E enjte, 24.07.2025, 10:02 PM (GMT+1)

Mendime

Ramiz Dërmaku: Qeveria e Kosovës, kur do ta ketë zëdhënësin e saj?!

E diele, 14.08.2011, 12:23 PM


QEVERIJA  E  KOSOVËS  KUR  DO  TA  KETË ZËDHËNËSIN  E  SAJ ? !

 

Nga Ramiz DËRMAKU

 

Kosova sërish u kthye në mediat e shkruara dhe ato elektronike europiane dhe botërore, axhencive të lajmeve, ballinat e mediave europiane dhe amerikane, ndersa Qeveria jonë akoma nuk ka zëdhënës i cili duhej të informonte për këto ngjarje por edhe lajme intenzive dhe shumë të rëndësishme për Shtetin e Kosovës dhe imazhin e tij, por ata që udhëheqin qeverinë si shihet akoma kanë një mentalitet të vjetër.., apo mendojnë se nuk ka njerëz që mund t'i zavendsojnë ata ? ! Ata duke u nisur nga parimi se unë dij dhe të tjerët nuk dijnë më shumë se unë, mbajnë detyra të tilla të cilat e dëmtojnë rëndë çështjen kombëtare dhe internacionalizimin e saj në arenën ndërkombëtare. Qeveria e Republikës së Kosovës, akoma vazhdon të qeverisë vetë duke menduar se edhe krizat janë pjesë e këtij normaliteti !.. Tani kemi hyrë në gjysmën e dytë të vitit dhe akoma qeverija jonë nuk ka zëdhënës apo një këshill të gazetarëve të cilët do të përgadisnin materiale dhe do ti informonin opinionin si ate vendor ponjashtu edhe ate ndërkombëtar me të gjitha zhvillimet politike, ekonomike, etj, ne të gjitha gjuhët e botës.

Ai këshill i gazetarëve ka për detyrë t'i informojë mediat e vendit, rajonit dhe më gjërë, do të ju spjegonte atyre se ç'farë janë politikat dhe qëndrimet e shtetit të Kosovës. Edhe në vendet komuniste, ku mbretron një diktatur, e ashpër, qeveria ka edhe duhet patjetër të ketë sektorin e informimit (zëdhënsin) dhe zavendësist e tij. Është për tu habitur se si qeveria e jonë po vepron (po sillet) si me sistemin e vjetër. Mungesa e një zëdhënësi tregon qartë se tek qeverija jonë shihet mungesa e kulturës-e të komunikimit dhe kuptimit e që sot në botën moderne, është vështirë të keshë opinionin krah vetës. P. Shembull: Situata në kufirin Kosovë me Serbinë. RTK-së, i cili po e quan veten Televizion publik  dhe jo qeveritar. Zëdhënësi i Qeverisë gjatë orëve të vona të natës.., informonte për shkarkimin e shefit të Policisë së Kosovës, dhe marshimin e forcave speciale drejt pikës kufitare 1 dhe 31. Dihet se të gjitha lajmet informatat vinin nga vendi i ngjarjes.., jo të sakta, jo mirë të përgatitura dhe shumë e shumë dobësi tjera të cilat ja shtonin neverin teleshikuesit. Bile disa reporter të RTK-së, edhe kur raportonin bënin lëvizje dhe zgërdhiheshin sikur të ishin në teatër. Informacionet e tyre ishin konfuze të shkurta dhe jo demokratike. Situata minutë pas minuti bëhej më tragjike. Të gjitha ato informacione që vinin nga lartë- poshtë tregonin se nuk janë  fryt  i nji pune të mirë gazetareske. Me siguri ndoshta dikush do të mendojë se ne këtë po e shkruajmë nga xhelozia, mirpo realiteti është ky. Ditëve në vijim, në pikat kufitare do të arrinin edhe televizione tjera private, të cilat raportonin më mirë se sa RTK-ja. Prandaj lexues të nderuar po të ishte zëdhënësi, dhe po të menagjohej situata më mirë në këtë drejtim , me siguri se dezinformimi do të ishte më i vogël. Prandaj detyrë imediate e Qeverisë së Republikës së Kosovës është zgjedhja e një zëdhënësi, dhe zavendësit e Tij.

 

Punuar me 12.08.2011

Weingarten Gjermani



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx