Mendime
Agron Shabani: Zgjedhjet e parakohshme nacionale dhe politike në Republikën e Kosovës
E premte, 03.12.2010, 10:58 PM
Zgjedhjet e parakohshme nacionale dhe politike në Republikën e Kosovës dhe parametrat e njohura të krizës
-Zgjedhjet për shtetin apo "karremi" i njohur i "zgjedhjeve " të njohura ( ciklike dhe enciklike) për partitë-shtet dhe shtetin parti...?!...
Nga Agron Shabani
Është thënë dhe shkruar aq shpesh se me rastin e luftës së njohur clirimtare dhe heroike të UCK-së si dhe të pëpjekjeve të tjera liridashëse dhe patriotike të lidershipit dhe popullit tonë shqiptar në Kosovë e kudo:Me tepër dhe me bukur se kurrë i celën dhe hapën sytë liria, shteti, sovraniteti dhe pavarësia e shumëpritur e Kosovës sonë Martire dhe Heroike! Duke i përfshirë dhe nënkuptuar këtu( me një respekt të vecantë) edhe heronjët, aktereët dhe protagonistët me të rëndësishëm dhe kryesor të të lirisë(clirimt), shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të popullit dhe atdheut tonë që dorën në zemër kanë ngritur si të thuash ´permendore´ose një lapidar të përhershëm në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme historike dhe patriotike të cdo shqiptari.Dhe..shih ti! Ndërkohë që lufta dhe Revolucioni i lartëpërmendur clirimtar dhe patriotik në vendin tonë në këtë Dritë i nxorrën mbi sipërfaqe hernojtë, akterët dhe protagonistët e tyre të vërtetë.Respektivisht, ´tigrat´dhe luajtë e njohur të luftës së lartëpërmendur clirimtare dhe patriotike të UCK-së dhe popullit tonë.Paslufta dhe zhvillimet e përgjithshme shtetërore, nacionale dhe politike në Kosovën e pasluftës:në këtë kuader sikur i nxorën dhe prodhuan "lepujt" ose "manarët(qengjat)" e ndryshëm të pasluftës.Të cilët me kalimin e kohës do të bëhën si të thuash edhe "arkitektët" ose instruktorët kryesor të " popullit artificial" dhe "johistorik" në Kosovën e pasluftës që Marti Ahtisari dhe akterët ose "lojtarët" tjerë të politikës dhe diplomacisë ndërkombëtare dikur me vonë do e pagëzojnë si "popull kosovar" ose "populll të lindur" dhe të "dalur nga lufta"!(...)Duke t´i rikujtuar në këtë vorbull "projektët" dhe "planimetritë" e dikurshme imperiale, koloniale ose gjysëmkolonialiste. Në ketë menyrë shqiptarët e atjeshëm autokton dhe etnik që nga Antika e hershme dhe gjër me sot me "vullneti" ose "vetëdeshirën" e tyre "politike" dhe "historike": Nga shqiptar u bën dhe u konvertuan në " popull kosovar" së bashku me serbët dhe pakicat tjera që në total nuk përbëjnë madje as 5 % të popullsisë së gjithëmbarshme në vendin tonë.Në këtë " frymë" të sipërpërmendur artificiale dhe johistorike u ndërrua(ndryshua) flamuri ynë kombëtr së bashku me të gjitha simbolët tjera nacionale dhe historike të popullit(kombit) të lashtë iliro-shqiptar në Gadishullin Ilrik.Ndërkohë që "qyteti i ndarë" i Minatorëve(Mitrovicës) së bashku me "eldoradot", "apendiksët" dhe "enklavat" e ndryshme serbe gjithandej teritorit të Republikës së Kosovës në njerën anë.Gjegjësisht, pushtetin e gjirthëpushtetshëm dhe të pakufijshëm të UNMIK-ut dhe institucionëve të tjera ndërkombëtare në vendin tonë si dhe burgosjet ose arrestimet arbitrare dhe totalitariste të luftëtarë të lirisë dhe komandantëve më në zë të UCK-së nga ana e gjykatave të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në anën tjetërt! Lirinë, shtetin, pavarësinë dhe sovranitetin e shumëpritur dhe të shumëkushtueshëm të Republikës së Kosovës me kalimin e kohës sikur do i bëjnë copë e grimë.Për t´i bërë kështu shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme kosovare si një shtet ose shoqëri të fluidshme, hektike dhe tepër poroze, heterogjene dhe inkompatibile të ndodhur dikund mbase në mes një "shtetësie " dhe "pavarësie të importuar" dhe "sovraniteti të eksportuar" ose anasjelltas.Aty janë edhe shkalla e lartë e papunësisë së bashku me problemët e njohura ekzistenciale dhe jetike të familjeve të deshmorëve, invalidëve të ndryshëm të luftës dhe të punës dhe të tjera që kërkojnë zgjidhje të ngutshme dhe emergjente në këtë sfond.Në këtë "spektër" nga ana e strukturave ose "superstrukturave" të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare sikur u keqkuptuan, prejudikuan, determinuan, supstituuan, paragjykuan, stigmatizuan dhe paradigmatizuan raportët, marëdhënjet dhe dallimet e njohura(esenciale dhe supstanciale) në mes revolucionëve të njohura ushtarake dhe politike dhe revolucionëve të ndryshme industriale dhe teknologjike.Të cilat në disa raste madje iu ngjajnë madje edhe atyre raportëve ose marëdhënjëve të njohura në mes "Dashurisë dhe Urrejtjës"(...) . Në këtë kontekst pra: nga ana e "instruktorëve" ose "arkitektëve" të mesipërm të "popullit kosovar" :historia u imponua si gjeografi dhe kjo e fundit(gjeografia) si histori ose anasjelltas. Ku në të shumtën e rastëve u pucën dhe u bënë bashkë në forma të ndryshme alkimisto-hedoniste( si kripa me sheqerin) ligjet dhe parashikimet e ndryshme të fizikës, gjeofizikës, astronomisë së përgjithshme dhe termodinamikës me ligjet, rregullat, parimet dhe principët e njohura shtetërore, nacionale, politike dhe historike.Reflekto këtu për disa caste në forma të ndryshme introspektive , simbolike dhe paradigmatike në veprat e njohura me titull "Aghainst Normal Science" të Gjon Uatkins , "Normal Science and ist Dangers u Criticism and the G..." të Karl Popperit si dhe në "Epistemologjinë Revolucionare" të Thomas Kuhnit dhe "Europe and the People Uithout History"- "Europa dhe Populli pa Histori" të Erih Volfit nga Instituti i njohur "Cambridge University Press" në Mbretërine e Bashkuar dhe kështu me radhë(...) .Ndaj, mu për këtë shkak: në "sfondin" e përgjithshëm të një "mozaiku" të larmishëm dhe multidisiplinar të ideve, konceptëve, aspektëve dhe teorive të ndryshme normative, refleksive, pozitiviste, rekonstruktive, diakronike, elitare, egalitare, proteksioniste, paternaliste, kognitive, introspektive, refleksive, praktike, teorike, tradicianale, republikane, liberale, neoliberaliste dhe të tjera mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshne njërëzore ose qytetare.Në vazhdim ia vlen të cekët fakti se ga ana e strukturave dhe "par-exelencave" të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare në Kosovën e pasluftës u ngritën dhe projektuan edhe antivlerat, medikritetët, qaziidetë dhe pseudoteoritë e ndryshme shtetërore, nacionale dhe politike mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Nga të cilat dikur me vonë do të lindin dhe gjenerojnë edhe kontrastët, paradoksët, anomalitë, patologjitë, destruksionet dhe dekonstruksionet e ndryshme në jetën e përgjithshme institucionale dhe konstitucionale të vendit tonë.Ku në mungesë kuadrosh ose strukturash dhe superstrukturash të mirëfillëta -shkencore, intelektuale , profesionale ose ekselente: Në pothuajse të të gjitha nivelët dhe instancat e mundshme të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme kosovare do të futën dhe instalohën pseudointelektualët, quazipatriotët dhe antiprofesionalistët e ndryshëm subkulturor, kontrainstitucional dhe antikonstitucionalist të partive të ndryshme-shtet dhe shtetit-parti.Me c´rast, do të këtë mungesa dhe deficitze të hetueshme të edukatës, kulturës, rezonansës, përformansës , etikës dhe estetikës së prefëruar institucionale dhe konstitucionale të lidershipit dhe institucionëve të njohura shtetërore dhe politike të Kosovës.Nuk do të këtë madje as keqardhje dhe llogaridhënje(përgjithësi) të preferuara morale ose publike të liderëve të ndryshëm shtetëror ose institucional.Madje, as reflektime(ose vetëreflektime) të thella morale ose metaestetike ndaj obligimëve të njohura kushtetuese dhe juridike dhe kështu me radhë.Deri në apsurd. Në këtë drejtimi: Sic dihet Eudaimonizmi, hedonizmi dhe utilitarizmi i njohur shoqëror ose politik janë në funksion të ndarjes ose klasifikimit të njohur shkencor dhe metodologjik të etikës dhe estetikës së përgjithshme shkencore dhe filozofike mbi bazën e punës dhe angazhimit të njohur teorik dhe praktik mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Në vazhdim i kemi etikën autonome dhe etikën heteronome mbi bazën e parimëve dhe kriterëve të njohura të obligimit të përgjithshëm moral dhe qytetar.Etikën individuale, etikën kolektive, etikën sociale, etikën ekzistenciale ose ekzistencialiste(mbi kriterin e raportëve dhe marëdhënjëve të njohura anticipuese dhe participuese në relacionin e njohur personi ose individi-grupi dhe shoqëria e gjërë njerëzore ose qytetare).Madje , etikën e rastëve ose situatave të ndryshme kognitive dhe konjuktive, etikën deontologjike(të përcaktimit dhe përgjithësisë së njohur morale ose publike), etikën formale dhe funksionaliste (të funksionimit dhe përgjithësisë shoqërore dhe politike), etikën materiale, etikën normative, etikën strukturale ose strukturaliste, etikën destriktive ose empirike , etikën e njohur të filozofisë së përgjithshme praktike dhe analitike dhe kështu me radhë.Në këtë kontekst, e ashtuquajtura filozofia postmoderne dhe bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore dhe qytetare si "levizje" ose manifestime të fuqishme, furioze, hektike, eklektike dhe tepër dinamike në kohë dhe hapësirë në të shumtën e rastëve ndodhën të shquara dhe karakterizuara për nga natyra dhe karakteri i tyre i ashpër dhe tepër dinamik në kuptim e plotë të fjalës.Ndonëse, gjithnjë duke menduar këtu në Dinamikën e përgjithshme të arritjëve, zhvillimëve dhe përparimëve të njohura industriale dhe teknologjike në botën e sotme "ultramoderne" ose bashkohore të "supermenëve" të ndryshëm industrial dhe teknologjik.Përkatësisht, të "njerëzve rrobot" ose "njerëzve makinë". Shih për këtë: edhe filozofia e përgjithshme praktike dhe politike mbi shtetin dhe shoqërinë si praktikë dhe një teori e njohur diskursive dhe dialektike bëhët valide dhe tepër relevantë pikërisht atëherë kur krijesat e njohura njerëzore ose qytetare së bashku me shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore( qytetare) fillojnë ta kuptojnë, akceptojnë , përceptojnë dhe anticipojnë vetën, statusin dhe pozitën e tyre respektabële dhe konvertibile si një "dicka" që ka forcë dhe që levizë.Madje, që ka fuqi, argumente, lajtmotive, refleksione, pikëpamje, modele, ideale, vizione, potenciale dhe enërgji të mjaftueshme për ndryshime të shumëta dhe pozitiviste në kuptimin e lartëpërmendur të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare.Ndonëse, pa i harruar këtu "Metafizikën e Morlit" së bashku me "Etikën" e njohur shoqërore dhe qytetare dhe qarkun(rrethin) e mendimëve ose opinionëve të mirëfillët dhe pozitiviste mbi shtetin dhe shoqërinë , dialogun, konsenzusin, mirëkuptimin dhe kompromisin e njohur shoqërore dhe qytetar në funksion të "paqës sociale" dhe një "harmonie të gjithëmbarshme" shoqërore dhe qytetare etj.Dhe, të gjitha këto në funksion të reflektimëve të ndryshme sociopoltike, sociohistorike, socioekonomike, sociohistorike dhe të tjera ndaj zgjedhjeve të lartëpërmendura( të parakohshme ose të jashtëzakonshme mbase) në vendin tonë që do mbahen në pjesën e parë të muajit dhjetor të këtij viti-2O1O. Ndaj, mu për këtë shkak:për natyrën dhe karakterin e njohur të shtetit dhe shoqërisë së lartëpërmendur shqiptare ose kosovare në këtë periudhë të fluidshme dhe tepër hektike të konsolidimit dhe profilizimit të gjithëmbarshëm politik dhe tradicionit të dukën paksa apsurde dhe tepër anakronike të dhënat e ndryshme si me poshtë:Ndërkohë që Afati i paraparë (me 12 dhjetor 2O1O) për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentre ose nacionale në Republikën e Kosovës po afrohet me një shpejtësi të rrufeshme dhe të jashtëzakonshme.I shikuar dhe profilizuar me ´optikën´ose ´dioptrinë´e pashmangshme retrospektive dhe introspektive të fillimit të fushatës së njohur elektorale ose paraelektorale në vendin tonë: I ashtuquajturi spektri apo "mozaiku" i gjithëmbarshëm politik ose partiak në Republikën e Kosovës me shumë gjasë edhe kësaj radhe sikur ndodhët përballë një "inflacioni" ose "hiperinflacioni të madh" dhe tepër furioz ose eklektik në kuptimin e plotë të fjalës.Se këndejmi, 29 parti apo subjekte të ndryshme politike do ishin të tepërta , madje të kushtueshme dhe tepër "inflatore" mbase edhe për shtetët dhe demokracitë e konsoliduara dhe me të fuqishme të botës sic janë SHBA-së, Gjermania, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe kështu me radhë.Dhe, lërë më ti për Kosovën e vogël me afro 2 milion banor dhe me " 1OO1" halle dhe probleme të ndryshme ekzistenciale dhe jetike të një shteti dhe shoqërie të fluidshme dhe tepër hektike në konsolidim e sipër dhe në tranzicion.Sic janë pra: pikërishtë shteti dhe shoqëria e gjithëmbarshme kosovare.Megjithatë, edhe përkundër kësaj:në opozita dhe rivalitete të ndryshme partiake, politike, konceptuale, ideologjike, shtetërore, nacionale, historike dhe të tjera.Nën sloganet dhe parullat tashmë të njohura të pretëndentëve, aspirantëve, anticipintëve dhe participantëve të drejtpërdrejt dhe të barabartë për shtetin dhe pushtetin e njohur shtetëror dhe politik në vendin tonë:Edhe kësaj radhe përballë njëra tjetrës do jenë edhe "partitë e vogla" edhe partitë e mëdha., Apo, thënë me mirë:përballë njëri tjetrit do jenë demokratët, djathtistët, majtistët, centristët, institucionalistët, konstitucionalistët, popullistët, unionistët, ballistët, independentistët, liberalet, neoliberalet, anarkoliberalistët, , socialdemokratët, demokristianët, të pavarurir, parlamentarët etj.etj.Të të gjithë mbase me ëndërra, shpresime , aspirata dhe pretëndime të "njëjta" dhe të "barabarta" për t´i fituar zgjedhjet e lartëpërmendura nacionale ose politike në Republikën e Kosovës dhe për ta marrur pushtetin e njohur shtetëror dhe qeveritar në vendin tonë. Aty janë edhe "bull-mosët" , "dixiecratët" dhe "uatcdogsët" e ndryshëm "radikal" ose "anarkoliberalist " që do i presim me padurim dhe gjithë lakmi "KO"-të ose "Shake-up"-ët e ndryshme partiake dhe politike të "viganëve" ose "kolosëve" të ndryshëm të "ringut" dhe "parketit" të njohur politik kosovar. Aty do jenë madje(edhe kësaj radhe..) edhe demagogët dhe hipokritët e ndryshëm partiak dhe politik. Edhe "tregtarët e flamujve" të ndryshëm politik dhe partiak.Madje, madje edhe "bisnespatriotët" dhe profiterët e ndryshëm të luftës e të pasluftës.Dhe, së bashku me këta të fundit edhe hedonistët, papusët dhe alkimistët e ndryshëm okultist dhe ezoterik që të ekzaltuar dhe alivanosur dikund thellë(në thimth dhe në tamth)edhe kësaj radhe do vazhdojnë ta përhapin dhe propgandojnë galdueshëm dhe me plot pasion të "vërtetën" dhe "lavdinë e madhe" mbi atë "pemën e bekuar" të "rinisë së përjetshme" dhe "eliksirin" e "jetës së pasosur" politike -përtej "anës tjetër" të vdekjes! Mbase, si "Sizifi mitik" i Homerit dikur me atë guri të rëndë mbi supe fund e krye asaj "kodre të madhe" të Golgotës gjatë asaj rruge të mundimshme për në Had (...). Të zbërthyera dhe deshifruara ndryshe.Gjegjësisht, me "matematikën" dhe "gjeometrinë" e atjeshme partiake ose politike:Zgjedhjet e sipërpërmendura nacionale dhe politike në Republikën e Kosovës edhe kësaj here fare lehtë do mund të na dalin si "ekuacione politike" me shumë të panjohura dhe të papritura. Në të cilat nuk do bënin punë madje as "Matematika Universale" ose "Gjeometria Analitike" e Rene Dekartit etj.Në të kundërtën:për t´i qetësuar paksa gjakrat dhe ulur "temperaturat" e njohura partiake dhe politike në Kosovën e kontrastëve dhe paradoksëve të shumëta shtetërore, politike, partiake, krahinore, rajonale, klanore, farefisnore, konceptuale, ideologjike dhe të tjera: "29 president shteti, 29 kryeministra dhe 29 kryetar parlamenti"! Kjo duket se do ishte zgjidhja më e pranueshme , me "ideale" dhe më "optimale" për të gjithë spektrin e atjeshëm politik ose partiak shqiptar(kosovar) ?!!! Në të kundërten:"Askujt nuk i frikësohem me tepër, sesa ndarjës së Amerikës në parti dhe rivalitetë të ndryshme konceptuale dhe ideologjike." Do thoshte dikur Xho Adamsi i shquar në stilin dhe cilësinë e njohur të Njerit prej Arkitektëve dhe Protagonistëve kryesor të Deklaratës së njohur të Pavarësisë së SHBA-së.
Në të kundërten:atmosferat ose situatat e ndryshme negative, depresive, destruktive, dekonstruktive, paradoksale, konfliktuoze, infantile, kontraproduktive etj.Krijohen pikërisht me anë të relativizimit, fosilizimit, klanizimit, nepotizmit, instrumentalizimit, komercionalizimit, privatizimit, uzurpimit dhe monopolizimit të tejskajshëm të moralit të gjithëmbarshëm shoqërorë dhe qytetar.Përkatësisht, me anë të relativizimit, klanizmit, fosilizimit, instrumentalizimit, ideologjizimit, komercionalizimit, uzurpimit dhe monopolizimit të shtetit dhe pronës së gjithëmbarshme shoqërore ose qytetare nga ana e liderëve të ndryshëm partiak ose politik.Ndërkohë që historia e përgjithshme dhe ajo bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në menyrë shkencore dhe metodologjike e kanë paraparë dhe prognostifikur kolapsin ose bankrotin total të partive të ndryshme-shtet dhe shtetëve të ndryshme-parti.Gjithashtu në këtë kontekst është dëshmuar qartë dhe shumëcipërisht fakti i njohur mbi zhvillimin dhe përparimin e gjithëmbarshëm(fundamental ose supstancial) të atyre shtetëve dhe shoqërive të mirëfillëta qytetare dhe demokratike në të cilat politika e përgjithshme shtetërore ose qeveritare si të thuash nuk është ndarë as "divorcuar" kurrë nga etika ose morali i njohur shtetëror dhe qytetar.Në këtë sfond njerëzve(populllit) ose shoqërisë së gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare në Republikën e Kosovës sot me tepër se kurrë iu nevojitën Aleanacat ose koalicionet e natyrshme dhe esenciale për shtetin dhe shoqërinë e atjeshme kosovare.Mbase, koalicionet dhe aleancat e njohura të progresit, përparimit, zhvillimit dhe prosperitetit të gjithëmbarshëm të shtetit dhe shoqërisë së njohur të shtetit me të ri në kontinentin dhe globin tonë.Integriteti moral dhe politik i lidershipit të njohur shtetëror dhe politik së bashku me universalizmin, individualizmin, edukatën, kulturën, demokracinë lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e garantuar shtetëror dhe nacional të një vendi të pavarur dhe sovran paraqesin si të thuash themelët ose fundamentët kryesore dhe supstanciale të shtetëve dhe demokracive të konsoliduara qytetare dhe demokratike të Perëndimit ku pretendojnë Kosova dhe shqiptarët në përgjithësi.E kundërta e tyre është utopi, hedonizëm, demoagogji dhe një makjavelizëm i gjithëmbarshëm politik.