E enjte, 28.03.2024, 04:15 PM (GMT)

Mendime » Graciani

Deo Graciani: Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë”

E shtune, 26.05.2012, 08:00 PM


Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë”

Ata që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara e tyre, janë të dënuar ta përsërisin atë. - George Santayana

Nga Deo Graciani

1. Amaneti i shenjtë i stërgjyshërve tanë dhe sakrificat e tyre

Nga thellësia e shekujve plot stuhi e vuajtje vjen fuqishëm amaneti i shenjtë i stërgjyshërve tanë. Sakrificat e tyre për mbijetesë janë të papërshkrueshme. Megjithëse libra të panumërt historie janë shkruar dhe mund të shkruhen akoma mbi kalvarin që kanë kaluar shqiptarët gjatë historisë së tyre, edhe këto përshkrime mbeten disi të kufizuara, dhe nuk mund ta shprehin kurrë plotësisht atë realitet të tmerrshëm nën tiraninë e perandorisë osmano-islamike. Të përndjekur, të shtypur dhe të masakruar në mënyrën më mizore, shqiptarët bënë përpjekje mbinjerëzore për t’i rezistuar kësaj kuçedre, që e kishte origjinën nga gadishulli arabik. Shqipja që dikur fluturonte e lirë dhe krenare mbi tokën arbnore, ka plot gjashtë shekuj që është në zi. Ajo nga lartësitë e maleve shikon me pikëllim sesi tokën e shenjtë arbnore e kanë mbuluar bijtë e korbave të cilët e urrejnë shqipen. Në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare kanë mbirë kërpudha të zeza islamike, të cilat lëshojnë helmin e tyre në ajrin e pastër të këtyre trojeve. Por edhe numri i shqipeve është rritur. Ai vazhdon të rritet pak nga pak çdo ditë. Dhe shqipja e di mirë se shqiptaria akoma nuk është shuajtur në këto troje të lashta që gjithmonë kanë nxjerrë heronj. 

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija
 
e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin' ushtore
e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin.
(Ndre Mjeda – Liria)

2. Fragmente nga terrori osmano-islamik ndaj popullit shqiptar

Viti 1466-1467. Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është mbulur në gjak. Kuçedrat osmano-islamike kanë shkelur në trojet arbnore. Nuk janë kuçedra të zakonshme. Jo, janë kuçedrat e vdekjes që kërcënojnë me shfarosje një popull të tërë. Kuçedrat e zeza përhapen me shpejtësi në çdo anë. Tashmë ato kanë rrethuar edhe foletë më të larta të shqiponjave. Megjithëse kuçedrat e vdekjes kanë gllabëruar tashmë mijëra shpirtra të pafajshëm nga kjo tokë e martirizuar, ato përsëri nuk ngihen me gjakun e shqiptarëve. Të pangopura, vazhdojnë të gllabërojnë trimat në lulen e rinisë. Ngado mbizotëron vdekja, por për çudi askund nuk mbahet zi. Nënat shqiptare nuk janë veshur me të zeza. Ato nuk i vajtojnë bijtë e tyre. Ato luftojnë njësoj si burrat për të mbrojtur atdheun e tyre. Heroinat shqiptare nuk u tremben kuçedrave.

Në një reliev shkëmbor qëndron e pamposhtur kështjella e shqiponjave, Kruja. Poshtë mureve të kështjellës, kuçedrat islamike lëshojnë mallkime. Duan vdekjen e të gjithë shqiptarëve. Kërkojnë me ngulm zhdukjen e tyre. Ato udhëhiqen nga kryekuçedra Mehmet Fatihu, i cili është betuar në allah e pejgamber që nuk largohet pa i faruar të gjithë shqiptarët, këtë rracë të “poshtër” e krenare, e cila më mirë preferon vdekjen sesa të jetojë nën skllavërinë e “mëshirës” islamike. “Vetëm xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve…mund t’u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara,” shkruan analisti turk Tursun-Bej. Lufta zhvillohet e ashpër. Kalifi Mehmet Fatihu, ka dhënë udhër që të mos mbetet asgjë e gjallë, dhe toka e shkretuar shqiptare të shërbejë si shembull për të gjithë ato popuj që nuk e pranojnë “mëshirën” e Allahut dhe profetit të tij të vetëshpallur, Muhametit.” Por shqipet luftojnë e nuk mposhten. Gjaku i tyre është kthyer në një mburojë për gjithë botën e qytetëruar.

Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa të binin në duart e turqve.” "Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t'u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë."

Megjithë masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve, edhe kësaj here kalifi Mehmet Fatihu nuk arriti ta mposhte folenë e shqipeve. Por ai është i etur për gjak, sepse akoma nuk është ngopur duke pirë gjakurn e qindra mijëra bijve të shqipes. I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet ‘vdekje shqiptarëve’ dhe ‘allahu akbar,’ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza ‘allahu akbar.’ Të njëjtat klithma që edhe sot e kësaj dite dëgjohen pak çaste përpara vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Gjithmonë, kjo çjerrje në arabisht, që lindi në një natë të errët të historisë njerëzore, paraprin kryerjen e krimeve dhe masakrave të tmerrshme, shkatërrimin e kishave, vrasjen e civilëve të pambrojur, mbytjen me gurë të njerëzve të pafajshëm dhe dhunën ndaj femrës. Është gjithmonë e njëjta britmë makabre, e pandryshueshme prej gati 15 shekujsh. Është e njëjta re e zezë që përpiqet të bllokojë rrezet jetëdhënëse të diellit hyjnor, dhe përpiqet ta zhysë botën në një “civilizim” arkaik.

E njëjta britmë dëgjohej edhe atë ditë ndërsa 20 mijë shqiptarë, masakroheshin në mënyrën më çnjerëzore nga barbarët turko-islamikë. Dhe këta njerëz nuk u vranë as në luftë frontale. Jo. Ato u vranë pa asnjë shkak. U vranë nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve. U vranë sepse shqiptarët i kishin rezistuar skllavërimit. U vranë sepse shqiptarët u bënë mburoja e botës së qytetëruar. U vranë sepse ilirët i rezistuan një pushtuesi të pashpirt e mizor. Këto ilirë dhe miliona të tjerë u vranë nga ata të cilët sot një grup i tjetërsuar shpirtërisht dhe psikologjikisht shqiptarësh e shqipfolësish vazhdon t’i quajë vëllezër. U vranë në emër të një perëndie pagane të cilës këta shqipfolës të tjetërsuar i falen sot si skllevër të bindur. Këta shqipfolës nuk ndiejnë turp kur e quajnë veten shqiptarë, dhe as kur prekin flamurin e Kastriotëve. Ata e falëndërojnë dhe e quajnë vëlla pushtuesin që i masakroi, vetëm sepse ndajnë me këtë pushtues të njëjtën fe që iu imponua me dhunë prej tij.

More. Peloponez. Viti 1423. Turko-islamikët fillojnë pushtimin e Ballkanit Jugor. Zonat e Ballkanit Jugor janë të populluara me shumicë shqiptare. Që në sulmet e para të kuçedrave turko-islamike mbi rajonin e Ballkanit, shqiptarët dallohen si forca më aktive anti-osmane. Për shtypjen dhe shfarosjen e tyre, tuko-islamikët kryejnë barbazimat më të paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Në vitin 1423 Fazi Evrenozi sulmon Peloponezin, dhe me 5 Qershor mund shqiptarët që jetojnë në ato zona. Për t’i terrorizuar ata, u pret kokat rreth 800 robërve shqiptarë, dhe me kokat e tyre ngre një piramidë.

More. Peloponez. Viti 1460. Në krye të fushatës pushtuese ndodhet vetë Mehmet Fatihu. Moreja pushtohet nga osmanët, dhe popullsia shqiptare shfaroset pa pikë mëshire. Skena të tmerrshme përsëriten në çdo krahinë. Pas pushtimit të kështjellës së Kastricës, 300 mbrojtësit shqiptarë të saj theren të gjithë, ndersa komandanti i tyre sharrohet më dysh. Gratë dhe fëmijët shqiptarë dërgohen si skllevër seksi nëpër haremet islamike, për të mos u kthyer kurrë më në atdheun e tyre. I njëjti makabritet përsëritet edhe në kështjellën e Gardhiqit. Por këtu terrori është edhe më i madh. Pas pushtimit të saj, mbrojtësit dhe 6 mijë banorë të strehuar aty, përfshirë gra e fëmijë të lidhur këmbë e duar, theren në sheshin e kështjëllës, nën thirrjet ‘allahu akbar.’ Letrat e bashkëkohësve shprehin tmerret e përjetuara nga popullsia shqiptare: “Mizori të pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri as për dhimbje nuk të fal e nuk ka mëshirë…Po bën në Shqipëri mijëra dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë.”

Krujë. Viti 1478. Pas një rrethimit të gjatë, të mbetur pa ujë e ushqime, 5 mijë mbrojtësit dhe banorët e qytetit të Krujës arrijnë një marrëveshje për dorëzimin e kështjellës, pasi kalifi Fatih u betohet në allah e pejgmaber, se po ta dorëzonin kështjellën, do t’i linte të largoheshin të lirë së bashku me familjet e tyre. Ndërsa shqiptarët dalin nga kështjella, Fatihu pabesisht jep urdhër që ata të masakrohen pa mëshirë. Nën thirrjet ‘allahu akbar,’ të gjithë meshkujt masakrohen barbarisht, ndërsa femrat e fëmijët merren robër dhe ndahen si plaçkë, duke u përdhunuar e masakruar nga bishat osmano-islamike.

Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.

Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t’i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmano-islamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘vdekje shqiptarëve,’ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare. Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët.

Fundi i shekullit 15të. Diku në një fshat të Shqipërisë, nata ka rënë. Por njerëzit qëndrojnë zgjuar. Askush nuk fle. Ankthi dhe tmerri i ka mbërthyer shumë nga familjet e fshatit. Pikërisht sonte, gjithë fshati, është në këmbë, duke pritur ‘grabitësit osmanë.” Nuk janë grabitës të zakonshëm. Janë, grabitës fëmijësh. Lajmi ka marrë dhenë se “mbledhësit” do të kalojnë andej për të grabitur fëmijët e shqiptarëve. “Pritja” është e pafund. Banorët e fshatit e dinë se çfarë është “mbledhja” e fëmijëve, apo devshirmeja. Ata e dinë mirë se turqit “mbledhin” me forcë djem në moshë të njomë, dhe i dërgojnë në Anadoll për t’i shndërruar në turq. Djemtë pastaj edukohen për t’u bërë “kasapë” në repartin e jeniçerëve, dhe luftojnë për pushtimin e popujve të ndryshëm.

Një nga miliona historitë e dhimbshme të devshirmesë, është edhe ajo e një djali të quajtur Mikel. Historia e tij fillon në mënyrë tragjike dhe mbaron në mënyrë tragjike. Mikeli i vogël merret dhunshëm nga gjiri i familjes së tij, e cila jetonte në Mat. Gjatë grabitjes, nëna e tij dhunohet dhe masakrohet në mënyrën më mizore nga barbarët turq. Mikeli dhe një nga vëllezërit e tij dërgohen në Anandoll ku rriten si turq. Pas shumë vitesh, duke luftuar për sulltanin, Mikeli merr titullin Ballaban Pasha, i quajtur ndryshe Ballaban Badera. Tani, i shndërruar në turk, ai nuk mban mend asgjë nga atdheu i tij. Në shërbim të sulltanit, Ballabani fiton reputacion si një nga gjeneralët e tij më të aftë dhe njëkohësisht edhe më të pamëshirshëm. Vite më vonë do të vijë në Shqipëri, në krye të ushtrisë osmano-islamike, duke shkretuar qytete e fshatra, dhe duke masakruar popullsinë shqiptare. Disa herë, ai  përballet me ushtrinë e Skëndërbeut. Përballë Ballabanit lufton edhe vëllai i tij Konstandini, ushtar në ushtrinë e Skëndërbeut. Në një nga përballjet e tij me Skënderbeun, Ballabani dërrmohet keqas, por me tradhëti, arrin të zërë rob 13 nga prijësit më të sprovuar të ushtrisë shqiptare, duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm rezistencës anti-osmane. Robërit shqiptarë, ia dërgon sulltanit në Stamboll, ku ata torturohen publikisht në mënyrën më çnjerëzore për gati dy javë dhe pastaj rripen të gjallë. Trupat e tyre pas vdekjes bëhen copa-copa dhe u hidhen qenëve. Në vitin 1466, gjatë rrethimit të dytë të Krujës, Ballaban Pasha do të vritet nga krutani Gjergj Aleksi.

Si Ballabani ka edhe shumë të tjerë, të cilët, të grabitur që në moshë të vogël, u rritën si turq dhe zunë poste të larta në administratën osmane. Në territoret e pushtuara nga osmanët vepronte devshirmeja. Devshirmeja, e quajtur ndryshe taksa e gjakut, ishte një sistem i krijuar nga osmanët, sipas të cilit fëmijët meshkuj të familjeve të krishtera merreshin me forcë, islamizoheshin, dhe shërbenin në ushtrinë osmane. Këta djem rriteshin dhe edukoheshin si turq, dhe në shumë raste luftonin kundër atdheut të tyre, duke vrarë e masakruar popullin e tyre. Numri i fëmijëve të grabitur nga familjet e tyre, sipas historianëve, luhatet diku rreth 5 milion. Sistemi i devshirmesë filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shekullit të 14të, në kohën e sulltan Orhanit.

Viti 1879. Shfaqen shenjat e ngordhjes përfundimtare të perandorisë osmano-islamike. Komiteti për Mbrojten e të Drejtave të Shqiptarëve i kërkon sulltan Abdul-Hamidit II njohjen e autonomisë për një Shqipëri të bashkuar dhe të drejtën e gjuhës. Sulltani i hedh poshtë këto kërkesa duke ia bërë të qartë arnautëve, se ata historikisht janë përdorur dhe do të vazhdojnë të përdoren si mish për top për mbrojtjen e interesave osmano-islamike në Ballkan dhe më gjerë. Sulltan Hamidi i bën me dije shqiptarëve se ushtria turke do të shtypë çdo aspiratë të tyre për pavarësi.

Vitet 1880-1910. Gjatë gjithë këtyre viteve shpërthejnë e rishpërthejnë revolta dhe kryengritje të fuqishme anti-osmane pothuajse në të gjitha trojet shqiptare. Revolta arrin kulmin në fillimin e vitit 1910, kur një pjesë e trojeve shqiptare dalin nga kontrolli osman. Osmano-islamikët dërgojnë ushtri të njëpasnjëshme për ripushtimin e zonave të çliruara. Pas luftimeve tepër të ashpra, turqit arrijnë të ripushtojnë pjesën më të madhe të krahinave të çliruara shqiptare përfshirë Prizrenin në Maj, Gjakovën e Pejën në Qershor, dhe Shkodrën në Korrik. Pas pushtimit fillojnë raprezaljet e panumërta ndaj popullsisë shqiptare. Mijëra njerëz ekzekutohen, dhe mijëra të tjerë burgosen në humbëtirat e Anadollit. Krahina të tëra shkretohen. Çdokush që guxon të përhap alfabetin shqip apo të botojë shkrime në gjuhën shqipe dënohet me vdekje.

Viti 1911. Fillon kryengritja anti-osmane në Malësinë e Mbishkodrës. Pas rezistencës heroike ndaj forcave turke, malësorët arritën një fitore vendimtare në betejën e Deçiqit, me 6 Prill, në një përballje të përgjakshme dhe e të pabarabartë midis 3 mijë shqiptarëve që mbanin lart flamurin e kuq me shqipen dykrenare dhe 28 mijë islamikëve që klithnin ‘allahu akbar’ dhe valëvisnin flamuj turq e arabë. Shumë trima shqiptarë dhanë jetën atë ditë. Heroizmi i djemve të malësisë, bëri jehonë në mbarë botën e qytetëruar. Atë ditë, në Deçiq, flamuri shqiptar, u valëvit për herë të parë i lirë, pas 432 vitesh i shkelur dhe i nëpërkëmbur nga kuçedra osmano-islamike.

Në veprën e tij, ‘Pasqyra e ditëve të përgjakshme,” e cila i dedikohet kryengritjes anti-turke në Malësinë e Madhe, poeti, publiçisti dhe patrioti Risto Siliqi, paraqet një episod interesant të kësaj lufte për liri. Menjëherë pas shpërthimit të kryengritjes anti-osmane, rreth 1000 djem të rinj nga familje myslimane të qytetit të Shkodrës, shkojnë vullnetarë për të shtypur revoltën e malësorëve. Nën thirrjet ‘allahu akbar’ dhe ‘duam baba dovletin,’ ata u nisën për të luftuar kundër trimave të Ded Gjo Lulit. Prijësi heroik Ded Gjo Luli ishte plot 71 vjeç, kur shpërtheu kryengritja. Megjithëse në moshë të thyer, ky hero shqiptar, luftoi pa iu trembur syri kundër barbarëve osmano-islamikë. “Robërit e allahut,” megjithë etjen e tyre për gjak shqiptarësh, nuk arritën dot të fitonin ndaj kreshnikëve të malësisë, të cilët luftonin për çlirimin e shqiptarëve nga skllavëria osmano-islamike. Ushtria e të rinjve islamikë, u zu rob nga kreshnikët shqiptarë. Malësorët trima e të urtë i zhveshën dhe i çarmatosën këto anti-shqiptarë, por në zemërmadhësinë e tyre kastriotiane ua falën jetën, dhe sot nipërit e këtyre anti-shqiptarëve, duke përfituar nga zemërgjerësia dhe toleranca e kreshnikëve, gjenden në mesin tonë duke vjellur vrer ndaj shqipeve që u falën jetën, dhe duke festuar çdo vit në Shkodër, përvjetorin e themelimit të perandorisë osmano-islamike. Kjo është e ashtuquajtura “bashkëjetesë shembullore” dhe “tolerancë fetare” që trumbetohet me të madhe se ekziston në shoqërinë shqiptare.

Kosovë. Fillimi i shekullit XX – 1960. Sipas marrëveshjeve të ndryshme të arritura midis qeverive serbe dhe turke, disa qindra e mijëra shqiptarë u detyruan të braktisin trojet e tyre shekullore, dhe të vendosen në Anadoll. Vetëm nga viti 1953-1960, me marrëveshje midis qeverive jugosllave dhe turke, u larguan nga Kosova rreth 300 mijë shqiptarë. Këto të dëbuar u detyruan të vendosen në territorin e ish-kasapëve të tyre. Sapo vendosën këmbët në shkretëtirat e Anadollit, ata u turqizuan me një shpejtësi marramendëse. Kjo ishte një tjetër fazë e trishtueshme e gjenocidit osmano-islamik, i cili brenda më pak se një gjysmë-shekulli, arriti të shndërronte në qytetarë turq miliona shqiptarë që ranë viktima të politikave serbo-turke. Vërtetohet katërcipërisht ajo që thotë intelektuali dhe patrioti shqiptar Arbër Xhaferri, se “politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin) identitetin kombëtar shqiptar.” Dhe gjithashtu vërtetohet edhe fakti se ideologjia islamike nuk e pranon fenë, identitetin, gjuhën dhe kulturën e një kombi por e zhduk atë. Nën sundimin e ideologjisë islamike ekziston vetëm një lloj kulture, kultura e prapambetjes.

Disa analistë shqiptarë pretendojnë se sot në Turqi ka rreth 5-10 milionë shqiptarë. Sigurisht që jo. Nuk mund të quhen shqiptarë ata që janë qytetarë turq, dhe flasin turqisht e arabisht. Mund të hamendësojmë sa të duam, por faktet janë kokëforta. Sot në Turqi nuk ekziston asnjë minoritet shqiptar. Sot në Turqi nuk ekzistojnë shkolla shqipe. Shifrat e disa miliona shqiptarëve në Turqi ekzistojnë vetëm në mendjet haluçinante që trumbetojnë me të madhe solidaritetin islamik.

Fillimi i viteve 90të. Individë të dalë nga rradhët e ish-zyrtarëve dhe ithtarëve të regjimit komunist krijojnë shoqatën e ‘intelektualëve’ islamikë shqiptarë. Kjo shoqatë synon shndërrimin e trojeve shqiptare në baza për përhapjen e fundamentalizmit islamik në Ballkan dhe Evropë. Dalja e fundamentalistëve islamikë nga radhët e zyrtarëve të regjimit komunist tregon më së miri vetë natyrën e diktaturës komuniste, e cila ishte produkt i përzierjes së ideologjisë marksiste-leniste dhe asaj islamike, ose siç quhet ndryshe islamo-komunizëm. Qëllimi i doktrinës islamo-komuniste të Enver Hoxhës ishte zhdukja e klerit katolik shqiptar dhe inteligjencës shekullare të edukuar në perëndim. Lufta e klasave në komunizëm ngjason si dy pika uji me luftën e klasave në Islam, ku ashtu si në komunizëm ata që nuk përqafojnë ideologjinë islamike mbeten të përsekutuar dhe konsiderohen qytetarë të dorës së dytë.

Prishtinë. Viti 2010. Nipi i sulltanit viziton Prishtinën, dhe pritet në mënyrë madhështore nga vëllai i tij i gjakut Hashim Thaçi. Të dy vëllezërit i luten së bashku allahut përpara varrit të sulltanit. Më vonë, bashkohet me ta edhe Naim Tërnava, dhe të gjithë së bashku luten për shpirtin e sulltanëve. Ternava deklaron publikisht se lutjet jane pranuar dhe tashmë të gjithë sulltanët pa përjashtim janë ne xhehnet. “Mëshira” e allahut të Muhametit është kaq e madhe sa ai ka vendosur që secili nga sulltanët, për të mirat që kanë bërë gjatë jetës së tyre, do të ketë haremin e tij edhe në botën tjetër. ‘Allahu akbar’ thërrasin të tre njëherësh. Pas kësaj, Thaçi e falëndëron Erdoganin, dhe i rikujton atij mbështetjen e vazhdueshme që turqit u kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve gjatë 6 shekujve “bashkëqeverisje” shembullore.

Prishtinë. Viti 2011. Shqiptarë dhe shqipfolës islamikë, të skllavëruar shpirtërisht dhe psikologjikisht, të mbështjellur fort me pelhurën e fatalizmit, të cilën e mbajnë veshur me pahir prej disa shekujsh, janë mbledhur në një xhami të Prishtinës për të festuar Kurban Bajramin, “festën e mëshirës, dashurisë, tolerancës e mirëkuptimit njerëzor,” siç e quan kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora. Për hir të “madhështisë” së kësaj dite, ata kanë vendosur ta festojnë Bajramin në xhaminë që mban emrin e simbolit të “dlirësisë, dashurisë, mëshirës e mirëkuptimit njerëzor,” Mehmet Fatihut. Po, po, xhamia ku ata festojnë Bajramin, është xhamia Mehmet Fatihu, kryevrasësi që shfarosi, masakroi, dhunoi e dëboi dhjetra miliona shqiptarë. Do të kishte qenë më e pranueshme sikur xhamia të mbante emrin e Hitlerit, i cili megjithëse ishte kryekriminel, ndaj ne shqiptarëve sigurisht që është sjellur shumë më mirë se Fatihu.

Ndien keqardhje kur shikon se si është katandisur komuniteti mysliman i Kosovës dhe nga kush drejtohet. E ashtuquahtura “festa e paqes, mirëkuptimit e mëshirës,” Kurban Bajrami, mbahet në xhaminë e ndërtuar për nder të njërit prej kriminelëve më të mëdhenj të historisë njerëzore, dhe kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihut. Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot i pandalshëm, dhe shqiptarët myslimanë të Kosovës rrezikojnë të mbeten përfundimisht leckaxhinjtë shpirtërorë të Ballkanit.

Pse pikërisht fundamentalisti islamik Sabri Bajgora zgjodhi të mbante këtu fjalimin kryesor për rastin e kësaj feste? Pse xhamia e vrasësit të shqiptarëve qëndron akoma e hapur, dhe kronikat televizive tregojnë pikërisht ritet fetare duke u kryer në xhaminë e kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihu? Deri kur do të vazhdojnë të dhunohen shqiptarët nga pushtuesit e tyre osmano-islamikë? Kur do ta fitojnë lirinë shqiptarët e skllavëruar mendërisht dhe fizikisht, nga anti-shqiptarë si Bajgora dhe soji i tij, të cilët vazhdojnë të luajnë me durimin dhe tolerancën e këtij populli të shumëvuajtur, të cilin po e shkelin çdo ditë me këmbë, si të ishte ndonjë send pa kurrëfarë vlere?

Shkup. Viti 2012. Grupe njerëzish në një protestë, shfaqen me simbole e parulla arabe, me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë. Madje dikush qëllimisht valëvit edhe ndonjë flamur shqiptar diku në mesin e tyre. Të krijohet përshtypja se jemi në prag të një “pranvere arabe” në Maqedoni. Britmat ‘allahu akbar’ dëgjohen në mesin e protestuesve! E çuditshme! Përsëri të njëjtat britma që prej 600 vitesh shoqërojnë masakrat osmano-islamike ndaj shqiptarëve. Të njëjtat pankarta me shkronja arabe dhe të njëjtët flamuj që valëvisnin dikur pushtuesit osmano-islamikë ndërsa masakronin miliona shqiptarë, burra, gra, pleq e fëmijë të pambrojur. Çfarë janë këto qënie të përçudnuara që protestojnë me simbolet e vrasësve të tyre osmano-islamikë! Kaq keq janë katandisur shqiptarët e Maqedonisë nga dhuna shekullore osmano-islamike? Apo ndoshta nuk janë shqiptarë por vetëm shqipfolës! A ka shpëtim për këto shpirtra të humbur!

3. Populli shqiptar në udhëkryq

Sot, shqiptarët janë ndoshta populli i vetëm në botë, që akoma nuk e ka plotësisht të qartë se cilën shteg duhet të zgjedhë në udhëkryqin e të ardhmes së tij. Një gjë ama është e qartë. Populli shqiptar nuk mund të vazhdojë të injorojë të vërtetat historike. Nuk mund të injorojë pasojat e gjenocidit osmano-islamik. Këto pasoja i ka vuajtur dhe vazhdon t’i vuajë me të njëjtin intensitet edhe në ditët e sotme. Populli shqiptar nuk duhet të lejojë përsëritjen e cikleve historike të skllavërimit dhe shkatërrimit të tij. Është derdhur shumë gjak për një të ardhme më të mirë, dhe jo për një të ardhme të mbuluar nga pluhuri toksik i shkretëtirave arabe. Ky pluhur toksik e ka helmatisur thellësinë e qenies tonë si komb, duke na ka lënë vendnumëro prej 6 shekujsh, siç ka mbetur vendnumëro çdo vend tjetër që ka kaluar një stuhi të tillë historike.

Si pasojë e sundimit osmano-islamik, sot trojet shqiptare nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht  por edhe shpirtërisht. Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmano-islamike që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë? Ç’kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmano-islamike janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip? Çfarë kuptimi ka të llomotisësh pambarimisht në media për “tolerancën” e mrekullueshme fetare, kur nga ana tjetër ndërtohen ilegalisht me qindra xhami dhe qendra islamike në zona me popullësi jomyslimane? Ku ekziston kjo “tolerancë shembullore” midis komuniteteve fetare, kur fuqia e ulërimës arabisht nëpër minaret e xhamive rritet qëllimisht për t’u dëgjuar sa më larg që të jetë e mundur? Ku ekziston kjo “tolerancë” kur çdo ditë botohen libra e artikuj që sulmojnë e hedhin baltë mbi çdo figurë tonë kombëtare? Ç’domethënie ka kjo e ashtuquajtur “tolerancë” kur kryetari shqipfolës i bashkësisë islame të Kosovës, i thur lavde publikisht kasapëve që kanë bërë masakrat më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, vetëm sepse këto kriminelë dhe vrasës kanë qenë myslimanë? A mund të na thoni dot se cili mund të jetë toleruesi dhe cili jo-toleruesi në këtë “oqean të mirëkuptimit” ndërfetar? Apo mos vallë jemi një komb “i përmbytur” kaq shumë nga “oqeani i mirëkuptimit ndërfetar” saqë këto “gjëra” tepër të “vogla” e të “parëndësishme’ nuk na krijojnë shqetësim? Janë pyetje që secili nga ne duhet t’ia bëjë vetes me gjakftohtësi, duke u treguar të paktën i sinqertë me veten e tij.

4. “Logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë

Përpara disa vitesh, një publicist islamik shqiptar shkruante se “është e vërtetë që shqiptarët kanë vuajtur shumë gjatë 250-300 viteve të para të pushtimit osmano-islamik, por pastaj me “pranimin gradual të ideologjisë islamike dhe turqizimin e popullsisë, gjendja e tyre filloi të përmirësohej.” Po, pas 300 vitesh terror, dhunime, masakra e dëbime, gjendja e shqiptarëve nën sundimin osmano-islamik filloi të “përmirësohej.” Tashmë shumë prej shqiptarëve të mjerë, nga viktima, nga të masakruar e të vrarë, filluan të shndërrohen në turq, duke asimiluar gradualisht tiparet me negative të një pushtuesi mizor. “Sa më shumë shkombëtarizoheshin shqiptarët, aq më shumë përmirësohej gjendja e tyre si popull,” deklarojnë të gëzuar intelektualët islamikë shqiptarë dhe shqipfolës. Madje një nga këta  të ashtuquajtur intelektualë, dhe pikërisht islamiku Abdi Baleta arrin deri aty sa të thotë se “duhet t’i falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.” Sipas Baletës “procesi i islamizimit dhe shkombëtarizimit të shqiptarëve ka qenë një proces fatlum për ta, sepse u bë për të mirën e tyre.” Baleta e pranon se turqit i kanë masakruar pa mëshirë shqiptarët, të cilët nuk e kuptonin se osmanët po i vrisnin dhe shfarosnin për të mirën e tyre. Kjo është “logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë.  Sipas grupit të “intelektualëve” islamikë si Abdi Baleta, Hysamedin Feraj, Muhamet Pirraku, Faik Miftari, e shumë të tjerë, pushtimi osmano-islamik i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serbo-grek. Këta fundamentalistë islamikë këmbëngulin se gjithë këto masakra, përdhunime, dëbime, tortura, grabitje, ndalimi i gjuhës, bëheshin për t’i mbrojtur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek, pra bëheshin për të mbrojtur identitetin e tyre. Sipas këtyre “intelektualëve” islamikë, turqit deshën t’i zhduknin shqiptarët për të mirën e tyre, deshën t’i zhduknin që të mos t’i linin të asimiloheshin nga grekët dhe serbët. Duket “qartë” se osmano-islamikët vetëm për të mirën tonë mendonin!

Bombardimi pothuajse i përditshëm i shoqërisë shqiptare me marrëzira të tilla islamike, dhe paraqitja e shpeshtë e këtyre rasteve klinike në median shqiptare, e bën të domosdoshëm krijimin një institucioni që të merret me mbrojtjen e “konsumatorit” nga ky helm i përditshëm që vjellin këto fundamentalistë islamikë. Shqiptarët duhet t’i qëndrojnë sa më larg këtij helmi mediatik ashtu siç u qëndrojnë larg ushqimeve që tashmë e kanë tejkaluar prej kohësh datën e skadencës. Shqiptarët e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e anti-qytetërimit. Për t’u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmano-islamike që e mban veshur prej 6 shekujsh. Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osmano-islamik.



(Vota: 211 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora