Mendime
Blerim Rrecaj: Aktualitete shqiptaresh
E shtune, 20.08.2011, 06:00 PM
Aktualitete shqiptaresh
Nga Blerim Rrecaj
E c’po ngjet keshtu ne Shqiperi gjithe ky terr i zi. Ne Bulqize ne njeren nga minierat e saj vazhdon tash sa dite ajo greve minatoresh. Fjalet e njerit prej minatoreve se jemi “te pasur nen toke e te varfer mbi toke” kishin shprehur thelbin e ketij problemi njerit nga te shumtet neper Shqiperi. Reagimet sa i perket kesaj greve dhe gjendjes se renduar te minatoreve jane te zbehta. Askund s’me ka rene te degjoj zerin e atyre qe ishin kunder shembjes se Piramides keshtu qe…
Ne Tetove jepet njoftimi se ka kufizime e mungese uji ne keto dite te ngrohta vere.
Kur jemi te shifrat dikush thote se hapesiren shqiptare prej shtate milione banoreve e “perthekojne” 150 parti politike. Te paramendojme se sa do te dilte numri i televizioneve, radiove, gazetave, portaleve, kafiterive…Gjithe kesaj rrokopuje shto edhe mesymjet e shteteve armike sidomos te semurave mendore Serbise, Greqise e Maqedonise te cilat edhe pse me probleme te mbrendhshme, kriza e trazira vazhdojne ate avaz agresioni per gllaberim trojesh shqiptare. Temat qe fliten e perfliten jane regjistrimi i popullsise ne baza etnike e fetare i nxitur nga Greqia e kundershtuar nga Aleanca KuqeZi. Dikush flet per lindjen e vdekjen e planit Ahtisari, dikush ben thirrje te peshtyhet marreveshja e Ohrit…e te vazhdohet net e njejten kohe me luften kunder korrupcionit, hajnise, keqperdorimit e barrikaduesve te integrimeve shqiptare qofshin keta parcialiste, defetiste, elitiste e …iste, e …iste, e ..iste... “I kam borxh 1913 qe s’ia mbylla plaget” thote Xhevahir Spahiu ne poezine “Borxhet e mia”. Rrugetimi vazhdon…Dhe si eshte e mundur qe keto plage te mos duam t’i mbyllim sa me shpejt…
Nëpër natë…
Ka kohë që s'i kam shkruar vetes. Më mirë të them që nuk kam vazhduar atë lojë të nisur kaherë, që pak e fare pak episode. Dhe sonte ia nisa si pa pritë e pa kujtu. Pa e pasur ndërmend. Duke ngarendur si pa cak internetit. Sikur ndjej një lloj temperature dhe ca djersë të padukshme kanë pushtuar ballin i të cilin po ta prek me duar s'e përcaktoj dot se është i ftohtë a i ngrohtë. Mbase i vakët disi. Për të na u kujtuar një lojë fëmijërie. Atëherë kur dikush na kapte veshët ose ia kapnim ata dikujt me duar dhe pyesnim se “çfarë uji i ke dhënë gomarit tim”.Dhe cilado që ishte përgjigjja veshët ngriheshin përpjetë.Varej vetëm se sa do të ishim të mëshirshëm kur do ta binte të fillojmë këtë lloj gare për të cilën s’e dinim e nuk pyesnim se ku e kishte burimin, kush e kishte shpikur. Nëse thonim se gomarit i kemi dhënë ujë të ftohtë kundërpërgjigjja që arsyetonte ngrehjen e veshëve ishte pse e ke ftohur gomarin. E njejta gjë ishte edhe nëse me përfytyrymet tona gomarit i jepnim ujë të ngrohtë. Bile disa shkonim aq larg sa nuk u shpëtoje dot e të njejtën gjë e bënim edhe nëse kafshës i "jepnim" ujë të vakët ose të tamamisur. E me këtë gjithçka shndrrohej në njëfarë hypezbritsetëvrava…Dhe ja që u kthyem te fëmijëria e te kujtimet e saj. Në këto çaste të kësaj nate të freskët e jo pak të zhurmshme kur në qiell duket një hënë pothuajse e plotë. Fryen dhe një erë e lehtë që lë gjurmët e saj në këto pëlhura reklamash.Dhe pas ca vështrimeve fort të shkurtëra nga ballkoni ku sheh edhe të ashtuquajturit kalimtarë rasti, rojtarë lokalesh a e drejton kokën fik përpjetë për të vështruar sa më shumë nga yjet që mund t'i regjistrojnë sytë.Dhe nuk e di se ku do të dalësh, si do ta kalosh natën a si do ta vazhdosh lojën që hyre e mbete në të.Herë herë kjo ngjet me fillimin e një ecje duke marrë drejtime të ndryshme pa ndonjë cak të vetëparacaktuar. E rëndësishme mbase është të mos e humbasim rrugën e edhe nëse një gjë e tillë ndodh atë ta gjejmë pa ndonjë panik të atypëratyshëm. Dhe kthehemi përsëri nëpër rrëmujën e tymnajës mjegulore e shumështresore dhe përsëri përdorim fjalët e gomarit "ishalla jam në ëndërr" që duken të jenë të vrazhda duke harruar ujin që duhet t’i japim. E kur jemi te uji kush si H2O e shuan etjen në këtë stinë vere me temperatura që ngriten e bijnë nga dita në ditë. Ka kohë që s'i kam shkruar vetes thashë në fjalinë e parë të këtij shkrimi. A edhe kur i ke shkruar e ke kënaqur krejt mund të thotë edhe ndokush ashtu siç them unë. Jam disi si atlet pa kondicion dhe herë herë seç më bëhet a ndjej edhe ngulfatje. Hëna rrezon e lëvizjet shumëdrejtimshe vazhdojnë. Varet se nga ç'vend e nga ç'kënd i shohim.Dhe nata vazhdon. Të lëviz. Të ec. Mbase me këmbë është duke bërë rrugën derisa të lodhet e ta zërë gjumi…