E enjte, 01.05.2025, 09:54 AM (GMT+1)

Mendime

Blerim Uka: A do ta blinte Warren Buffett kompaninë Vaaldiam Mining ? !!!

E diele, 14.08.2011, 12:30 PM


A do ta blinte Warren Buffett kompaninë Vaaldiam Mining ? !!!

 

Nga Blerim Uka

 

Shënim: Ky shkrim është vazhdim i atij me titull: « Tirex Resources (tsx.com: TXX) eksplorim dhe zhvillim në Shqipëri » botuar para një viti (më 14 gusht 2010) : http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/16531

 

Klienti investor qëlloi në mua sepse kolegu im të cilin e kishte takuar para një viti e ka ndërruar vendin e punës. Si hyri në zyrën time më tha: « E kam analizuar gjatë kompaninë Vaaldiam Mining e registruar ne Bursën e Torontos (TSX) me simbolin VAA. Ajo sot është në nivelin më të ulët që ka qenë ndonjeherë, vetëm 12 qindarka (0,12 $ Kanadez). I kam bërë pyetje vetes disa herë: A do të blente Warren Buffett aksione të kësaj kompanie? Të njëjtën pyetje po ta bëj edhe ty. »

 

Të them të drejtën, në fillim, pyetja më tingëlloi shumë torollake. Nuk e njhja fare kompaninë në fjalë dhe më erdhi t'i thoja me ironi: « A e ka blerë Warren Buffet atë kompani? Po të donte ta blinte, ai do ta kishte blerë!  Kush do ta pengonte? Buffett, normalisht, nuk blen penny stock, apo aksione me qindarka, që kushtojnë më pak se 1 dollar ».

Mirëpo, meqë klienti ka gjithmonë arësye, nuk e mora pyetjen në kuptimin që e tha por në kutimin se çka donte të thoshte.

 

Pasi e shikova dosjen e tij m'u kujtua se, saktësisht para një viti, e kisha takuar në korridor të institucionit finaciar kur ai ishte klient i ish-kolegut tim. Kishim biseduar bashkë në lidhje me kompaninë kanadeze (Tirex Ressources) që investon në Shqipëri, në rrethin e Mirditës.

 

Kur e pash se investimi i tij (në penny stock gjithashtu) ishte shtuar pesë herë ( 500%) brenda një viti, e mora më seriozisht. Në realitet, me kompaninë që investon në Shqipëri, 20 mijë dollarët e investuar i ishin bërë 100 mijë dollarë në momentin kur i kishte shitur para disa javëve.

 

U futëm së bashku në sajtin TSX.COM dhe, me simbolin VAA, e analizuam aksionin e kompanisë në fjalë. Pastaj, shkuam në sajtin e kompanisë VAALDIAM.COM ku bëmë kërkime së bashku. E zbulova se Vaaldiam Mining është një korporatë kanadeze mjaft mirë e kapitalizuar e cila punon të bëhet prodhuesja më e madhe e diamantit në Amerikën Jugore. Është e përqëndruar në zhvillimin e tri pronave me një potencial të madh në Brauna (në shtetin Bahia) në Brazil. Përveç kësaj, Vaaldiam posedon investime në disa kompani tjera miniere në vende të ndryshme të botës si dhe në Kanada ku e ka qendrën. Megjithatë, mendoj se ajo hyn në kategorinë e investimeve me rrezik. I sugjerova klientit ta investonte një përqindje të vogël të portofolit të tij dhe ai u pajtua me mua.

 

U bëra kurioz dhe e pyeta se çka kishte në mendje kur po vendoste të blente një aksion të tillë. Më tha: « Dua të ëndërroj me ngjyra. Imagjino se kërkuesit bien papritmas në një sasi të madhe ari apo diamanti. Në atë rast, aksioni shtohet 100 herë sa hap e mbyll sytë».

 

Kështu, klienti im i investoi 20 mijë dollarë kanadezë në kompaninë Valdiam Mining mu në ditën që kishte investuar, vitin e kaluar, të njëjtën shumë në Tirex Ressources. I dëshirova një ëndërr të këndshme me ngjyra! Një film të mrekullueshëm!

 

Ju propozij të shohim në javën e dytë të gushtit 2012 se çka do të bëhet. Ai do të paraqitet në të njëjtën datë në institucionin ku punoj. Nga ana ime, lexues të nderuar të faqes Zemra Shqiptare, ju premtoj se do të shkruaj dy tri fjalë në lidhje se çka do të ketë ndodhur.

 

Edhepse thash në fillim se pyetaj e klientit tim ishte budallaqe apo torollake ( A do ta blinte Warren Buffett kompaninë Vaaldiam Mining?) po të analizohet situata mirë e mirë, ajo që ai donte të thoshte ishte me vend. Shumë njerëz e kanë një mentor ose model në jetë. Ai njeri mund të jetë pranë jush fizikisht ose mund të jetë një person publik që nuk e keni takuar kurrë por i analizoni veprat apo shkrimet e tij. Nëse keni mundësi, mund ta pyesni personalisht e gojarisht se çka mendon për situaën në të cilën ndodheni, por nëse nuk keni mundësi ta pyesni personalisht, atëherë mund t'ia bëni pyetjen vetes: « Po të ishte mentori apo modeli im në situatën time, çka do të bënte. » Ky është një ushtrim shumë i mirë.

 

Të shohim, me pak fjalë, se kush është mentori apo modeli i klientit tim:

 

Warren Buffet

 

I lindur në vitin 1930, Warren Buffett bëhet në vitin 2008, njeriu më i pasur në botë me një pasuri prej rreth 62 miliardë dollarë amerikanë sipas magazinës Forbes. Për herë të parë, pas 15 viteve konsekutive, miku i tij Bill Gates e humb atë pozitë.

 

Në vitin 1991, Bill Gates e investorin Warren Buffett dhe të dy burrat bëhen miq. Bill Gates u mahnit nga intelegjenca e gjeniut Buffett dhe deklaroi. « Kurrë nuk kam takuar dikënd që ka një vizion aq të kthjelltë të botës së biznesit ». Buffett shtoi: « Bill Gates do të mund ta bënte atë që bëj unë.... por unë nuk do të mund ta bëja atë që bën Bill Gates  ».

Warren Buffett ka tre fëmijë, njëri prej tyre është bujk në Nebraska.

 

Citate nga Warren Buffet

 

Në Bursë, duhen respektuar dy rregulla themelore: E para është që të mos humbësh, e dyta që të mos e harrosh kurrë të parën.

 

Qëllimi ynë është të gjejmë kompani të jashtëzakonshme me çmime të zakonshme e jo kompani të zakonshme me çmime të jashtëzakonshme.

 

Nëse nuk e njihni stolinë, apo gurin e çmueshëm, duhet ta njihni argjendarin.

 

Çmimi është ai që paguani. Vlera është ajo që fitoni.

Dua të jem gati t'i shpjegoj gabimet e mia. Për këtë arësye, nuk bëj gjëra që nuk i kuptoj mirë.

 

Referencat:

 

www.vaaldiam.com

 

www.tsx.com (kërkoni kompaninë Vaaldiam Mining me simbolim: VAA)

 

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/16531 « Tirex Resources (tsx.com: TXX) eksplorim dhe zhvillim në Shqipëri » (shkrimi im i vitit të kaluar në të cilin referohem)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx