E enjte, 02.05.2024, 10:56 PM (GMT+1)

Mendime

Halit Bogaj: Po shkon Arushajka në Beograd

E marte, 16.08.2011, 08:00 PM


PO SHKON ARUSHAJKA NË BEOGRAD

 

Nga Halit Bogaj

 

Shtypi serb konfirmon se së shpejti Beogradin do ta vizitojë kancelarja Angela Merkel e cila do ta sjellë porosinë e fundit për Serbinë në raport me Kosovën dhe respektimin e kufijve të saj shtetërorë.Një gjë të tillë është duke e paralajmëruar këto ditë edhe minsitri gjerman i punëve të jashtme Vestervele  cili në Beograd po e sjell mesazhin se kryeqendra serbe dhe establishmenti i saj politik në një të ardhme shumë të shpejtë  duhet ta pranojnë realitetin se Kosova është një shtet tjetër dhe mos ta mashtrojnë veten siç janë duke bërë me vite të tëra.

 

Pra Beogradi do të tronditet nga vizita e damës së çeliktë e cila i ka fituar atributet e dy femrave të tilla të diplomacisë angleze/Margaret Theçer/dhe /Medlin Ollbrajt/.Kacelarja e famshme e një vendi aq të zhvilluar ekonomik nuk mund të refuzohet aq lehtë nga Serbia e lodhur së cilës i mbeti peng Kosova nga një regjim çmendurak i një njeriu ahmak sç ishte Millosheviqi.Tadiq do të bëjë gjithçka që  kësaj radhe në asnjë mënyrë  mos ta lëshojë shansin historik të vendit të tij në mënyrë që të merret  vesh për gjithçka që do t,i thotë Merkel, aq më tepër pasiqë ajo po vjen me 63 arushana të tjerë,në mesin e të cilëve do të ketë edhe  ekonomistë  të cilët do të investojnë në  Serbinë e lodhur.Pas pajtimt të Tadiqit me të gjitha kërkesat gjermane/lexo evroperëndimore/,Serbia do ta ndiejë vetën shumë më të lehtësuar.Merkel do të vijë edhe në emrin e zonjës Ketrin Ashton për t,ia sjellur selamet e fundit Tadiqit dhe për t,i thënë,,O hunin o tirqit,,.Tadiq do të bëlbezojë pak, e mbase do të thotë se jem pajtuar me Merkelin për të gjitha gjërat,përveç për atë që Serbia nuk e pranon Pavarësinë e Kosovës,edhepse prapa perdes do të ndodhë pkërisht e kundërta,ku gjatë bisedimeve me Serbinë ,sëpari do të pranohen vulat e Kosovës e pastaj për tjerat është më lehtë.

 

Përkitazi me paralajmërimn e vizitës së  zonjës Merkel në Serbi,zyrtarët e vendit ishin bërë pikë e pesë dhe vështirë se ndonjëri prej tyre paraqitej para shtypit serb dhe të huaj.Asnjëri  prej tyre nuk guxonte të thoshte se vizita e saj kishte lidhje edhe me ngjarjet e fundit tragjike në  Veri të Kosovës.Asnjëri prej tyre nuk guxonte të thoshte se Angela Merkel do të kërkojë nga Tadiqi që ta njohë/qoftë edhe në mënyrë indirekte/shtetin e ri të Kosovës dhe të pajtohet se Veriu është pjesë e pashkëputur e saj.A nuk e tha këtë në mënyrë të qartë edhe Vestervele para se të nisej në Beograd,e pas takimit me ministrin anglez të punëve të jashtme.Pra Bashkësia ndërkombëtare nuk kërkon asgjë më shumë se ato që i ka bërë deri sot ndaj Kosovës,siç është pranimi  pavarësisë së vendit tonë nga 22 vende të Unionit Evropian dhe nga 77 vende të botës/në mesin e të cilave janë edhe të gjithë fqnjtë tanë,përveç Serbisë kryeneqe,por e cila është bërë kajl qysh moti që ta heqë një gur aq të rëndë ga qafa e saj e tëholluar.Pra presioni gjerman ndaj Serbisë  do të jetë në drejtim të njohjës së shtetit fqinj nga ana e saj.Përkitazi me këtë,shefi për shtyp i Qeverisë kishte thënë se nga Gjermaia do të kërkojmë edhe ndihmë rreth  zgjidhjes së çështjes së Kosovës,gjë që do të thotë se Serbia do të përkulet ,do të bjerë në dy gjunjtë  dhe do të bëjë gjithçka që do të kërkohet prej saj,apo jo?Mes tjerash Serbia e di fare mirë se kush është duke e nxjerrë qe dy herë nga kriza e falimentimit Greqinë,ashtu siç nuk është e rastit edhe marrja me vete e 63 biznismenëve gjermanë.

 

Në pyetjen se a ishte e mundur që kancelarja gjermane ta ofronte zgjidhjen e drejtë ,nëse merret parasysh deklarata e mnistrit gjerman të punëve të jashtme-se Serbia duhet t,i respektojë kufijtë e Kosovës,zyrtari serb kishte thënë :Se prej saj i presim pikërisht ato që i thuani ju.

 

Siç është paralajmëruar,,Angela Merkel po vjen në Beograd për të bërë presion që Serbia të heq dorë nga Kosova,ngase vendet më të rëndësishme të Evropës/ku hyjnë edhe Franca dhe Anglia/duan që sa më shpejt të zgjidhet çështja e Kosovës,/përkatësisht Veriui sa/.Vendet udhëheqëse evropiane,dëshirojnë që Serbia dhe Kosova duhet të krjojnë raporte të mira fqinjësore./si parakusht për Serbinë për ta marrë kandidimin për në BE/.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora