E hene, 29.04.2024, 07:52 PM (GMT+1)

Mendime

BDSH: Reagim me rastin e votimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë

E enjte, 02.12.2010, 10:36 PM


REAGIM

Me rastin e votimit të ligjit për regjistrimin e popullsisë

 

Votimi dhe miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë në parlamentin e Maqedonisë është procesi i radhës me të cilën politika diktatoriale e Gruevskit tenton që të shndërrojë popullin shqiptar në popull apatrid. Si bashkë-pjesëmarrës në këtë proces, për fat të keq, sot kemi edhe një parti shqiptare e cila pa fijen e turpit dhe pa mos analizuar kushtet dhe rrethanat të cilët i imponon situata ekonomike në vend për numrin e madh të shqiptarëve të cilët gjenden jashtë vendit për të siguruar ekzistencën e familjes së tyre, e votoi ligjin edhe përkundër zërave të shumtë për pasojat katastrofale që do të ketë vetë implementimi i ligjit, respektivisht regjistrimi i popullatës në prill të vitit 2011.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar, vazhdimisht është përpjekur të sensibilizojë institucionet ndërkombëtare dhe opinionin demokratik se politika dominante e Shkupit tenton që të mposhtë, diskreditojë, diskriminojë, mohojë të drejtat dhe torturoj popullatën shqiptare e cila jeton në Maqedoni. Faktet për një politikë të tillë janë të shumtë, duke filluar nga vetë procesi i shpërnguljes së shqiptarëve në shtetet e Lindjes dhe Perëndimit; nga numri i madh i atyre të cilët me vite të tëra u mohohet shtetësia e këtij vendi; përmes regjistrimeve të deritanishme të popullsisë me çka është munduar të fshihet realiteti i përkatësisë etnike të popullsisë së Maqedonisë dhe dominimin e etnitetit maqedonas.

 

Duke pasur parasysh të gjitha këto përpjekje të cilët me vite të tëra tentojnë që të zvogëlojnë numrin real të shqiptarëve ne Maqedoni, duke pasur parasysh përfaqësimin joadekuat të shqiptarëve në entet përgjegjëse për realizimin e regjistrimit si dhe duke pasur parasysh argatllëkun e partive shqiptare pjesëmarrëse në qeveri në çdo mandat qeveritar, Bashkimi Demokratik Shqiptar dyshon në rezultatin dhe suksesin e regjistrimit të popullsisë që do të fillojë në 1 prill të vitit 2011.

 

Në një situatë krize globale ekonomike, askush, e aq më pak BDI-ja nuk mund të garantoj regjistrimin real të popullit shqiptar, e as atë që bashkëkombësit tonë në diasporë, të harxhuar skajshmërisht për të drejtat e popullit të vend me vite të tëra, do të mund që të tolerojnë vetes harxhime shtesë për të ardhur në vendlindje me qëllim të regjistrimit.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar, me vëmendje ka ndjekur procesin e debatit rreth propozimit dhe miratimit të këtij ligji, dhe sot kur ai është votuar me duart e vetë atyre të cilët praktikisht e dinë çka donë të thotë puna e përkohshme në diasporë, dënon ashpër sjelljen e këtij ligji dhe çdo marrëveshjeje tjetër e cila është bërë ndërmjet VMRO-së si parti pushtetare dhe BDI-së si dekor qeverisës, në dëm të popullit shqiptar.

 

Në kohën kur në opinionin publik shqiptar në Maqedoni dominojnë spekulimet dhe falsifikimet me përqindjen e spijujve shqiptar në interes të shërbimeve sekrete të shteteve antishqiptare, politika antishqiptare e Shkupit arrijnë që të implementojë modalitete të reja të politikës së diskriminimit racial kundër shqiptarëve, kësaj radhe të legjitimuar edhe me një ligj tjetër në vrazhdën e shumë ad-hoc ligjeve tjera të miratuara në parlamentin e Maqedonisë.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar shpreh shqetësimin e vet serioz se numri jo real i shqiptarëve i zvogëluar për afro 1/3 do të jap vullnet dhe kurajo forcave anti-shqiptare që të vazhdojnë në masë edhe më të madhe diskriminimin dhe torturimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni, në të gjitha format dhe metodat e mundshme.

 

Bashkimi Demokratik Shqiptar

01 dhjetor,  2010

Tetovë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora