Mendime » Graciani
Deo Graciani: Nacionalizmi qesharako-folklorik i ditës së flamurit
E marte, 27.11.2012, 07:24 PM
Nacionalizmi qesharako-folklorik i ditës së flamurit
Nga Deo Graciani
Ky Nëntor si asnjë Nëntor tjetër, i ka gjetur trojet shqiptare në përgatitje të ethshme për festimin e ditës së flamurit. Këtë 28 Nëntor, bëhen plot 100 vite qëkur ai flamur u ngrit nga patriotët shqiptarë në mesin e llumit osmano-islamik që kishte mbuluar trojet shqiptare, dhe që vazhdon edhe sot t’i mbulojë, pavarësisht se kanë kaluar pothuajse 600 vite nga vërshimi fillestar i këtij llumi në trojet tona. Pasojat dhe dëmet që i ka sjellur ky llum shoqërisë tonë mund t’i lexoni këtu: http://www.zemrashqiptare.net/news/id-27750/
100
vjetori i ditës së flamurit ka krijuar një zallahi të paparë në shoqërinë
shqiptare. Të krijohet përshtypja se flamuri shqiptar sot më shumë se kurrë
është bërë një objekt i neveritshëm idhujtarie. Është krijuar mentaliteti se
çdo paudhësie mund t’i hedhësh përsipër flamurin e kuq me shqipen dykrenare,
dhe ato paudhësi zhduken menjëherë, duke u pastruar dhe zbardhuar nga ndjenja e
“pastër” patriotike e nacionaliste, dhe nga ngjyra e kuqe e këtij flamuri.
Mund të
kesh një moral të kalbur si individ, por nëse ngre flamurin apo vë një tatuazh
me simbolin e flamurit, ti ndihesh sikur morali yt pastrohet menjeherë, dhe
njerëzit kanë respekt për ty. Mund të jesh një qenie me një shpirt të errët,
por nëse merr pjesë në një nga manifestimet pseudonacionaliste ndaj shovinizmit
grek dhe serb, në sytë e të verbërve ti tregon se je njeri plot vlera e dashuri
kombëtare, megjithëse fqinjin tënd mund ta vrasësh edhe për një vijë uji.
Çohesh në mengjes dhe shkon në xhaminë e Fatihut në mes të Prishtinës, i falesh
një krimineli që ka vrarë e ka dhunur paraardhësit e tu, popullin tënd, dhe
menjëherë pasi del prej andej, pa t’u dridhur qerpiku shpalos flamurin kombëtar
të cilin ka dashur ta zhdukë nga faqja e dheut pikërisht ai, në tempullin e të
cilit ti falesh si njeri i pavetëdijshëm. Dëgjon pushtetarët e sotëm shqipfolës
neo-otomanë të cilët e kanë rrjepur e po vazhdojnë të rrjepin një popull të
tërë, sesi servilosen përpara kamerave duke treguar për harxhimet e mëdha e
përgatitjet madhështore të kësaj dite të madhe, që nuk është asgjë më tepër se
një orvatje e dështuar për të shprehur nacionalizmin qesharako-folklorik të një
populli, dhe për të bashkuar të pabashkueshmen.
Në vend
që dita e flamurit të shërbente si një reflektim dhe ndërgjegjësim i thellë
kombëtar, si një moment pastrimi nga të gjitha ato gjëra që e ndotin qenien
tonë dhe shoqërinë tonë, në vend që të shërbente si moment çlirimi nga e
kaluara jonë e zymtë, kjo ditë është kthyer në një ekspozitë të neveritshme që
me krenari ka vënë pranë njëra tjetrës si të ishin të barazvlefshme, vlerën me
anti-vlerën, njerëzoren me anti-njerëzoren, shqiptarinë me anti-shqiptarinë,
idealet e Kastriotëve me idealet e Fanarit të Buharës, llumin me papastërtinë,
qytetëruesen me arkaiken, dritën me errësirën, skllavërinë me lirinë. Dhe
gjithë kësaj ekspozite me elemente të kundërta, i vendoset përkohësisht
përsipër flamuri kombëtar, sikur ky flamur të ishte ndonjë katalizator i fuqishëm
për procesin e shkrirjes së këtyre elementeve të kundërta që kurrë nuk mund të
bashkohen me njëra tjetrën. Menjëherë pas ditës së flamurit gjendja do të
rikthehet si më parë, pseudonacionalizmi do fashitet përsëri deri në Nëntorin e
ardhshëm, dhe shoqëria shqiptare do të reflektojë edhe një herë përpëlitjet e
perjetshme ndërmjet këtyre elementeve rreth nesh dhe brenda nesh, dhe luftën
për mbijetesë që vazhdon në gjirin e saj prej shekujsh.
Flamuri i
sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me flamurin e Kastriotëve sepse nuk mishëron
idealet e tyre. Ngjason vetëm nga pamja. Edhe një leckë e pastruar mirë mund
t’i afrohet nga paraqitja një cope të re, por asnjëherë nga cilësia. Ajo mbetet
gjithmonë leckë. Dhe ky flamur që ngrihet sot nuk është më shumë se një leckë e
pavlerë, që valëvitet nga njerëz që kanë humbur çdo orientim në kohë dhe
hapësirë, që nuk përfaqësojnë asgjë më tepër se vlerat e mumifikuara të Fanarit
të Buharës, të cilat edhe sot në trojet tona pas 600 vitesh, vazhdojnë të
përleshen për jetë a vdekje me idealet e gjalla e të mbijetuara të Kastriotëve,
të rilindasve dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për ta parë Shqipërinë vërtet
të lirë e të zhvilluar, të ndriçuar e të begatë, dhe jo siç është sot, e
shkatërruar në çdo aspekt, e varfër ekonomikisht, e skllavëruar shpirtërisht
dhe e kalbur moralisht.
Anija e
shqiptarëve sot, është një anije pa timonier, me një ekuipazh të dehurish e
antropofagësh, pseudonacionalistësh e pseudo-intelektualësh, që e kanë kthyer
kiçin e saj në drejtimin e kundërt me farin e shpresës, i cili gjendet diku
larg në oqeanin e pafund, i mbuluar nga mjegulla dhe tallazet historike të
subkoshiencës tonë kombëtare. Anijes pa timonier e pa timon, pa aparate
lundruese, i është vendosur një flamur gjysmë i shqyer, i cili shërben vetëm
për të parë se nga fryn era.
Kjo nuk
është Shqipëria për të cilën kanë dhënë jetën e tyre me mijëra atdhetarë,
martirë e heronj. Shqipëria e sotme është vetëm reflektimi i një shprese të
zbehtë që rrezikon të zhduket nën peshën e një realiteti vrastar. Flamuri i
ngritur në 1912ën nuk ishte flamuri i pavarësisë, por vetëm flamuri i shpresës
për një të ardhme më të mirë, e cila akoma nuk ka trokitur në trojet shqiptare.