E enjte, 01.05.2025, 06:43 AM (GMT+1)

Mendime

Agim Jakupi: Letër e hapur – për z. Ali Ahmeti

E diele, 14.08.2011, 12:31 PM


Letër e hapur – për z. Ali Ahmeti

 

Nga Agim Jakupi

 

Në fillim të theksoj se është nder i madh për mua që të jem nismëtar i një serie letrash që merren me dukuritë e aktualitetit dhe që paraqet  komunikim me ju. Besoj se letra të tilla do të merrni edhe pas meje, letra të mbushura me kririka, sugjerime, letra ku janë në dukje pakënaqësitë, padrejtësitë që janë bërë gjatë mandatit që keni udhëhequr.

 

I nderuari  kryetar i BDI-së, z Ali Ahmeti,

 

Në filllim të theksoj se është nder i madh për mua që të jem nismëtar i një serie letrash që merren me dukjet e aktualitetit dhe që paraqet komunikim me ju. Besoj se letra të tilla do merrni edhe pas meje, letra të mbushura me kritika, sugjerime, letra ku janë në dukje pakënaqësit, padrejtësit që janë bërër gjatë mandatit që keni udhëhequr.

 

I nderuari kryetar,

 

Njerëzit jetojnë gjithmonë me shpresë. Në momentin kur ata humbin shpresën shuajn “zjarrin” e jetës së tyre, pa pasur rëndësi nëse ekzistenca fizike vazhdon. Do të mundohem që ta arsyetoj besimin tim që t’iu them se ekzistoj, jetoj edhe pse padrejtësit më kanë lënduar. Sot, është e mundur që të zbërthehen raportet tendosëse mes bazave morale dhe të veprimeve hileqare politike. Si studiues i diplomacisë, gjithnjë kam besuar se ka moral në politikë. Mandje, kam qenë i bindur se morali ka filluar si moral politik. Mirëpo, më pas kuptova se kjo nuk vazhdon në këtë kohë dhe në këtë shtet dhe me këta politikan. Po shohë shumë ngjyrime: disa janë të rritur si tiranë dhe sillen si të tillë, disa janë të rebeluar kundër vlerave kombëtare. Ajo që më intereson më së shumti është JU çfarë ngjyre mbani?

 

I nderuari  kryetar i BDI-së, z Ali Ahmeti,

 

Nëse marrim shembull nga tranzicioni i maqedonisë dhe veprimet politike shqiptare na del kjo pasqyr:

Që nga mëvetësimi i Maqedonisë politika shtetërore ishte orientuar drejt pansllavizmit. Shqiptarët bënë përpjekje për organizim politik, krijuan subjektin e parë, Partinë për Prosperitet Demokratik. Librezat komuniste ishin gjuajtur në korpën e plehrave. Lindi “dielli” edhe për shqiptarët, komunistët e më parshëm kishin veshë rroba të tjera. Tek ata nuk u shihte ylli pescepësh. Në shoqëri u fliste shumë për ta. Veprimtaria e mëparshme e tyre u përligjte duke thënë se : “Të gjithë ata janë të mesit tonë”. Edhe pse e dinin se edukimi i tyre ishte i gabuar, rruga e tyre ishte e shtrembëruar... populli i fali! Nga kjo falje e përgjithshme politikanët u trimëruan dhe vazhduan të hanë nga “molla e ndaluar”. Dhe duke qenë pjesë e qeverisë ato nuk bënin asnjë hap edhe kur u përbuznin shqiptarët. Sekretareshat, veturat zyrtare e shumë beneficione tjera u bënë shkak që politikanët shqiptar të largohen nga kërkesat kombëtare. Ajo që tashmë është e njohur qëndron në faktin se kjo gjendje nxiti formimin e subjektit tjetër politik, të PDSH-së. Mbi dhunën që ushtrohej, burgosjet, ngjarjet si ajo e Bit Pazarit, Ladorishtës, orvatjet për rrënimin e Univerzitetit të Tetovës, moslejimin e përdorimit të flamurit dhe me të ngjarjet tragjike si e Gostivarit  dhe Tetovës, do të shkruhet se politika e PPD-së e filloi, kurse PDSH e përkeqësoi gjendjen. Mekanizmat e akteve të fukarenjëve politik sillen rreth  tiranisë dhe qëllimeve dashakeqe. Bërja politik nëpër kafene të Tetovës tregon papërgjegjësin politike të tyre, synimin për pushtet. Deputetët shqiptar ishin kundër njëri tjetrit e jo kundër sistemit asimilues. Vitet e tranzicionit “demokratik” në Maqedoni kalonin, shqiptarët u nënçmonin, kurse politikanët maqedon garonin se kush më tepër ka bë në drejtimin e zhdukjes së vlerat kombëtare shqiptare. Kurse sot populli heshtë, nuk guxon të flase ngase shpesh na paraqiten skena të ngjashme por me aktor të tjerë. Pra, në moment nuk e kam të qart se çfarë roli ka luajtur BDI në qeveri? E di, edhe ju jeni i mesit tonë sikur ata që ishin para jush, por ajo që na brengos është fati i popullit. Deri kur do të bëhen eksperimente ne kurriz të popullit?

 

I nderuari  kryetar i BDI-së, z Ali Ahmeti,

 

Nuk kam qenë dhe nuk do të jem nga ata që tundin dyshimet e veta në erë. Duhet ti peshojmë mirë faktet pro dhe kundra. Si çdo popull tjetër, edhe Shqiptaret krijuan kodin moral, por ndryshe nga të tjerët kodi shqiptar ishte krijuar nën amblemën e UÇK-së. Kjo amblemë lindi nga mesi i atij populli shumë të përvuajtur që historin nuk e shkruan me ngjyrën e stilolapsit por me mundin, djersën dhe gjakun e atyre që dhanë jetën. Ata që dhanë kontribut për mirëmbajtjen e këtij kodi moral u anashkaluan, u përbuzën. Nëse nuk pajtoheni me mendimin tim, po ua paraqes një shembull me propozimin e kandidatëve për deputet. Këto janë argument i fort në këtët drejtim. Të largosh  Mësuesin (z. Rafis Aliti) dhe krahun e shpirtin (z. Hazbi Lika) e atij kodi moral (UÇK-së) nga lista do të thotë të harrosh betimin dhe të gjuash çelësin në fund të pusit. Është vështirë të jesh përkrahës i asaj teorie për fundin e histories. Për vete jam kundër të njejtës dhe jam nga optimistët se historia do të vazhdoje me hapa të sigurt atëherë kur ju do ti matni gjërat mire. Atëherë kur do ti thoni stop krimit politik dhe padrejtësive që iu bëhen anëtarëve, simpatizuesve po të BDI-së nga disa persona të rrethit tënd. Edhe vetë ia dini rëndësin thënies: Trimi i mirë me shumë shokë. Sot, si vëlla po të them: Ke kujdes kë e merni për shok

 

I nderuari  kryetar i BDI-së, z Ali Ahmeti,

 

Egoja që ka vënë nën ndikim botën personale, kur bashkohen, lidhen dhe vihen sup më sup edhe me një egoizëm tjetër, bëhet një div dhe shndërrohet në një satan përdhunues. Më në fund. Edhe e bukura shëmtohet, kurse gjërat e dobishme në duart e atij shpirti të keq, bëhen si një re sterrë dhe ia nis të hedhë përreth topa dhe bomba shkatërruese. Nuk mund ti kuptoj disa që partin e juaj e kanë shndërruar në bombë për qëllime personale. Nuk ka rëndësi pse jam i anashkaluar, që nuk më pranohet fakulteti dhe nuk merret parasysh fakti se jam studiues I diplomacisë- studime për master, ngase të studiuarit e kam obligim moral, kombëtar dhe fetar, por ajo që më prek shumë janë veprimet e po shefave të mi (me shkolla të mesme- ndoshta sot kane edhe fakultete po une bazohem në vendimet e tyre për punësim) që hedhin gurë mbi mua dhe që lavdërohen para kolegëve maqedon për veprimet që i marrin kundër meje. Ju ndoshta nuk e dini, për këtë qëllim në tetor 2009 kisha një takim me zëvendës ministrin Xhevat Buçi i cili më premtoi se mbrenda dy javëve do ta rregulloj statusin tim në ministri, por pa rezultat

I nderuar, vallë është koha që të bëhem gjuhetar derrash të egër apo të gjunjëzohem para ndonjë maqedoni ashtu siç bëjnë disa persona? Unë vazhdoj me punën kështu i përbuzur por me nder, i përulur para Zotit. Nëse më gjykoni si egoist do të gaboni. Egoisti jo vetëm që ska mik të vërtetë, por nuk ka qetësi ndërgjegjeje, kurse pas meje qëndrojn shumë shokë që ju I njihni edhe më mirë dhe kam ndërgjegje të pastër që para popullit dale ballë hapur

Duke parë veprimet e tilla, me pasoja të mëdha për popullin, e pashë të arsyeshme të largohem nga aktiviteti im… Zoti ju ndihmoftë!

 

I varfëri te Zoti,

Agim Jakupi    

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx