E hene, 29.04.2024, 06:39 PM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tregime nga Podguri

E enjte, 02.12.2010, 10:10 PM


TREGIME NGA PODGURI

 

DUSH BYTYQI NGA ISTOGU DHE MOLLAT E IDRIZ SAKES

 

Nga Selim Hasanaj

 

Idriz Saka i Bytyqve ishte shpijanik dhe burr i njoftun në Istog dhe rrethinë. Kishte pasuni e ishin shtëpi e madhe në za. Nji vjeshtë familjaret e Idrizit kishin vjel mollat dhe pasi nuk kishin pas vend ku ti fusin të gjitha sepse kishte pas falë Zoti me bollak ai ju thotë familjarve ti bajnë grumbull në dujë të talles në bahqe dhe ti mbulojnë ato me tallë. Mirpo kishte disa të pahajr që vidhnin neper fshat dhe në mbramje Idrizi kerkon nga mashkujt e shtëpisë se cili do mbante kujdestari atë natë per ti ruejt mollat nga hajnat. Lajmrohet Dushi, dhe Idrizi ja dredh, o Dush, pasha at Zot sikur mos të ishin jaranat e tu unë nuk isha tut se i vjedh kush ato molla.

 

DUSH BYTYQI DHE TARAKU I IDRIZ SAKES

 

Kishte pas mbajt Idriz Saka nji tarak per qefi dhe vendos ta shes nji ditë. Ai e lut Dushin që ta merr e të del në pazar me te sepse Idrizi ishte plakë e ishte rrezik me dal vetem me tarakun e madh sa nji shtepi. Idrizi duhej ta ndegjonte të Zotin e Shpisë , dhe kur niset e vetë, o baca Idriz, po derisa të vish ti nese vet kush sa me ja lanë. Në Istog pareve zakonisht ju kanë thanë ÇESE. Maje 1000 çese i thotë Idrizi. Dushi niset dhe ai ishte nji burr i bukur dhe i pashem sa Istogu pak mban mend mashkuj të tillë. Ishte edhe trim dhe patriot, por ishte shakagji i madhë dhe ai shakat zakonisht i bante në llogari të veten sepse kishte nji handikep. Belbzonte kur fliste. Del në pazar me tarakun dhe menjiherë e rrethojnë blersit. Sa taraku o djalë i thotë njani. Mundohet Dushi me i thanë 1000 çese, por nuk ja qet goja, provon ma shumë , dhe prap jo nuk ja qet, thotë ta uli pak dhe në vend të 900 çeseve ati i rreshqet 700 çese. Blersi shef se taraku asht lirë per ato pare dhe pa nji pa dy ja zgjatë doren. Bama perhajr i thotë dhe ja jep paratë e ja merr tarakun. Dushi nxihet ngusht , por nuk kishte çka banë. I merr paret dhe ik. Del Idrizi në pazar, nuk e gjan Dushin askund dhe ja pret mendja se e ka shit ai tarakun.

Në mbramje kur të gjithë mashkujt mblidhen në odë, Idrizi si zot shpije pasi i pyet se si e kaluen sot diten dhe a janë lodhë i drejtohet Dushit, po ti o Dush a e shite aq shpejt tarakun si nuk të gjeta askund a? Po, po baca Idriz e shita dhe zgjatet e ja jep paratë. Idrizi shef se janë vetem 700 çese dhe e pyet, po pse këto a të thash mos e le ner 1000 çese? Dushi ja dredhë, e baci Idriz, unë jo 1000 por u mundova me i thanë edhe 1200, por nuk ma qiti kjo e bekume dhe i bjen vetit me shuplakë në gojë. Kjo ma qiti 700 dhe ai ishte kanë i menqem dhe nuk priti rigje e mori per 700 çese.

 

DUSH BYTYQI DHE MACA NË BJESHKET E RADUSHES

 

Punonte Dush Bytyqi në Organizaten Punuese "RADUSHA" si miner, pra ai ishte ekspert per minime të shkembinjve. Ndertohej nji rrugë në bjeshket e Radushes dhe Dushi bante minimet e pastaj argatet banin pastrimin dhe ndertimin e rruges në këtë bjeshkë të njoftun të Istogut dhe Dardanisë. Argate shkonin atje me kamiona dhe me veti merrnin edhe strajcat me bukë. Ato ata i varnin në deget e lisave të ndryshem. Disa ditë me radhë diçka ua hante buken atyne dhe ua bante copë, copë strajcat. Dushi vendos nji ditë të banë roje. Ulet rranx nji lisi ku ishin shumë strajca të bukes të varuna dhe derisa gadi kotej në gjumë papritmas heton se diçka po leviz pran ti. Shef nji macë e cila pregatitej tu hudhet strajcave me bukë.Dushi e kap me shpejtësi dhe ishte aq i mllefosun sa merr dy dinamit dhe ja pshtjell maces rreth shpines dhe ja fut flaken fitilit dhe e lëshon macen të ik. Mirpo ajo si të gjitha macat sillon ti sillet rreth kambve tue mjaullitë, Dushi mundohet ti piskas e ta tremb, por i bllokohet goja, nuk i del se nuk i del za, maca rreth ti me mjaullima ndersa fitili i dinamitit ndizej flakë. Shef Dushi se maca don me e marr edhe Dushin me veti dhe e kap e e hudhë me shpejtësi dhe ajo eksplodon në ajr e bahet copa.

 Argatet ndegjojnë eksplodimin dhe vrapojnë. Çka me pa Dushi i shtrim pertoke e copat e maces mbi te.

Tash ndaqit hane buken ndaqit macen ju tha Dushi se gati ma pat kajt nanen e më pat marr me veti sherri i bukes tuej e ju mos e hangshit shnosh.

Kishte stane barinjesh aty dhe dikush kishte sjell nga rrafshi edhe këtë macë e cila gati e pat vrae Dushin.

 

DUSH BYTYQI DHE MIKU I TI

 

Dushi nifej si njeri i hareshem, si shakagji dhe ishte kënaqësi te takoheshe me te. Gjithmonë kishte diçka te ai që të defrente dhe të bante me qesh. Ky vet belbzonte, nganjiherë teper shumë, por nuk e kishte fare per kompleks. Kishte edhe bashkshorten shurdhmemece. Ky në realitet kishte pas nji grue ma parë por ajo i vdes dhe per të dyten herë ai martohet me këtë shurdhmemecen e cila ishte nji bukuroshe dhe nji zonjë e hatashme, perkrah Dushit baheshin nji qiftë i mrekullueshem dhe zbukuronin qytetin e Istogut kur kalonin bashk. Dushi kishte qef goten me raki dhe kishte nji mik të gotes me të cilin lagnin fytin. Familjet njani tjetrit nuk i nifnin. Dushi nuk do ishte Dushi sikur mos të kurdiske diçka edhe per këtë mikun. I thotë ati,; çka ta merr mendja, a ma burrnore e sojnike asht grueja ime a e jotja? Po ku ta di unë i thotë ai miku. Ani ja dredh Dushi, a të lidhemi me kusht dhe ta bajmë proven, ai që i del gruja ma e pa rod do paguen tanë diten pijen dhe menzen per tjetrin dhe miqet e ti. Kushtin e pranojë i thotë ai miku, por si ta bajmë proven. Të tregojë unë i thotë Dushi dhe banë propozimin që të nesermen të del ai miku në korzo në qytet ndersa Dushi do kalon asajd me bashkshorten. Posa të takohen do bajnë se nuk nifen, ndersa ai miku duhet ta ofendon Dushin ta shan apo ti flet diçka per bashkshorten. Dhe kështu të nesermen ti ndrrojnë rrolet.

Del Dushi me zonjen e vetë dhe takohet me atë mikun, ai dredhet pas dhe shef zonjen e Dushit që ishte bukuri e vertetë dhe ta shan Dushin me fjalë pise. Bashkshortja e Dushit hesht ndersa Dushi i thotë, më nxune ngusht se tek jamë me grue se se kishe sha kand, por hajt se takohemi neve të dy. Ai miku i Dushit befasohet se sa burrnore qenka grueja e Dushit , si nuk reagojë, nuk ju nie zani.

Të nesermen në rrole të ndrrueme dhe kur Dushi afrohet te miku që parakalonte me zonjen e ti, Dushi ja dredh, he,he, po bythet e mira i paska kjo zonja e jote o mik. Pa reague miku ta shtyn grueja burrin dhe ti nalet Dushit me fjalet ma të liga, ta shanë e çka nuk i thotë. Dushi ik me koken posht e tue u qesh. Të nesermen merr Dushi disa miq dhe drejtë e në restorantin "TROFTA". Porosisin dhe hanë e pinë tanë diten. I kushton mikut loja e Dushit bukur fort, por sikur kjo mos të mjaftonte pasi vendosin me ik Dushi i thotë mikut. Ah, ah, po,po mirë ta qi... nanen, apet hin ti në fesat me mue. Se pasha at Zot nuk ka marr vesh grueja ime se çka hangre mut at ditë se ta kish thye kryet gur. Të gjithë per rreth qeshnin dhe ai miku nuk kupton. Dushi e kap per qafe dhe ja afron shumen e parave per gjysmen e shpenzimeve të kushtit dhe i thotë; grueja ime asht shurdhmemece o mik, kamë dit se këtë kusht e fitoj patjeter.

Plas gazi dhe të perqafuem shperndahen secili në shtepi dhe familjet e veta.

 

Selim Mustafë Hasanaj

Sarpsborg

Norvegji

25.11.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora