E enjte, 01.05.2025, 12:14 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Haj medet për këto parti politike që i kemi

E premte, 05.08.2011, 07:59 PM


HAJ MEDET PËR KËTO PARI  POLITIKE  QË I KEMI

 

Nga Halit Bogaj

 

Në ditët tona historike kur Qeveria e Kosovës me aq mundime të mëdha e ktheu sovranitetin e vendit dhe kur të gjitha partitë tona politike ranë në një gojë, u gëzuam aq tepër saqë gati u çmendëm nga një mrekulli e tillë të cilën nuk e kishim parë që nga dita e shpalljes së Pavarësisë dhe pranimit të saj nga shtetet më të fuqshme të botës.Menjëherë kujtuam se kur është në pyetje çështja e atdheut,ata nuk shikojnëi parti dhe interesa personale, por bëhen si një grusht i vetëm për t,iu marrë lakmi krejt bota.Për fat të mirë filluan t,ia pranonin Hashimit aksionin e ndërmarrur nga policia speciale e Kosovës me ç,rast na bënin përshtypje të jashtëzakonshme dhe na merrte mendja se ishin zhdukur njëherë e përgjithmonë diferecat midis tyre.Por edhe atë ditë pas aksionit,disa nga micsokolat që rrinin ulur në Parlament flisnin kuturu,pa e pranuar fare se sa e vështirë ishte të realizohej një detyrë e tillë e domosdoshme,kushtetutare dhe patriotike.Dy prej tyre filluan edhe të filosofonin me sofizmat e tyre të njohura dhe në vend që ta lavdërnin kyeministrin dhe Qeverinë, ata përpiqeshin të rruanin voe.Njëri prej tyre tha se:Duhej që qysh moti të bëhej një diçka e tillë/duke harruar se as partia e tij dhe kryministri që dilte prej saj nuk kishin guxuar ta ndërmerrnin një aksion të tillë ngase nuk ishin pjekur kushtet/.Ai tjetri i,,Vetëvendosjes,,filosofonte /përësteruri/,duke zbuluar edhe margaritarë të tjerë siç ishte sintaga,,Shteti armik,,duke e mësuar kryeministrin e Kosovës se si ta riemëronte Serbinë dhe nga dita kur foli venvedosisti ,Thaçi nuk do të duhej ta quante Serbinë vend fqinj por shtet armik.Pra sipas tij Thaçi askund nuk do të duhej të thoshte ,,shteti fqinj,, por ,,shteti armik,,.Ai i shkreti harronte se menjëherë pas deklaratës së parë pas ndërmarrjes së aksionit ,Thaçi e kishte informuar botën se Serbia ishte ajo që e mbante Kosovën pezull duke i mbrojtur ,ndihmuar dhe financuar strukturat banditeske paralele,prandaj Kosova duhej gjithesi ta ndërmerrte atë që e ndërmorri.Por pa i marrë parasysh deklarat e atyre parlamentarëve,disi dëshirova ta tejkaloja një diçka të tillë gjersa nuk m,u mbush kupa e hidhërimit kur i dëgjova edhe ato të shefit të Lidhjes demokratii e Kosovës/KFORIN/se kinse ai nuk ka guxuar të bisedonte me Borkon dhe Bogdanin.Pra ky mic sokol tjetër kishte harruar se ku kishte qenë deri në ditën e 12 qershorit të vitit 1999 dhe pa fije turpi e sulmonte Bylerin që kishte biseduar me don kishotët serbë,të cilët të fëlliqur nga frika e ardhjes së trupave shtesë të KFORIT do t,i kenë thënë atij,,Ju lutemi gjeneral po bëjmë krejt ç,të na thoni vetëm mos na rrahni dhe mos na vritni nëpër barikada,,.Mic Sokoli i LDK-së,demek si i pari  kësaj partie,kishte harruar se Byler e kishte ftuar edhe Thaçin në bisedime ,pak para se të takohej me Borkon dhe Bogdanin.Mic sokolat tanë që rrinë përsëteruri/me rroga dhe beneficione të majme/në vend që të trusin dhe të presin se çka do të bëhet në fund,çojnë pluhur dhe hedhin baltë mbi njeriun kryesor të këtij vend i cili ishte  vetmi që e ndihmoi Qeverinë e Kosovës që me helikopterë t,i dërgonte forcat specile në pikat kufitare në të cilat kanë filluar të punojnë doganierët dhe policët kosovarë.Prandaj të hedhësh gurë e dru mbi KFORIN më duket se është një vetëvrasje politike për vetë ata që flasin hashamete të tilla,aq më tepër kur dihet se Bashkësia ndërkombëtare,përmes sheteve të Kuntit ia bëri edhe njëherë të ditur Serbisë se Kosova duhet ta shtrijë sovranitetin e saj edhe në dy pikat kufitare,gjë që më në fund e kishte kuptuar përnjëmend Serbia e cila kërkon kohë dhe kinse po bisedohet për t,i çbllokuar rrugët e bllokuara të Veriut në të cilat popat e dëshpëruar serbë e kanë ngulur edhe një kryq të lartë shtatë metra,për ta ,,shti në gjynah ,,botën se çka janë duke u bërë të krishterëve shqiptarët.Por një marri dhe një çmendi të tillë fatbardhësisht nuk po e ha më askush.Mic sokolat tanë që flasin nga karrigat e buta,në vend që ta kritikojnë KFORIN, pse nuk shkuan edhe ata si deputetë për t,i mbrojtur ato pika kuftare.Nuk shkuan sepse nuk ua mbajti..Ai që pat shkuar në Jarinje/pas një muaji kryetarllaku/u shkarkua nga njerëzit e tillë kameleonë të cilët nuk dine të bëjnë asgjë tjetër përveç kritikave vend e pa vend,madje duke i drejtuar ato edhe atje ku nuk po ma zë goja.

 

Në anën tjetër paraqiten ,,analistë,,të ndryshëm nëpër mjete të majta informative të cilët japin vlerësime të llolljoshme, përveç atyre diplomatike.Shtrohet pyetja:Çka na duhet neve që gati në çdo rast ta theksojmë se Serbia dëshiron ta ndajë Veriun e Kosovës kur njëherë e përgjthmonë është thënë nga më të mëdhenjtë e kësaj bote se Kosova nuk do të ndahet në asnjë mënyrë.Animë gjatë këtyre ditëve kur erdhën zërat më të fuqishëm nga Kantrimen,ambsadori francez dhe nga pesëshja që ishte përherë e involvuar në zgjidhjen e problemit historik të Kosovës.Dhe ta sulmosh Thaçin gjatë këtyre ditëve heroike të Qeverisë dhe emrit të tij,është diçka absurde që mund ta bëjnë vetëm fëmijët ose ata që ia kanë inat,e kjo e fundt nuk duhej të guxonte të ndodhte në asnjë mënyrë.Atëherë opozitarët tanë do të binin në nivelin e disa komentatorëve serbë të cilët e kanë therrë në sy kryeministrn kosovar të cilin/pikërisht për ato që ia ka bërë Serbisë/dëshirojnë ta shohin në Hagë.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx