Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Fiton Mark Gjonaj - Fitore historike për komunitetin shqiptar në Nju Jork
E premte, 14.09.2012, 06:58 PM
FITON
MARK GJONAJ: FITORE HISTORIKE PËR KOMUNITETIN SHQIPTAR NË NJU JORK
Nga Frank Shkreli
Mark
Gjonaj, me originë nga rrethi i Ulqinit - i cili për lexuesin është i njohur
nga disa shkrime të mëparshme mbi kandidaturën dhe fushatën e tij - dhe kandidati shqiptaro-amerikan për Asamblenë
e shtetit të Nju Jorkut fitoi dje në zgjedhjet paraprake me 52 për qind të votave
ndaj kundërshtares kryesore Naomi Rivera e cila siguroi vetëm 41 për qind të votave. Mark Gjonaj fitoi edhe në lagjet që mendohej
se Naomi Rivera kishte mbështetje të fortë.
Në fjalimin e tij mbrëmë pas njoftimit të fitores në sallen e madhe ‘’Maestro’s’’
në
Mbrëmë ai
u prit në sallën ‘’Maestro’s’’ nga një turmë e madhe vullnetarësh dhe shqiptaro-amerikanësh,
përfshirë edhe rininë, anëtarë të orrganizatës ''Rrënjët Shqiptare'', të cilët
brohoritnin ‘’Përpara me Mark Gjonaj’’,
i cili duke i përshëndetur dhe duke i falenderuar përkrahësit, u tha
atyre se ''këjo është një fitore e gjithë neve dhe si të tillë e ndajmë gëzimin
e kësaj fitore me të gjithë ju. ''Zoti e
bekoftë Amerikën dhe Zoti u bekoftë të gjithë ju që më mbështetët dhe punuat në
fushatën time.''
Këto
ishin zgjedhjet pararkrake sipas sistemit elektoral amerikan, ku kandidatët e të
njëjtës parti garojnë për për tu zgjedhur kandidat i partisë, në këte rast i
partisë Demokrate, për tu ballafaquar me kandidatin republikan në zgjedhjet e përgjithshme
më 6 Nëntor, në të njëjtën zonë elektorale.
Por kur të merret parasyshë se lagja elektorale numër 80 e Bronksit është
pothuaj 80-për qind demokrate, atëherë mund të arrihet në përfundimin se Mark
Gjonaj e ka siguruar mbrëmë postin e anëtarit të Asamblesë së shtetit të Nju
Jorkut nga lagja 80 e Bronksit. Si i
tillë ai bëri histori.
Pa dyshim
se ky është një sukses i Mark Gjonajt, për të cilin ai meriton lëvdatë për punën
e rëndë dhe urimet tona, por është gjithashtu edhe një hap përpara për
komunitetin shqiptaro-amerikan, pasi fitorja e tij shënon një hap tjetër drejtë
një angazhimi më të plotë, në procesin
politik të këtij vendi, nga ana e
komunitetit shqiptar në Amerikë. Në të vërtetë, komuniteti shqiptaro-amerikan, siç duket ishte i bashkuar dhe i vendosur, si asnsjëherë
më parë, që të ndihmonte në fushatën për zgjedhjen e Mark Gjonajt. Shqiptarët e Amerikës, megjithëse një komunitet
i vogël, në krahasim me komunitetet e tjera etnike, ka shënuar suksese në shumë
fusha të ndryshme, si art e kulturë, dhe sidomos atë të biznesit. Komuniteti shqptaro-ameirkan ka ndihmuar
gjithashtu financiarisht dhe ka mbështetur
kandidatët
Fitorja e
Mark Gjonajt është një fillim i mbarë dhe shpresëdhënës për komunitetin tonë këtu
në Amerikë. Këjo, pra është sfida e
brezit të ri të këtij komuniteti, këtij brezi që ka mundësitë më të mira se çdo
brez tjetër më parë i shqiptarëve të Amerikës.
Amerika u jep munësitë. Në asnjë vend
tjetër mundësitë nuk janë më të mira për tu bërë pjesë e procesit politik aty ku jetojmë në Amerikë, duke kandiduar dhe
duke fituar në fushata siç fitoi Mark Gjonaj.
Rini shqiptaro-amerikane, mos
ngurro. Bëni histori siç bëri Mark
Gjonaj.
Urime dhe
faleminderit Mark për shëmbullin e mirë për brezin e tanishëm dhe brezat e ardhëshëm
të shqiptarëve në Amerikë.