E hene, 29.04.2024, 02:38 PM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Ismail Qemali apo Rilindasit?

E hene, 26.11.2012, 08:20 PM


Pavarësia – Ismail Qemali apo Rilindasit?

Nga Pirro Prifti

Komuniteti  Ortodoks ka një rol themelor ne Pavarësinë e Shqipërisë. 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë ka krijuar edhe mundësira për përpjekje më të mëdha në hulumtime të mëtejshme në kërkim të të vërtetave që deri më sot nuk diheshin ose ishin mbuluar ose fshehur nga rregjimi komunist por edhe sepse shumë dokumente kanë humbur edhe gjatë periudhës sipas pavarësië, gjatë rregjimit të Zogut si dhe gjatë luftës antifashiste.

Në vazhdën e gjetjes së të vërtetave të tjera në kontributin për Pavarësinë e Shqipërisë, nuk mund të nënvlerësohet kontributi i padiskutueshëm e komunitetit ortodoks të Shqipërisë dhe i intelektualëve të shquar të këtij komuniteti në Pavarësinë e Shqipërisë.Unë mund të  konstatoj se roli i intelektualëve ortodoksë në veçanti dhe i komunitetit ortodoks në përgjithësi ka qënë i padiskuteshëm për disa arësye themelore:

a.Në krijimin e kushteve për zgjimin kombëtar shqiptar pra të identitetit kombëtar;kjo nëpërmjet  ri-vlerësimit dhe ri-njohjes së historisë së lavdishme të së shkuarës së largët nëpërmjet ri-njohjes dhe deklarimit të Gjergj Kastriotit Skënderbeu si i vetmi personazh historik, i vetmi hero kombëtar, përrreth të cilit mund të afrohej dhe të bashkohej popullsia shqiptare. Ishin Intelektualët ortodoksë që i servirën komuniteteve të tjera ri-njohjen dhe ri-vlerësimin e Skënderbeut të pluhurosur dhe të harruar nga tymnaja e pushtimit turk si dhe nëpërmjet islamizimit me dhunë të popullatës shqiptare. Kjo u arrit nëpërmjet krijimit të shoqatave të rëndësishme shqiptare jashtë vendit. Arësyea ishte sepse vetëm jashtë vendit ishte e mundur që rilindësit shqiptarë  ortodoksë (por dhe atdhetarët e tjerë  intelektualët katolikë dhe myslimanë) të krijonin identitetin shqiptar të humbur e të shkelur me këmbë nga pushtuesit turq. Këtë e vërteton për fat të keq-  Lidhja e Prizrenit, e cila nuk vuri në dukje asnjë lloj identiteti shqiptar, as u kujtua për Skënderbeun, as u kujtua për ndonjë flamur shqiptar, as u kujtua për ndonjë qytet që ta propozonte për kryeqytet të shqiptarëve. Pra pashallarët dhe bejlerët shqiptarë të lidhur kokë e këmbë me sunduesin turk, nuk mund të rekomandonin një Shqipëri të pavarur, me flamur të vecantë, me kryeqytet të vecantë dhe me gjuhe shqipe të shkruar. Shikoni pjesmarien e jashtëzakonshme të intelektualëve ortodoksë në rilindjen kombëtare, krijimin e identitetit kombëtar, pavarësinë e Shqipërisë, krijimin e gjuhës së shkruar shqipe.

Shoqëria Vatra realizoi dy objektiva të  rëndësishëm:

- krijimit të gjuhës shqipe të shkruar,

- sensibilizimit të Europës dhe SHBA për faktorin shqiptar i cili nuk është popullatë turke por popullatë shqiptare e ndare në tre fe që jetojnë në tolerancë dhe bashkëpunim me njëra tjetrën.

-propagandën për pavarësinë e Shqipërisë.

Shoqëria e Bukureshtit. Në vitin 1880 në Bukuresht, në bashkëpunim me mërgaten e Bukureshtit themelojnë Deg' e shoqërisë së Stambollit për vivlla shqipe në Bukuresht. Më 1884 merr emrin shoqëria Drita dhe më 1886 mori emrin Dituria. U vendos në shtëpinë e tregtarit korçar Sotir Tarpo. U drejtua nga Konstandin Eftimiu, Jani Vreto; u Botuan me dhjetra libra të bektashinjve Naim Frashërit, Sami Frashëri. Aty mori orientimin për ta bërë Shqipërinë e pavarur në vend të autonomis edhe Ismail Bej Qemal Vlora.

Shoqria e Sofjes, Bullgari. Më 1 janar 1893 në Sofje të Bullgarisë u formua Shoqëria “Dëshira”. Merrnin pjesë një numër i madh i pjesëtarëve të kolonisë së Sofjes, toskë e gegë, myslimanë e të krishterë, mbledhja u mbajt në Hanin e Dhimitër Moles, me që rast kanë themeluar shoqërinë e tyre. Në këtë mbledhje themeluese të shoqërisë u zgjodh edhe një pleqësi që do ta udhëhiqte atë me kryetar Ligor Marko Borova, sekretar Dhimitër Mole si dhe 7 anëtarë, në mesin e tyre ishte edhe poeti Spiro Garo. Pasi mori këmbët dhe ofroi shumë mërgimtarë, shoqëria së shpejti hapi edhe tipografinë e vet me emër “Mbrothësia” (Përparimi), që kishte shkronja të alfabetit të caktuar nga Shoqëria e Stambollit. Me shtypshkronjën udhëhiqte Kristo Luarasi, i cili po ashtu erdhi nga Bukureshti dhe kishte përvojë në këtë drejtim. Shoqëria “Dëshira” u themelua mbi bazat e “Shoqërisë së të shtypurit shkronja shqipe” të Stambollit dhe nën ndikimin e shoqërive “Drita” dhe “Dituria” të Bukureshtit, prandaj edhe veprimtaria e saj është e lidhur ngushtë me këto shoqëri. Në këto kushte më 22 nëntor 1902, sipas një shkrimi në gazetën “Drita” të Sofjes, u hap shkolla shqipe e natës në lokalet e shoqërisë. Mësimin e gjuhës shqipe në këtë shkollë e jepte vetë kryetari i atëhershëm i “Dëshirës”, Kosta Jani Trebicka. Kolonia shqiptare e Sofjes, e udhëhequr nga shoqëria “Dëshira” përveç veprimtarisë kulturore e politike, zhvilloi edhe një veprimtari të gjerë botuese, suksesi i së cilës ishte e lidhur me nevojën e krijimit të një shtypshkronje shqipe. bashkëpunëtorët, në mesin e të cilëve po veçojmë: Aleksander Stavri Drenova - Asdreni, Jani Vruho, Mihail Xoxe, Mihail Grameno, Petro Nini Luarasi, Hil Mosi, Loni Logori, Josif Bageri, Kristo Luarasi, Nikolla Lako, Stefan Kondillari, Spiro Dine, si dhe Adham Shkaba, Kostë Jani Trebicka, Dhimiter Mole, Pando Llazar Treni, nga arbëreshët e Italisë ishte Agostino Ribeko, Guidera Trifoni, Gjuzepe Sqiro etj. “Kalendari Kombiar”, si organ i shoqërisë “Dëshira” pati rëndësi të veçantë në lëvrimin e gjuhës shqipe dhe në përhapjen e diturisë e të kulturës në përgjithësi.

Shoqëria eVëllazërisë së Misirit.U krijua në Aleksandri në vitin 1894 do të formohej një shoqëri e re me emrin “Vllazëria shqiptare”, kryetar i së cilës u zgjodh Milo Duçi. Pas kësaj në 1910 organizimi i shqiptarëve do të arrinte në një nivel më të lartë me themelimin e “Vëllazëria e shqiptarëve të Misirit-Bashkimi” me qendër në Aleksandri, e cila kishte degë në disa qytete të Egjiptit. Në vitin 1918 nga gjiri i kësaj shoqërie, respektivisht nga dega e saj e Kajros u themelua “Komiteti i Shqiptarëve të Misirit``.

Klubi i Manastirit. Në verën e vitit 1908, përkatësisht më 31 korrik, u formua klubi “Bashkimi” në Manastir, njëherë ky vit shënon edhe formimin e Klubit të parë Kombëtar i cili luajti një rol të madh në formimin e klubeve të tjera dhe në zhvillimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në periudhën pas fitores së revolucionit xhonturk. Kryetar Fehim Zavalanin që sapo ishte liruar nga internimi, nënkryetar Gjergj Qiriazin dhe sekretar Naum Naçin.

Ky klub ishte nismëtar për mbajtjen e Kongresit të Manastirit i cili punimet e tij i filloi më 14 nëntor 1908, ku u njësua alfabeti i gjuhës shqipe. Po me nismën e Klubit “Bashkimi” dhe të patriotëve të tjerë shqiptarë, në shtator 1909 u mbajt Kongresi i Elbasanit, i cili vendosi të themeloj në vjeshtë të atij viti një shkollë normale (pedagogjike) në Elbasan, që do të përgatiste mësues për shkollat fillore shqipe. Shkolla do të mbahej me ndihmesën e të gjithë klubeve dhe të shoqërive patriotike shqiptare.  Kongresi  Manastirit  u mbajt më 14 Nëntor 1908. Intelektualët ortodoksë nga 32 veta ishin 12: Sotir Peci, Gjergj QirijazI, Mihail Grameno, Thoma Abrami , Gligor Cilka (protestant), Dhimitër Buda, Simeon Shuteriqi,  Leonidh Naçi , Adham Shkaba , Dhimitri Mole,, Ahil Efthimiu,

Në shembullin e tij dhe me nismën e atdhetarëve, u formuan në muajt gusht-shtator 1908 klubi i Korçës, i Vlorës, i Elbasanit, i Shkodrës, i Shkupit (“Klubi arsimor shqiptar”), i Kumanovës, i Tetovës, i Beratit, i Selanikut, i Stambollit, i Pogradecit, i Janinës, i Filatit. Në periudhën e mëvonshme u ngritën klubet shqiptare në qytetet dhe në qendrat e tjera të Shqipërisë, në Tiranë, Durrës, Gramsh, Gjirokastër, Ohër, Strugë, Gjilan, Dibër, Vuçiternë, Tepelenë, Delvinë, Filat, Follorinë, Kurvelesh, Përmet, Pogon, Konicë, Negovan, Bellkamen etj. Në gjithë Shqipërinë u ngritën atëherë më shumë se 40 klube.

b.Krijimin e këngëve patriote të famshme të cilat ngritën peshë shpirtin kryengritës shqiptar,

c.krijimin e cetave shqiptare në luftë për pavarësi,

d.bashkëpunimin e ngushtë me intelektualët bektashinj dhe katolikë,

e. inisjatorët e një tolerance të shkëlqyer fetare që po i reziston kohës.

f.ndihmuan në njohjen e flamurit karakteristik shqiptar me shkabën e zezë dy krenore në mes nëpërmjet kontaktit me arbëreshët e Italisë dhe me qëndisjen dhe servirjen e Flamurit të Pavarësisë nga Marigo Poso, atë flamur që i dhuroj Aladrin Kastrioti (katranip i Familjes Kastrioti) Eqrem bej Vlorës. Ky Flamur është përdorur dhe në kohën e kryengritjes së malësorëve Katolikë në vitin 1911, në Cetinjë mbërritën vullnetarë arbëreshë për tu bashkuar me kryengritësit, e që për herë të parë mbanin një flamur kombëtar (Eqrem Bej Vlora. Kujtime, Tirane 2003, fq.313).

g. Krijimin e Himnit shqiptar – nga Aleksandër Stavre Drenova.

h. Kleri ortodoks shqiptar  së bashku me inteligjencën ortodokse ndihmoi në pavarësinë e Shqipërisë. Këta ishin: Fortlumturi Fan Stilian Noli (dhe Shoaqata Vatra), Grigor Gjirokastriti, Papa Kristi Negovani, At Stathi Melani, dhe Fortlumturi Visarion Xhuvani. At Dhimter Dhimitruka, dhe te gjithe Rilindasve ortodokse, si Mihal Grameno I cili krijoi I pari (lidhjen Kishtare Ortodokse ne Korce për pavarësinë e Shqipërisë), te cilët edhe pse ishin te religionit ortodoks punuan bashkarisht me klerin shqiptar mysliman dhe katolik per pavarësinë e Shqipërisë.

Në Aktin e Pavarësië  mund shikoni më poshtë praninë massive të intelektualëve ortodoksë në Pavarësinë e Shqipërisë krahas atyre myslimanë dhe katolikë.

Kuvendi i mbajtur nga 28 nëntori deri në 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i proces-verbaleve të shtatë ditëve të tij në gazetën “Përlindja e Shqipërisë” (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimitër Beratti dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi në fletoret e tij “Dokumenta Historike” nr. 1(1924)-nr. 12(1925).

Ishin 83 delegatë që u quajtën `Baballarët e Kombit`:

           Berati: Sami Bey Vrioni, Ilias Bey Vrioni, Taq Tutulani, Babë Dud Karbunara;

           Çamëria: Veli Gërra, Jakup Veseli, Rexhep Demi, Azis Tahir Ajdonati;

           Delvina: Avni bej Delvina;

           Dibra: Myfti Vehbi Dibra, Sherif Lengu;

           Durrësi: Abaz Efendi Çelkupa, Mustafa Agë Hanxhiu, Jahja Ballhysa, Dom Nikollë Kaçorri;

           Elbasani: Lef Nosi, Shefqet bej Daiu, Qemal bej Karaosmani, Dervish bej Biçaku;

           Gjirokastra: Elmaz Boçe, Veli Harxhi, Myfid bej Libohova, Petro Poga, Jani Papadhopulli, Hysen Hoxha;

           Gramsh-Tomorricë: Ismail Qemali Gramshi (not to be confused ëith Ismail bej Qemal Vlora);

           Janina: Kristo Meksi, Aristidh Ruci;

           Korça: Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiro Ilo,

           Kosovo, ?akovica, Plav-Gusinje: Rexhep Mitrovica, Bedri bej Ipeku, Salih Gjuka, Mit'hat Bey Frashëri, Mehmet Pashë Derralla, Isa Boletini, Riza bej Gjakova, Hajdin bej Draga, Dervish bej Ipeku, Zenel bej Begolli, Qerim Begolli;

           Kruja: Mustafa Merlika-Kruja;

           Lushnja: Qemal bej Mullai, Ferit bej Vokopola, Nebi Efendi Sefa;

           Mati: Ahmet bej Zogolli (later King Zog), Riza bej Zogolli, Kurt Agë Kadiu;

           Ohri and Struga: Zyhdi bej Ohri, Dr. H. Myrtezai, Nuri Sojlliu, Hamdi bej Ohri, Mustafa Baruti, Dervish bej Hima;

           Peqin: Mahmud Efendi Kaziu;

           Përmet: Veli bej Këlcyra, Syrja bej Vlora;

           Pogradeci: Hajdar Blloshmi;

           Shijak: Xhelal Deliallisi, Ymer bej Deliallisi, Ibrahim Efendiu;

           Shkodra: Luigj Gurakuqi;

           Skrapar: Xhelal bej Koprencka; Hajredin bej Cakrani;

           Tepelene: Feim bej Mezhgorani;

           Tirana: Abdi bej Toptani, Murat bej Toptani;

           Vlora: Ismail Qemali, Zihni Abaz Kanina, Zyhdi Efendi Vlora, Qazim Kokoshi, Jani Minga, Eqerem bej Vlora;

           Albanian colony of Bucharest: Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo

Mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëntor 1912 në ora 4 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit.

Firmetaret ishin:  Ismail Kemal Beu, Ilias Be’ Vrioni, Hajredin Be’ Cakrani, Xhelal Be’ Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Myfti Vehbi Efendiu (Agolli), Abas Efendi (Çelkupa), Dom Nikoll Kaçorri, Shefqet Be’ Daiu, Lef Nosi, Qemal Beu (Karaosmani), Midhat Be’ Frashëri, , Veli Efendiu (Harçi), Elmas Efendiu (Boce), Rexhep Beu (Mitrovica), Bedri Beu (Pejani), Salih Xhuka (Gjuka), Abdi Be’Toptani, Murat Bej Toptani, Mustafa Asim Efendiu (Kruja), Kemal Beu (Mullaj), Ferid Be’ Vokopola, Nebi Efendi Sefa(Lushja), Zyhdi Beu (Ohri), Dr. Myrtezai (Ali Struga), Nuri Efendi Sojli, Xhemal Beu (Deliallisi), Ymer Beu (Deliallisi), Zyhni Efendiu (Kanina, Mustafaraj), Aristidh Ruci, Kjazim Kokoshi, Jani Minga, Dhimitër Zografi, Dhimitër Mborja (Emanuil), Dhimitër Beratti, Pandeli Cale, Athanas Floqi, Spiro Ilua, Luis Gurakuqi.(http://www.gazetatema.net/ëeb/2012/07/15/kuvendi-i-vlores-pjesemarresit-ne-te-dhe-firmetaret-e-aktit-te-pavaresise/).Pjesëmarrësit e tjerë, sipas datës së paraqitjes në Kuvend:

Aziz Efendiu (Gjirokastra), Ibrahim Efendiu (Ali Shahini), Mustafa Agai (Hanxhiu), këta të tre ishin të pranishëm qysh më datë 28 por nuk firmosën; Jahja Efendiu (Ballhysa), Mehmet Pashë Dëralla (Tetova), Isa Beg Buletini, Ajdin Be’ Draga, Dervish Be’ Ipeku (Begolli), Surrja Be’ Vlora, Sami Be Vrioni, Dervish Be’ Elbasani (Biçakçiu), Mahmut Efendi Kaziu, Kristo Meksi, Sherif Efendiu (Langu), Myfit Bej Gjirokastra (Libohova), Petro Poga, Jan Papadhopullo, Hysen Efendi Gjirokastra (Hoxha), Veli Bej Klisura, Veli Gërra Reshadia, Vesel (Jakup Vesel) Margëlliçi, Aziz Tahir Ajdonati (Tahir Mete), Rexhep Demi, Qerim Beg (Begolli),Avni Bej Delvina, Hamdi Be’ Ohri, Mustafa Efendiu (Barotçiu), Ahmet Muftar Beu (Zogolli), Riza Beu, Kurt Agai, Zenel Be Ipeku (Begolli), Riza Beg Gjakova.

Delegatë që nuk mbërritën në kohë :

Ekrem Be’ Vlora, Dervish Hima, Hajdar Blloshmi dhe Dhimitër Ilo.

Kemi pra 40 firmëtarë të Aktit, 42 pjesëmarrës të tjerë dhe 4 delegatë që nuk erdhën në kohë, gjithsej 76 emra burrash, që historia duhet t’i përmendi e nderojë.

6 firmat e Mustafa Krujës, Ferid Vokopolës, Nehbi Sefës, YmerDeliallisi, Xhemal  Deliallisi dhe Zydi Ohrit, janë në anën e prapme të fletës.

Po, përse nuk  nderohen dhe respektohen Rilindasit Ortodoskë në këtë 100 vjetor?

Së pari sepse Partia e Punës e Shqipërisë i konsumoi emrat e rilindësve gjatë përiudhës së sundimit të saj duke i u veshur pafrejtësisht disa elementë të bolshevizmës, të cilat po përdoren sot në këtë 100 vjetor në dëm të tyre duke i harruar dhe nënvlerësuar qëllimisht por duke ngritur në mënyrë artificiale disa figura  të asaj kohë që nuk kanë kontribuar aspak në pavarësinë e Shqipërisë si p.sh., Ahmet Zogu.

Së dyti, mbivlerësimi i Ismail Qemalit si figura kryesore e asaj kohe është njëlloj sikur të rrëmbesh fitoren nga dora të qindra intelektualëve jo vetëm ortodoksë por myslimanë, katolikë, kryengritësve, dhe t`ja japësh një ish deputeti të Turqisë i cili mori mësimet e para për problemin shqiptar në Shoqërinë e Stambollit dhe të Bukureshtit, dhe nga patriotizmi i Vatrës.

Së treti sipas dorëshkrimve dhe të dhënave të pagabueshme ashtu si e ka cituar dhe Arben Puto, pavarësia e Shqipërisë ka qënë një ..`rezultat i shkëlqyer i Diplomacisë Europiane` të asaj kohe, pavarësisht se të një Shqipërie të cunguar.

Mund të them se ky 100 vjetor shpresoj ta gjejë Shqipërinë po aq të pavarur dhe të lirë ashtu si e deshën rilindësit –në Europë dhe jo sipas politikanëve hipokritë të cilët shtrembërojnë faktet dhe vonojnë integrimin.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora