E premte, 17.05.2024, 01:05 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Kur humbjet i bëjnë fitore

E diele, 14.08.2011, 12:59 PM


KUR HUMBJET  I BËJNË FITORE

 

Nga Halit Bogaj

 

Pas bisedave me gjeneralin Byhler dhe përfundimit të tyre me sukses, politika serbe edhe njëherë u përpoq që humbjen e saj ta paraqiste si fitore. Me rastin  e arritjes së Marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë/në të cilën kanë hyrë të gjitha pikat e propozuara nga kryeminstri Hashim Thaçi/dhe pas trysnisë së madhe ndërkombëtare e cila  i vinte nga çdo anë Serbisë,Stefanoviq tha:,,Marrëveshja nuk është ideale,ngase kemi biseduar në kushte të këqia,por reaksioni ynë e ka ndaluar Premierin e Kosovës Hashim Thaçin që ta vente në jetë atë që e ka menduar,,.Nga një konstatim i tillë i negociatorit serb, njeriu  vërtet mund të kënaqet duke qeshur dhe bëjmë çudi se si Serbia është aq mjeshtre e madhe për t,i mbështjellur gjërat dhe për t,i kthyer aq mbrapshtë dhe me kokë teposhtë?Të gjithë e dImë se qëllimi i  Hashim Thaçit ishte pikërisht ky që u arrit që në pikat e djegura kufitare dhe të kontrolluara dy vjet e gjysmë nga Serbia ,më në fund duhej të kthehej policia dhe doganat kosovare.E tërë bota e mori vesh dhe ishte alarmuar për barikadat çetnike të serbëve të veriut të cilat kanë vendosur të qëndrojnë akoma por si duket tanimë kanë mbetur pa asnjë efekt dhe për t,u vajtuar.Do të largohen gratë e manipuluara nga strukturat paralele radikale të Koshtunicës dhe Sheshelit nga të cilat ishte në zor edhe vetë Tadiqi i cili/më në fund/e dha provimin e vetë përfundimtar për të bërë hapa pozitivë në drejtim të pranimit të Pavarësisë së Kosovës përmes dyerve të tjera jo zyrtare.Dikush mund të mendojë se një gjë e tillë ishte e lehtë,por koha e tregoi se nuk kishte qenë fare ashtu.Aksioni përfundoi vetëm atëherë kur  i kishte ardhur koha dhe kur ishin pjekur kushtet.Sigurisht që Kosova ka humbur më së shumti por nga kryeneqësia e saj radikale ka humbur shumë edhe Serbia e cila vështirë se  mund ta përsërs më tregun e saj me Kosovën nga i cili i përfitonte nga 400 milion euro për çdo vit.Por për shkak të serbëve të Kosovës mbase vendi ynë duhet ta kthejë tregëtinë,natyrisht duke u paguar doganat për mallin e futur mbrenda vendit tone, nga   cili/sipas ekspertëve/ gjer tani kemi humbur miliarda dollarë.

 

Me arritjen e kësaj marrëveshjeje Serbia më në fund e kuptoi se ka mbetur qysh moti pa Kosovën,gjë që rrezikonte ta humbte edhe Evropën e cila i duhet si sytë e ballit,si ajri dhe buka.Ta zëmë,kush është duke e nxjerrë  Greqinë nga borxhet miliardëshe përveç nënës Evropë?Serbisë do t,i ndihmojnë shumë më tepër për ta futur nën kulmin e saj dhe për ta ndarë njëherë e përgjthmonë nga Rusia së cilës ia kanë pare sherrin të gjithë që kanë qenë nën patronatin e saj.Si duket këtë e kanë kuptuar edhe serbët por nuk i lë inati që ta pranojnë.

 

Sidoqoftë,Marrëveshja e arritur ishte një ngjarje historike për vendin tonë ,realizimin e së cilës e mundësuan arushanët evroperëndimorë dhe ai i,,esemesave,, e të cilit i ishin bërë tullusum dikujt dikujt nga mjeranët tanë medialë për të cilët kemi folur edhe në shkrimet e mëparshme.Pra Hashim Thaçi/ME MQTË E TIJ AMERIKANË TË CILËT IA LA AMANET Presidenti ynë historik/më në fund arriti t,ia mbyllte gojën edhe opozitës sonë destructive e cila belbëzonte se kinse po thoshte diçka gjatë ditëve të kaluara.Në këtë mënyrë,,gjarpëri,,i helmoi edhe njëherë të gjithë serbët e Globit tokësor duke ua bërë tetë me dy dhe duke i shporrur përgjithmonë nga toka e Kosovës,kurse serbëve të këtushëm natyrisht që u dërgon edhe traktorë por i bën  edhe minstra ngase e kanë pranuar shtetin e Kosovës dhe jetën e tyre në vendin tonë dhe në vendin e tyre në të cilin kanë jetuar qindravjet,deri në ardhjen e terminatorit Millosheviq i cili ua prishi jeton në mënyrën më të tmerrshme.

 

Pas arritjes së Marrëveshjes do të doja t,ua shihja fytyrat edhe popave të mjerë serbë të cilët akoma i vajtojnë eshtrat e car llazarit dhe kohrat mesjetare..Edhe Kryqi i tyre i thyer ka mbetur simbol i së keqes dhe kundërshtim i udhës së Zotit.

 

Mes tjerash duhet potencuar edhe faktin se Serbia e pranoi marrëveshjen edhe nga shkaku se në SHBA kishte qenë në një blic vizitë edhe ministri i mbrojtjes Shutanovac të cilit i kishin treguar diçka në vesh,apo jo?Ndoshta edhe mund të jem gabim në këtë rast.

 

Marrëveshja është e karakterit afatshkurtër deri më 15 shtator,të cilën deri atëherë do ta sigurojë KFORI,e pastaj dihet.Stefanoviq i kishte thirrur serbët e Kosovës që ta respektonin marrëveshjen e arritur,duke ua bërë të ditur,se  nëse nuk do të vepronin ashtu,atëherë do ta merrnin vetë përgjegjësinë e tyre.

 

Ai u tha atyre se Bashkësia ndërkombëtare ka vendosur që kjo çështje të përfundojë momentalisht në këtë mënyrë.



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora