E shtune, 03.05.2025, 11:39 PM (GMT+1)

Mendime

Bashkimi Shqiptar: Bashkimi Kombëtar Shqiptar është detyrim që i është ngarkuar popullit Shqiptar nga historia!

E hene, 29.11.2010, 10:59 PM


Bashkimi Kombëtar Shqiptar është detyrim që i është ngarkuar popullit Shqiptar nga historia!

 

Motra, Vëllëzer,

 

Në këtë ditë kujtojmë ditën e Flamurit, ditën kur ai u ngrit për herë të parë nga Skendërbeu, ditën kur ai u ringjallë në kthesën e madhe historike që realizoj populli Shqiptar me shpalljën e Pavarësisë nga Ismajl Qemajli dhe Isa Boletini në Vlorë por edhe ditën kur lindi ai që i kthej ngjyrën e kuqe Flamurit tonë me flijimin e tij bashkë me gjithë familjën komandanti Legjendar Adem Jashari.

 

Flamuri ynë kombëtar  përbëhët nga një Shqiponje të zezë me dykrena në fund të kuqe. Është ajo Shqipe që na jep emrin Shipëtar dhe nderin që vjen nga ai.

Të parët tanë zgjodhën Shqipën për simbol sepse ajo është një Shpend që nuk duron ti kufizoj kush lirinë dhe synon të arrin gjithmonë maje edhe më të larta.

 

 

Ajo nuk njeh kufijtë e ngritur e të përkohshëm në Trojët e njerëzve të lirë. Shqiponja jonë për më shumë nuk njeh kohë nuk njeh hapësirë... Por qendron e ngrirë nga gjaku dhe lotët e derdhur nga gjeneratash Shqipëtarësh që jetuan e luftuan, jetojnë dhe luftojnë, do të jetojnë dhe do të luftojnë në Trojët e Ilirisë çdo tentativë për t’ju impunuar robërinë.

 

Nëse populli Shqiptar mbetët edhe sot i coptuar dhe vuan nën thundrën dhe rrobërinë që i impunojn shumë Shtete barbare të cilët ja poshtrojn historinë dhe nderin duke u munduar ti ndërrojnë motër e vëlla: ai prapë qendron i bashkuar në Flamurin e historisë që s?mund ta zëvendësoj asnjë Flamur barbarë!

 

Shqipja ka dy krena, njëri i drejtuar drejt së kaluarës tjetri vëzhgon të ardhmën duke ndërlidh gjeneratat e kaluara me të sotmët, gjeneratat e sotme me të ardhmët.

Shumë Shtete të ndryshme kanë tentuar ta ndërrojnë e ta rrëzojnë para tyre, e shumë të tjerë do të tentojnë edhe në të ardhmën -herë me forcë e herë me dinakëri- por Shqiponja jonë prapë ringjallët si Fenixi nga gjaku i dëshmorëve që nuk shterrët kurrë.

 

Populli Shqiptar duhët të bashkohët për të realizuar barrën që i ka ngarkuar historia

 

Popull i vogël në numër ishte ky i yni kur me Lekën e madhë pushtoj Azinë, popull i vogël ishte kur Elitat e tij ishin në krye të perandorive Romake, Bizantine apo Osmane por atij siç e tregoj historia nuk i munguan asnjëher njerëzit e mëdhenj. Por njerëzit që themeluan kombin politik Shqiptar nuk ishin njerëz që zgjodhën ti shërbejn perandorive e okupatorve të huaj, ata ishin njerëz që si Skendërbeu, Ismajl Qemali, Vëllëzërit Frashëri e shumë të tjerë u tërhoqën nga ambiciët dhe privilegjët individuale që kishin nga pozitat e tyre në Perandoritë dhe iu bashkangjitën Vegjëlisë! Ata ishin njerëz që sikur Mic Sokoli, Jakup Ferri, Cerçiz Topulli, Tahir Meha, Fehmi Lladrovci e shumë shokë të tjerë sakrifikuan edhe pasurin e fundit që mund të ketë një njeri –jetën!- vetëm e vetëm që të mos të mbrojnë pasurinë Kombëtare më të rëndësishme,  nderin dhe lirinë!

 

Komandanti Adem Jashari jo vetëm se zgjodhi vdekjën duke e preferuar ndaj rrobërisë -si të gjithë ata që arritën nivelin më të lart të njerëzimit dhe morrën titullin dëshmor- por ai u flijua edhe me gjithë familjën për këtë liri që gëzojmë sot. Por dëshmorët tanë nuk u  flijuan që “çështja Shqiptare” të mbyllët me krijimin e gjashtë Shtetëve mbi Trojët dhe kurrizin e Shqiptarëve! Ata bën betimin për çlirimin e të gjitha trojëve Shqiptare dhe ishin të bindur që kishte ardhur koha që populli Shqiptar të realizoj barrën që i kishte ngarkuar atij historia: se ai duhej të jetoj i lirë, në një Shqipëri të bashkuar dhe të emancipuar.

 

Në këtë mbrëmje festojmë gjithashtu “Pavarësinë e Kosovës”, jo në mënyrë naive duke u kënaqur me aq sa është arritur... Por si një hapë më shumë në emancipimin e Shqiptarëve të Kosovës. Një hapë më shumë në tunelin e errët e jo fundi i tunellit! Padyshim se fundi i tunelit do jetë bashkimi i kombit Shqiptar.

 

Në kohën kur Shqiptarëve të Kosovës sikur edhe vëllëzërve tanë që jetojnë andej kufijve  ilegjitimë dhe ilegal, fuqitë barbare fqinje dhe të huaja mundohën ti mbajnë me gjitha mjetët e forcës dhe dinakërisë në rrobëri dhe nën zhgellën rajonale e të huaj kuptojmë dhe marrim masën e udhës që na mbetët para se të arrihët Amaneti i të parëve.

 

Në këtë ditë kujtojmë se gjenerata Shqiptarësh kanë luftuar në gjitha Trojët tona me gjitha mjetët që një ditë të arrijmë tek Bashkimi Kombëtar. Beteja e popullit Shqiptar për bashkimin kombëtar nuk ka qen e leht e nuk është as sot! Nëse aspirata për Bashkimin Kombëtar Shqiptar nuk është e re, ajo nuk është kursesi një Utopi!

 

Kujtojmë se në vitët tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta me dhjetra mijëra të rrinjë ishin në burgje dhe se ata u torturoheshin barbarisht në burgjët Jugosllave. Edhe në atë kohë argumentët e atyre që ishin kundër prishjës së rendit dhe paqës ishin po të njejtat që janë sot. Edhe sot ka të rrinjë që për idealin e të parëve punojnë, edhe sot ka nga ata që iu mveshin njëmijenjëqind epitete, sikur ka edhe nga ata që i keqtrajtojn në demonstrata e në burgje i torturojnë! Por Flamurin e Shqipës dhe Amanetin e të parëve ata nuk do t’arrijnë ta mposhtin! Aspiratat që festojmë sot prapë do të jetojn sikur i bëjm të jetojn edhe sonte me prezencën tonë, festimin dhe nderimin e kësaj dite të shenjtë!

 

Sot më shumë se kurrë, fuqitë e huaja dashakeqe sikur ato që mendojnë se prapë mund të flijojnë lirinë e Kombit tonë në pazarlleqe ndërkombëtare për interesat e tyre, sikur ata që  prentendojnë se zgjidhja e çështjës Shqiptare realizohët fal paqës ndërmjet gjashtë Shtetëve të krijuara barbarisht mbi trojet e kurrizin e Shqiptarëve...

Të gjithë këta ta dijnë se Shqiptarët nuk kanë vdekur dhe për Flamurin e tyre dhe njësimin e Trojëve të tyre ka kush të luftoj, dhe do të luftojmë! Ne treguam se dim të luftojmë dhe jemi ende gati, në këmb si një Trup për mbrojtjën e simbolëve, identitetit dhe territorëve tona Kombëtare Shqiptare.

 

Në këtë mbrëmje kujtojmë sa her pyeti Nëna djalin „ A thua djali im, a do t’mund ta shohim për së gjalli Shqipërinë një?“ Atë sigurisht do ta prekim ne e të jetësojmë ëndrat e gjeneratave të tëra që u shuan me këtë ëndër në mendje e në shpirt. Por nga ne dhe puna jonë n'varrët se a do të zgjasin vuajtjët e Kombit edhe 40 vite tjera apo do ta bëjm Shqipërinë?

 

Prandaj jemi të bindur dhe punojmë që aspiratat legjitime të Kombit të jetojnë e të jetësohën dhe se do vjen një ditë kur populli Shqiptar të sundoj në Shqipërinë e lirë dhe të Bashkuar.

 

Lavdi dëshmorëve të kombit

Jetë të gjatë Flamurit dhe Kombit Shqiptar !

 

Shoqëria “Bashkimi Shqiptar”- Shoqëria “28 nëntori”

 

 

(Përgatiti Arban Bislimi)



(Vota: 20 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx