E enjte, 01.05.2025, 05:39 PM (GMT+1)

Mendime

Kastriot Myftaraj: Kryeimami Refik Gërbeshi, Anders Behring Breivik, dhe agjenda islamike në Norvegji dhe Shqipëri

E shtune, 06.08.2011, 08:04 PM


Kryeimami shqiptaro-kosovar në Norvegji, Refik Gërbeshi, atentatori Anders Behring Breivik, dhe agjenda islamike në Norvegji dhe Shqipëri

 

Nga Kastriot MYFTARAJ

 

Atentatori i 22 korrikut në Norvegji, Anders Behring Breivik, u quajt nga media ndërkombëtare një islamofob paranojak, i cili ishte i rrëmbyer nga deliri i rrezikut të pushtimit islamik të Norvegjisë. Por a ekziston megjithatë vërtet një agjendë për pushtimin islamik të Norvegjisë. Një agjendë e tillë ekziston dhe atë e ka zbuluar mjaftueshëm vetë efendi Refik Gërbeshi, me origjinë nga Kosova, kryeimam i besimtarëve muslimanë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, por edhe atyre të Republikës së Shqipërisë, të cilët jetojnë në Norvegji. Titullin “kryemimam”, hoxhë Gërbeshi e ka marrë si kreu i xhamive të muslimanëve shqiptarë në Norvegji, të cilat qenkan shtuar aq sa të ketë nevojë për një kryeimam, a një lloj myftiu. Hoxhë Refik Gërbeshi atë për të cilën fola e ka bërë në një të ashtuquajtur simpozium shkencor që është mbajtur në Republikën e Shqipërisë, në shkurt 2008, i cili simpozium mund të quhet “shkencor”, vetëm në sensin e shkencës së Xhihadit. Në vitin 2008, në Kavajë, u mbajt një i ashtuquajtur simpozium shkencor, i organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë, mbi temën “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami përcjell në këtë integrim”, i organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë. Nga përmbajtja e kumtesave që u mbajtën në simpozium dhe profili i pjesëmarrësve, bëhej e qartë se fjala ishte për integrimin e shqiptarëve në një Europë të islamizuar.Emri i imam Refik Gërbeshit ishte në listën e atyre që mbajtën kumtesa, midis emrave të asaj që mund të quhet elita intelektuale islamike e trojeve shqiptare, në dy anët e kufirit: Abdi Baleta, Olsi Jazexhi, Fuad Ramiqi (politikan islamik në Kosovë, kryetar i Forumit Musliman të Kosovës, dhe organizator i protestave islamike në Prishtinë për ndërtimin e xhamisë dhe për lejimin e vajzave të mbuluara me shami në shkolla), Mexhid Yvejsi (fundamentalist islamik nga Gjakova), Nexhat Ibrahimi (studiues fundamentalist islamik nga Kosova), Ramiz Zekaj (drejtorit të Institutit të Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam), Besa Ismaili-Ahmeti (nga Kosova, e cila u paraqit e veshur me ferexhe dhe foli për integrimin europian?!), Sabri Bajgora (imam nga Kosova), Milazim Krasniqi (fundamentalisti islamik nga Kosova), Jusuf Gjokaj (myfti nga Mali i Zi), Zekerija Bajrami (hoxhë), Justinian Topulli (hoxhë me mjekër vehabite nga Shqipëria), Selim Gokaj (fundamentalist islamik nga Shkodra, gazetar dhe politikan islamik)  etj., etj.Efendi Refik Gërbeshi, kishte marrë rrugën e gjatë nga kryeqyteti i Norvegjisë Oslo, për në Kavajë të Shqipërisë, për të lexuar në simpozium kumtesën “Islami në diasporën shqiptare- Norvegji”. Nga përmbajtja e kumtesës së hoxhë Refik Gërbeshit del qartë se ai nuk ka shkuar në Norvegji, nga Kosova, me atributet e klerikut që i shërben komunitetit në ushtrimin e riteve religjioze, si dhe për ushtrimin e do funksioneve sociale të cilat natyrshëm pritet që të ushtrohen nga klerikët brenda komunitetit përkatës, por se ka shkuar në Norvegji si zbatues i një agjende të mirëpërpunuar për invadimin dhe në perspektivë pushtimin islamik të Norvegjisë, fillimisht nëpërmjet Xhihadit të butë. Hoxhë Refik Gërbeshi thotë, që në fillim të kumtesës së vet se “Të gjithë praktikuesit (e Islamit- K.M.) janë misionarë”. (“Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami sjell në këtë integrim”, simpozium shkencor, Botim i Forumit Musliman të Shqipërisë, Tiranë 2008, f. 164). Këtë ide ai e zgjeron kur thotë më tutje se: “Emigrimi i të dërguarve të Allahut xh.sh. është një mënyrë e përhapjes së mësimeve islame dhe këta janë ambasadorët e Islamit kudo në botë”. (po atje: f. 166). Për këtë i referohet dhe Sures Ankebut, 46.Kjo do të thotë, se për hoxhë Refik Gërbeshin, besimtarët muslimanë shqiptarë në Norvegji, dhe emigrantët e tjerë muslimanë në Norvegji, nuk duhet të jenë të kënaqur që autoritetet norvegjeze, me tolerancë maksimale u kanë krijuar mundësi për ushtrimin e lirë të religjionit islam, duke u mundësuar madje që të ndërtojnë xhami dhe qendra të tjera religjioze, por besimtarët muslimanë shqiptarë në Norvegji duhet që të punojnë për islamizimin e Norvegjisë, se kjo na qenka një obligim kuranor, të cilin ua ka ngarkuar vetë Allahu. Kjo do të thotë se hoxhë Refik Gërbeshi kërkon që besimtarët muslimanë shqiptarë në Norvegji, duhet të shndërrohen në një virus që shkatërron organizmin e shoqërisë norvergjeze, kulturën dhe traditat historike të saj, duke e islamizuar atë.Hoxhë Refik Gërbeshi madje shkon deri atje sa të bëjë një krahasim mes muslimanëve që emigruan nga Meka në Abisini, në kohën e Muhametit dhe emigrantëve muslimanë që gjenden sot në Perëndim: “Allahu i lartësuar shpalli suret Merjem dhe Kehf, ndërsa besimtarët po përgatiteshin të emigronin në Abisini, që ishte një shtet i drejtë i krishterë, edhe kurbetqarët i kanë të nevojshme që t’ i lexojnë këto sure, për të njohur kulturën e vendit që kanë mësyrë për strehim, prandaj paralelja e Abisinisë me mërgimtarët tanë në Perëndim është një vizion përsëritës i historisë islame, edhe pse mërgimtarët tanë lanë vendin edhe për arsye të tjera”. (po atje: f. 166)Krahasimi është me të vërtetë shumë instruktiv. Mbretëria Aksumite (Abisinia, ndryshe Etiopia), e cila u dha strehim në 615 ithtarëve të Muhametit, të cilët përndiqeshin në Hexhaz, 25 vite më pas, në 640 u sulmua ushtarakisht nga Khalifati islamik, kur khalifi Umar dërgoi një ushtri kundër saj. Në suret Merjem dhe Kehf, Allahu i udhëzon emigrantët muslimanë në Abisini që të bëjnë pararojën e agresionit ndaj vendit mikpritës. Në Suren El Kehf (e shpellës), Allahu i udhëzon muslimanët që të përçmojnë religjionin e vendit mikpritës, Abisinisë, dhe t’ ua bëjnë me dije abisinasve të krishterë se religjioni i tyre është i gabuar: “Për t’ ua tërhequr vërejtjen atyre që thanë se Allahu ka fëmijë”. (Sure El Kehf: 18, 4). Më tutje në këtë sure thuhet: “Atë ditë ua prezentojmë xhehnemin jobesimtarëve me një prezentim të hapët”.(Sure El Kehf: 18, 100)Të njëjtën gjë e kanë obligim që të bëjnë edhe besimtarët muslimanë shqiptarë në Norvegji, sipas hoxhë Refik Gërbeshit. Në Suren Merjem Allahu i thotë Muhametit: “A nuk e di ti se Ne i kemi lëshuar djajtë kundër jobesimtarëve, e ata i nxisin pa ndërprerë në vepra të këqija?”(Sure Merjeme: 19, 83) Pra, të gjithë ata që nuk besojnë tek Islami dhe Allahu konsiderohen të poseduar nga djajtë, e të tillë janë sipas hoxhë Refik Gërbeshit, krejt norvegjezët, duke përfshirë edhe policët që arrestuan Anders Behring Breivik, prokurori që urdhëroi arrestimin e tij, gjykatësi që dha vendimin për arresimin e tij, kryeministri Stoltenberg që ishte shënjestër e atentatëve dhe të gjithë ata norvegjezë që demonstruan me qirinj të ndezur në Oslo, duke nderuar viktimat dhe dënuar atentatorin.Hoxhë Gërbeshi nuk tregohet naiv kur pret që muslimanët në Norvegji të arrijnë që të konvertojnë një numër të madh norvegjezësh të krishterë në Islam. Ata që e kanë udhëzuar ish-hoxhën e Hajvalisë në Kosovë, kur e dërguan shtatë vjet më parë në Norvegji, nuk janë asfare naivë. Ata e dinë se Islami në Perëndim ka gjasa që të përfitojë nga e njëjta prirje nga e cila përfitoi dikur komunizmi. Pra, që ajo pjesë e rinisë dhe intelektualëve, me prirje kontestuese ndaj shoqërisë, por pa ide të qarta, të gjejnë tek Islami një kauzë, ashtu siç e gjetën dikur tek komunizmi. Për këtë pjesë të rinisë norvegjeze, ashtu si për një pjesë të madhe të ithtarëve të komunizmit në Perëndim dikur, nuk ka aq rëndësi përmbajtja e kauzës, se fakti që ajo i fut në një rrymë të fuqishme, e cila është kundër atyre që i quajnë qendra të mëdha të reaksionit ndërkombëtar bashkëkohës, SHBA-ve, Izraelit, apo edhe vetë Kishës Luterane në Norvegji etj. Dhe të tillë nuk mungojnë në Norvegji. Hoxhë Gërbeshi, i cili supozohej që të fliste për diasporën muslimane shqiptare në Norvegji, nuk mungon që të flasë gjerësisht edhe për norvegjezët që kanë pranuar Islamin, duke përmendur se 800 të rinj norvegjezë janë konvertuar në islamikë, vetëm në muajin e Ramazanit 2006.Më tutje, hoxhë Gërbeshi, si një misionar i zellshëm i Xhihadit, hyn edhe në historinë e Norvegjisë: “Në vitin 995 mbreti Olag Tryggvason ndërtoi kishën e parë dhe filloi konvertimin e norvegjezëve në krishterim”. (po atje: f. 170). Këtë kërcim në historinë e largët të Norvegjisë, hoxhë Gërbeshi e bën për të thënë se: “Norvegjezët e kanë pranuar me dhunë krishterimin”. (po atje: f. 170). Këtu, hoxhë Gërbeshi, sipas metodologjisë që i kanë mësuar ideuesit e agjendës së islamizimit të  Norvegjisë, i referohet një studiuesi perëndimor, T. Arnold. Propagandistët islamikë përdorin pikë për pikë metodologjinë e kolegëve të tyre të dikurshëm komunistë, të cilët duke përfituar nga liria e fjalës në Pernëdim, mund të gjenin në çdo rast autorë për t’ i cituar, ashtu që idetë që u konvenonin t’ i paraqesnin sikur i kishin gjetur në librat e studiuesve perëndimorë. I njëjti hoxhë Gërbeshi, i cili thotë se Krishterimi në Norvegji është imponuar me dhunë, në një nga kërcimet e tij të shpeshta jashtë temës së kumtesës, thotë se Islamin në Spanjë e çuan arabët (f. 164), duke mos përmendur se kjo u bë me dhunë, ashtu që arabët e pushtuan Spanjën.

Kur hoxhë Gërbeshi thotë se Krishterimi (fjalën ai natyrisht e shkruan me të vogël, ndryshe nga fjala “Islam”) është përhapur me dhunë në Norvegji, ai këtu aludon se Krishterimi nuk ka legjitimitet në Norvegji dhe duhet që t’ ia lëshojë vendin Islamit. Këto janë mendimet e hoxhë Gërbeshit dhe komunitetit që ai përfaqëson, ndaj vendit që u ka hapur dyert me bujari, i ka punësuar, u ka dhënë trajtim social e shëndetësor të nivelit të lartë, për vete e fëmijët, u ka krijuar mundësi për shkollim, u ka krijuar mundësi që të ushtrojnë lirisht religjionin e tyre, çka e pohon vetë hoxhë Gërbeshi, kur shkruan: “Xhami ka kudo, në spitale, aeroport, bazën e tramvajeve dhe autobusave dhe në universitet, që me rastin e inaugurimit u njoftua edhe në televizionin qendror dhe gazeta. Për Bajram u jipet pushim atyre që kanë qenë agjërues, si nxënësve dhe studentëve, ashtu dhe punëtorëve”. (po atje: f. 171)

E këtë tolerancë të autoriteteve norvegjeze ndaj emigrantëve muslimanë, hoxhë Gërbeshi dhe të tjerët si ai, e shohin si një dobësi dhe humbje të sensit të vetëmbrojtjes, krejt ashtu si një organizëm i gjallë që nuk vetëmbrohet nga virusi. Tolerancën e autoriteteve norvegjeze ndaj emigrantëve muslimanë, hoxhë Gërbeshi, kolegët e tij, dhe ideuesit e zbatuesit e agjendës për islamizimin e Norvegjisë, e shohin si një avantazh strategjik të cilin ua mundëson kundërshtari. Kur lexon këto që shkruan hoxhë Gërbeshi, e mendon se çfarë shkruajnë hoxhët e tjerë islamikë të Norvegjisë, ata arabë, turq, pakistanezë etj., nuk mund të mos e mirëkuptosh Anders Behring Breivik, i cili duke parë se autoritetet norvegjeze, me apo pa vetëdije, pak rëndësi ka nga pikëpamja e pasojave, janë vënë në shërbim të agjendës për islamizimin e Norvegjisë, reagojnë në mënyrë të dhunshme. Aq më tepër kur Më tutje hoxhë Gërbeshi, duke harruar temën, rrëmbehet nga entusiazmi i Xhihadit dhe thotë se Islami është feja e dytë për nga numri i besimtarëve në Francë, Britaninë e Madhe dhe SHBA. (po atje: f. 170)Pyetja është: A do të kishte Norvegjia një Anders Behring Breivik atentator, në rast se në këtë vend nuk do të kishte njerëz si hoxhë Gërbeshi dhe kolegë të tij arabë, turq, pakistanezë, indonezianë, çeçenë, ujgurë etj? Unë dyshoj. Nëse Anders Behring Breivik quhet islamofob paranojak, çka duhet quajtur hoxhë Gërbeshi dhe të tjerët si ai? Dhe pyetja më e rëndësishme për ne shqiptarët është: A duhet pranuar hoxhë Gërbeshi si shqiptar? Unë them jo. Ai është arab, turk, a çka dreqin t’ i pëlqejë, por asesi shqiptar. Shqiptarizmin ai e do vetëm që të marrë me anë të njerëzve të tij dhe organizatave të krijuara prej njerëzve si ai, financimet që shteti norvegjez jep për shkollimin në gjuhën amëtare të emigrantëve të etnive të ndryshme, ashtu që pastaj orët e mësimit shqip t’ i shndërrojnë në orë propaganda islamike. Republika e Shqipërisë e ka për obligim kushtetues mbrojtjen e shqiptarëve që gjenden jashtë kufijve, dhe këtu ligji nuk parashikon asnjë kufizim, si në trojet e tyre në vendet fqinje, në Kosovë, ashtu edhe në diasporën shqiptare në botë. Pyetja është, se a duhet që ta ketë obligim shteti shqiptar që ta mbrojë edhe këtë hoxhë Gërbeshin e të tjerët si ai, në Kosovë, Maqedoni e kahdo që janë. Unë mendoj se jo?Një tjetër gjë alarmuese është se hoxhë Gërbeshi, të gjitha këto xhevahire islamike dhe të tjera, që nuk është vendi të citohen në një shkrim gazete, i tha në prani të disa zyrtarëve të rëndësishëm shqiptarë, pjesëmarrës në simpozium. Në simpozium merrte pjesë dhe përshëndeti kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Rasim Hasanaj, prefekti i atëhershëm i Qarkut të Tiranës, Ruzhdi Keçi, këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme  të kohës (Lulzim Basha), i ashtuquajturi Princ Leka II Zogu, kryetari i atëhershëm i Bashkisë së Kavajës, Refik Rugea, nënkryetari i Qarkut të Tiranës, Hysen Arkaxhiu, nënprefekti i Kavajës, Bardhyl Rexha, kryetari i Këshillit Bashkiak të Kavajës, Aqif Haveriku (ky i fundit ishte dhe një nga sponsorët e simpoziumit).Televizioni publik shqiptar emetoi lajmin mbi simpoziumin, kurse një tv vendor në Kavajë, Tv 6 e emetoi drejtpërdrejt krejt zhvillimin e simpoziumit. Lajmin e dha edhe Agjencia Kuranore Ndërkombëtare e Lajmeve (http://www.iqna.i /sq/news_print.php?ProdID=221612) dhe mediume të tjera islamike në botë.Pas simpoziumit kurrkush prej zyrtarëve të pranishëm atje, nuk reagoi për t’ u distancuar nga ato që u thanë atje. Ministri i Punëve të Brendshme i asaj kohe, Lulzim Basha nuk reagoi ndaj këshilltarit të tij Lekë Zogu, për praninë e tij në simpozium, madje ky i fundit vazhdon të jetë ende këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme të sotëm. Këto janë një tregues i avancimit të agjendës për pushtimin islamik të Shqipërisë. Nuk u zgjodh më kot Kavaja për zhvillimin e këtij simpoziumi fundamentalist islamik. Derisa Kavaja në vitet 1914-195 ishte një nga bastionet e rebelimit islamik në Shqipëri, simbolika është e qartë. Islamikët po na thonë se nga Kavaja do të nisemi për të pushtuar Tiranën. Kryetari i Forumit Musliman të Shqipërisë, që ishte organizatori i simpoziumit, Fisnik Kruja, punonjës në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit, dy vjet pas këtij simpoziumi, në 2010 bëri kallzim penal ndaj meje, për shkrimet kritike të mia ndaj Islamit, duke kërkuar që unë të procedohesha penalisht për nxitje të urrejtjes dhe vepra të tjera penale. Natyrisht se arsyeja kryesore është se unë kam dhënë alarmin për agjendën e pushtimit islamik të Shqipërisë, në shtabin e së cilës ai bën pjesë.

 



(Vota: 17 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx