E diele, 04.05.2025, 05:33 AM (GMT+1)

Mendime

Hamdi Nuhiju: Islami dhe identiteti nacional shqiptar

E enjte, 25.11.2010, 10:57 PM


Islami dhe identiteti nacional shqiptar

Nga Hamdi Nuhiju

(Reagim ndaj shkrimit “Passepartout, ose si Islami i bën shqiptarët e Maqedonisë të mos kenë dinjitet nacional shqiptar” te autorit Kastriot Myftaraj, shkrim i botuar në Gazetën Sot dhe i publikuar edhe në zemrashqiptare.net)

 

Urrejtja e këtij njeriu ndaj Islamit dhe myslimanëve tashmë është një urrejtje e njohur në mesin e shqiptarëve mysliman. Ajo nuk është një urrejtje e zakontë e një njeriu të çmendur, por një çmenduri e zakontë e një njeriu të paguar. Megjithatë është mirë që ekziston ai dhe njerëz si ai. Njeri që mban ujin gjithmonë të turbullt në skenën publicistike shqiptare dhe që nxitë në luftëra të pabaza ndërmjet vet shqiptarëve. Nuk ka dyshim se luftën e ka humbur ai së bashku me paguesit e tij.

E shoh që orientimi i bosëve të tij është i drejtuar kah shqiptarët mysliman të Maqedonisë, ngaqë në Shqipëri më askush nuk ia vë veshin.

Kur lexoj Kastriot Myftaraj më kthehet kujtesa historike në kohën e kryqëzatave.

Pas që natyra e shkrimeve të tij përputhet tërësisht me natyrën e pabazë të kryqtarëve evropian që nisën luftëra të përgjakshme kundër myslimanëve, këtu po ceki vetëm disa elemente të shkëputura nga këto histori.

“ Një ditë, rrëfen ai,guvernatori frëng i Munajtras, në malësitë libaneze, i shkroi një letër ungjit tim, sulltanit, emirit të Shejzerit, ku i kërkonte të dërgonte një mjek për të kuruar disa raste urgjente. Ungji përzgjodhi një nga doktorët tanë të krishterë, një burrë të quajtur Thabit. Nuk kaluan as disa ditë kur ai u kthye në shtëpi. Ne të gjithë ishim shumë kureshtarë të mësonim se si ia kish dalë të kuronte kaq shpejt pacientët, dhe kështu e mbuluam me pyetje. Thabiti tha:” Para meje sollën një kavalier me një gungë në këmbë dhe një grua që vuante nga dobësia. Kavalierit ia mbështolla këmbën me allçi dhe gunga iu hap e iu përmirësua. Gruas i këshillova një dietë që ajo të fillonte e ta merrte veten.”- Por, mandej ia bëhu një doktor frëng dhe kundërshtoi:” Ky burrë nuk di t`i kurojë ata.”- Dhe duke iu drejtuar kavalierit, e pyeti:” Çfarë parapëlqen, të jetosh me një këmbë të vetme apo të vdesësh me të dyja?”- Kur pacienti u përgjigj se parapëlqente të jetonte me një këmbë të vetme, mjeku urdhëroi -:” Më sillni një kavalier të fuqishëm me një sëpatë të mprehtë lufte.” Kavalieri me sëpatë mbërriti menjëherë. Doktori frëng vendosi këmbën e të sëmurit në një bllok prerjeje, duke i thënë të sapombërriturit:-“ Jepi një goditje të mprehtë që ta presësh pastër.”- Mu para syve të mi, ai i dha një goditje të parë, por mandej, meqenëse këmba ishte ende e ngjitur, e goditi për së dyti. Palca e këmbës shpërtheu në ajër dhe i plagosuri vdiq në vend. Sa i takon gruas, doktori frëng e ekzaminoi dhe tha:-“ Ajo ka një djall në kokë që ka rënë në dashuri me të. Pritjani flokët.”- Ata ia prenë flokët. Mandej gruaja filloi të hante sërish ushqimin e tyre me hurdha dhe mustardë, gjë e cila ia përkeqësoi gjendjen. Doktori i tyre konfirmoi :-“ Në kokën e saj duhet të ketë hyrë vet djalli.”- Pastaj, me një brisk në dorë, ai hoqi një prerje në formë kryqi, nxori sheshit kockën e kafkës dhe e fërkoi me kripë. Gruaja vdiq në vend. Mandej unë i pyeta:-“ Keni më nevojë për mua?”- Ata thanë jo dhe unë u ktheva në shtëpi, duke mësuar shumë ngaqë nuk e dija nga mjekësia e frëngut.” ( Kryqëzatat në syrin e arabëve, Amin Maaluf, Shkup, 2010, f.207-208).

Këto janë disa sekuenca të shkurtra interesante nga koha e kryqëzatave. Kastrioti do të thonte, prapë myslimanët kanë qenë të dobët ngaqë kanë dërguar një mjek krishterë në mesin e kryqtarëve. Parimisht ai do të duket se ka të drejtë. Por, duke pasur parasysh rrethanat historike dhe pabesitë e kryqtarëve, myslimanët dërguan më mirë një mjek krishterë që ka mësuar të myslimanët dhe që ishte njeri besnik ndaj shtetit islam, sesa një mysliman e të përballej me pabesitë dhe çmenduritë e kryqtarëve.

Mirë, kjo sekuencë historike çka ka të bëj me temën në fjalë? Lexuesi i përgjithshëm do të thonte se asgjë, ndërsa ai që lexon edhe ndërmjet shkronjave do ta kuptoj thelbin e kësaj sekuence historike.

Iu kthehemi tash fjalëve të Kastriotit. Ai tha:” Emisioni "Passepartout" i datës 19 tetor 2010 në Tv Alb, një emetues shqiptar në Shkup, është një nga ato ngjarje që vërtetojnë se feja islame i ka bërë shqiptarët e Maqedonisë që t' u mungojë dinjiteti nacional shqiptar. Se është një gjë të thuash jam shqiptar, dhe një gjë tjetër të kesh dinjitet nacional shqiptar.”

Ekzistojnë me miliona fakte historike se shqiptarët e Maqedonisë feja islame i ka ruajtur nga asimilimi sllav. Ekzistojnë shumë ortodoks që janë me rrënjë shqiptarë, ndërsa flasin shumë bukur gjuhën maqedonase dhe nuk dinë asnjë fjalë të gjuhës shqipe. Ato janë shqiptarë, por ngaqë ishin ortodoks humbën identitetin e tyre nacional shqiptarë dhe tash nuk kanë asnjë ndjenjë nacionale. Janë të martuar me femra sllave dhe normal që janë sllavizuar. Kemi edhe rastin e kundërt, kur shqiptarët mysliman të Maqedonisë janë të martuar me femra ortodokse sllavo-maqedonase dhe ata ende gjenden në identitetin e tyre nacional, bile edhe këto maqedonase sot flasin shumë bukur shqip dhe kanë pranuar të gjitha traditat dhe doket e shqiptarëve.

Këto dy krahasime të thjeshta e këndellin kokën e Kastriotit nëse është në gjendje ai të këndellet. Por, e kuptoj unë atë, ngaqë asnjëherë nuk ka qenë i martuar dhe nuk është, prandaj edhe nuk mund të kuptoj këto raporte midis shqiptarëve mysliman me ortodokset sllavo-maqedonase.

Sa i përket identitetit nacional të shqiptarëve të Maqedonisë, me plot bindje them se ai identitet ekziston dhe është më i theksuar në Maqedoni sesa në Shqipëri e Kosovë. Mund të kthehemi te zgjedhjet e fundit për kryetar shteti në Republikën e Maqedonisë. Në një kohë kur kryetari aktual i Maqedonisë Gjorgje Ivanov u bë kryetar shteti pa legjitimitetin e shqiptarëve të këtushëm, Tirana zyrtare dhe Prishtina zyrtare ishin të parat që njohën për legjitim këtë kryetar shteti. Tash nuk di mbi çfarë barometra nacional kanë vepruar këto dy qendra shqiptare, por se po bëjnë dëm në mesin e shqiptarëve të Maqedonisë, kjo gjë po shihet sheshit.

Nuk di çfarë dinjiteti nacional kanë Tirana dhe Prishtina zyrtare kur shkelin mbi dinjitetin nacional të shqiptarëve të Maqedonisë dhe e njohin për legjitim kryetarin Gjorgje Ivanov.

Ai përsëri vazhdon në tekstin e tij të kamufloj idetë e tij përçarëse:” Përgjigjia e Gollçovskës tregon se edhe ata sllavo-maqedonë të cilët shtiren si më të afruar ndaj shqiptarëve, në fakt i shohin shqiptarët e Maqedonisë thjesht si islamikë. Gollçovska u tha shqiptarëve të pranishëm në emision, si dhe të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë: Për ne sllavo-maqedonët ju jeni arabë! Prandaj e kemi ngritur në Shkup kryqin më të lartë në botë, që t' i themi Perëndimit të krishterë se këtu është një nga fushëbetejat e Perëndimit me Islamin.”

Kastrioti ka problem serioz me të kuptuarit e termit mysliman dhe arab. Nuk ia zë për të madhe, ngaqë bazohet tek kryqtarët të cilët shëronin të sëmurët e tyre në mënyrën më të ‘përkryer’.

Shqiptarët e Maqedonisë si për shqiptarët, si për maqedonasit janë shqiptarë. Dhe jo pse do Kastrioti të jemi kështu, por ngaqë periudha pesë shekullore osmane ruajti me dinjitet nacionalitetin shqiptar në këto troje. Nëse Kastrioti nuk e kupton termin  arab dhe mysliman, faji gjendet tek ai. Por të thuash për shqiptarët e Maqedonisë se janë arab vetëm pse praktikojnë Islamin, kjo është një logjikë e vdekur e periudhës së Enver Hoxhës. Këtë logjikë me ëndje po mundohet ta ngjall Kastrioti ynë.

Në pasusin tjetër ai vazhdon:” Gollçovska fliste me një buzëqeshje të këndshme, por nesër tipa të tillë bëhen si Biljana Plavsiç lidere të fushatave të genocidit, amazona që bekojnë flamujt e ushtrisë që bën spastrim etnik. Nesër Gollçovska e këndshme do të kqyrë me të njëjtën buzëqeshje se si masakrohen të tre të rinjtë shqiptarë me të cilët gjendej në emision.”

Kastrioti me çdo kusht do që të nxisë urrejtje nacionale midis shqiptarëve dhe etniteteve tjera në Ballkan. Dhe tash e kuptuam orientimin e tij të saktë. E shoh edhe nëpër shkrimet e tij në raportet midis shqiptarëve dhe grekëve, ai mundohet që të nxitë urrejtje midis dy palëve deri në nivelin e luftës. Dhe si fajtor kryesor për urrejtjen e popujve tjerë ndash nesh e sheh Islamin. Dhe kur kemi parasysh se Islami në periudha të rëndësishme historike e mbrojti nacionalitetin shqiptarë nga asimilimi, Kastriot Myftaraj indirekt dhe direkt si pengesë e sheh ekzistencën e kombit shqiptarë në Ballkan. Ai do të na shoh me çdo kusht të përçarë dhe në luftë me të gjithë popujt tjerë. Një njeri që urren kaq shumë identitetin e vet nacional edhe atë duke u thirrur në këtë identitet nuk mund të jetë ndryshe përveçse njeri i shitur.

Thirrja e tij maskuese është Perëndimi. Me siguri se tradhtia e tij ka lindur nga Perëndimi.

Kur lexojmë termin Perëndimi, e kemi parasysh periudhën e kryqëzatave prej të cilës periudhë Kastrioti ka frymëzimin kryesor. Na kujtohen vrasjet, masakrat dhe përbuzja e perëndimorëve ndaj gjithçkaje që njihet si vlerë. Ata edhe ndërmjet veti ishin njerëz të krisur dhe të çmendur. Ndërsa maska e Kastriotit është e lyer mu në këto të ashtuquajtura  vlera.



(Vota: 15 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx