Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Presidenti varrmihës i Serbisë
E marte, 05.06.2012, 07:09 PM
PRESIDENTI VARRMIHËS I SERBISË
Nga Frank Shkreli
Nacionalisti
ekstrem serb Tomislav Nikoliq, u betua javën që kaloi para anëtarëve të parlamentit
të ri si president i Serbisë për një afat prej pesë vjetësh, pasi partia e tij
fitoi më shumë vende në parlament në krahasim me partinë e presidentit të deritanishëm
Boris Tadiq. Duke u bazuar në prononcimet
e tija të deritanishme, shënjat e para nga fitorja e varrmihësit Nikoliq si
president i Serbisë më 20 Maj nuk janë aspak pozitive për marrëdhënjet rajonale
dhe as për vetë Serbinë. Deklaratat e tija si president i ri i Serbisë, kanë shkaktuar
shqetsime serioze në kryeqytetet perëndimore si edhe në media, ne lidhje me
drejtimin që do të marrë
Në një intervistë
të kohëve të fundit me gazetën gjermane Franakfurter Allgemeine Zeitung,
presidenti i ri serb madje edhe pas krimeve kundër njerzimit dhe gjenocidit që Serbia
ka bërë gjatë dekadës së 90-ave kundër popujve të Ballkanit, përfshirë edhe
shqiptarët, ai gjithnjë insiston se ‘’Serbia e Mdhe’’ është një ëndërrë e pa-realizuar
e tij dhe ofendoi Kroacinë duke thënë, në të njëjtën intervistë, se qyteti i
Vukovarit është një qytet serb dhe se
kroatët nuk kanë ndonjë arsye që të kthehen atje. Ministrja e Jashtme e Kroacisë Vesna Pushiq e
cilësoi deklaratën e udhëheqsit serb si ‘’shokuese dhe absolutisht të papranueshme’’,
ndërsa Presidenti kroat Ivo Josipoviq iu përgjigj Nikoliqit duke thenë se nëqoftse
deklarata e tij do të thotë këthim tek idetë serbe të viteve 1990, atëherë “unë mund të them, në emër të popullit kroat,
se këto ide nuk do të realizohen.’’
Kohët e fundit, siç duket më shumë në një përpjekje pragmatizmi politik se sa ndryshim parimor qendrimi, nacionalisti ekstrem serb Nikoliq është shprehur në favor të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, megjithëse partia e tij vazhdimisht ka kundërshtuar antarësimin serb në Bashkimin Evropian dhe ka hedhur poshtë thirrjet e vendeve perëndimore që Serbia të pranojë realititetin e ri në Kosovë dhe në Ballkan. Në parlamentin e fundit, partia e tij nuk votoi në favor të rezolutës historike më 2010 që dënonte masakrën e boshnjakëve nga forcat serbe në Srebrenicë, krim i paparë në Evropë ç’prej Luftës së Dytë Botërore. Këtë javë, Bashkimi Evropian i tërhoqi vërejtjen presidentit të ri serb se Evropa nuk do të tolerojë përpjekjet e tija për të mohuar gjenocidin ndaj boshnjakëve gjatë luftës në Bosnje, që është cilësuar si një krim kundër tërë njerëzimit. Ky reagim erdhi nga Brukseli pasi Nikoliqi tha se masakra e kryer nga forcat ushtarake e policore serbe në Srebrenicë më 1995 nuk ishte gjenocid.
Se cilat
janë qëndrimet e tia morale ndaj krimeve të luftërave në Ballkan, përfshirë edhe
Kosovën, dhe se ku qendron besnikëria e tij në marrëdhënjet ndërkombëtare, ai e
tregoi me vizitën e pare simbolike që bëri jashtë vendit pasi u zgjodh
president i Serbisë, duke udhëtuar në Moskë për tu takuar me presidentin rus
Vladimir Putin. Ky takim ishte
gjithashtu i pari edhe për presidentin Putin me një udhëheqës të huaj ç'prej
kur ai rifilloi detyrën e presidentit të Rusisë me 7 Maj. Gjatë takimit të tyre, që media ruse e cilësoi
si të ''përzemërt'', presidenti Putin i karakterizoi rusët dhe serbët si ''vëllëzër
shpirtërorë'' dhe shtoi se për Moskën, ''Serbia është një aleate tradicionale
dhe shumë e rëndësishme e Rusisë në Ballkan'', duke i premtuar Beogradit një hua
prej 800-milion dollarësh. Edhe ndjenjat
pro-ruse të z. Nikoliq si mbrojtës i interesave ruse në Ballkan janë të njohura
mirë. Më 2007 ai pat thënë se do të preferonte
që
Megjithëse
Zgjedhja e Tomislav Nikoliqit si president i ri i Serbisë është komentuar në median amerikane kryesisht si një ngjarje negative për paqën dhe stabilitetin në Ballkan. Z. Morton Abramovitz i Fondacionit Century dhe njohës i Ballkanit, shkruan se “zyrtarët amerikanë dhe evropianë shpresonin për zgjedhjen e një udhëheqsi serb që do të çonte përpara çështjen e Kosovës…. Është një pikëpyetje nëse në Beograd mund të gjëndet një politikan i tillë…..por Nikoliqi nuk është personi i favorizuar i Përendimit.’’
Ish-Diplomati amerikan Ambramovitz shkruan se “para se të merret me ekonominë, qeveria e re e Sërbisë duhet të merret me Kosovën.’’ Ai thotë në artikullin e tij botuar në revistën Nashional Interest, se “më në fund duhet të ketë një zgjidhje përfundimtare (nga ana e Serbisë) të problemit të Kosovës, para se Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian.’’ Zoti Abramovitz paralajmëron se përveç kësaj çështjeje të pazgjidhur, Përendimi përballet me një gjëndje të vështirë në Ballkan. Ai përmendë mostabilitetin në Maqedoni, sistemin e brishtë politik në Bosnje si edhe keqësimin e gjëndjes ekonomike në mbarë rajonin.
Xhefri
Kuhner, komentator i gazetës Uashington Tajms dhe president i Institutit Edmund
Burke, në jë kryeartikull të kohëve të fundit me titull, “A Votoi Serbia për
Luftë?’’ thekson se ‘’fitorja e presidentit Nikoliq do të thotë se Ballkani
mund të ndizet përsëri nga dhuna etnike,‘’
sepse “ish-varrmihësi 60-vjeçar është
një neo-fashist, i cili dëshiron të rikthejë
‘’Serbinë e Madhe’’. Fakti se z.
Nikoliq ishte anëtar i njësive vullnetare paraushtarake serbe që kryen krime të
paimagjinueshme në Kroaci dhe në Bosnje, si dhe mburrja që vet z. Nikoliq
shpreh për pjesmarrjen e tij në ato krime kundër grave e fëmijve si dhe
krijimit të kampeve të vdekjes si ai në kampin Ovçara, sipas komentatorit
amerikan Xhefri Kuhner, “duhet të jetë një turp për popullin serb’’, zgjedhja e
tij president. ”Politika e tij, vazhdon
ai, “ka vetëm një qëllim: luftën. Ai po sfidon sovranitetin dhe integritetin
tokësor të fqinjve të Serbisë. Z. Nikoliq
është një vrasës politik me deluzione madhështie. Serbia, në një mënyrë të frikshme i përngjanë
Gjermanisë naziste, e mundur, e poshtëruar dhe duke shkuar drejtë një katastrofe
ekonomike, votuesit serbë kanë zgjedhur një neonazist. Ai nuk është shpëtimtari i tyre. Përkundrazi,
ai po i udhëheqë serbët - përsër - drejtë një katastrofe dhe një të ardhme pa
shpresë’’, përfundon komentatori i gazetës Uashington Tajms, Zhefri Kuhner.