Mendime
Halit Bogaj: Marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë
E hene, 15.08.2011, 08:04 PM
MARRËVESHJA E ARRITUR MES KOSOVËS DHE SERBISË
Nga Halit Bogaj
Këto ditë u arrit Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për të ardhmen e Veriut të vendit tonë i cili me vite të tëra ishte mollë sherri midis dy popujve. Ajo ditë shënonte një ngjarje të re drejt fillimit të përmirësimt të marrëdhënieve tepër të acaruara midis dy popujve.Të gjithë e dimë se sa vishtirë ishte të arrihej një gjë e tillë,por,për fat të keq, kemi prirje që të flasim kuturu nga shtëpitë tona të ngrohta dhe nga kafenetë e mbushura plot me badihavëxhinj.Dhe s,ke çka dëgjon tjetër përveç flozofimeve të llojllojshme të individëve të ndryshëm,disa nga të cilët ia fusin pa lidhje thuase Kosova është qendra e botës dhe se duhet të bëhet gjithçka se çka thotë ajo.
Marrëveshja e arritur duhet të respektohet nga të dy palët përndryshe dihet se çka do t,i gjejë ato.,aq më tepër kur jemi mësuar të llastohemi dhe të harrojmë aq shpejt se ku ishim dhe si i kishim punët.Të gjithë e kemi të qartë se kjo gjendje është gati e njejtë me atë Rambujesë.Dihet se çka e gjeti atëherë palën kundërshtare,kurse nga ne kishte edhe njerëz të tillë/që për inat që kanë thënë atëherë/nuk do ta nënshkruanin as sot atë Marrëveshje e cila i hapi rrugët e bombardimit të Serbisë dhe kthimit të popullit tonë në shtëpitë e tyre.Se a e kishin mirë ose keq ata,një konstatim i tillë nuk do koment fare.Dhe çka të themi tjetër përveç asaj thënies së njohur popullore:,, haj medet,, për patriotizmin e të të tillëve,që për shkak të kokëfortësisisë së tyre lideriste,janë në gjendje ta rrezikojnë fatin e mëtejmë të atdheut.
Këtë Marrëveshje ndoshta nuk do ta respektojnë as serbët e Kosovës por dihet se çka do t,i gjejë dhe ata për një veprim aq mospërfillës ngase Bashkësia ndërkombëtare nuk ka kohë t,i respektojë teket tona reciproke/serbo-shqiptare/.Ata të Serbisë e kanë ngrënë njëherë ,,Pykën e Deli Ramës,,,kurse,për fat të keq,edhe ne kemi rënë disa herë në provim/siç ishte rasti i atij marsit të keq të vitit 2004/,kur bota thoshte:Se as këta nuk qenkan më të mirë se ata të tjerët dhe kur u detyruam që /në fukarallëkun tone/t,i ndanim 5 milionë euro për riparimin e shtëpave dhe kishave serbe.Tani nga ne po dëgjohen zëra të tillë micsokolësh që po thonë se Marrëveshja nuk duhet të pranohet, sepse është në dëm të Kosovës.
Kulmi i mospajtimit të disave u pa ,sidomos atëherë kur e kuptuan se Marrëveshjen e kshte pranuar edhe Isa Mustafa,me ç,rast një spiker i egërsuar i KTV-së përjargej me fjalët :Se Marrëveshjen e kishte pranuar edhe kundërshtari më i madh i Hashim Thaçit,Isa Mustafa,në vend që të gëzohej për një ngjarje të tillë aq të domosdoshme.Por një mospranim i tillë, do të ishte vetëvrasje e sigurtë politike e Liderit të LDK-së.Qebesa edhe atj i ka folur në vesh ai i ,,esemesave,/zbulim /i,,Kohës ditore,,dhe,,Koha vzionit,,U ka thënë:Merreni ose lene,përndryshe Zoti ua baftë qaren.Po më duket se po e shoh Isën kokëulur dhe duke belbëzuar,por po i shoh edhe ata tipat e klubeve të tyre private politike/sikur njëfarë Ylli Hoxha/të cilët i qesin sytë si të çmendur e nuk mund të bëjnë asgjë për ta ndryshuar gjendjen siç duan ata.
Marrëveshja e nënshkruar nga Beogradi i solli në pat pozicion edhe serbët e Veriut të cilët shkuan te Tadiqi/në vend që ai të zbriste në Kosovë/.Shkuan atje por edhe ai do t,ua ketë thënë disa fjalë në vesh,ndër të cilat edhe faktin: se Serbia nuk mund të mbetet gjithmoonë peng i tyre.Pra sikur t,ua thoshte Millosheviqi atëherë fjalët e tilla ,ata ndryshe do t,i kshin punët.
Se ky ishte një ultimatum për dy palët tregon edhe ardhja e minsitrit gjerman të punëve të jashtme në Prishtnë dhe
Në bashkërenditje mendimesh me ministrin anglez të punëve të jashtme,Vestervele sjell mesazh të qartë të cilin duhet ta marrin seriozisht si Prishtina ashtu edhe Beogradi.Pas takmit të tyre ata kishn thënë:Se nëse dy vendet nuk merren vesh në mes veti atëherë do t,iu rrezikohen rastet hstorike drejt integrimeve evroperëndmore .Mëtej Hejg dhe Vetervele shtojnë se Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike me të cilën do,,të respektohen kufijtë e Kosovës,për t,u siguruar jeta e të gjithëve dhe dy vendet të nisen drejt integrimeve për antarësim në BE,.Prandaj si t,iu shpjegohet ndryshe atyre që nuk marrin vesh.Nga kjo del edhe fakti se do të bëhet pikërisht ashtu siç kanë thënë fuqtë e mëdha të cilat gjer tani kanë vepruar në mënyrë të koordinuar.Dhe nëse Veriu është vizatuar në hartën e tyre për Kosovën, atëherë nuk ka top që e luan dhe është jashtë mendjes së shëndoshë çdo pëpjekje për të vepruat ndyshe .