Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Triumf tjetër amerikan në hapësirë
E merkure, 08.08.2012, 08:30 PM
NJË TRIUMF
TJETËR AMERIKAN NË HAPËSIRË
Nga Frank Shkreli
Ndërsa e
gjithë bota ishte e përqendruar këtë javë në Lojërat Olimpike në Londër, Enti
Amerikan i Hapësirsës së Lartë, NASA njoftoi të Djelën, se pas tetë vjetë përgatitjesh
dhe pas tetë muaj udhëtimi, mjeti eksplorues amerikan, i quajtur Curiosity (Kurozitet),
është ulur me sukses në sipërfaqen e planetit Mars duke i dhënë kështu fund një
udhtimi prej 36 javësh, për të filluar tani eksplorime dhe hetime në planetin
e kuq e të cilat do të zgjasin dy vjetë ose më shumë.
Duke
njoftuar uljen e sondës me energji bëthamore Curiosity në Mars, Administratori
i agjencisë NASA, Z. Çarlës Bolden tha se ky ''mjet është më i sofistikuari që
është ndërtuar ndonjë herë dhe se misjoni i tij është që të përpiqet t'i përgjigjet
pyetjes që është aq e vjetër sa edhe historia e njerëzimit, dmth nëse në Mars
ka ekzistuar ndonjëherë jeta si e njohim ne, ose nëse ai planet mund të bëjë të
mundëshme jetën atje.'' Ai shtoi se ky është një triumf dhe arritje e
mrekullueshëme, falë punës së një grupi inxhinjerësh dhe shkencëtarësh nga e
gjtihë bota, të udhëhequr nga burrat dhe gratë e agjencisë NASA. '' Në njoftimin
e NASA-s për media, thuhet se Administratori i NASA-s i dha kredinë për këtë sukses
presidentit Obama, duke thënë se ''Presidenti Obama ka përcaktuar një vizion të
qartë për të dërguar njerëzit e parë në planetin Mars aty nga gjysma e 2030-ave
dhe se ulja këtë javë e sondës bëthamore, Curiosity në planetin e kuq, është hapi
i parë i rëndësishëm drejtë arrijtjes së këtij objektivi.''
Kjo ndërmarrje
konsiderohet si një arrijtje e pashoqtë në programin hapësinor pasi ekspertët e
NASA-s thanë se këjo ishte ulja më e vështirë që është ndërmarrë ndonjëherë,
duke i cilësuar shtatë minutat e uljes, si "shtatë minuta terrori''.
Ulja e mjetit hapësinor amerikan Curiosity, e madhësisë së një veture dhe
i pajisur me 17 kamera, nevojiti përdorimin e një parashute, ndezjen e motorave
dhe një vinç për të bërë që mjetit hapësinor t’i ngadalsohej shpejtësia
prej 22-mijë kilometrash në orë. Misjoni i sondës Curiosity, sipas
zëdhënsve të NASA-s është që të eksplorojë gjurmët e mikrobeve në atë planet
nga ku, gjatë dy vjetëve të ardhëshëm, do të marrë dhe do të dërgojë fotografi
dhe imaxhe nga planeti Mars. Në të vërtetë, menjëherë pas uljes,
sonda Curiosity dërgoi fotografitë e para në Tokë, sikurë të donte të justifikonte
shpenzimet e mëdha prej dy miliardë e gjysëm dollarësh, një shpenzim ky që e bën
këtë ndërmarrje hapësinore, misjonin më të të shtrenjtë të eksplorimeve të NASA-s
në planetin Mars, i cili gjëndet 154 milion milja larg nga Toka.
Ulja në Mars
e këtij mjeti ishte një hap i madh për të ardhmen e agjencisë NASA, pasi ajo është
goditur rëndë nga shkurtimet në buxhetin e saj dhe madje programi i saj kryesor
gjatë 30-vjetëve të kaluar ''shuttle'' i anijeve për vajtje-ardhje në hapësirë
është anulluar nga adminsitrata e presidentit Obama. Por megjithkëtë,
me këte rast, Presidenti Obama lëshoi një deklaratë duke e cilësuar uljen
e sondës Curiosity në planetin Mars të djelën si një ''arrijtje e pashembullt e
teknologjisë, e cila do të shërbejë si një pikë referimi e krenarisë kombëtare
në të ardhmen.''
Astronauti
Buss Aldrin së bashku me astronautin Neil Armstrong ishin njerëzit e parë që u
ulën në Hënë verën e vitin 1969, dhe të cilët e njoftuan botën me radio se
''Shqipja ishte ulur'', (The Eagle has landed). Ai ka thënë për
rrjetin televiziv CNN se ç'prej asaj kohe kanë kaluar dyzet vjetë dhe se ka
ardhur koha për një misjon hapësinor për të kolonizuar Marsin. Ai ka
shtuar se Shtetet e Bashkuara kanë shënuar suksese të mëdha në hapësirë gjatë dekadave
të kaluara, por ajo që Amerika nuk ka bërë është të frymëzojë, jo vetëm botën
por edhe vet-veten, me një vizion të guximshëm për të ardhmen tonë në hapësirë.
''Unë besoj '', shtoi ai'' se ''destinacioni duhet të jetë planeti Mars,
vendosja e një kolonie njerzish në një botë tjetër....së pari në njërën prej hënave
të tij dhe më vonë në sipërfaqen e Marsit.'' Astronauti amerikan
Buzz Aldrin i ka thënë CNN-it se eskplorimi i Marsit, ndër të tjera, mund të na
mësojë mbi të kaluarën dhe të ardhmen e botës sonë. "E ardhmja e Amerikës
në hapësirë sapo ka filluar. Ka ardhur koha që të vazhdojmë udhëtimin'', ka thënë
ai për CNN.
Megjithëse,
ne këtë periudhë të vështirë problemesh ekonomike dhe financiare me të cilat po
përballet Amerika dhe bota, shumë veta në Administratën e presdienti Obama, në Kongres
dhe gjetiu bëjnë pyetje nëse këto fonde, për programin e eksplorimit të planetit
Mars, mund të përdoreshin për diçka tjetër, si për shembull për nevojat e njerëzve
këtu në tokë. Shqetsimeve të tilla besoj se iu përgjigj më së miri një editorial
i ditëve të fundit në gazetën kombëtare amerikane USA Today, në të cilin thuhet:
"Një prej përfitimeve kryesore të projekteve të tilla si ky është promovimi
i besimit të Amerikës në vet-veten. Gjatë gjithë historisë, shtetet
që eksplorojnë dhe që angazhohen në shkencë, kanë udhëhequr botën.
Duke filluar nga shekulli i 15-të, për shembull, vendet evropiane dërguan
eksplorues anë e mbanë botës duke frymëzuar dhe duke nxitur mendimtarët e mëdhej
të asaj kohe si Koperniku, Galileo dhe Newton për të shpikur fizikën dhe
astronominë moderne. Nuk është e rastit, pra, që Evropa dominoi botën
deri në fillim të shekullit të 20-tët’’, thuhet në ediorialin e gazetës
kombtare amerikane.
Editoriali
i gazetës USA Today përfundon duke thënë se ''ata që dëshirojnë të presin
buxhetin e programeve hapsinore nuk kanë mësuar nga historia dhe nuk i shohin
mundësitë e mëdha që sjellë e ardhmja - mundësi këto që pasqyrohen në çdo imazh
e fotografi që po dërgon në Tokë mjeti hapësinor Curiosity nga planeti Mars.''
Në këtë periudhë
pasigurie të historisë, të konflikteve të mbrendshme politike, krizash
ekonomike dhe luftërash që kanë pllakosur botën, arritjet historike të shteteve
siç është ulja e sondës Curiosity në sipërfaqen e planetit Mars dhe sukseset
individuale të atletëve nga të gjitha anët e botës në Lojërat Olimpike në Londër
– na ri-përtritin besimin në aftësitë dhe vullnetin e pashterrshëm të individit
dhe të shteteve për të ndërmarrë veprime për të mirën e njerëzimit, dhe të cilat,
në të njëjtën kohë ritheksojnë, edhe frymën e garës paqësore dhe miqësore,
qoftë në hapësirë, qoftë në garat olimpike.