E enjte, 28.03.2024, 02:27 PM (GMT)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Selim Gokaj një shembull i keq për myslimanët shqiptarë

E shtune, 20.08.2011, 06:04 PM


Selim Gokaj një shembull i keq për myslimanët shqiptarë

 

E vërteta që i bën njerëzit e lirë është në të shumtën erasteve ajo e vërtetë që njerëzit nuk duan ta dëgjojnë

(Herbert Agar)

 

Nga Deo Graciani

 

Ju z. Selim Gokaj, në fillim të Gushtit keni botuar një shkrim me titull “Penalizimi i profetit Muhamet tensionon situatën fetare në Shqipëri,” duke marrë “në mbrojtje”  figurën e profetit arab Muhamet nga kritikat e z. Kastriot Myftaraj. Sikur ta lexonte këtë shkrim tuajin ndonjë lexues që nuk ju njeh, padashje do të mendonte se ju z. Gokaj gjatë kohës që keni shkruar artikullin keni qenë i dehur ose nën ndikimin e ndonjë haluçinogjeni, sepse që nga fillimi e deri në fund të këtij shkrimi, vihet re një orvatje e përçartë dhe e dështuar për të përgenjështruar faktet kokëforta që paraqet z. Myftaraj. Reagimi juaj është plotësisht i papranueshëm dhe nuk i përmbahet normave të debatit publik, sepse debatet nuk bëhen duke përdorur të shara dhe epitete rrugaçërie siç i përdorni ju, por me fakte dhe argumente. Dëmi që sjellja juaj i sjell Islamit është i pallogaritshëm. Pasojat janë afatgjata edhe për besueshmërinë dhe reputacionin tuaj, sidomos për faktin se këtë shfrim të papjekur e keni të pambështetur me fakte. Problemi është se ju z. Gokaj, në reagimin tuaj shfaqeni sikur përfaqësoni myslimanët e Shqipërisë. Fakti se jeni kryeredaktor i një gazete të “falimentuar” si besimtari, nuk ju jep të drejtën të përfaqësoni myslimanët e Shqipërisë. Opinionet e kësaj gazete ekstremiste nuk i interesojnë publikut shqiptar, as myslimanëve dhe as të krishterëve. Dhe as opinionet tuaja personale nuk i interesojnë qytetarëve të Shkodrës. Fakti i thjeshtë se ju megjithëse kandiduat nuk arritët të zgjedheshit deputet i partisë së Ngjelës në Shkodër, tregon mjaft për reputacionin tuaj në një qytet që konsiderohet njëkohësisht si kryeqendra e kulturës shqiptare por edhe si bastion i fundamentalizmit islamik shqiptar. Nëse ju kujtohet, përpara disa vitesh, drejtuesit e komunitetit mysliman të Shkodrës, me paturpësinë më të madhe dolën kundër vendosjes së bustit të Nënë Terezës në Shkodër. Kur drejtuesit e pushtetit lokal në këtë qytet, vendosën të nderonin me një shtatore Nënë Terezën, drejtuesit e komunitetit mysliman në Shkodër, Shoqata e Intelektualëve Islamikë, Forumi Mysliman i Shqipërisë dhe Organizata e Shoqatave Bamirëse Myslimane, bënë protestë publike. Madje, u arrit deri aty sa të deklarohej nga islamikë të sojit tuaj, se vendosja në Shkodër, e shtatores së njërës prej personaliteteve më të mëdha humanitare të botës, do të ishte një “provokim” ndaj myslimanëve. Pra, çfarë mund të presim nga fundamentalistë islamikë si ju, që turpëroni jo vetëm myslimanët e botës në përgjithësi por myslimanët shqiptarë në veçanti, me sjelljen dhe qëndrimet tuaja të turpshme! Ky rast tregon qartë se ju nuk sulmoni vetëm z. Myftaraj, por keni vënë në shënjestrën tuaj gjithe shtyllat e kulturës sonë kombëtare dhe shpirtërore, përfshirë këtu heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti dhe humanisten e madhe Nënë Terezë e shumë të tjerë, vetëm për faktin se nuk janë pjesë e kulturës së fundamentalizmit islamik siç jeni ju. Mos vallë edhe Nënë Tereza kishte shkruar ndonjë libër apo artikull që penalizonte profetin Muhamet, që e urrenit dhe sulmonit kaq shumë këtë nobeliste dhe shenjtore shqiptare?

 

Pozicioni juaj, z. Gokaj është vërtet problematik dhe vihet re që në titullin e shkrimit tuaj, ku ju thoni se penalizimi i profetit Muhamet tensionon situatën fetare në Shqipëri. Unë me të drejtë shtroj pyetjen” “A kanë të drejtë myslimanët të dinë fakte nga jeta e profetit Muhamet? Pse punoni me kaq zell që vëllezërit tanë myslimanë t’i mbani në errësirë mbi jetën e profetit? Pse nuk duhet për shembull që myslimanët ta dinë se kur Muhameti u martua me Aishën, ajo ishte 6 vjeçare, dhe luante me kukulla? Apo rastin e Safijes 17 vjeçare, të cilës Muhameti i kishte masakruar mizorisht gjithë familjen? Pse nuk duhet ta dine myslimanët që profeti Muhamet kreu marrëdhënie seksuale me të, në të njëjtën ditë pasi i kishte torturuar dhe vrarë të shoqin, sepse donte të dinte ku e kishte fshehur ai thesarin e qytetit? Është problem tjetër nëse myslimanëve ia bluan apo jo stomaku këto fakte, por që duhet t’i dinë, kjo është e domosdoshme. Nëse këto fakte pastaj e penalizojnë apo jo figurën e profetit Muhamet, dhe nëse ai rrezikon të humbë ose jo legjitimitetin në sytë e besimtarëve, ky nuk është problemi juaj, dhe ju nuk mbani përgjegjësi për këtë. Detyra juaj dhe e jona është të themi të vërtetën, dhe jo të jemi përgjegjës për ndërgjegjen e të tjerëve. Çdo njeri është përgjegjës për veten e tij. Ju, Baleta, e të tjerë si ju, në vend që ta falënderonit z. Myftaraj, i cili ka cituar dhjetra vargje autentike nga Kurani, Haditet apo Sunat, që nuk keni patur guximin t’i paraqisni vetë, ju e sulmoni dhe kritikoni atë. Kuranin, Haditet dhe Sunat nuk i ka shkruar z. Myftaraj por vetë myslimanët. Prandaj sjellja juaj është përtej absurditetit. Kjo është shoqëri e lirë z. Gokaj, dhe çdo njeri me mjetet dhe mundësitë që ka duhet t’i dijë faktet dhe të vërtetat, qofshin edhe të hidhura. Ndodh shpeshherë që thënia e të vërtetave krijon tensione, por a duhet që t’i lejojmë vetes luksin e mosthënies së të vërtetave? Sigurisht që nuk mund t’ia lejojmë vetes një luks të tillë, sepse do të ishte vetëshkatërrues për procesin tonë të pjekurisë si individë dhe të zhvillimit si shoqëri, qoftë në aspektin social apo shpirtëror. Brezat do të rriteshin në një shoqëri gënjeshtarësh. Të vërtetat krijojnë dhe do të krijojnë gjithmonë tensione, sidomos tek njerëzit që nuk duan t’i dëgjojnë këto të vërteta.

 

Është interesant fakti, se sa herë që disa të vërteta të bëhen publike, fundamentalistë islamikë si ju, apo Abdi Baleta, fillojnë e tensionohen, sepse e vërteta ju tmerron. Madje edhe kur 100% e këtyre të vërtetave vijnë pikërisht nga burime autentike islame. Janë këto burime islame me autenticitet të lartë që duhen falënderuar sepse kanë hedhur dritë mbi figurën dhe bëmat e Muhametit. Pa këto burime, figura e Muhametit do të ishte për ne e panjohur, dhe gabimisht do të mendonim se ai ishte ndonjë shenjtor.

 

Prandaj, ju z. Gokaj duhet të përpiqeni të jeni më aktiv në mospengimin e këtyre të vërtetave dhe të mos i mbani njerëzit në errësirë. Kur mbledhësit e nderuar të Haditeve dhe Sunave kanë luftuar përpara 14 shekujsh, në kushte mjaft të vështira që t’i nxirrnin në dritë këto të vërteta për gjeneratat e ardhshme, po juve çfarë ju shqetëson sot në shekullin 21 që këto të vërteta të ndahen me publikun e gjerë? Nuk keni pse vazhdoni të sulmoni dhe të ofendoni ata që luftojnë kundër skllavërimit mendor e shpirtëror të këtij populli. Nuk keni pse përpiqeni që t’i mbani njerëzit me çdo kusht larg të vërtetave. Gjithashtu mos harroni, se shteti shqiptar është laik, dhe jo një shtet ku aplikohet sheriati. Çdo njeri ka të drejtë të shprehë mendimin e tij lirshëm. Ja për shembull, unë ndryshe nga z. Myftaraj mendoj se hapja e universitetit islamik në Tiranë e ka një të mirë të vogël sepse shmang studimin e të rinjve shqiptarë në vende islamike fundamentaliste, ku ata rrezikojnë të indoktrinohen dhe të kthehen në fundamentalistë të mirëfilltë. Por kjo e mirë e vogël, mund të shndërrohet në një të keqe të madhe nëse brenda këtij universiteti do të lejoheshin të jepnin mësim fundamentalistë islamikë të sojit tuaj, Baletës, apo Ferajt që për radikalizëm islamik ia kaloni edhe talebanëve. Fatkeqësisht, fundamentalistë islamikë si ju kanë patur liri të madhe veprimi në gjithë trojet shqiptare, madje duke ofenduar jo vetëm z. Myftaraj por gjithë viganët e historisë sonë kombëtare. Si rrjedhojë, formulimi dhe miratimi i një ligji të posaçëm që mbron figurat tona kombëtare nga helmi juaj, është domosdoshmëri imediate. Gjithashtu, do të ishte mirë që shteti shqiptar brenda mundësive që ka, të krijonte qendra për rehabilitimin e individëve që vuajnë nga veritafobia siç vuani ju.

 

Njerëz si ju tashmë përveçse përhapin ngado helmin e fundamentalizmit islamik, janë bërë edhe një rrezik shoqëror, sepse nxisin në mënyrë indirekte veprime terroriste ndaj qytetarëve të shtetit shqiptar. Fakti që ju aludoni për veprime ekstremiste nën petkun e një “vetëgjyqësie të pakontrolluar” është tepër shqetësues. Në Amerikë, Francë, Gjermani e gjetkë me këto fjalë që thoni, do të ishit në listat e personave që mbikqyren nga shërbimet policore 24 orë rresht, dhe pjesa më e madhe e javës do t’ju kalonte me vizita tek psikiatri. Në Amerikë, çdo vit botohen me miliona libra, shkrime dhe video mbi profetin Muhamet dhe Islamin, shumica kritikuese ndaj tij, por askush nga publiku nuk lëshon mesazhe për veprime ekstremiste ndaj personaliteteve publike siç bëni ju, sepse përndryshe do e prisnin prangat. Aludimi juaj për mundësinë e një akti vetgjyqësie të pakontrolluar nga ndonjë ekstremist i revoltuar musliman si pergjigje e dëshpëruar ndaj kritikave për profetin Muhamet (të cilat nuk janë asgjë më tepër se fakte të cituara nga burime islame), është thirrje e kamufluar për akte terroriste ndaj personaliteteve publike shqiptare dhe më gjerë. Ju z. Gokaj nuk jeni asgjë më tepër se një ekstremist mjeran islamik që zhgërryhet pafundësisht në urrejtje ndaj gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga mentaliteti juaj arkaik, dhe pasi e keni kuptuar se për të fituar betejat intelektuale nuk mjafton vetëm urrejtja keni zgjedhur si modus operandi kërcënimet e hapura ekstremiste ndaj mendimit të lirë. Sot në botë, janë pikërisht njerëz të sojit tuaj që fshihen pas të gjitha veprimeve terroriste të kryera nga njerëz të dëshpëruar. Pas çdo akti terrorist qëndron në errësirë personi apo personat që e nxisin aktin. Është e vërtetuar me fakte katërcipërisht se individët që kryejnë akte ekstremiste kanë kaluar nëpër të ashtuquajturin proces të shpëlarjes së trurit. Ky proces zbatohet nga njerëz që përdorin retorika ekstremiste për nxitjen e këtyre viktimave drejt një veprimi të pakuptimtë. Pas veprimeve ekstremiste nëpër botë qëndrojnë pikërisht njerëz si ju që nxisin viktimat të kryejnë vetëgjyqësi për “nder të Allahut e Muhametit” apo për një karrige në xhehnet. Kur e pyetën terroristin islamik shqiptar Arid Uka, vrasësin e dy pilotëve amerikanë, pse e bëre krimin, ai u përgjigj se e bëra për Allahun. Por ne nuk e dimë dot se kush e nxiti këtë fatkeq që të kryente një krim të tillë “vetëgjyqësie” siç e përkufizoni ju aktin ekstremist. Duke u bazuar në ato që keni shkruar, ju mund të quheni pa ekuiovoke si nxitës i veprimeve ekstremiste islamike të dhunshme në territorin shqiptar e më gjerë. Siç e kam thënë edhe në një shkrim tjetër dhe po e përsëris edhe këtu, terroristë nuk janë vetëm ata që kyejnë krimin, por edhe ata që simpatizojnë kauzën e terroristëve, ata që i nxisin në kryerjen e krimit, ata që u predikojnë urrejtjen, ata që i strehojnë, që i financojnë, ata që heshtin. Të gjithë këto janë terroristë.

 

Fatkeqësisht, njerëz që predikojnë urrejtjen dhe ekstremizimin si ju, kanë gjetur hapësirë veprimi për shkak të “pafuqishmërisë” ligjore të shtetit Potemkin shqiptar, sepse në shtete të mirëfillta ku funksionon ligji, ju nuk do të ishit asgjë më tepër se një reminishencë e hidhur. Orvatja juaj për të kufizuar dhe bllokuar mendimin e lirë është e destinuar të dështojë. Kërcënimet e primitivizmit tuaj nuk mund ta kufizojnë mendimin e lirë, sepse ju nuk keni përballë një ose disa njerëz, por gjithë botën e qytetëruar. Dhe kjo botë e qytetëruar ka në përbërjen e saj njerëz që nuk kanë frikë të dëgjojnë të vërtetat që i bëjnë ata të lirë.



(Vota: 28 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora