Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Dita e Falenderimeve në SHBA
E hene, 26.11.2012, 07:17 PM
DITA E
FALENDERIMEVE NË AMERIKË - 2012
Nga Frank Shkreli
Sot në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festohet Dita e Falenderimeve. Dita e Falenderimeve në Amerikë është një
ditë e dalluar në kalendarin vjetor të këtij vendi. Është me të vërtetë një festë kombëtare, në
të cilën përfshihen dhe marrin pjesë të gjithë qytetarët, për një qëllim të
përbashkët, dhe pa dallim feje, pikpamjesh politike ose origjinë etnike, vetëm
e vetëm për të falenderuar Perendinë për bekimet që u ka dhenë familjeve dhe
vendit të tyre, ku ata jetojnë.
Çdo vit,
Dita e Falënderimeve shënohet të ënjten e katërtë të muajit Nëntor. Këjo festë e ka origjinën në fillim të historisë
së këtij vendi kur kolonët e parë
pelegrinë nga Anglia u vendosën në këtë hapësirë në shekullin e 16-të dhe të
cilët ,pas të korrurave të bollëkshme,
vendosën që të pushonin nga puna e mundshme për të falenderuar Perëndinë
për të gjitha bekimet që u kishte dhënë atyre gjatë një periudhe shumë të
vështirë për ta. Thuhet se pelegrinët
mësuan nga indianët vendas për të mbjellur misër, fasulje dhe kunguj, ashtuqë në Vjeshtën e
vitit 1621, nja 90 prej tyre, se bashku
me indianet vendas, përgatitën një darkë të madhe për të shënuar ditën e parë
të falenderimeve.
Në vitin
1789, pas një deklarate nga presidenti i
atëhershëm i Amerikës Xhorxh Uashington, Amerika festoi zyrtarisht ditën
e parë të Falënderimit ndaj Zotit, në bazë të kushtetutës së re, të caktuar si
"një ditë falënderimesh publike, kushtuar të Madhit Zot, Autorit të të
gjithë të mirave që kanë qenë, që janë dhe që do të jenë". Presidenti Xhorxh Uashington, duke caktuar
ditën e Falenderimeve si festë kombëtare, u përpoq që të perdorte një ton
gjithëpërfshirës dhe pa preferuar ndonjë fe ose besim, por në të njëjtën kohë,
ai theksoi bekimet politike, morale dhe politike -- për demokracinë e re – të cilat sipas tij
bëjnë të mundur funksionimin e një qeverisjeje të mirë, duke perfshirë edhe pendimin
personal dhe kombëtar, kur është e nevojshme për të pranuar gabimet, madje
edhee në nivel kombëtar. Në Tetor të
vitit 1777, të gjitha 13 kolonitë e para amerikane të asaj kohe u bashkuan për
të festuar ditën e Falënderimeve, që në të njëjtën kohë shënoi edhe fitoren e
kolonive të reja amerikane në luftën e tyre kundër Perandorisë britanike. Gjatë viteve që pasuan, festimi i kësaj dite
pësoi ndryshime, por më në fund, presidenti Abraham Linkolni më 1863 shpalli
zyrtarisht të Ënjtën e katërt të Nëntorit si Ditën Kombëtare të Falënderimeve.
Disa prej
presidentëve më të dalluar të Shteteve tëBashkuara, siç janë Xhorxh Washingtoni, Abraham Linkolni dhe
Franklin D, Rusvelti -- kanë luajtur rol me rëndësi për të bërë që Dita e Falënderimeve të jetë për të gjithë
amerikanët, pa dallim, një ditë për të
festuar me familjet e tyre traditat dhe idealet amerikane.
Në të
vërtetë, historikisht, këjo ditë është jo vetëm Ditë Falënderimesh, por
gjithashtu shënon dhe nënvijon rëndësinë
e traditës së kuptimit të vetqeverisjes së mirë, të punës së rëndë dhe etikës
në punë, të komuniteteve qe varen nga vetvetja
si edhe besimin në Zotin. Urata
e Xhorxh Uashingtonit për Ditën e Falënderimeve ishte kuptimplotë nga pikpamja
përsonale si dhe në nivel kombëtar, pasi i lutej Perëndisë me uratën:
"Le
të bashkohemi dhe t’i lutemi me përvjutërinë me të madhe të Madhit Zot dhe
udhëheqsit të kombeve dhe t’i kërkojmë Atij që të na fali gabimet tona
kombëtare dhe mëkate të tjera dhe lutemi të na mundësojë që në jetën tonë private
ose publike të kryejmë detyrat tona ashtu siç duhet dhe siç kërkohet nga ne; që
qeveria jonë të jetë gjithmonë e mençur, e drejtç dhe të zbatojë ligjet
konstitucionale me besnikëri. Që
Perëndia të ruaj dhe të mbrojë të gjitha shtetet sovrane, sidmos ato që janë
mike me ne dhe bekojë të gjithë ata o
Zot me një qeveri të mirë, falu o Përendi paqë dhe mirëkuptim....."
Duke i
ndejtur besnike kësaj tradite, gjatë gjithë historisë amerikane, presidentët amerikanë i kanë ofruar lutje
Perëndisë -- por pa preferuar një besim fetar ose një tjetër -- në raste
fitoresh ushtarake ose në raste
fatkeqsishë dhe katastrofash kombëtare.
Edhe
sivjet, në deklaratën e tij me rastin e kësaj dite të shënuar në jetën
amerikane, Presidenti Barak Obama tha se
''kur presidenti Xhorxh Washington shënoi ditën e parë të Falenderimeve
të demokracisë tonë, ai iu lutë Krijuesit tonë për paqë e bashkim dhe kur Kombi
përjetoi ndasitë më të thella në historinë e tij gjatë luftës civile,
Presidenti Abraham Linkoln na kujtoi se thellë në zemër dhe në shpirtin tonë ne
jemi një Komb, që mund të përkulet por
nuk mund të thyhet.'' Presidenti Obama
tha se këto shprehje të bashkimit kombëtar janë edhe sot aktuale. Duke iu drejtuar bashkkombasve të tij në
këtë ditë të Falenderimeve, Presidenti Obama inkurajoi ''qytetarët e Shteteve të Bashkuara që të
bashkohen -- qoftë në shtëpitë e tyre, qoftë në faltoret, qendrat e
komuniteteve të ndryshme, ose në shtëpitë
e miqëve e të shokëve të tyre – që të falenderojnë Perendinë për të gjitha bekimet
që Ai na ka dhënë gjatë vitit ë
kaluar... dhe të ndajmë bekimet tona me të tjerët....''
Amerikanët,
nga natyra janë popull optimist madje edhe në kohë të vështira. Megjithë problemet ekonomike që vitet e
fundit kanë goditur këtë vend dhe pjesën më të madhe të botës, megjithë fatkeqsitë natyrore të kohëve të
fundit, si dhe përballë një të ardhme të pasigurtë, amerikanët sot kujtojnë
ditët e para të demokracisë së tyre si dhe vështirsitë dhe fatkeqsitë e brendshme
dhe të jashtme gjatë historisë së tyre, përfshirë edhe luftën civile --
amerikanët janë të vetdijshëm se jetojnë në një vend me shumë bekime, dhurata të Përendisë, ku çdo person ka të
drejtë të jetojë, të punojë dhe t'i lutet Perednisë në liri.