E hene, 29.04.2024, 07:18 PM (GMT+1)

Mendime

Lavdrim Lita: Kooptimi i gabuar i Erion Velisë

E merkure, 01.12.2010, 10:59 PM


Kooptimi i gabuar i Erion Velisë

 

Nga Lavdrim Lita

 

Erion Veliaj vijon të ngjisë majat e strukturave të Partisë Socialiste me shpejtësinë e dritës. Vetëm disa ditë më parë ai është paraqitur në Itali si sekretar i PS-së për degët e kësaj partie në diasporë. Lajmi vjen nga vendi përtej Adriatikut, atje janë zhvilluar asambletë e degëve, por dhe asambleja e përgjithshme. Ditën e shtunë, në 28 nëntor, në Rimini është zhvilluar asambleja e dytë e degëve të PS-së në Itali, ku kanë qenë pjesëmarrës dhe deputetë të PS-së, si Sajmir Tahiri dhe Eduard Shalësi, ndërsa Erion Veliaj në lajmërimin dhe ftesën që është shpërndarë për këtë aktivitet, paraqitet si sekretar organizativ i PSSH-së për degët jashtë vendit. Për ata që kanë harruar risinë Veliaj u kooptua pak ditë në parë në Asamblenë Kombëtare Socialiste si anëtar i saj, bashkë me disa ish-deputetë socialistë. Ish-kreu i G99 u dorëhoq nga drejtimi i kësaj partie, për t'iu bashkangjitur Partisë Socialiste.

Kooptimi i tij në forumin më të lartë socialist ka ardhur si rezultat i dëshirës, ose mw saktw si longa manus i pronarit të Partisë, Edi Rama. Ky i fundit është investuar me mish e me shpirt për tw sjellë hirushen e politikës së re, në haremin e tij politik. Ka nevojë për fresk dhe jo për freski mendimesh. Dhe për fresk Veliaj është më profesionist se një skllav i Piramidave të Egjiptit me palmë në dorë.

Sakaq kooptimi i tij në Partinë Socialistë është tepër i dyshimtë. Për vetë faktin që në sistemit demokratike kooptimi nuk përdoret sepse konsiderohet si metodë jo demokratike. Dhe për më shumë i kooptuari në një asamble të paktën duhet të jetë anëtar i një grupimi politik prej së paku një vjeti. Çdo manual politologjie e konfirmon këtë. Dhe asnjë analist se mohon ashensorin politik që ka marrë Erion Veliaj, në Partinë e Ramës. Pse pikërisht në partinë e Ramës ashensorin social e merr vetëm kush është në zemër të tij.

Padyshim kooptimi është një metodë jo demokratike sepse të kooptuarit nuk janë shprehje e një grupi social të jashtëm nga Asambleja dhe pra s’janë përfaqësues të saj. Për këtë arsye kooptimin e shohim në shumë regjime monarkike ose oligarkike, sepse është instrument i përtëritjes së një qarku të shkurtër interesash politiko-financiare. Të vetmet raste kur kooptimi ndodh në Oksident është kur kemi të bëjmë me një shoqëri aksionare. Dhe në këto raste vetëm kur ndodh vdekja e një anëtari. Në të Drejtën Tregtare (ius commercium) zëvendësimi i përkohshëm  i anëtarëve të një Këshilli Drejtues nuk është më e lejueshme. Përpos rasteve kur ligja thotë ndryshe.

Gjithsesi kooptimi është sot i autorizuar me një frekuencë në institucionet fetare dhe akademike dhe në disa organizata ndërkombëtare, siç është për shembull komiteti i kryqit të kuq ose komiteti olimpik ndërkombëtar.

Mirëpo për t’ju kthyer kooptimit ose më mirë klonimit të Velisë në PS-së ka diçka që s’funksionon paraprakisht, pasi deri më tani nuk kemi sinjale që PS-ja është kthyer në një Sh.p.k., ose në një institucion sektar fetar, apo në një akademi. Te vetmen cilësi që i përafrohet partisë socialiste në këto momente mund të jetë lidhja më organizatën ndërkombëtare, pasi çdo Parti Socialiste është pjesëtare e Internacionales.

Në përfundim të këtyre radhëve meqenëse e nisëm me vizitën Velisë si sekretar i PS-së për diasporën, në Itali. Kam mundësinë t’ju dëftej diçka. Profesori i filozofisë dhe kryetari i Bashkisë se Venecias, Z. Massimo Cacciari (vini re: i Majtë) para kohësh shkroi për interes të të gjithëve se “çështja morale” e seleksionit të politikës së shëndetshme është në zhdukjen e kooptimit në politikë, pasi ajo është burimi i çdo të zeze. Ai thotë se “në themel ai që ka pushtetin koopton persona që e dinë se do ta mbrojnë. Por këto persona, trë zgjedhur kështu janë të përgjegjshëm përpara kujt? Do të jenë të përgjegjshëm përballë miqve. Dhe kaq. Është një mekanizëm auto-preferencial që prodhon persona që ndjehen të përgjegjshëm vetëm për ata që i kanë zgjedhur në atë post”. Dhe tani a e keni kuptuar sepse u kooptua Erion Veliaj?



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora