E enjte, 01.05.2025, 08:49 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: 1 vit pas vdekjes se Aristotel Gumes

E diele, 07.08.2011, 06:52 PM


1 vit pas vdekjes se Aristotel Gumes

 

Nga Pirro Prifti

priftpirro@hotmail.com

 

Një vdekje e nje djali te ri është një  fatkeqësi që nuk ka ngushëllim për familjarët e tij, por dhe për fisin e tij, dhe  komunitetin që jeton aty. Aristotel Guma ishte një i ri që aksidentalisht apo me qëllim u aksidentua  për  vdekje në rrugë. Një zënkë të rinjsh që përfundon me vdekje dhe me mallkime nga familjarët. Ngushëllime nga më të sinqertat për familjen dhe komunitetin.

Përkujtimorja që zhvillohet sot në kishën e Shën Marisë të Himarës është një ngjarje normale e cila nuk duhet politizuar por duhet parë si një rit i krishterë ortodoks që bëhet në cdo komunitet të krishterë për kësi rastesh.

Monumenti i përgatitur në kujtim dhe nderim të këtij të riu, është gjithashtu një përpjekje nga ana e familjarëve për të kujtuar sado e pa plotë, birin e tyre që humbi jetën ( aksidentalisht pas një zënke të rinjsh). Ata që e aksidentuan duhet të përgjigjen bazuar në ligj.

Mendoj se busti i tij do të kishte me hije mbi varrin e tij, sesa mbi ndonjë vend tjetër të Himarës. Ai do të jetë një bust që do ti kujtojë kujtdo që kërkon ta përkujtojë – djalin e Himarës, djalin e familjes së tij, djalin e komunitetit të tij. Para Zotit qoftë i krishterë shqiptar, qoftë i krishterë grek, qoftë i ndonjë feje tjetër, qoftë ateist,- është njëlloj:  një shpirt që kërkon prehjen dhe paqen e Zotit, një shpirt që kërkon drejtësi  që iku nga kjo botë kaq i ri.

Pavarësisht nga disa probleme të cilat hasen në Himarë në komunitetin minoritar-grek të saj- ne shqiptarët na vjen me të vërtetë keq për  humbjen e një të riu që u rrit aty në vendin e tij të lindjes njëlloj si për djalin tonë, dhe dëshërojmë me gjithë zemër që kjo përkujtimore të na bashkojë e të na afrojë më shumë me njëri tjetrin si komunitete që kemi jetuar vëllazërisht për mijra vjet së bashku,- dhe nuk dëshërojmë që njerëz apo individë të caktuar që dëshërojnë të acarojnë këtë bashkëjetesë vëllazërore mijravjecare në të cilën kemi ndarë gëzimet dhe hidhërimet – të përpiqen ti japin kësaj përkujtimore ndaj një djali fisnik minoritar- motive politike të cilat nuk do ta nderonin as Aristotelin e ndjerë dhe as familjen e tij,  dhe as do t`ja rrisnin vlerat jashtë atyre që Aristoteli (ndjesë pastë) kishte; por as familjes së tij dhe as komunitetit të tij.

Në se kjo do të ndodhte, atëhere do të ishte një precedent i rrezikshëm, sepse historia ka treguar që edhe udhëheqësa të mëdhenj të mirë apo të këqinj qofshin (si rasti i Enver Hoxhës p.sh), sa herë që përfituesit e ngjarjes kanë kërkuar ta mbivlerësonin figurën e tij , nuk kanë bërë gjë tjetër përvecse më vonë me kalimin e kohës  kanë shtuar përcmimin dhe neveritjen ndaj këtyre figurave të hiperbolizuara me pa të drejtë.

Do të dëshëronja që  ata që dëshërojnë ta bëjnë ngjarjen tragjike si ngjarje  politike, ata që kërkojnë të hedhin farën e dyshimit e të përcarjes ndaj shqiptarëve dhe grekëve minoritarë me të cilët jemi vëllezër të vërtetë, ata që kërkojnë të përfshijnë  me qëllim dashakeq edhe institucione të tjera të nderuara si kisha ortodokse autoqefale  shqiptare, politikanë etj, etj, të mendohen mirë sepse nuk do të bëjnë gjë tjetër përvec se do     gjejnë neveritjen qoftë të familjes së të ndjerit, qoftë neveritjen e shqiptarëve të ndershëm, por ashtu dhe të minoritarëve sepse në jetojmë së bashku, gëzojmë e vuajmë së bashku prej mijra vitesh në trojet tona. Askush nuk mund ta hedhë farën e dyshimit dhe të urrejtjes brenda komuniteteve tona që jetojnë e punojnë në Shqipërinë e bekuar nga Zoti.

Si shqiptar ortodoks që jam  do të desha të isha në kishën e thjeshtë dhe të bekuar të Shën Marisë në Himarë, dhe në pamundësi , unë vetë vajta në kishën e Shën Prokopit në Tiranë, ndeza një qiri për shpirtin e tij  që të prehet në paqë.

I dërgoj ngushëllimet më të sinqerta familjes së Aristotel Guma-s, komunitetit minoritar grek dhe gjithë Himarës heroike e trime për këtë humbje të një djali të thjeshtë që e deshi aq shumë jetën.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx