E enjte, 01.05.2025, 01:56 PM (GMT+1)

Mendime

Zejdush Kastrati: Hashim Thaci,” fjalët babush”, e për punët…?

E enjte, 04.08.2011, 07:59 PM


Hashim Thaci,” fjalët babush”, e për punët…?

 

Trimëria e ushtarëve varet nga menquria e eprorit (proverb latin)

 

Nga Zejdush Kastrati

 

    Ngjarjet  e fundit në Veri,pa marrë parasysh, dallimet dhe konfrontimet e herëpasëhershme por edhe mospajtimet,   mes minoranceës e mazhorancës ,mes atyre që janë në pushtet dhe opizitës,e që ishin skena të shpeshta, që përcilleshin, edhe përmes mediave, në veqanti pjesë e Seancave të fundit të Paralmentit të Kosovës,  pas  aksionitte fundit, të sponzoruar, nga Kryeministri Thaci, përmes Policisë së Kosovës në Veri, fatlumësisht,  nxorën në shesh, një të vërtetë, shumë kurajuese,  e cila duhet të përshëndetet dhe respektohet, e që është pajtimi pothuaj, I të gjithëve,  se aksioni I ndërmarrë, nga Kryeministri,  edhe pse I vonuar, është I arsyeshëm, I pranuëshëm,I qëlluar dhe I domosdoshëm.

    Kjo pajtueshmëri, dhe ky unison, i gjithë spektrit politik kosovarë, është  nje vlerë, një e arritur dhe një sukses, që jep shpresë, se kosovarët(për dallim nga parlamentarët dhe jashtëparlamentarët e Shqipërisë apo ata shqiptarë të  Maqedonisë) kur është në pyetje vendi e atdheu I tyre,kësaj radhe,  reflektuan, një gatishmëri e  sacrificë, dhe treguan, se  është ardhur momenti dhe koha,  dhe  dijnë ti lënë mënjanë,  teket, inatet dhe kapricet,por edhe ambiciet përsonale, dhe të jenë bashkë,( bile deklarativisht) për të mbrojtuar, ate për të cilën,  duhet dhënë, edhe jetën.

    Ky unison, I cili, nuk mungoi të përcillet zëshëm, por edhe ishte I artikuluar mirë e qartë, nga subjektet politike kosovare , nuk do të thotë, se  aksioni I Thacit ishte perfekt, I koordinuar mirë , me konsultime  e përgatitje të duhuara , dhe me pajtim  paraprak të të gjithëve, e në veqanti, të atyre, që është dashur të konsultohen, e pajtohen për një aksion të tillë!

    Në radhë të pare,bazuar, në faktin, se  tani e 12 vite ,“rasti Veriu”, në kokat e mendjen  e të gjithë kosovarëve, e në veqanti parlamentarëve, apo atyre që kanë qenë dhe janë pjesë e politikëberjes në Kosovë, ka qenë temë dhe brengë, e cila gjithnjë, ka provokuar,irituar,  por gjithashtu, në kontinuitet, edhe ka futur njerëzit  e këtyre institucioneve në obligime e përgjegjësi, të cilët fuqishëm, jemi dëshmitarë, se  I kanë promovuar,  në të gjitha palë zgjedhjet e mbajtura në këtë Kosovën e pasluftës, dhe, ate, nga të gjithë liderët e akteret e promovimeve parazgjedhore, andaj,herëdo dhe kurdo qoftë,kuptohet, dikush është dashur, bile ti inicoj dhe lëvizë gjërat , e pse të  mos themi, se është dashur, dhe duhet ti jetësojë në vepër, edhe premtimet, por, edhe  obligimet që ka si liderë apo institucion shtetëror.

 

A është Thaci liderë I qëlluar për këso aksionesh?

 

Për ti hyrë kësaj “avanture” të rrezikshme,  e cila vlen për cdo liderë ,   e që kuptohet,   edhe mund që    fuqizoj,  por edhe të plandos për toke politikisht , në Kosovë, pos liderit të AAK-së,Ramush Hardinaj, I cili  në opinion, njihet edhe si strateg I luftës, por edhe vizionar, guximtar dhe atdhetar I madh, (e që fatkeqësisht  duhet se ku është) , I vetmi njeri, që ka mundur, dhe ka hap këtë front, e që po vërehet, se  është shumë  vështirë të përmbyllet shpejt e  me sukses,( na pëlqeu apo jo),tani për tani, përsoni adekuat, është pikërishtë,ai që edhe e nisi- Kryeministri  aktual,Thaci .

Është për tu habitur, dhe e pabesueshme, se Thaci,I cili njihet edhe për prapaskena që befasojnë, të ketë  hapur këtë front, pa pëlqimin dhe miratimin e “të fortëve”!, e në veqanti, kur ka kohë, se ndaj tij në opinion por edhe ne media  ndërkombëtare,po zhvillohet një fushatë e ashpër mediale,  dhe sic dihet,  është lakuar emri I tij si I përzier  në afera e në veqanti rasti “Dik Marti” por edhe afera tjera,të ndërmirret një aksion I till në Veri!

Që nga dita e parë e aksionit në Veri,pra, prej 25 korrikut,Thaci në prononcimet dhe deklaratat e tija,  ka arritur që  fuqishëm të senzibilizoj opinionin e mbrendshëm ,por edhe të jashtëm, e që në raste të këtilla , siq është “rasti I veriut”, është edhe  një dhunti dhe strategji, që duhet ta ketë cdo liderë(por ka shumë që u mungon) e  që vetëvetiu,  prodhon efekte pozitive tek popullata vendore,  për të pas mbështetje, cka në rastin konkret, Thaci,  tash për tash, e ka arritur,por se cka do të ndodh në vazhdimësi,  ngjarjet gjatë ditëve  në vijim  do të tregojnë.

A mëshefet pas këtij aksioni edhe dicka tjetër, që  e ka nxitë që Kreminsitri Thaci, të veproj “krye ne veti”, e që njerëz të caktuar e komentojnë, edhe me “arsyetime speculative” që lidhen edhe me gjendjen në subjektin e tij politik,pastaj, kinse prishjen me  qarqe nga Brukseli,por edhe për”marrëveshje interne  rajonale”,të gjitha këto, më tepër, munden me qenë, edhe  spekulime për konsum ditor, që dikush I thot edhe , vetëm  për të thënë dicka, dikush pse dyshon në aftësitë dhe guxim  e Thacit, e dikush edhe pse ia ka pa sherrin…

Tash për tash Hashim Thaqi, “fjalët I ka babush”, e për punët(sukseset)  do ti shohim…

 

zkastrati@hotmail.com



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx