E diele, 04.05.2025, 03:14 AM (GMT+1)

Mendime

Gjon Neçaj: Marku që u pagëzua në Zhivko Petroviç

E diele, 28.11.2010, 08:59 PM


MARKU QË U  PAGËZUA  NË ZHIVKO PETROVIÇ

Nga Gjon Neçaj

Historia e djaloshit nga fshati Curraj Epër, i krahinës Nikaj Mertur të Tropojës,tashmë pa asnjë banor,është aq e trishtë sa interesante.Në vitin 1995 ikën ilegalisht në ish-Jugosllavi dhe punësohet përkohësisht,por mëditjen e punës ia japin me kusht që të ndryshojë identitetin: emrin dhe mbiemrin duke u pagëzuar Zhivko Petroviç.E që atëherë e në vazhdim,ndonëse nuk qëndroi gjatë,u identifikua me  këtë emër.Në të gjitha gjeneralitetet dhe dokumentet e tij pas ndryshimit në gjendjen civile,njihet si Zhivko Petroviç.

Ka ikur që prej tetë vitesh nga fshati i tij i lindjes dhe jeton në Shkodër me gruan dhe pesë fëmijë.Bukën e gojës e siguron duke punuar hamall nepër Mal të Zi.Ai flet me respekt për ta dhe ka krijuar besueshmëri të patundshme ndaj malazezëve.

 Ndonëse është 53 vjeçar,ruan akoma elegancën e viteve të rinisë.Zhivko shprehet se së shpejti do realizojë edhe nënshtetësine jugosllave…

 

Në intervistën flesh ai nuk e fsheh simpatinë për serbët dhe malazezët,por jo për shqiptarët që jetojnë atje.

 

Për këtë personazhi disi të veçantë,idhtar të Partisë Demokratike që në fillimet e pluralizmit,anëtar të Shtabit të Mbrojtjes të ngjarjeve të vitit 1997,i mbetet lexuesit të nderuar ta vlerësojë dhe të japin opinionin e tij për Markun,alias Zhivko Petroviç…

 

 

Tungjatjeta Zhivko Petroviç !

Zhivko-Pershëndetje e  mirëmbrëma .Si je ,si e kalon .

Duke qënë  se jeni vërtetë njeri  i vecantë dhe miku im i hershëm,nëse jeni dakord mund t'ju marr një intervistë të shkurtër për jetën tuaj këto 10-15 vitet e fundi.A je dakord,Zhivko?

Zhivko –Dakord.

Si je me shëndet dhe me punë.Familjen si e ke.Dëshiroj të jeni mirë familjarisht në çdo hap të jetë jetës.

 

Zhivko-Faleminderit.

 

Zhivko,ku ndodheni këto ditë ,në Shkodër apo në Mal të Zi?

Zhivko-Tani per momentin jam në Shkoder pranë fëmijëve.

 

Në Mal të Zi ,ku  qëndroni pjesën më të madhe të kohës,punoni apo ç”bëni?

 

Zhivko-Punoj anë e mbanë nepër  Mal të Zi,ku ka punë.

 

A din serbisht?

Zhivko-Po,serbishten e  flas mirë.

 

Zhivko,sa femijë ke dhe kur ke ikur nga Curraj Eper?

Zhivko-Kame 4 djem dhe nje vajze.Nga Curraj Epër jam larguar para tetë vjetësh.

A e keni pasaporten e vjetër për jashtë shteti  me emrin Zhivko Petrovic,apo ke nxjerre te re?

 Zhivko-Pasaportën biometrike nuk e kam nxjerrë akoma.Pasaportën e vjetër e kam me emrinb Zhivko Petrovic.

 

Ne gjendjen civile fëmijet dhe gruaja cfarë mbiemri kanë dhe cfarë emrash u ke vënë?

 

Zhivko-Femijet kane emra jugosllav tre prej tyre dhe dy shqiptarë.

 

Na i thuaj emrat e tyre,Zhivko.

Zhivko- Shtetësine e kam shqiptare hë për hë, por me kalimin e viteve do e këthej serbe.

 

Po emrin si e ke vene serb?

 

Zhivko-Kam ndjekur procedurat e duhura ligjore ku jane disa .

A kane kundërshtuar ata të gjendjes civile për ndërrimin e emrit?

 

Zhivko-Kërkesa është paraqitur në dikaster tjetër,pastaj vendimi është dërguar në gjendjen civile ku ata vetëm kanë kryer  veprimet e duhura .Që prej vitit 1995,pra tash 15 vjet kam këtë emër.

 

Si e ke ne gjendjen civile emrin dhe mbiemrin,po femijet si i kane emrat?

 

Zhivko-Emrin ne gjëndjen civile  e kam Zhivko Petroviç dhe në të gjitha dokumentet që disponoj .Të afërmit,farefisi dhe kushdo që më njeh,më thërret me emrin Zhivko.

Fëmijet e mi dy kanë emra shqiptarë :  njëri  quhet Kolë dhe tjetri  Zef,e tre të tjerët kanë emra serb :një djalë Vojsllav, tjetri Mirosllav dhe vajza  quhet Jovanka.

Të uroj çdo të mirë ty dhe familjen tënde .Më fal se ndoshta u zgjata,por kisha shumë dëshirë të di rreth jetës tënde këto  10-15 vitet e fundit,se keni një jetë  interesante nga të tjerët,por të lumtur me gruan dhe femijët si engjuj,si Kola dhe Zefi,por edhe Vojsllavi,Mirosllavi dhe Jovanka…

Zhivko- Faleminderit !

 

Si  Marku ka me qindra e qindra shqiptarë që kanë ndërruar gjeneralitetet ,madje disa edhe identitetin,vetem e vetem per te punuar pune te rendomta e per te fituar buken e gojes jashte Shqipërisë,sic eshte rast i personazhit tone,Markut ,i identifikuar  me emrin serb Zhivko Petrovic.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx