E diele, 04.05.2025, 05:09 AM (GMT+1)

Mendime

Koço Danaj për gazetën ''Pravda'': Procesi i bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë fillon më 12 Dhjetor

E diele, 28.11.2010, 08:58 PM


Gazeta "PRAVDA" e Beogradit, e Shtunë, 27. 11. 2010

 

KOÇO DANAJ Kryetari i Listës për “SHQIPËRI NATYRALE” në Tiranë dhe Drejtor i INSTITUTIN PËR PROGNOZA RAJONALE

 

DO TË SHPALLIM BASHKIMIN E KOSOVËS DHE SHQIPËRISË

 

Procesi i bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë fillon më 12 Dhjetor, pas zgjedhjeve, dhe do të kryhet më 28 Nëntor 2012, në njëqindvjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë.

 

Politikani nga Tirana Koço Danaj pretendon se Kuvendi i Kosovës pas 12 Dhjetorit do të kërkojë bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ai thotë se ata të cilët nuk e pranojnë idenë e “Shqipërisë Natyrale” do të provokojnë rrebelime, konflikte dhe luftë. Ai sqaron se Shqipëria e sotme është krijim artificial, çfar nuk ka askund tjetër në Europë.

 

- Që nga Ulqini deri në Konispol te Greqia kjo Shqipëri  dhe Shqiptarët kufizohen vetëm me vehten e tyre. Kur kalon Hanin e Hotit te Shkodra futesh nga territori Shqiptar në territorin Shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit midis Kosovës dhe Maqedonisë kalon nëpër territor Shqiptar, kur kalon Qafën e Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës futesh nga territori Shqiptar në territor Shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës midis Maqedonisë dhe Shqipërise kalon përmes territorit Shqiptar, kur kalon Qafën e Botës në Konispol nga Shqiperia në Greqi futesh në territor Shqiptar. Kjo gjendje është absurdi më i madh i kontinentit europian. Prandaj në vend të Shqipërisë Artificiale, ne duam që me anë të bisedimeve dhe rrugës paqësore të ndërtojmë Shqipërinë Natyrale.

 

Në cilë hapsirë saktë mendoni ta ndërtoni, siç thuani këtë “Shqipëri Natyrale”?

 

- Ata janë kufinjtë të cilët i ka përcaktuar Konferenca e Vlorës e 28 Nëntorit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë Natyrale. Keta kufij nuk u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londrën e vitit 1913, ajo e coptoi kombin Shqiptar në pesë pjesë, Prandaj Lista për Shqipëri Natyrale do ti drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë dhe do të kërkojë ligjshmërinë e Konferencës së Londrës dhe anulimin e saj.

 

A mendoni se Bashkësia Ndërkombëtare  do të shikojë favorshëm në ndërrimin e kufinjëve në Ballkan ?

 

- Kërkesa jonë është ofertë për paqe. Lista e Shqipërisë Natyrale është ofertë për paqe që i drejtohet jo vetëm Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe fqinjëve të saj në rajon. Ne duam dialog me këdo, dialog për gjithshka.  Bashkësia Ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufinjëve me dhunë, por nuk është kundër ndryshimit të kufinjëve përmes rrugës paqësore, deri te kjo mund të vijë vetëm me dialog. Për shembull, nëqoftëse populli dhe Kuvendi i Kosoves që do të dalë pas zgjedhjeve te 12 Dhjetorit duan bashkim me Shqipërine, atëherë edhe Bashkësia Ndërkombëtare  do ta lejojë këtë vullnet të Shqiptarëve. Pikërisht për këtë arsye në Platformën e Shqipërisë Natyrale kemi parashikuar si fazë të parë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën  deri më 28 Nëntor 2012, që përkon me njëqindvjetorin e pavarsisë se Shqiperise Natyrale. E dyta, nëqoftëse Shqiptarët në Maqedoni të cilët janë popull shtetformues me kushtetutë, do kërkojnë Referendum për bashkim me Shqipërinë, të jeni të sigurtë se Bashkësia Ndërkombëtare nuk do ti shqetsojë ata aspak, sepse referendumi është mjet paqësor, bisedimet janë mjete paqësore. Bashkësia Ndërkombëtare nuk mund të dalë kundër paqes në rajon.

 

A  don të thotë kjo se keni siguruar perkrahjen e Bashkësisë Ndërkombëtare ?

 

- Disa politikan të njohur europiane janë shprehur se ndaj popullit Shqiptar në vitin 1913 është bërë një padrejtësi e madhe historike.  Mjafton të përmnedë  ish Ministrin e jashtëm Britranik Robin Kuk i cili në Prill të vitit 1999 në Dhomën e Komunave në Londër deklaroi se ndaj kombit Shqiptar është bërë një padrejtësi e madhe historike të cilën duhet rregulluar. Duhet theksuar edhe deklaratën e fundit  të ish ambasadorit te OSBE-së në Kosovë Wilijam Wolker, i cili kohë më parë deklaroi në Prishtinë se nuk ka asgjë të keqe nëse Kosova bashkohet me Shqipërinë. Dhe e fundit, sondazhi i Organizatës prestigjioze ndërkombëtare Gallup International, sipas te cilit 81% e Shqiptarëve në Kosovë kërkojnë bashkim me Shqipërinë.

 

POPULLI SHQIPTAR DËSHIRON BASHKIMIN

 

Kush janë aleatët tuaj më besnik nga partitë politike në Kosovë?

 

- Aleati kryesor është populli Shqiptar i cili dëshiron bashkimin me Shqipërinë ndërsa aleatët politik janë pesë partite të cilat janë bashkuar në Lëvizjen VETVENDOSJA. Ky koalicion nuk do të jetë vetëm pjesë e Parlamentit të ri pas 12 Dhjetorit por do të jetë njëra nga forcat kryesore politike të Kosovës, prandaj po deklaroj se pas 12 Dhjetorit do të fillojë procesi I BASHKIMIT TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË.

 

A jeni të vetëdijshëm se një ideje të tillë do ti kundërvihet pushteti serb dhe Beogradi zyrtar?

 

- Pres që disa politikan në Beograd, të paktën idirekt , do të dakordohen me Platformën për Shqipërinë Natyrale. Kryetari i LDP-së Çedomir Jovanoviq në një deklaratë të tij tha se nuk ka asgjë të keqe nga ajo që Shqiptarët kërkojnë Shqipëri Natyrale. Për ne sinjal i qartë ishte edhe deklarata zëvendëskryeministrit serb Daçiq para dy muajsh se së shpejti do kemi tri shtete Shqiptare ne rajon si dhe ajo se dy çështje janë akoma të pazgjidhura në këtë rajon, çështja Serbe dhe ajo Shqiptare. Ishin edhe disa deklarata për çështjen pajtimit historik mes Shqiptarëve dhe Serbëve. Në këtë drejtim kryeqyteti i Shqiptarëve është Tirana e jo Prishtina, prandaj,  pajtimi historik për ne është Shqipëria Natyrale.

 

A besoni se këtë ide mund ta realizoni pa konflikte , sepse shteti të cilin po e përfolni do të shtrihet në territoret e shteteve fqinje në Ballkan?

 

- Në rajonin e Ballkanit të gjitha qeverisjet janë demokratike. Aty ku sundon demokracia nuk ka vend për konflikte klasike, kjo  automatikisht përjashtohet. Ne jemi kundër dhunës dhe konflikteve,  ndërsa tronditje politike gjithsesi do të ketë, prandaj është tavolina e bisedimeve, që këto tronditje politike ti zbusë, ti qetësojë. Para disa vjetësh, Pavarësia e Kosovës ishte një tronditje politike, tani më nuk është e tillë. Para disa vitesh, kërkesa e Republika Serpskës për një referendum dhe ndarje ishte tronditje politike, tani nuk është më. Bile në ceremoninë e përurimit të presidentit Dodik mori pjesë edhe vetë presidenti i Serbisë Tadiq. Pra rruga paqësore qetëson dhe zbut tronditjet politike.  Ja dhe një shembull tjetër, në sondazhin e Gallup International një pjesë e qyetarëve maqedonas  në Maqedoni u shprehën dakord që Shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë.

 

Gordana Janiqijeviq Potpara



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx