E enjte, 24.07.2025, 11:06 PM (GMT+1)

Mendime

Albert Shabanaj: Aksionet e dhimbshme dhe të turpshme të qeverisë së Kosovës!

E diele, 14.08.2011, 12:59 PM


AKSIONET E DHIMBSHME DHE TE TURPSHME TE QEVERISE SE KOSOVËS!

 

Nga Albert Shabanaj

 

Ndërhyrja e Qeverise se Kosovës ne Veri te vendit nuk ishte ndërhyrje për te rikthyer sovranitetin e munguar tash e 11-12 vite me pare,por ishte një loje tjetër e Qeverise se Prishtinës për te krijuar arsyen e legalizimit te marrëveshjeve te me hershme te ndodhura ne Bruksel,gjate bisedimeve politike me Serbinë. 

 

Dhe sipas mendimit time,nëse i vështrojmë ngjarjet pa eufori na del ne pah e vërteta e hidhur e një aksioni te dështuar i cili përfundoj me një Polic te vrare dhe marrëzira tjera te cilat nuk besoj se do te arrij t’i ceku te gjitha me radhe. Turravrapi i Kryeministrit Thaçi,nga mungesa e bashkëpunimit me institucionet e vendit,përfundoj mjerueshëm,te poshtëruar,jo dinjitetshëm dhe aspak te përkushtuar me ikjen e policisë se Kosovës nga kriminelet serb. Ajo ngjarje e fryre dhe e quajtur historike nga Kryeministri përfundoj shume keq. Prishtina,duke dashur te i shpëton brinjët i humbi edhe veshët. Ne vend se t’i shkohet deri ne fund aksionit nga i cili,do te duhej te rezultonte me mbrojtjen e jo me braktisjen e veriut dhe arrestimin e jo shpërblimin e krimineleve serb. Prishtina nga ai aksion prej letre,doli e përgjakur,e djegur dhe keq e poshtëruar ne njërën ane dhe anën tjetër legjitimoi kriminelet e veriut për ti ngritur dhe shpërblyer me arritjen e një marrëveshja trelaterale, KFOR-KRIMINEL SERB-PRISHTINE! Ne ketë sfond,u legjitimua për t’u legalizuar gjendja e cila ekziston ne veri qe 12 vite veçorish nga shpallja e pavarësisë se Kosovës.Ndonëse, si përfundim do te shohim Marrëveshjen e përkohshme si baze te pa kapërcyeshme qe gjeneron një marrëveshje përfundimtare që ngërthejnë ne vete,  “MARREVESHJET E ARRITURA DHE ATO QE DO TE ARRIHEN GJATE BISEDIMEVE POLITIKE ME SERBINË NE BRUKSEL”  Në shume biseda me miq,pas aksionit të dështuar të Qeverisë për veriun e Kosovës, shpreha dyshimet e mia se,aksioni si i tillë... për nga karakteri ka dështuar keq duke u karakterizuar ne një orkestrim nga qarqe te njohura dhe te pa njohura për ne,megjithatë nga mosdija e Qeverise dukuri kjo e zakontë qe mendojnë shumica për Qeverinë e Kosovës... Dhe,nga këto lojëra te pista apo nga leva e mosdijes se Prishtinës u sakrifikua Policia e Kosovës,duke u shndërruar ne mish për top !

 

Aventura e Qeverise se Kosovës,e cila ne veri te vendit përpos poshtërimit te shtetit  nuk sjelli asgjë te re

 

Marrëveshja trelaterale në mes KFOR-KRIMINEL TE BEOGRADIT-PRISHTINE, nuk ndryshon asgjë situatën në teren. Çdo gjë mbetet e njëjtë me atë që mbretëron që nga  shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Dhe ndryshimet kozmetike te dala nga marrëveshja mund t’i vërejmë vetëm si pro forma,ngase marrëveshja trelaterale lëvizjen e mallrave serbe e le te pa prekshme nga institucionet financiare të Kosovës dhe i shndërron ne legale kontrabandimet ne veri. Lemenkizimi i politikave te asaj marrëveshje esencialisht nuk i detyron për asgje kriminelet e atjeshëm dhe përkufizimi i maunave ne 3.5 tonë nuk thotë asgjë për ndonjë pengesë te vërtetë sepse sasia e kontrabandave mbetet e pa ndryshueshme,pa limite nga se nëse janë transportuar mallrat serbe deri me tani me mauna 30-40 e me shume tonesh nuk është problem qe tash e tutje te transportohen me 3,5 tonesh. Dhe liria e skajshme për importimin e mallrave për Kishat serbe,është një tjetër mundësi për kontrabandime ne vazhdimësi. Ndonëse,këto liri absurde te arritura me marrëveshje janë valide gjithandej komunave serbe...

 

Kriza e identitetit te  Qeverise se Kosovës!

 

 Secili nga ne pyet se çfarë është dashur te bej Qeveria e Kosovës ?  A është dashur te bëjë me shumë se kaq?! Unë kamë një përgjigje, ka mundur dhe është dashur shume çka te bej për ruajtjen dhe rregullimin e SOVRANITETIT te vendit dhe gjithçka tjetër për te mos bere atë qe beri Qeveria e Kosovës,për te ndërmarrë një aksion te dështuar. Si e pa fuqishme dhe e shthurur qe është nuk është dashur te i bashkohet marrëveshjes mes KFOR dhe përfaqësuesve kriminel serb te veriut te Kosovës,ne ketë mënyrë do te evitohej myhyri i legjitimitetit te strukturave kriminale ne veri nga ana e Qeverise se Kosovës. Ndonëse,tashme Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje me kriminelet dhe terroristet serb te veriut me palë te tret e cila është KFOR-i,duke marre obligime shtesë nga marrëveshja ne fjale për Kishën serbe,qarkullimet e mallrave,qarkullimet e njerëzve etj... Dhe... me e keqja e punës se kësaj aventure te Thaçit,është se TERRORISTET SERB TE VERIUT nuk marrin dhe nuk sanksionohen me asnjë obligim ndaj Qeveris se Kosovës apo dikujt tjetër. Këtu nuk guxoj te mos e shënoj edhe një detaj tepër poshtërues për Qeverinë e Kosovës,ku gjate bisedave me terroristet serb,njeri nga ata terrorist ju kishte thëne bashkëbiseduesve se,nuk garantojnë nëse shohin ne veri polic te Kosovës e te mos gjuajnë ne ata si ne derra te egër.

Për fund nga gjithë ky skenar Kosova për disa dite ngeli pa burrë shteti,burrëri guxim dhe vendosmëri pame vetëm ke GJENERALI BÜHLER dhe te askush tjetër!

 



(Vota: 12 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx