| E diele, 28.11.2010, 08:59 PM |
MARKU QË U PAGËZUA NË ZHIVKO PETROVIÇ
Nga Gjon Neçaj
Historia e djaloshit nga fshati Curraj Epër, i krahinës Nikaj Mertur të Tropojës,tashmë pa asnjë banor,është aq e trishtë sa interesante.Në vitin 1995 ikën ilegalisht në ish-Jugosllavi dhe punësohet përkohësisht,por mëditjen e punës ia japin me kusht që të ndryshojë identitetin: emrin dhe mbiemrin duke u pagëzuar Zhivko Petroviç.E që atëherë e në vazhdim,ndonëse nuk qëndroi gjatë,u identifikua me këtë emër.Në të gjitha gjeneralitetet dhe dokumentet e tij pas ndryshimit në gjendjen civile,njihet si Zhivko Petroviç.
Ka ikur që prej tetë vitesh nga fshati i tij i lindjes dhe jeton në Shkodër me gruan dhe pesë fëmijë.Bukën e gojës e siguron duke punuar hamall nepër Mal të Zi.Ai flet me respekt për ta dhe ka krijuar besueshmëri të patundshme ndaj malazezëve.
Ndonëse është 53 vjeçar,ruan akoma elegancën e viteve të rinisë.Zhivko shprehet se së shpejti do realizojë edhe nënshtetësine jugosllave…
Në intervistën flesh ai nuk e fsheh simpatinë për serbët dhe malazezët,por jo për shqiptarët që jetojnë atje.
Për këtë personazhi disi të veçantë,idhtar të Partisë Demokratike që në fillimet e pluralizmit,anëtar të Shtabit të Mbrojtjes të ngjarjeve të vitit 1997,i mbetet lexuesit të nderuar ta vlerësojë dhe të japin opinionin e tij për Markun,alias Zhivko Petroviç…
Tungjatjeta Zhivko Petroviç !
Zhivko-Pershëndetje e mirëmbrëma .Si je ,si e kalon .
Duke qënë se jeni vërtetë njeri i vecantë dhe miku im i hershëm,nëse jeni dakord mund t'ju marr një intervistë të shkurtër për jetën tuaj këto 10-15 vitet e fundi.A je dakord,Zhivko?
Zhivko –Dakord.
Si je me shëndet dhe me punë.Familjen si e ke.Dëshiroj të jeni mirë familjarisht në çdo hap të jetë jetës.
Zhivko,ku ndodheni këto ditë ,në Shkodër apo në Mal të Zi?
Zhivko-Tani per momentin jam në Shkoder pranë fëmijëve.
Në Mal të Zi ,ku qëndroni pjesën më të madhe të kohës,punoni apo ç”bëni?
Zhivko-Punoj anë e mbanë nepër Mal të Zi,ku ka punë.
A din serbisht?
Zhivko-Po,serbishten e flas mirë.
Zhivko,sa femijë ke dhe kur ke ikur nga Curraj Eper?
Zhivko-Kame 4 djem dhe nje vajze.Nga Curraj Epër jam larguar para tetë vjetësh.
A e keni pasaporten e vjetër për jashtë shteti me emrin Zhivko Petrovic,apo ke nxjerre te re?
Ne gjendjen civile fëmijet dhe gruaja cfarë mbiemri kanë dhe cfarë emrash u ke vënë?
Zhivko-Femijet kane emra jugosllav tre prej tyre dhe dy shqiptarë.
Na i thuaj emrat e tyre,Zhivko.
Zhivko- Shtetësine e kam shqiptare hë për hë, por me kalimin e viteve do e këthej serbe.
Po emrin si e ke vene serb?
Zhivko-Kam ndjekur procedurat e duhura ligjore ku jane disa .
A kane kundërshtuar ata të gjendjes civile për ndërrimin e emrit?
Zhivko-Kërkesa është paraqitur në dikaster tjetër,pastaj vendimi është dërguar në gjendjen civile ku ata vetëm kanë kryer veprimet e duhura .Që prej vitit 1995,pra tash 15 vjet kam këtë emër.
Si e ke ne gjendjen civile emrin dhe mbiemrin,po femijet si i kane emrat?
Zhivko-Emrin ne gjëndjen civile e kam Zhivko Petroviç dhe në të gjitha dokumentet që disponoj .Të afërmit,farefisi dhe kushdo që më njeh,më thërret me emrin Zhivko.
Fëmijet e mi dy kanë emra shqiptarë : njëri quhet Kolë dhe tjetri Zef,e tre të tjerët kanë emra serb :një djalë Vojsllav, tjetri Mirosllav dhe vajza quhet Jovanka.
Të uroj çdo të mirë ty dhe familjen tënde .Më fal se ndoshta u zgjata,por kisha shumë dëshirë të di rreth jetës tënde këto 10-15 vitet e fundit,se keni një jetë interesante nga të tjerët,por të lumtur me gruan dhe femijët si engjuj,si Kola dhe Zefi,por edhe Vojsllavi,Mirosllavi dhe Jovanka…
Zhivko- Faleminderit !
Si Marku ka me qindra e qindra shqiptarë që kanë ndërruar gjeneralitetet ,madje disa edhe identitetin,vetem e vetem per te punuar pune te rendomta e per te fituar buken e gojes jashte Shqipërisë,sic eshte rast i personazhit tone,Markut ,i identifikuar me emrin serb Zhivko Petrovic.