Mendime
Fehmi Kelmendi: Kanibalizmi serb dhe triumfi shqiptar
E diele, 07.08.2011, 08:00 PM
Kanibalizmi serb dhe triumfi shqiptar
(Eshtë dashur që
Nga Prof. Fehmi Kelmendi
Serbët kurrë nuk përmirësohen as nuk pranojnë parimin demokratik sukur të ishin demokratë, siç deklarohen, do të kërkonin falje publike, do të pendoheshin dhe do të pranonin pavarësinë e Kosovës, për të gjitha krimet e ushtruara kundër njerëzmit dhe gjenocidit në ish Jugosllavinë, posaçërisht ndaj shqiptarëve liridashës e paqëdashës. Sikur të bënin krime shqiptarët siç bëjnë serbët publikisht isha deklaruar se nuk jam shqiptar. Cili serb u ngrit kundër gjenocidit të pandërprerë të bashkatdhetarëve të tij? Asnjë. Ndaj akuzave të paraqitura në raportin e Dick Martit nuk vlen vetëm reagimi por demantimi me fakte të pamohueshme. Pra, kërkohen prova dhe argumente e jo llafe. Dick Marti ka hyrë në shërbim të Beogradit dhe të Moskës për levërdi financiare. Siç duket, këto dy qendra e kanë joshur me lëmoshë të majme. Të bëhesh vegël e pansllavizmit do të thotë të zhvishesh krejtësisht nga njerëzia. Shqiptarët me dekada vuajnë nën sundimin e sllavëve të Jugut, por për këtë nuk di gjë Dick Marti! Nëse rezultati vërteton të kundërtën e akuzave të Dik Martit, ai do të bie shumë poshtë, në fund të pusit, tok me bashkëpunëtorët e tij. Nuk duhet të prejudikohet, as të spekulohet para se të përfundojë padia e Dick Martit. Vërtet raporti i Dick Martit tronditi botën jo vetëm duke i akuzuar si kriminelë, ajo që i përket serbëve, por edhe atakoi NATO-n, veçmas SHBA-në. Asnjë prognozé e saktë e parakohëshme nga kushdoqoftë lidhur me rezultatin e rastit të Dick Martit nuk tregon matësi dhe urtësi diplomatike. Le të pritet epilogu pas hulumtimeve, shqyrtimeve dhe vendimit definitiv nga ana e komisionit përkatës. Shqiptarët e fyer, të ofenduar e të poshtëruar të mos e humbin durimin as qetësinë. Krahas zbulimit të së vertetës duhet kërkuar edhe motivin që e shtyri Dick Martin në këtë aventurë ekstravangande.
Eksplodimi i shqiptarëve të irituar nuk sjell asgjë të mirë, ndaj duhet ruajtur gjakftohtësinë. Dick Marti është një politikan dinak dhe qesharak, por me ndikim të madh në botën antishqiptare dhe antiamerikane. Gati të gjitha qarqet diplomatike botërore, po edhe vetë Dick Marti, e dinë se Kosova nuk është tokë serbe dhe se kjo trevë shqiptare nuk u nda nga i Novi Pazarit, i cili është ndarë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Në kundërshtim me politikën proserbe të Rasim Lajiqit (Muftiu i Sanxhakut), Muhamer Zukorliq ka plot të drejtë për atë që kërkon zgjidhjen e çështjes së Sanxhakut me mjete paqësore, por nëse nuk arrihet në këtë mënyrë atëherë ndërmmeren edhe masa të tjera adekuate. Kam cekur disa herë se kurrë nuk duhet sulmuar një individ, siç është rasti me Slobodan Milosheviqin, për krime, gjenocid dhe spastrime etnike me dimensione të gjëra siç ndodhi në hapsirat e ish Jugosllavissë, as të fajsohet si i vetmi, sepse një person nuk arrin dot të masakronte aq civilë dhe viktima të panumërta pa përkrahjen e institucioneve shtetërore. Në histori nuk mbahet në mend që një indivit të krijojë ideologji, fe, shtet, sistem, regjim, rregullim shoqëror, apo ndonjë forcë magjike për shkatërrime masovike, po këto i krijojnë grupet, klasat dhe elita intelektuale. Ndaj për të gjitha pushtimet e territoreve të huaja, krimeve, masakrave, gjenocidit, shfarosjeve, djegjeve, shkatërrimeve, plaçkitjeve, dëbimeve me dhunë etj., i përkasin një përgjegjësie kolektive duke i fajsuar institucionet shtetërore, profilet e ndryshme intelektuale, kleri pavarësisht se cilit religjion i përket, gjithë potencíali i forcave të armatosura: ushtria, policia, shërbimet sekrete dhe paramilitarët.
Shtrohet pyetja pse Hitleri nuk u dënua për krime por u dënua shteti gjerman?
Politikani zviceran i Partisë Liberale të Zvicrës, ish prokurori i Kantonit të Tiçinos, që gjendet në kufi mes Zvicrës dhe Italisë, i cili që nga viti 1995 përfaqëson Kantonin e tij në Dhomën e Ulët te Parlamentit të Zvicrës, deputet i Këshillit të Europës dhe anëtari i Komisionit të OSEB-së për të drejtat e njeriut, përndryshe i njohur me disponim antishqiptar dhe antiamerikan, me raportin e tij të paraqitur në Këshillin e Europës tronditi mbarë opinionin demokratik ndërkombëtar. Fushata propagandistike antishqiptare e këtij eksponenti të politikës pansllave, e inicuar nga Beogradi me qëllim të caktuar dhe e porositur sipas këshillave të Moskës me synim të diskreditimit të shteteve perëndimore, me theks të veçantë SHBA-në, dashur padashur i detyron qarqet e caktuara ndërkombëtare që të aktivizohen me institucionet e tyre për të ndërmarrë masa adekuate lidhur me zbardhjen e së vërtetës duke u bazuar në fakte të pakontestueshme nëpërmjet hetimeve të mirëfillta. Para se të fillojnë hetimet dhe të vërtetohet rasti, askush të mos prejudikojë rreth epilogut të kësaj drame skandaloze. Për të arritur dcri tek realiteti kishte me qenë e udhës që të formohet paraprakikisht një Komision ndërkombëtar, i cili duke u bazuar në faktografi do të pohonte ose mohonte akuzat aq të rënda për nga pesha, saqë nuk mund të durohen dot, të Dick Martit.
Trillime të montuara me karakter politik
Ekzistojnë shumë elemente të dyshimta që demantojnë akuzat e Dick Martit. Parasëgjithash le të na kujtohen qëndrimet e tij gjatë luftës agresive serbomadhe në hapsirat e ish Jugosllavisë. I njëjti person ishte kundërshtear i rreptë i intervenimit të NATO-s kundër caqeve ushtarake pushtuese serbe dhe pavarësisë së Kosovës. Ku ishte Dick Marti kur forcat pushtuese serbe ushtronin krime dhe gjenocid të paparë në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë ? Pse nuk e ngriti zërin kundër agresorit të egër i cili vriste dhe prente civilë të pafajshëm, digjte, plaçkiste dhe përdhunonte? Tani shtiret si njeri i drejtë dhe human. Pos luftës së drejtë, të shenjtë dhe me karakter çlirimtar të UÇK-së, Dick Marti atakon edhe Shqipërinë dhe shtetin demokratik të SHBA-ës. Pra, me një të qitur mundohet të vrasë disa zogj. Plani famëkeq i nxitur nga Rusia dhe i kurdisur nga Serbia, e cila i ka premtuar Dick Martit duke e joshur me një shumë të hollash, që të sajonte shpifje të montuara me karakter antishqiptar. Nëse vërtetohet akuza e Dick Martit për krimin e organizuar, për trafikim me veshka të serbëve të vrarë, për korrupcionin e kontrabandës me drogë dhe me pisllëqet e tjera, atëherë le të dënohen pamëshirë kryesit e veprave të tilla, por nëse vërtetohet e kundërta Dick Marti duhet të përgjigjet para drejtësisë më dënim heqje lirije më së paku 30 vjet, sepse e ka njollosur një popull pa patur pikë faji, i cili nuk dëshiroi kurrë të mbetet nën sundimin e huaj. Serbët si pushtues kanë vrarë, kanë maltretuar, kanë burgosur dhe dëbuar me dhunë shqiptarët jashtë atdheut të tyre, kurse vetë nuk pranojnë të jetojnë të barabartë me ta. Më tepër se dhjetëmilionë shqiptarë të dëbuar nga serbët pushtues sot gjinden në Turqi. Edhe akoma ata kanë sy e faqe t’i fajsojnë shqiptarët duke ua hedhur të gjitha të këqiat që i kanë bërë serbët. Nga doli vallë burimi për «Shtëpinë e verdhë» në Shqipëri?
Dik Marti me një pamje të facës së çuditshme, të ngjajshme me të Nazim Bllacës, me shiqim të vëngër, me flokë të shprishura, me mustaqe mini dhe mjekër të bardhë, e keqpërdor postin që ka. Qëndrimi i tij nuk përputhet me një shtet demokratik dhe neutral ku jeton. Dik Marti ndonëse drejtohet direkt në adresë të Hasim Thaçit, atakon imazhin e popullit liridashës shqiptar. Pos mosngritjes së zërit kundër krimeve serbe në Kosovë, i njejti nuk interesohej fare për dorëzimin e kriminelëve ordinarë të luftës fashizoide serbe: Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq. As për katër serbët e zbuluar para do kohe që ishin nxitur nga Beogradi për të blerë më të holla disa shqiptarë të cilët do të pranonin të gënjenin lidhur me "shtëpinë e verdhë" të supozuar dhe nxjerrjen e organeve të serbëve të Kosovës. Ndër shpifjet e imagjinuara bën pjesë edhe dënimi i montuar politik i nëntë shqiptarëve të rinj kinse për krime në Gjykatën e Beogradit. Ka edhe iks raste të tjera me të cilat është i obliguar të merret «humanisti» Dik Marti.
Sa i përket Rusisë, ky shtet imperialist që është zgjeruar duke pushtuar territore të të tjerëve dhe duke shfarosur popullatën vendëse josllave. Rusia që nga sundimi i car Petrit të Madh, në pjesën e parë të shekullit 19-të e deri sot e kësaj dite, vepron si armik i përbetuar kundër popullit autokton shqiptar. Turp i madh një shtet fuqi botërore të ketë një qëndrimi të këtillë ndaj një populli të vogël. Moska gjatë ushtrimit të gjenocid serb në hapësirat e ish Jugosllavisë, as që ia tërhoqi vërejtjen Serbisë agresore. Madje edhe e përkrahu, sidomos kundër shqiptarëve. Edhe kësaj herë Moska është përzjerë në punët e fëlliqura të Dik Martit. Në kohën kur jam duke shkruar këtë analizë, Dik Marti gjendet në Moskë. Përse vallë ai shkoi në Moskë? Dihet se Rusia përgadit Dik Martin për të diskredituar SHA-në. Eshtë për tu çudutur me mediat ndërkombëtare se si ranë nën ndikimin e Dik Martit i cili shkaktoi kaos në konstelacionin ndërkombëtar. Gazeta autoritative britanike "Gardian» harroi se Toni Bleer dhe Robin Kuk mbanë anën e luftës së drejtë të shqiptarëve të robëruar. Beogradi ka kohë që eshtë përgaditur për një skandai të natyrës së tillë. Tendenca e zyrtarëve aktualë të Serbisë ndaj Mitrovicsë është që të komprometoj në luftën e shenjtë të popullit shqiptar të Kosovës, UÇK-në dhe shtetin shqiptar, me një fjalë të gjithë shqiptarët. Nga ana tjetër, për t’i hedhur hi në sy botës gjoja se serbët nuk ishin fajtorët e vetëm në kohën e luftëtarve në Kroaci, Bosnjë e dhe Kosovë.
Serbia duhet të dënohet në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte
Prokurorja e Tribunalit Të Hagës për krimet e luftës në ish Juaosllavi, Karla del Ponte, në mungesë të fakteve hoqi dorë nga hulumtimet e mëtejme të inicuara nga Serbia lidhur me trafikimin e organeve të serbëve etj. Tani Dick Marti, pasuesi i saj, ripërtriu procesin e dështuar më parë. Serbia kurrë nuk do ta ndërprejë armiqësinë patologjike ndaj shqiptarëve. Derisa mbetet ashtu siç është, pa u paralizuar ushtarakisht, Serbia si faktor i përhershëm destabilizues në Ballkan e më gjëre, do ta rrezikojë edhe në ardhmëri paqën e qëndrueshme në këtë pjesë të Europës. Mjerisht, Dick Marti dënon viktimën, ndërsa shpërblen agresorin. Ku po mbetet ndërgjegja, dinjiteti dhe morali personal i një shteti demokratik, neutral dhe human? Luftën me karakter çlirimtar orvatet ta njollosë, kurse luftën agresive me krime monstruoze, Dik Marti e arsyeton Karla del Ponten, prej së cilës u inspirua dhe u frymëzua Dik Marti, pas deklaratës së saj lidhur me trafikimin e organeve, të publikuar më 2008 në librin "Gjahu", por për shkak të mungesës së provave u tërhoq nga akuza e parashiquar. Pra, ish prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar me seli në Hagë, i themeluar enkas për dënimin e krimeve të luftës kundër njerëzimit në ish Jugosllavinë, më lart e përmendura hoqi dorë nga shpifja e kurdisur. Tani trillimet e saj po i vazhdon Dick Marti,i cili duke sharrar thellë e më thellë, po pëson dhe do të pësonjë fiasko. Mjerisht gazeta autoritative britanike "Gardian" iu bashkangjit intrigave të Dick Martit, pavarësisht nga ajo se edhe vetë Anglia ka marrë pjesë në bombardimet e caqeve ushtarake serbe në kuadër të NATO-s më 1999, dhe se është ndër shtetet e para që e ka njohur pavarë-sinë e Kosovës.
Toni Blerin dhe Robin Kukin kurrë nuk do t’i harrojë populli shqiptar si miq të sinqertë të tij dhe si parimorë të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare. Po ashtu edhe Zonjën Miss Edith Durham, e cila ngriti lart zërin e saj kundër padrejtësive ndaj popullit snqiptar, duke kritikuar ashpër Fuqitë e Mëdha europiane, madje edhe qeverine e shtetit të saj, për copëtimin e Shqipërisë nga ana e tyre dhe dhënja e pjesës më të madhe të territorit të saj shteteve grabitqare ballkanike fqinje, ndër të cilët më tepër u shpërblyen Serbia dhe Greqia. Zonja Durham iu kundërvu edhe padrejtësisë që i ishte bërë Shqipërisë lidhur me caktimin e kufinjve të saj. E njëjta e sulmon politikën ekspansioniste të Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi ndaj kombit shqiptar. Njëherësh eshtë për të theksuar edhe deklarimin e nikoqirit të Konferencës së Ambasadorëve të gjashtë Fuqive të Mëdha europiane: Anglisë, Franc?s, Gjermanisë, Austro-Hungarisë, Rusisë dhe Italisë më 1912-1913 në Londër, Ministrit të Jashtëm Britanik, Edvard Grei, i cili pas përfundimit të Konferencës në fjalë pohoi se shqiptarëve u ishte bërë padrejtësi historike për hirë të ruajtjes së paqës. Në kazanin e shpifjeve serbe ku ato zihen, nuk ishte i rastit edhe deklarimi i Rade Trajkoviqit, bartës i Listës Serbe në Kosovë, e cila gjatë votimit më 12 dhjetor 2010 i ngriti tre gishta (simbol i serbëve agresorë), duke thënë se me Hashim Thaçin kurrë nuk do të pranonte të formonte koalicion e as të bëhej pjesë e qevensë së tij, kurse me Isa Mustafën ishte i gatshëm kurdoherë të pranonte. Një tjetër serbomadh nga Kosova, Oliver Ivanoviq, i cili është në kontakt të vazhdueshëm me Beogradin, hedh vrer kundër shqiptarëve. E përditshmja për diasporën serbe "Vesti", e datës 17 dhjetor 2010, nën titullin «U miratua raporti i Dik Martit», thekson se ai i kishte shokuar parlamentarët europianë. Në vazhdim perëndimi i harxhoi liderët ballkanikë duke i kritikuar: Haris Silajxhiqm, Ivo Sanaderin, Hashim Thaçin dhe Milo Gjukanoviqin, duke i etiketuar si politikanë të korruptuar.
Glabërimi i tokave shqiptare nga Serbia fillon që në fillim të pjesës së dyte të shekullit 19. Gabim i madh kur thuhet se për krimet fajtor është Millosheviqi, sepse nuk mund te ndodhë në histori kurrë që një individ, qoftë ai edhe diktatori më i madh, të krijojë një ideologji, fe a shtet apo ndonjëfarë force magjike për shkatërrime masive, apo sistem shoqëror, as të ushtrojë vetë krime për çfarë fajësohet, qofshin ato me dimensione të gjera dhe viktima të panumërta… Gjatë pushtimeve serbe duke u zgjeruar në llogari të trojeve fqinje dhe për shfarosje të popullsisë së tyre, fajtore janë të gjitha institucionet shetërore të Serbisë, me profilet e ndryshme intelektuale dhe kishën ortodokse serbe, si dhe i tërë potenciali i forcave të armatosura serbe. As rendi politiko-shoqëror i cilësdoqoftë periudhe historike, nuk mund të lirohet nga përgjegjësia kolektive e shtetit përkatës. Prandaj Serbia është dashur të dënohet si shtet në Gjykatën ndërkombëtare për krime lufte, luftë kundër njerëzimit dhe për gjenocid. Serbia paraprakisht duhet të kërkojë falje, të pendohet dhe të paguajë dëmshpërblimin e luftës, pastaj të fi1lojnë bisedimet rreth përmirësimit të raporteve ndërshtetërore.
Vlen të potencojmë se Kosova ka gabuar rënde që ende nuk e ka paditur Serbinë agresore në Gjykatën ndërkombëtare për gjenocid. Serbia po luan si arushë me botën demokratike. Më 21 dhjetor 2010, Vojisllav Koshtunica i intervistuar në Beograd, pos tjerash tha se Kosova u nda nga Serbia dhe u krijua si shtet në bazë të krimit, duke kritikuar ashpër bashkësinë ndërkombëtare. Më parë i njëjti pati deklaruar se Kosova u krijua si shtet marionet i SHBA-së. Por edhe Vojisllav Koshtunica e di shumë mirë, siç e dinë edhe serbët te tjerë, se Kosova nuk është ndarë nga Serbia, por është çliriuar nga sundimi i saj. Poashtu e dinë se serbët në Kosovë kanë ardhur si kolonë, duke i dëbuar me dhunë shqiptarët nga atdheu i tyre stërgjyshor. Si është e mundur që për nënkryetar të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë të vinte Ivica Daçiqi, zëvendësi i kryetarit të Partisë Socialiste serbe të Sllobodan Millosheviqit, kurse pas vdekjes së tij u zgjodh kryetar i partisë së njëjtë. Ja pra se çfarë shteti demokratik është Serbia ! Bashkësia ndërkombetare ndaj këtij akti monstruoz heshti. Daçiqi gjatë vizitës së tij Deçanit më 20 dhjetor 2010, tha se Serbia kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova.
Dik Marti, diplomat kontraverz
Formimi i një Komisioni ndërkombëtar nergut për të zbardhur të vërtetën lidhur me akuzat e Dik Martit, duke u fokusuar në fakte relevante, është i nevojshëm, i preferueshëm, madje edhe i domosdoshëm. Përndryshe qarqet e ndryshme proserbe dhe anshqiptare, do ta helmojnë me manipulime opinionin botëror sepse ato kane paradispozita antihumane. Serbinë agresore shumë shtete janë duke e përkëdhelur, toleruar dhe shpërblyer. Vajtja e Dick Martit në Moskë tregon qartë se bashkëpunimi i tij me Rusinë është evident dhe ka domethënien e vet. Akuzat e Dick Martit duhet verifikuar dhe përgjigjur me fakte bindëse dhe të pakontestueshme, e jo me reagime të pabazë, me nervozitet dhe ofendime. Dikush është i prirur për të shkaktuar skandale për lëmoshë, pa menduar se dëmton imazhin e shtetit ku jeton. Krijohet përshtypja se në mesin e shoqërive bashkëkohore drejtësia është duke fjetur thellë për të mos thënë se ka vdekur. Interesant çështja e lirisë dhe pavarësisë shqiptare e cila për shumëkushin është bërë tabu. Sipas të gjitha gjasave, akuzat e Dick Martit drejtuar kombit shqiptar do t‘i kthehen bumerang. Problemi rreth raportit të Dick Martit është në proçes e sipër, ndaj patjetër duhet të shqyrtohet seriozisht, deri në zgjidhjen përfundimtare të tij…Hashim Thaçi u etiketua si bos mafioz i Kosovës dhe akuzohet për kontrabandë me armë, me drogë dhe tregëti, si dhe me trafikim të organeve të sebëve të kidnapuar.
Po ky Dick Mart ishte kundër fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake serbe dhe kundër pavarësisë së Kosovës. Aderuesi i politikes agresive serbomadhe me disponim antishqiptar dhe antiamerikan nuk flet për krimet monstruoze të serbëve në hapsirat e ish Jugosllavisë: Kroaci, BeH dhe në Kosovë, as për dorëzimin e kriminelëve ordinerë të luftës shkatërruese: Ratko Mladiq dhe Goran Haxhiq, as për dëbimin me dhunë të njëmilion shiptarëve civilë nga atdheu i tyre, për dhunimin e femrave madje edhe të atyre të miturave dhe djegjen e mijëra shtëtpive e shkatërrimev vandaliste etj./etj… Ku po mbetet ndërgjegj a e tij! E vërteta lidhur me akuza e D. Martit patjetër duhet të zbulohet dhe të dalë në shesh për t’u dëshmuar fajësia. Sipas të gjitha gjasave raporti i Dick Martit është absurd dhe paradoksal. Dy ditë pas paraqitjes së raportit të Dick Martit, Ilir Meta vajti në Beograd, ku u përshëndet miqësisht me Boris Tadiqin, kurse Vuk Jeremiqin tentoi ta përqafonte, por ai u tërhoq... Gabimi i Kosovës që nuk e paditi Serbinë në Hagë për krime lufte kundër njerëzimit dhe për gjenocid kundër popullit civil shqiptar. Më 8 tetor 2008 Serbia iu drejtua me rezolutë OKB-së, e cila u aprovua me 77 vota pro dhe ky institucion ndërkombëtar dërgoi të njëjtën për shqyrtim organit të saj të drejtësisë GJND-së, e themeluar nga OKB-ja në 11 mars 2003, se shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008 a ka qenë legjitime apo bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare. Por edhe pas Verdiktit te GJND-së në favor të Kosovës Serbia iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të rishqyrtuar vendimin e GJND-së.
Pra vetëm Serbia kërkoi vlerësimin e GJND-së dhe pas rezultatit definitiv meqë nuk ishte në dobi të saj, nuk e pranoi. Vojis1lav Koshtunica në një rast pati deklaruar publikisht se SHBA-ja krijoi një shtet marionet shqiptar në territorin e Serbisë. Kisha ortodokse serbe në politikën e shtetit ka rol të jashtëzakonshëm, duke përdorur fenë si mashë kleri ortodoks serb bën pjesë aktive në institucionet shetetërore të Serbisë. Patriarku serb tok me klerin ortodoks i kanë nxitur kriminelët serbë në lufte kundër kroatëve, boshnjakëve mus1imane dhe shqiptarëve, duke i bekuar me fe se kinse Zoti i lejon të vriten e të therren ata që ngrihen kunder sërbeve. Si patriarku serb German- Branisllav Gjorgjiq, Pavle, ashtu edhe Irinej Gavriloviq, janë krimine1ë. Ky i fundit pas inagurimit ne Beograd u shugurua edhe në Patrikanën e Pejës, ku Kosovën e quajti Jerusalem i Serbisë. Sipas tij Serbia edhe 2000 vjet nuk ka me hequr dorë nga Kosova. Kjo ishte një kryqëzatë e re në Kosovë. Edhe me rastin e shugurimit të peshkopit Teodosije në Prizren, patriarku Irinej vazhdoi kampanjën antisftqiptare... Ivica Daçiqi tha se kishte lindur në Prizren. Po edhe Bozhidar Gjeliqi me rastin e festave të Krishtlindjeve në Prizren the se kishte lindur në këtët qytet. I njëjti shtoi se Serbia kurrë nuk do ta njehë Kosovën.
Raport tendencioz me prapavijë djallëzore
Raporti i Dick Martit si proçes politik i montuar ngërthen në vete motivin paraprakisht të caktuar. Ky raport do të shqyrtohet pasiqë u aprovua në Këshillin evropian, në seancën e radhës së Parlamentit evropian më 17 janar 2011. Në Kuvendin serb te mbajtur më 23 dhjetor 2010 në Beograd, deputetët e partive të ndryshme politike, më ne zë ishin ata të partisë radikale Nova Srbija dhe të partisë demokratike të Serbisë, kerkuan që kinse për shkak të nxjerrjeve te organeve të rreth 500 serbëve të kidnapuar nga ana e udhëheqësve të UÇK-së, nga viti 1998-2000, qeveria serbe duhet të kërkojë me këmbëngu1je prej shteteve që e kane njohur pavarësinë e Kosovës të tërhiqen nga vendimi i mëparshëm. Pa dhënë prognoza, paragjykime dhe prejudikime, pasi të vërtetohet me fakte e prova te pakontestueshme se raporti i Dick Martit posedon argumente bindëse, fajtorët duhet të paditen me dënim të merituar, po nëse del e kundërta, atëherë Dick Marti duhet te dënohet pa mëshirë. Kosova dhe Shqipëria të apostrofuara në raportin e Dick Martit janë të detyruar të kërkojnë komision ndërkombëtar për zbardhjen e rastit. Trafikimi me organet e serbëve të kidnapuar/rrëmbyer, transplantimi i tyre dhe shitja e tyre në tregun e zi, janë trajtim çnjerëzor, patjetër të dënuar, por nëse vërtetohet e kundërta, Dick Marti ku po shkon?
Nxitimi as interpretimi para kohe në favor të asnjërës palë nuk janë të preferueshem, por të pritet: epilogu. Pas publikimit të raportit të Dick Martyt ka marrë hov propaganda antishqipatare serbe. Serbia nuk pushon dot së insqenuarit kundër shqiptarëve liridashës. Dick Marty në raportin e tij apostrofon Kosovën dhe Shqipërinë me synim që t’i njolloste të gjithë shqiptarët. 1 njejti kritikoi Evropën pse nuk e kundërshtoi SHBA-në lidhur me bombardimet e NATO-s në Serbi. Ky paska dëshiruar që Serbia të arrinte zhdukjen totale të shqiptarëve. Përse Dick Marty nuk e çeli gojën fare për gjenocidin e ushtruar serb në Kroaci, BeH dhe në Kosovë? Mos vallë deshi të tregohet ai më katolik se papa! Serbia, e këshilluar nga Rusia, e ka iniciuar, përgaditur dhe planifikuar raportin e Dick Martyt. Beogradi e përshëndeti raportin dhe u ngazëllëzua me të. Lidhur me raportin e Dick Martyt duhet patur kujdes të veçantë duke mos marrë në mbrojtje as në sulm para kohe asnjërën palë, po le të pritet rezultati përfundimtar. Ngallëzimi serb është i hershëm. Siç duket, në mungesë të fakteve Dik Marti nisi t’i ndryshojë versionet. Siç po duket, diç është duke u zier nga lufta e pandërprerë diplomatike perfide serbe kundër Kosovës.
Mjerisht, fushata mediale antishqiptare po qarkullon nëpër Evropë e botë. Prej qindra mijëra metodave që disponon Serbia dhe që i ka rezervë i shkrepi ajo më e preferuar përmes Dick Martyt. Akuzat e Dick Martit nuk i dediko hen vetëm disa personave për trajtim çnjerëzor, por atakojnë mbarë popullin Shqiptar. Këtyre sulmeve të pamatura e të shpifura me qëllim të caktuar lyp- set kundërvënë me fakte të pakontestueshme. Beogradi për ta arsyetuar luftën agresive serbe në Kosovë përpiqet të ua hedhë fajin shqiptarëve, siç po ua hedh fajin kroatëve dhe boshnjakëve, pavarësisht nga ajo se çfarë ndodhi në Vukovar, Dubrovnik, Srebrenicë, në Raçak etj. S’ka dyshim se raporti i Dick Martit është i motivuar politikisht. Megjithatë, raporti nuk demantonet me llafe e fjalë boshe po me fakte të pamohueshme. Faisifikuesi për prognozat paraprake paditëse po qe se vërtetohet e kundërta duhet të dënohet. Sipas të gjitha gjasave Serbia edhe kësaj rradhe do të pësojë fiasko. Beogradi përmes Dick Martyt helmoi atmosferën politike në Ballkan dhe shkaktoi kaos në botë. Dick Marti me disponim antishqiptar e antiamerikan, proserb e prorus, deshi të eliminojë vlerat e luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës e gjetkë.
Akuzat e globalizuara antishqiptare janë evidente. Tani varet se si ato kua- lifikohen kur kihet parasysh konstelacioni aktual i faktorit ndërkombëtar. Fasada e raportit të Dick Martit është e zbukuruar si më mirë, kurse sa i përket përmbajtjes së tij ndonëse është qëndisur, duken shpifjet e trilluara. Akt makabër. Pretendimet e Karla Del Ponte në mungesë të fakteve morën fund. Tani të njejtën tezë po e vazhdon Dick Marty. Vallë, kush e hartoi raportin e Dick Martit, ai vetë, apo Beogradi tok me Moskën? Dick Marty i sajon klinikat ku kinse janë nxjerrë organet e serbëve etj. Dick Marty akuzon edhe Bernard Knshnerin dhe Soren Jesen Petersen për kinse gabimet e lëshuara lidhur me hetimet. Dick Marti përdor edhe shprehjen "Grupi terrorist" për ca luftëtarë të UÇK-s ë, gjë kjo që fyen, ofendon dhe brengos të gjithë luftëtarët e luftës çlirimtare. Shtëpia e verdhë, një ndërtesë e vjetër në Shqipëri, për të cilën shkruan Dick Marty se kinse aty guerilët e Hashim Thaçit, pas vrasjes së serbëve të kidnapuar ua kishin nxjerrë organet për t'i shitur në tregun e zi.
Akuza tejet të rënda, por pa baza. Në shtëpi të tilla nuk ka mundësi kurfarësh që të kryhen operacionet e cekura, sepse kushte nuk përgjigjen në asnjë mënyrë. E them me keqardhje se Dick Marty do të diskreditohet. Sipas deklarimit të Dick Martit personat e rrëmbyer janë dërguar në kampet sekrete në Shqipëri mes viteve 1999-2000. Gazetari dhe abalisti britanik, Tim Judah raportin e senatorit zviceran, Dick Martyt, e quan sfidë për Kosovën. Eshtë e vërtetë se imazhi i Kosovës dhe i Shqipërisë është vënë në sprovë, por sa do të këtë kjo akuzë efekt mbetet të shihet kur të përfundojë hetuesia. Beogradi përmes të Dick Martyt i tejkaloi të gjithë kufinjtë e normave njerëzore duke e motivuar paraprakisht raportin politikisht me synim që për çdo krim të ua hedhë fajin shqiptarëve, ose brenda mundësive të barazojë peshën e krimeve reciproke shqiptaro-serbe. Shtrohet pyetja se kush e sponsoroi Dick Martin, Beogradi apo Moska, ndoshta të dyja së basku. Ky është një skandal diplomatik. Epilogu i raportit të Dick Martit, i aprovuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, mund të jetë për autorin bumerang. Kuptohet se raporti i Dick Martit është tendencioz, me prapavijë djallëzore, dhe ka për qëllim njollosjen e historisë së pastër të popullit shqiptar.
Qëllimi i Beogradit dhe i Moskës përmes Dick Martit është si vijon:
1. Të koprometonte shqiptarët duke i paraqitur kriminelë të llojit të veçantë.
2. Të arsyetobte krimet monstruoze serbe mbi shqiptare e Kosovës.
3. Të pengonte njohje të reja te pavarësisë së Kosovës.
4. Të rikthente me diplomaci perfide Kosovën nën sundimin e Serbisë, ose tek e fundit të merte pjesën Veriore të saj.
5. Të pengonte investimet e huaja në Kosovë.
6. Të përvetësonte edhe ato shtete që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës për terheqjen e njohjeve.
7. Të heqte Serbia njollën si agresore dhe krimenele e luftës.
8. Të komprometonte NATO-n, sidomos SHBA-në për shkak të bombardimeve.
9. Të rehabilitohet Serbia në botë gjoja se vetëm ajo nuk ishte fajtore për krimet e bëra në Kosovë, por ishin edhe shqiptarët që paskaë bërë krime më të vrazhda.
10. Të atakonte imazhin e shteteve demokratike perëndimore. Dick Marty,sif pohon edhe vetë se ka qene kundër krijimit te shtetit te pavarur dhe sovran te Kosovës.