Qyqalla tani kryetar i LSHAKSH me
redaktim nga Demir Gjergji. Njëqind poetë nga diaspora me 100 poezi plot ndjenja
krenarie për atdheun e tyre, Shqipërinë
dhe shqiptarinë, kudo që ndodhet nëpër
botë.
Të
shtunën, me datë 24 nëntor, ora 18, në sallën “Tefta Tashko Koço” në Ministrinë e
Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, organizohet paraqitja e këtij libri, me pjesëmarrjen e personaliteteve shtetërore
nga Shqipëria dhe Kosova, poetë autorë
të librit dhe miq të tjerë. Kjo antologji historiko-kombëtare, vjen nga mendimtarë që dalin nga gjiri i kombit, që
punojnë e veprojnë për të mirën e tij, që asnjë çast nuk e kanë rreshtur punën e tyre për ngritjen e
vetdijes kombëtare, për kultivimin dhe pasurimin e letërsisë kombëtare. Shkrimtarët
dhe poetët në mërgim, nuk janë ata krijues që banojnë në kopshtin e parajsës si
mendojnë disa. Krijuesit në mërgim, përveq punës të mundimshme, të nxjerrur nga
muskujt dhe djersa, të frymëzuar nga idetë e reja të lirisë kombëtare, nga
dashuria për një komb të lirë e të bashkuar, gjumin nuk e bëjnë gjumë, duke u
përpjekur me veprimtarinë e tyre duke synuar ngritjen e vetdijës kombëtare tek
çdo shqiptar, krijimin e një uniteti të brendshëm kombëtar, krijimin e
gjeneratave të reja që nesër do të i shërbejnë çështjes madhore, me punë e
dëshmi botojnë libra duke nda kafshatën e familjes për të botuar libra, duke
përhapur arsimin shqip tek fëmijët tanë që jetojnë në mërgatë, etj. . . . . . Këta
janë atdhetarët intelektual të kohës, që thellohen në kërkimin e pasurimit të
gjuhës sonë amtare, për të e folur e shkruar drejt, për të mbrojtur fëmijët
tanë në mërgim nga asimilimi, për të pasqyruar drejt kulturën tonë kombëtare
para popujve ku janë të strehuar. Po, është detyrë e shkrimtarit e poetit të
mirëfillt nga se populli ynë në rrethana e kushte dramatike e ka ndjerë gjuhën amtare si diçka e pandarë nga qenia e
vet, me te ka shprehur , personalitetin e tij, mendimin, vullnetin e veprën e
tij, gëzimin, dhimbjet, ëndrrat, dashurinë, poeti dhe dijetari ynë në mërgim
nuk ia lejon vetit të flasin gjuhën amtare
me zemër të ftohët. Detyrë e jona kombëtare e krijuesve, veprimtarëve, intelektualëve
e fëmijëve në mërgim është të jemi pjesë e pandarë e jetës shqiptare, datave
dhe ngjarjeve të shënuara, përkujtimi i figurave të shquara të kombit dhe për
të gjitha këto duhet të shkruhet e këndohet. Ne mërgimtarët veprimtar e krijues,
jemi shumë krenar që këtë vit do të festojmë me të gjithë shqiptarët në
Shqipëri dhe viset tjera shqiptare, njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë,
të cilin pak vite më parë një bashkim të
tillë e mendonim vetëm si një ëndërr. Jemi krenarë që si
LSHAKSH nga Gjermania, antologjia jonë
poetike, historiko-kombëtare"NJË SHEKULL DRITË", po rrugëton në
Shqipëri dhe hapësirat shqiptare. Pena jonë në këtë njëqindvjetor do të
prezantoj para vëllezërve e motrave
shqiptare, mesazhet e krijuesve të mërguar, frymëzimet dhe ushqimet me dashuri
për atdheun, kombin e shkollën. Veprimtaria e mërgimtarëve tanë, përpjekjet, flijimet,
qëndresa dhe tërë përkushtimi dhe jeta e tyre është e lidhur ngusht me themelet
e atdheut dhe kombit.
Mërgimtarët
tanë krijues me veprën e tyre"NJË SHEKULL DRITË" do të rrugëtojnë
krenar drejt vendeve të shqipeve, do të kenë mundësinë të shtrëngojnë duart, të
i hudhën në përqafim vëllezërve e motrave, të thonë atë që nuk kanë mundur të e
thonë për një shekull, patjetër do të kenë emocione, përmallime e rrjedhëje
lotësh, por nga krenaria, gëzimi e çmallja. Nuk do e kenë rastin të rrugëtojnë
drejt atij vendi të shenjët të gjithë
krijuesit mërgimtarë, disa do të i pengon gjendja shëndetsore, disa puna, disa
gjendja materiale, por dhjetëra mërgimtarë do të jenë atje, si Hasan Qyqalla, Dibran
Demaku, Sevëme Fetiqi, Sadik Krasniqi, Mentor Thaqi, Fran Tanushi e shumë të tjerë. .
. . Ata do të përfaqësojnë LSHAKSH, mesazhet
e fuqishme shpirtërore të krijuesve në mërgatë dhe ne jemi krenar për rrugëtimin e tyre në këtë ditë të shenjët
historiko-kombëtare. Atje mërgimtarët tanë krijues do të shpalosin botën e tyre
shpirtërore mes vargjeve, para
vëllezërve në atdhe. Ky libër i
bukur historiko-kombëtar, i cili ndritë në shiqimin e kopertinave të tij,
ka një brendi të pasur në njëqind poezitë kombëtare, ku ngritën figura të
ndritshme kombëtare të cilat me punën e palodhshme për çlirimin e atdheut morën
pavdeksinë. Temë qenësore e antologjisë
prekë veprimtarinë, përpjekjet, flijimet, qëndresa e njerëzve madhor të
çlirimit të tokave të Shqipërisë. Njëqindvjetori i pavarësisë, pasurohet me
këtë libër historiko-kombëtarë"NJË SHEKULL DRITË", ku pasqyrohen
vargje që frymëzojnë atdhedashuri, bashkim, vëllazëri, krenari dhe njerëzi. Nga
ky libër do të dalin mesazhe të fuqishme, por të ua lëmë shpalosëjen dhe
deklamimin, atyre që kanë marrë këtë rrugëtim për të promovuar"NJË SHEKULL
DRITË", në Shqipëri, Kosovë , e gjetiu ku jetojnë shqiptarët. Shqiptarët e
bashkuar në këtë festë madhore na bëjnë të ndihemi krenarë që jemi shqiptarë. Jemi
të vetdijshëm, që populli ynë edhe më
tej mbetet i coptëzuar, nën themrat e të huajve, se ne shqiptarët kemi edhe shumë për të bërë për
çështjen tonë dhe asnjë moment nuk duhet shmangur nga rruga e nderit dhe qëndresës deri në çlirimin e plotë të tokave
tona të zaptuara nga shovinistët fqinj. Ky çlirim dhe bashkim kombëtar patjetër
do të ndodhë, por për këtë duhet kushtrimin e lirisë të e çojmë në çdo shtëpi
shqiptare.
Atëhere
do të jemi të bashkuar, të fortë, të pavarur nga të tjerët dhe nuk ka forcë që
do të na ndajë.
Gëzuar
festat e Nëntorit Nënë Shqipëri dhe populli ynë i dashur e i mrekullueshëm kudo që jetoni dhe veproni.