Mendime
Selim Hasanaj: Policia kufitare e Kosovës dhe rasti i deputetes shqiptare Albana Vokshi
E premte, 26.11.2010, 10:58 PM
POLICIA KUFITARE E KOSOVËS DHA RASTI I DEPUTETES SHQIPTARE ALBANA VOKSHI
Nga Selim Hasanaj
Sot lexova në botasot.info se si qenkan suspendue kater policet që kanë pas rastin konfliktuoz me deputeten shqiptare Albana Vokshi. Si qytetar dhe si shqiptarë nuk po mund rri pa reague per rastin në fjalë, per debatet dhe komentet që nga rasti e deri tash që u banë nga njerz të shtresave të ndryshme. Nuk kamë veque asnji koment, por kamë vendos tu bajë replikë shumë komenteve që perafersishtë kanë tekst të njejtë deri në atë shkallë sa njeriu të mendojë se i shkruen i njejti njeri. Poashtu do ceku edhe disa tema tjera në këtë kontest.
Në fund tetorin e vitit 2004 Shoqata humanitare bamirse "DEN KONGELIGE NORGES VEL" blen nji autobus dhe meqense njifja disa aktivist aty më ofruen ta vozisë atë autobus , kuptohet me pagesë deri në Kosovë. Autobusi ngarkohet me kompjuter e aparatura tjera dhe dergohej dhuratë per Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë si dhe per qendren bujqësore të Norvegjisë "ADEM GLLAVICA" në Lipjan.
Ishte koha kur kishte ende kontrolla nëper kufijt mes shteteve evroprendimore. Danimarkë-Gjermani-Austri-Hungari etj. Kalova me atë autobus me nji vlerë të ti dhe ngarkeses së ti 2 milion e 600 mijë marka gjermane dhe në asnji kufi permes shteteve në fjalë nuk pata telashe, pasi kisha dokumente dhe gjithçka në rregull. As në vendkalimin Hungari- Serbi QELEBIJA, nuk pata asnji telashe. Nuk pata telashe as në qendren doganore të shtetit serb në aeroportin e Nishit, as në kufi Serbi-Kosovë në Merdare, por pata ndalesë dhe maltretime nga policia që janë ish "pjestarë të "UÇK". Këta hajna kriminel , (pra juve disa analfabet që vloni e lexoni mrapsht sepse jeni mësue me shkronja tjera juve dhe pastaj me sulmoni me shamje) pra policet në atë vendkalim kufitar na nalen dhe plot nji javë unë dhe dy miqet e mi norvegjez që kishin ardhë per ta ndihmue Kosovën dhe kishin dhurue autobusin kemi udhtue Prishtinë-Merdare per ta marr autobusin dhe mallin. As nuk na lejonin të hym sado që neve donim ta bajmë pagesen e doganes, por as nuk na jepnin udhëzime per ta ba doganimin. Krejt kjo sepse ata ishin hajna rrugaq e nuk dinin se si duhet të veprojnë sipas rregullave ligjore. Kamë deshmi per këtë persona edhe nga vetë policia e kufinit të Kosovës, mes tjerve edhe nji epror nga fshati Sfeqel i Podujeves me mbiemnin Gashi i cili ishte i vetmi që diti ma në fund ta zgjidhë problemin.
Policia kufitare e Kosoves edhe në vendkalimin në Kullë ku kalojë per çdo verë kur vi per pushime, per ditë e ma shumë po bahet ma e poshter, ma e pa profesionalizueme dhe ma analfabet. Dhe kuptohet se kur njerzit e tillë kanë veshun uniformen, ata edhe bajnë sherbime të cilat irritojnë kalimtaret dhe qytetaret. Veren që po lam mas perjetova vetë nji poshtersi nga dy polic. Njani si vagabond me duer mas shpine i shrregulluem me uniformen e ti si hajn sillej posht e naltë dhe sado që nuk kishte asnji veturë apo punë tjeter, isha i vetmi që pritja më thrret dhe me afrohet diku tek pasi prita 30 minuta. Merzitej ai fort pse unë kisha ba 3300 km. rrugë dhe mezi rrija ulun në veturë nga lodhja.
Posa kreva punë me ketë injorant, vjen tjetri , nji i ri i cili më ofendon me fjalet ma banale. Kamë shkrue per rastin posa u këtheva nga pushimet dhe nuk po e perserisë. Andaj juve komentuesve në shkrimin në botasot.info që arsytoni policet, e keni gabim sepse duhet ta dini se policia e Kosovës ( le të më falin shumica) ka asi rrugaqesh, të cilet janë punsue falë perkrahjeve partiake kryesishtë të PDK-së e tek tuk edhe AAK-së sa ata nuk kanë fare njerzi, ata janë ma të poshter se policia pijanece e vrastare e Millosheviqit dikur. Unë quditem se si sado që rasti i policve në Vermnicë dhe deputetja Albana Vokshi u perfolë shumë askush e bile as tash kur qenkan suspendue kater polic nuk e elaborojë faktin që sipas mendimit tim edhe asht i vetmi shkak e ky asht PERKATSIA PARTIAKE E ZONJES DEPUTETE ALBANA VOKSHI. Pse nuk po bahemi të sinqert e ta pranojmë se neper hapsinat tona shtetnore shqiptare, nese je njeri i PD-së së Sali Berishes pritesh mirë e me respekt nga LDK. LDD e deri diku edhe nga AAK në Kosovë, por do e psosh keq nese has në ithtaret e PDKsë drenicake të Hashim Thaqit. Me Thaqistat kalojnë mirë psikopati Edi Rama, kopili i Enver Hoxhes Gramoz Ruqi etj etj. Dhe e kunderta. Andaj vet fakti se ata janë suspendue perkohsishtë dhe me pagesë tregon se asht kjo per ta manipulue opinionin.
Ndersa per disa tjerë komentues që sulmojnë Deputeten Albana Hoxha dhe i perkujtojnë asaj se sado deputete edhe ajo duhet ta respektojë ligjin. Juve keni të drejtë per këto, sepse neve që udhtojmë shpesh edhe kemi rastin të shofim shumçka. Dy tri vitet e fundit në vendkalimin kufitar DEBELI BREG në Mal të Zi kamë pas rastin të shof se si GJIPAT e çeverisë së Kosovës me femna të bukura e të reja kalojnë kolonen e makinave që presin në diel pasi kanë kalue me mijra kilometra per të shkue per pak pushim në atdhe. Këta GJIPA dalin në anen e kunder të rruges dhe drejtë e te kabina e doganierit shak malazez. Aty vetem bajnë nji pershendetje dhe ikun. Nese deputetja Albana Vokshi ka ba diçka të ngjajshme pra nese ka tentue ta perdor autoritetin e saj per të kalue para të tjerve, më dhimsen policet që i kanë suspendue dhe urojë të këthehen në punë ata. Mirpo unë sado që nuk e di arsyen e ekscesit megjithate nuk e besojë këtë konstastimin tim të fundit. Perkatsia partiake padyshim ishte arsyeja. Deputetja dhe policet kanë qen të krahve të ndryshem partiak. Sheri pelcet padyshim në këso raste.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji
25.11.2010