E merkure, 30.04.2025, 10:06 PM (GMT+1)

Mendime

Tuna Prekpalaj: Hedhni posht maskat e zotnave në shoqni!

E merkure, 17.08.2011, 08:00 PM


Hedhni posht maskat e zotnave në shoqni!

 

Nga Tuna Prekpalaj

 

Në këtë kohë kontemporrane kemi pak filozofë dhe politikanë të cilët i shtinë në praktikë idetë e tyne. "Keq" – do te tham me Platonin. Fakti âsht se në Kosovë dhe në Shqypni pothuaj se ka pak politikanë me vizione te nalta dhe konstruktive. Ata rrotullohen simbas erës. Ata bâjn ate çka të tjerët dojnë. Si marioneta. Në botën jasht shyptarizmit, qysh moti politikanët kan qenë politikanë me shikime ma te gjata se që ishte e gjat hunda e tyne. T'i permendi si shembull do trima:  Machiavelli, i cili për idetë e tij e larguan prej vendit të vet dhe e dërguan në mërgim. Edhe Dekarti. Ai iki prej Francës në Holandë për shkak të ideve të tij filozofike dhe politike. Filozofi holandez Baruch de Spinoza kishte guxim me e mbajt nji qëndrim kritik ndaj fundamentalistëve fetarë dhe qarqeve teologjike të kohës së tij. Kur ai bani ashtu, qifutët e mallkuan. Në atë kohë kjo ishte nji gjâ e tmerrshme. Autoritetet e atëhershëm e poshtënuan ate dhe e persekutuan. Ata i thanë se ai për "punën e tij do të hidhet në errësinën e ferrit". Ata kërkuan prej Spinozës që ai të distancohet nga deklaratat e veta filozofike dhe religjioze. Por ai nuk pranoi dhe e mbajti mendimin e tij. Mandej ai punoi si opticient, tue i grrye qelqet e syzave - nji punë që ishte nën nivelin e tij. Ai e refuzoi ftesën për me punue si profesor në Fakultetin filozofik të Universitetit të Heidelbergut, në Gjermani. Kroati me perardhjen boshnjake, profesori i univerzitetit të Zagrebit, Danko Grliç, me disa pjestarë të grupit të filozofëve "Praxis ", në kohën e Titos shprehi me guxim idetë e veta filozofike dhe politike. Për ktëte ate e prijashtuan menjëherë nga Universiteti i Zagrebit dhe mbeti nji kohë të gjat pa punë. Ndërsa filozofët e të ashtuquejtun të shoqnive "demokratike" kan liri me i shpallë idetë e tyne. Por ata lirinë nuk e perdorin, ata jan përtac, i kan mbush xhepat me të holla si profesorë dhe ashtu nuk e çpikin sistemin e ri politik dhe filozofik. E ata mujn vetum me i mshue bosh kashtës së shprzët.  Herojt tonë shqiptarë të Kosovës, të cilët e dhan jetën për lirinë e tân popullit Kosovarë duhet të jet nji inspiracion i pashtjerrshëm për popujt e shtrydhun, të represuem dhe të shfrytzuem nga piramida e shtetit dhe të pronarëve mbrenda dhe jasht Kosovës. Herojt Kosovarë na nuk duhet me i harrue kurr. Por nuk duhet me e harrue edhe faktin se disa emigrantë shqiptarë që kanë jetue dhe jetojn akoma jasht Kosovës, kanë kontribue – me anën e publikimeve dhe bindjeve të eksponenteve politikë të shtetit ku kanë jetue – tue e hudhë në tapete realitetin e gjendjes në Kosovën e paraluftës. Tue i tregue botës se kush janë kosovarët dhe çfare ka qenë situata e kosovarëve nën sundimin e Sërbisë. Por edhe ndihmat nuk kan mungue.

 

Në kohën mbas luftës së II-të Botnore Kosovari shqiptar Gjon Serreqi, luftoi vazhdimisht për idetë e tij politike dhe filozofike. Atë e burgosen, e torturuan dhe e dënuan me vdekje. Ai e shkruajti para ekzekutimit të tij me laps në nji copë letre të vogël: "Me pikëpamjet e mia unë kam dasht me i ndihmue polullit tim". Ky shqiptar ishte nji person, filozof dhe politikan i guximshëm. Ma vonë regjimi i tmerrshëm i Rankoviçit ndaloi rreptësisht me folë mbi Serreqin. Atë e ekzekutuan dhe të gjithë menduan se ka mar fund ideologjia e tij dhe se ai do të harrohet për gjithmonë. Por kjo - si e shofim tash - nuk ka ndodhë. Ai nuk u harrue. Tash idetë e tij po shpërthejn edhe jasht Kosovës. Tej edhe nji shkollë në Ferizaj, me 1500 nxanës, e mban emnin e tij: "Shkolla Gjon Serreqi". Këto janë pak shembuj që po i përdoroj në këtë artikëll. Ka edhe tjerëtrima shqiptarë si në kohen e rezhimit represiv stalinist në Shypni, poashtu ehde në kohen e Rankoviçit dhe në kohën e paraluftës në Kosovë. Deshta vetëm pak vetë me i përmendë. E mendoj se edhe lexuesit e nderueshëm të "Zemrës Shqiptare" i dine se kush janë ata që nuk i përmenda.

 

Në këtë kohë në shtetin tonë, në Kosovë", kemi nevojë për politikanë të pregaditun dhe trima. E jo utilitarista. Që nuk manipulohen nga bota e jashtme, e cila don me e qfrytzue  Kosovën en jo, pra, me i ndihmue kosovarëve për shkak të intereseve të ndryshme. Mirë kan thanë latinët qysh moti: "meno das quod non habes" që donë me than: "s'mund me dhan ate çka s'ke”. Pra duhet t’a kuptojm nji herë e përgjithmonë se ai që e ka trunin e shprazët s'mund me na shit menquni. Për këte duhet të jemi kiritik! Dhe tash, në këtë kohë, unë jam i pasigurtë, shetik dhe - i dëshpruem si Sokrati që e lypi njeriun – e bâj nji qiri në mes të ditës në dorë, tue kërkue politikanë të mirë dhe "njerëz", të cilët me të vërtetë me idetë e tyne mundohen për të mirën e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe se nuk do t'i mbrojnë vetëm interesat e veta dhe të nji grupi të veçantë – sikurse kjo ndodhë në shtetet oligarkike. Unë fitoj gjithnji e ma tepër përshtypje se shqiptarët jane të dëshpruem në disa politikanë. Në politikanët që i kqyrin vetëm interesat e veta. Pasunohen me njersën e punëtorëve ose me lëmoshën e Evropës. Ata fluturojnë në ballonat e tyne mbi tokë, por nuk e shohin ate që âsht para hundës se tyne: populli dhe shoqnija. Ata e përtypin njiqind herë të njejtin mendim: por, pa sukses, mbesin egoistë.

Pa filozofë dhe pa politikanë të dijshëm, me mend, të mirë dhe të lirë s'do të kemi kurrfar shoqnije shqiptare si duhet. Ashtu do të na shpartallon serbi,  evropiani, e të tjerët që na kanë inati, sepse neve kosovarët nuk kemi kurrfar bashkësije dhe kurrfar dashnije njani per tjetrin! Kur jan tue bisedue 10 shqiptarë, i formojnë njimbdhejt mendime. Tej edhe analfabeti don me shit mend edhepse asht ignorant. Shqiptari ia ka inatin shqiptari. Kur nji shqiptar përparon, tjetri e kap për kambe e don me e fut gjallë në tokë. Shqiptari nëse nuk do të edukohet, arsimohet dhe nuk do të gdhendet, ka me e shkatrrue Kosovën edhe në fund të fundit edhe vetveten. A e shofim se serbet - në Sërbi dhe në të gjithë boten - jan nji?! Po luejn me të gjitha shtetet e botës. Dhe pothuajse gjethkush i frigohet. Edhe na shqiptarët duhet me kan nji. Me e respektue njani tjetrin dhe me e ditë vendin e vet se ku e ka. E jo me kan si ai njeri me autoritet i cili shtyhet me brryla, jokompetent dhe ka dëshirë me shkue me raketë (shoqni) në atmosferë. Ai nuk din se cilat susta të raketës duhet me i shtrydh. Raketa shkon ndoshta 500 metra në hapsinë, por masandej eksplodon. Qe çka don me thanë jokompetenca arrogante. Ashtu edhe politikanët duhet me u pregadit se si me e grah satelitin (shtetin), se perndryshe sateliti (shoqnija) ekslodon. Me politikanë të papregaditun, jokompetent nuk do të kemi në Kosovë ose Shypni kurrfar sistemi politik si duhet dhe kurrfarë mënyre të mirë jetese njerëzore dhe me nivel të nalt. Politikantët duhet të mundohen me e krijue nji mënyrë jetese me nivel dhe stil të nalt për qytetarët, ku të gjithë qytetarët do të jetojn në lumtuni dhe do të marrin lirisht frymë, do të marin pjesë në aparatin shoqnor dhe shtetnor: pa urrejtje, pa gjelozi karieresh dhe pa emargjinim. Pa urrejtje, sepse na jemi nji popull shqiptar, pa mar para sysh se çfar feje dikush ka! Na duhet me i nderue herojt tonë, njerëzit tonë, na duhet me i nderue dhe me kanë krenarë për shqiptarët tonë famozë, si për shembull Gjergj Kastriotin, Nanën Tereze. Kta janë kalibrat e mdhaj në botë. Nanën erezë e citojn prezidentët, profesorat univerzitarë, politikantët e BE' së e të tjerë. S'ban me folë keq për ta. E ata që folin keq nuk janë shqiptarë të vertetë. Ata janë si ujq të veshun me petkat e kingjave. Ata e përdorin religjionin vetëm si mjet për interesat e veta e jo si religjion që i "ndihmon" njeriut me besue në të mirën, në të ardhshmen, në lumtuni, në të vërtetën. Religjioni duhet me pas parime morale dhe etike te nalta. Njerëzit religjiozë - e sidomos hoxhat e priftnat - duhet me pas kapacitet për krijimin e dialogut konstruktiv ndërmjet njerëzve dhe ndërmjet feve e jo me drejtue nga diktatura religjioze. Diktatura religjioze që e furr njeriun, në vend me e çlirue njeriun në çdo aspekt. Sepse, përndryshe filloj me mendue logjikisht dhe racionalish mbi fenë, mbi besimin dhe i pyes priftnat dhe hoxhtë se çka asht në thelb besimi, feja? Njeriu religjioz musliman beson se Muhameti e ka pranue Kuranin prej engjullit Xhebrail. Sikurse që Kisha katolike beson se Krishti asht ngjallë nga vdekja treten ditë mbas vdekjes dhe asht ngjit perpjet në qiell. Kisha katolike e ka shpall nanën Terezë shejtneshë dhe se ajo gjindet ne parriz. Ajo i ka ndihmue njerëzit e vorfun, njerëzit që sihin tue dhan jetë në rrugë, i ka ndihmue fëmitë jetima etjerë e tjerë. Kto janë vepra të mira, humanitare, të cilat dutet të na stimulojnë edhe neve me ba vepra të mira si nana Tereze. Mirpo, çfarë katastrofe kishte qenë në botën e myslimanizmit nëse nuk asht e vërtetë që engjulli Xhebrail nuk ia ka dhan Muhametit Kuranin, por Kuranin e ka shkrue nji frat, nji shok i mire i Muhametit, dhese rrenë asht "prralla" mbi Kuranin?! Hoxha kosovar thot për nanën Terezë se ajo ka shkue në xhehenem / ferr. Ku e din hoxha se nana Terezë ka shkue në xhehnem / ferr? A ka folë me Allahun a? A i ka tregue shejtani a? Me falni, ju lutem, besimtarë të vërtetë. Deshta vetëm me i tregue do premisa të logjikës që i ka falsifikue hoxha (i cili thot se nana Terezë gjindet në ferr) kur thot dishka që bazohet vetëm në baza pa bazë dhe shperndan mendime boshe dhe tendencioze. E ata besimtarë kur e ndëgjojn nji konstatim të tillë të hoxhes, shpresoj se do të habiten dhe se nuk do ta marrin seriozisht mendimin e hoxhes, E dendenca si tendencë udhëzon në birën e bunarit – fesë së rrejshme - të pafund. Kjo tendencë religjioze âsht nji fenomen negativ, sepse ashtu manipulohen njerëzit e mire, të cilët s'dinë me ba dredhina, nuk ia dojn të keqën njeriut tjetër e që e jetojnë nji jetë normale. E lusin Allahun për vetveti e për të tjerët. E mbajn Ramadanin dhe Bajramin. E mbajn Ramadanin me i mbledh mendët e me e pyet vetvetin a kam fol keq për tjekterkend dhe a i kam ba keq tjeterkujt. Për ate edhe ninojn për me e përmirësue vetvetin. Këta njerëz të mire, pa "hile", më dhimben e për atë i udhëzoj që t'i hudhin posht maskat e intrigqarëve dhe mashtruesve religjiozë – pa prijashtim se çfarë feje kanë.

Pa filozofë të lirë dhe pa politikanë të pregaditun, pa politikanë të dijshëm, të largpashëm, të vetëdijshëm dhe të sjellshëm, pa njisi të mira nuk ka perspektiva të reja që mund të shpëtojë shoqninë e Kosovës nga pasigurija, nga shqetësimi, nga pabarabarsija dhe nga egoizmi. Ata do të jan si të verbët, të cilët i udhëzojn të verbët dhe ashtu që të gjithë do të përplasen në pus.

 

Edhe ata që punojnë në mënyrë spekulative dhe janë të angazhuem në mënyrë artistike, janë rregullisht të absorbuem prej valëve te utilitarizit dhe të përtesës. Artisti, i cili mendon vetëm për shitjen e pikturave të tij, shkrimtari i cili në radhë të parë mendon vetëm për të shit shum libra, por nuk kqyr me shkrue libra me kvalitet, ata jetojnë në nji botë utilitariste dhe egoiste. Lexojm në gazeta dhe shikojm në televizion se si politikanët formulojë fjali dhe fjalë boshe pa kurrfarë substance, pa domethanje të thella dhe ide të reja se si duhet të përmirësohet shoqnija dhe vet shteti si i tillë. Ata duhet të jenë ma të vetëdijshëm se të tjerët, se qytetarët - sepse fjala  "politikë" do të thotë substancialisht kujdesa për me e sigurue mirëqenien e të gjithë qytetarëve.

"Më lejoni që ta shtroj nji pyetje me pikëpytje dhe me pikë çuditëse: Kur do të lajmërohen politikanët e vërtetë dhe si rrebelë kundra atyne elementeve negative dhe të kqi në shoqni, të cilët i përmenda ma nalt?! Vetëm kështu ata do t'i zgjojn të tjerët nga gjumi dhe do t'ia japin vetëdijen qytetarëve në shoqni. Kjo âsht – përpos politikanit – edhe detyra e filozofit, pedagogut, por edhe e artistit që tregojn në të gjitha rrugët e jetes se nuk pajtohen me qëndrimet e autoriteteve të verbët, të paarsyeshëm, të pakompetent dhe të pajustifikuem. Në këto raste filozofët, pedagogët, artistët por edhe qytetarët duhet të reagojn. Sepse kush hesht – pajtohet. Si për shembull Michelangelo. Michelangelo nuk heshti si utilitaristi, por reagoi me karakterin e tij të veçant si vijon: ai i hodhi ngjyrat e freskos prej së naltit (në kishen e shën Pjetrit në Romë - ku ishte tue pikturue) në ftyrën e papës, për shkak se papa i dha instruksion Michelangelos se si ai duhet me pikturue. Michelangelo nuk pati frigë prej papes, i cili leht mujti me e prijashtue prej punës në Vatikan dhe ashtu ai nuk do të kishte mjaft të holla me ble ushqim dhe me jetue nji jetë normale. Kurse filozofin dhe shkrimtarin rebel famoz Goethen e prijashtuen nga puna e tij "të mirë" në ministri dhe e larguan jasht vendit.

Unë e di se shum artistë, shkencëtarë dhe filozofë  në akademi bajn ma tepër  detyra organizative. Ata i drejtojnë - si shum profesorë univerzitarë - institutet, universitetet apo akademitë. Në vend se ata, pra, t'i vazhdojnë krijimet e tyne profesionale, i mbyllin implikimet e tyne edhe mendimet e tyne teorike dhe praktike dhe në këtë mënyrë nuk kan vend për horizonte të reja politike dhe filozofike. Ata kanë mësue implicit, por edhe i ka hi atyne në gjak me e  injorue edhe jetën e njerëzve të zakonshëm dhe të thjeshtë. Rezultati âsht se ata nuk janë në gjendje me thân disçka. Nuk janë në gjendje me e ndrrue realitetin.

Në raste të tilla, unë e ndi vetvetin të përgjegjshëm me i thanë haptas këto gjana, sepse e due të miren e shqiptarëve si në Kosovë poashtu edhe në Shypni.  Due me i shpraz mendimet e mija konstruktive e unë nuk due vetëm me kritikue për me kritikue. Por, për këte âsht i nevojshëm nji ritual i katarsit, pastrimit. Unë mendoj shpesh për gjanat ma të randësishme në jetë dhe përpiqem me detyrimin tim me shkrue -  me konsekvencë – këtë artikël, dhe s'due me qenë indiferent. Se me qenë indiferent asht si me kanë nji kasht pa shije. Unë mendoj dhe rregullisht si âsht  ma mirë që të marrë pjesë në shoqni? Unë ballafaqohem për çdo mbramje me pyetje: Kush âsht (ai) tjetri? A ka ngran sot secili  shqiptar i Kosovës dhe i Shypnisë? Sepse, ai që e ka plancin plot, nuk e din se çfarë mundimi ka (ai) tjetri që ka uri! I urituni, pra, kurr nuk âsht kuptue nga ai që s' ka uri. Ashtu pra qeshtja njerëzore âsht strukturue me logjikë kontradiktore. Politikani shkon në mbramje lirisht me fjet pa e mundue ndergjegjja për ata që shkojn me fjetë me uri, me barkun e shprazët. Politikani i vërtetë duhet të kujdesohet që në shoqëni secili qytetar duhet me pas mjaft me ngranë, me jetue normalisht! Për ate unë mundoj që  t'i mobilizoj njerëzit për me e fitue dignitetin e tyne dhe shpresën e tyne dhe për eliminimin e frigës së tyne. Edhe njerëzit të ndryshojnë dhe të bahen ate çka ata – në substancë - janë, për arsye se ata janë ate çka akoma nuk janë. Ashtu, pra, unë mundohem për vetveti, por edhe për shqiptarët tjerë për me e qel derën kah lumtunija dhe kah sferat ma të nalta të jetës.

Prandej, populli shqiptar prej kohës në kohë duhet me e thye rutinën. Të ndalohet. Të mendon se asht dikush. T'i hudh posht maskat e zotanave! Dhe si holandezi Erasmus i pavdekshëm tha se forca ma e madhe e filozofisë na ndihmon për me e  hedh posht maskën. Dhe tash ka ardh koha që shqiptarët kudo që ata gjinden me i hedh posht maskat e zotnave në shoqni.



(Vota: 15 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx