E marte, 15.10.2024, 10:14 PM (GMT+1)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Flamuri shqiptar, pseudo-nacionalistët dhe nipat e Haxhi Qamilit

E premte, 03.12.2010, 11:00 PM


Flamuri shqiptar, pseudo-nacionalistët dhe nipat e Haxhi Qamilit

 

Nga Deo Graciani

 

Këto ditë të fundit të Nëntorit 2010, Zemra Shqiptare u mbush me shkrime mbi festën e pavarësisë, ose siç quhet nga shumë njerëz, festa e flamurit. Nacionalizmi vërshoi me vrull në venat e shumë njerëzve, të cilët të emocionuar në maksimum, mbuluan Zemrën Shqiptare me artikuj të shumëllojshëm, por që përmbanin të njëjtën tematike, ditën e pavarësisë. Që shqiptarët e sotëm janë popull “nacionalist,” kjo nuk diskutohet. I ashtuquajturi “nacionalizëm” i pastër i tyre u shfaq me rastin e ndeshjes së futbollit Shqipëri – Greqi që u bë në Tiranë përpara disa vitesh, pak kohë pas kampionatit Evropian në Portugali. Atë ndeshje ne e fituam bindshëm, të shtyrë nga ndjenjat e pastra nacionaliste të atij “momenti madhështor.” Thirrjet makabre për luftë dhe vdekje kundër fqinjëve tanë grekë, nga një grup anadollakësh nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria, të jepnin përshtypjen se nuk bëhej fjalë për ndeshje futbolli por përgatitje për luftë. Fatkeqsisht, gjithë ajo ndjenjë e fuqishme “nacionalizmi” nuk u duk asgjëkundi kur në Kosovë u shfaq stërnipi i sulltan Muratit, i cili i rikujtoi edhe një herë skllavit të bindur Thaçi që Kosova ishte akoma pjesë e perandorisë osmane.      

 

Që ne shqiptarët jemi njerëz që mendojmë vetëm për të mirën e kombit, e tregon qartë numri i madh i organizatave e shoqatave të krijuara vitet e fundit për bashkimin, shpëtimin apo pastrimin kombëtar. Shtypi i përditshëm është i mbushur me deklarata nga drejtuesit e këtyre shoqatave atdhedashëse të cilët mendojnë ditë e natë sesi t’i shpëtojnë shqiptarët duke harruar se fillimisht ata kanë nevojë urgjente të shpëtojnë nga vetja e tyre.   

 

Që ne shqiptarët jemi shumë patriotë këtë e thotë qartë Fan S. Noli në flalimin e tij të mbajtur në parlamentin shqiptar në vitin 1924: “Ketu brenda një dite si për magji tradhëtori bëhet patriot dhe patrioti tradhëtor. Këtu shohim përpara syve tanë të kapërdisen si patriotë të mëdhenj ata që kanë luftuar për harfet dhe për flamurin e Babës, që kanë djegur Shqipërinë e Mesme ose që janë puthur me andartët e i kanë ndihmuar të shenjtërojnë anë e mbanë Toskerinë. Këtu si më thoshte një mik është më mirë që njeriu të jetë tradhëtar e të shikojë interesat e tij sepse kështu do të jetë i sigurtë që të nesërmen do të proklamohet patriot i madh.”

 

Që ne shqiptarët jemi të vetmit të ashtuquajtur “nacionalistë” në mbarë botën që i duam dhe i adhurojmë për vdekje armiqtë dhe pushtuesit tanë, këtë e kemi treguar me fakte dhe vepra. Çorba e të ashtuquajturit “nacionalizëm” shqiptar ka prodhuar e vazhdon të prodhojë një realitet që mund të konsiderohet plotësisht absurd për mendjen e një njeriu normal. Si mundet që në të dy anët e kufirit, të njëjtit njerëz që sot e quajnë pushtuesin vëlla, guxojnë të ngrejnë flamurin e Kastriotëve dhe të festojnë ditën e pavarësisë? Është perversitet moral dhe shpirtëror që këto haxhiqamilas të vetëshpallur, madje edhe ta prekin me dorë flamurin e shenjtë të Kastriotëve. Këto njerëz të paskrupullt dhe pa identitet duhet të përpiqen të kuptojnë që flamuri i Kastriotëve nuk është një simbol i thjeshtë, i çfarëdoshëm. Ai flamur mishëron vlerat dhe idealet shpirtërore të të gjithë shqiptarëve të vërtetë që gjatë historise dhanë jetën për ruajtjen e këtyre vlerave dhe idealeve, dhe nuk ka asnjë lidhje më beduinët e shkretëtirave të cilët bënë çmos që t’i mbysnin këto vlera. Pasardhësit e beduinëve mund të përdorin me krenari flamurin jeshil me dy shpata ose flamurin e gjysmëhënës por nuk kanë asnjë të drejtë të valëvisin flamurin e Kastriotëve ose të fshihen pas tij si nëperka helmuese. Flamuri i Kastriotëve nuk përfaqëson mjekroshët që fshijnë rrugët e Shqipërisë me barnavekët e tyre, apo që i nxjerrin vithet njëri tjetrit nëpër bulevarde duke na turpëruar si komb. Flamuri i shenjtë i Kastriotëve i përket shqiptarëve dhe jo arabëve e turqve. Trojet ilire i përkasin shqipëtarëve dhe jo sllavo-arabëve.  

 

se Shqipninë nuk po e kisht’ falë

Perëndia për çerkez,

turq, manovë, likurazez;

 

por për do sokola mali,

që “shqiptarë” bota po i quete,

për ta gëzue këta djalë mbas djali

 

(Gjergj Fishta – Lahuta e Malcisë)

 

Trojet ilire janë akoma të pushtuara sot pavarësisht sesa herë në vit mund ta festojmë festën e flamurit. Festa e ngritjes së flamurit duhet të shërbejë si simbol i sakrificave shekullore të kombit tonë për mbijetesë, por kurrësesi si tregues që ne jemi çliruar nga pushtuesi. Pushtuesi është akoma mes nesh. Ndoshta jo me ushtri, por ka lënë në mesin tonë pasardhësit e tij, mentalitetin e tij beduin, gënjeshtrat e tij, errësirën e tij. Shqiptarët e Kosovës dhe të Maqedonisë sot dergjen nën thundrat e sllavo-turko-arabëve, ndërsa në Shqipëri drita ka filluar të ndriçojë pak nga pak por me shumë veshtirësi. Beteja midis dritës dhe errësirës do të jetë e ashpër. Kjo betejë, është betejë shpirtërore, është betejë idealesh. Në këtë përballje kemi nga njëra anë njerëzit që mbartin idealet e Kastriotëve dhe nga ana tjetër njerëzit që pasi ia kanë shitur shpirtin shejtanit beduin, përpiqen maksimalisht të na largojnë nga Europa dhe të na degdisin në shkretëtirat e humbura të gadishullit arabik.

 

Në këtë betejë me rëndësi të madhe historike për të ardhmen e kombit shqiptar nuk duhet të gënjehemi nga njerëz që valëvisin flamurin tonë ose festojnë me pompozitet 28 Nëntorin. Nuk duhet të gënjehemi nga thirrjet boshe që bëhen për bashkim kombëtar. Nuk duhet të gënjehemi nga pseudo-nacionalistët anadollakë dhe haxhiqamilasit e rinj e të vjetër. Sot, shqiponja e Kastriotëve po sulmohet nga shumë sorra, siç është sulmuar gjithmonë. Megjithëse ka mbijetuar, shqipja është e lodhur nga gjithë këto vuajtje historike. Shqipja përfaqëson shpirtin e paepur të kombit shqiptar ndërsa sorra islamike përfaqëson shkatërrimin dhe vdekjen. Sa për t’ju kujtuar pakëz histori, Risto Siliqi në librin e tij “Pasqyra e ditëve të përgjakshme” na tregon se menjëherë pasi filloi kryengritja anti-osmane në Malësinë e Mbishkodrës në vitin 1911, rreth 1000 këlysh sorrash nga Shkodra, u nisën për të luftuar kundër malësorëve trima. Shqipet e Malësisë i zunë këto sorra, por në shpirtmadhësinë e tyre ja falën jetën. Akoma sot këto sorra vazhdojnë të vjellin vrer kundër shqipeve megjithëse kanë mbijetuar nga zemra e tyre e madhe. Në librat tonë të historisë së shtrembëruar nuk përmenden episode të tilla të lavdisë së shqipeve por përkundrazi përmenden aktet e sorrave.

 

Në realitetin e sotëm shqiptar shohim një fenomen shumë të përhapur në të cilin sorrat beduine orvaten të uzurpojnë padrejtësisht identitetin e shqipeve. Sipas interesit të tyre, këto sorra diku përpiqen të luajnë pa sukses rolin e shqipeve dhe diku tjetër shfaqen në rolin e tyre origjinal, atë të sorrave.

 

Për të dhënë një shembull po përmend një nga artikujt e botuar në Zemrën Shqiptare me rastin e 28 Nëntorit 2010. Artikulli mban titullin “Bashkimi Kombëtar Shqiptar është detyrim që i është ngarkuar popullit Shqiptar nga historia!” i përgatitur nga Arban Bislimi. Kur dikush fillon ta lexojë këtë artikull, habitet nga gjithë ky “nacionalizëm” i këtij autori. Por ky “nacionalist” nuk është asgjë më tepër se një pseudo-nacionalist anti-katolik. Dhe jo vetëm kaq. Çuditërisht, ai është edhe një adhurues i diktatorit Enver Hoxha. Në një artikull të tij, për Enver Hoxhën ai thotë:

 

“Komunistët nuk kanë bërë gjenocid në Shqipëri. Maksimumi bëhet fjalë për ca qindra persona. “Gjenocidi” i ushtruar nga “komunistët” në Shqipëri nuk i qëndron më të voglës analizë duke mos e plotësuar as kriterin e vullnetit për eliminim sistematik dhe arbitrar të një grupi për shkak të përkatësis etnike e as kriterin minimal të numrit, prandaj edhe nuk mund të përdorët as fjala “eliminim masivë” e kursesi fjala “gjenocid.” “Për më shumë, duke lexuar aktet dhe vendimet e burgimit dhe ekzekutimit të atyre viktimave të “gjenocidit dhe terrorit” vrejta se që të gjitha vendimet ishin marrë sipas artikujve të kodit civil dhe atij penal. Pra nuk ishin vendime arbitrare, por vendime gjyqësore të marrura nga organet gjyqësore legjitime të shtetit shqiptar; vendime që kanë autoritetin e çështjes së gjykuar. “Emri i Enver Hoxhës nuk mund të lidhet me ndonjë “gjenocid” apo ndonjë luftë subversive, por duhet të lidhet me progresin ekonomik e shoqëror dyzet vjeçar të Shqipërisë e cila luftoi me armiqtë barbarë fqinj si dhe me imperializmat që synuan ta pushtonin dhe ta ndanin ndërmjet fqinjëve si dhe me përpjekjet, organizimin, përkrahjen dhe ndihmën vendimtare për çlirimin e Kosovës dhe të krahinave tjera të pushtuara të Shqipërisë.” Arban Bislimi vazhdon më tej në marrëzinë e tij: “Shteti i Enver Hoxhës nuk na la vetëm të mirat materiale, nivelin intelektual dhe sigurinë ushtarake. E vërteta është që, deshëm apo s’deshëm ta pranojmë, ai krijoi “shqiptarin e ri!” Enver Hoxha ishte dhe mbeti “mendimtari dhe arkitekti i Shqipërisë së Re”, që edhe pse nuk egziston më në realitetin material është prezente gjithkund në trashigimin dhe traditën tonë! Sulmi ndaj Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës nuk bëhet për arsye të ndonjë “gjenocidi” fantazmë, por për të goditur çdo aspiratë të popullit shqiptar për emancipim dhe bashkim kombëtar!”

 

Si autori i sipërpërmendur ka edhe shumë të tjerë dhe fatkeqsisht ky është realiteti i sotëm shqiptar, ku shumë sorra shkretëtire përpiqen të shfaqen si shqipe malesh. Mos të harrojmë se veshja e sorrave me flamurin e Kastriotëve nuk i shndërron automatikisht këto sorra në shqiponja.

 



(Vota: 58 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora