Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Samiti i 25-të i NATO-s
E premte, 18.05.2012, 07:06 PM
SAMITI I 25-TË I ALEANCËS SË ATLANTIKUT VERIOR – NATO, NË ÇIKAGO
Nga Frank Shkreli
Më 20 dhe
21 Maj në Çikago të Shteteve të Bashkuara mbahet samiti ose mbledhja e nivelit
të lartë e udhëheqësve të vendeve anëtare të NATO-s, për takimin e 25-të aleancës
së Atlantikut Verior. Presidenti Barak Obama do të presë udhëheqsit
e vendeve të NATO-s në qytetin e tij Çikago, ku do të bisedohet për të ardhmen
e aleancës ushtarake, duke u përqëndruar kryesisht mbi gjëndjen
në Afganistan, por edhe mbi sfida të tjera me të cilat përballet këjo organizatë
në shekullin 21. Nevoja për të siguruar se aleanca ka aftësitë dhe
mundësitë për të mbrojtur popujt dhe territoret e vendeve anëtare, si edhe
doemosdoshmëria për forcimin dhe zgjërimni e rrjetit të partnerëve
të NATO-s anë e mbanë botës, është gjithashtu në rendin e ditës.
Sepse, sipas vet aleancës, si një mjet i pazëvendsueshëm
stabiliteti, NATO nevojitë të ruaj kapacitetet që ka tani dhe të mbrojë sigurinë
dhe vlerat e vendeve anëtare, ndërkohë që përpiqet të krijojë mundësi për
partneritete edhe me vendet jashtë rajonit gjeografik të Atlantikut
Verior.
Pritet që në tubimin e Çikagos, tema kryesorte të jetë Afanistani. NATO do të vendosë për tërheqjen e trupave ushtarake nga ai vend mbrenda mbarimit të vitit 2014, ndërkohë që do të angazhohet që të zhvillojë një partneritet afatgjatë me popullin e atij vendi. Këjo, sipas ekspertëve, ndodhë sepse në vendet demokratike anëtare të NATO-s nuk ekziston më një përkrahje për luftën në Afganistan dhe si rrjedhim politika duhet patjetër të reflektojë dëshirën e shumicës së popullit të vendeve anëtare, qoftë këtu në Shtete e Bashkuara, qoftë në Evropë.
Ekspertët
thonë se afati i tërheqjes së forcave të aleancës perëndimore nga Afganistani
duhet të zbatohet, me qëllim që t’i dërgohet një mesazh qeverisë afgane se nuk
mund të varet përgjithmonë nga Amerika. Njëri nga këta ekspertë,
Shanë Kej, profesor pranë universitetit Uellsien në shtetin Ohajo, i tha
Zërit të Amerikës se ‘’Afganët duhet të marrin përsipër përgjëgjësinë për
mbrojtjen e vendit të tyre.’’ Në mbledhjen e Çikagos, NATO do të vendosë
gjithashtu mënyrat për trajnimin, konsultimet dhe ndihmat për forcat
afgane gjatë tranzicionit dhe pas tërheqjes së forcave të aleancës nga
Afganistani, si pjesë e ndihmave të përgjithëshme ndërkombëtare për atë vend.
Në fillim të këtij muaji, Presidenti Obama tha se koalicioni ushtarak përendimor
do të caktojë objektivin që vitin që vjen, vet forcat afgane të kryesojnë operacionet
luftarake, anë e mbanë vendit.
Një çeshtje
tjetër delikate në samitin e Çikagos do të jetë buxheti dhe financimi i operacioneve
ushtarake të aleancës NATO. Publiku dhe Kongresi amerikan kanë filluar të
tregohen të pa durueshëm me vendet anëtare të NATO-s të cilat nuk kryejnë detyrimet
e tyre financiare ndaj aleancës. Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtëme
i Kongresit Amerikan , Xhon Kerri i përmblodhi më së miri shqetsimet
amerikane në lidhje me këtë çeshtje, duke thënë se ‘’të gjithë ne e kuptojmë se
këjo është një kohë kursimesh, por është një periudhë kursimesh për të gjithë,
dhe si rrjedhim ne do të detyrohemi të përcaktojmë prioritetet, duke vendosur
se çka është me e rëndësishme dhe çka është më pak e rëndësishme’’.
Disa informacione interesante në lidhje me këtë takim të nivelit të lartë në Çikago janë të një natyre kombëtare dhe ndërkombëtare. Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Zoti Anders Rasmussen tha se tubimi në Çikago është më i madhi në historinë e aleancës, ku po marrin pjesë rreth 60-vende dhe organizata, përfshirë Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Banka Botërore dhe disa vende të Azisë Qendërore, ndër të tjera. Zoti Rasmsussen u citua në median amerikane të ketë thënë se takimi në Çikago do të ‘’demonstrojë se i gjithë komuniteti ndërkombëtar ka përgjegjësi për gjëndjen në Afganistan dhe në rajon.’’
Siç duket
Rusia, megjithëse e ftuar për të marrë pjesë, nuk do të jetë e pranishme
në një nivel të lartë me justifikimin se Presidenti Putin do të jetë i nxënë me
formimin e qeverisë së re, por dihet se kohët e fundit, marrëdhënjet
midis Moskës dhe NATO-s nuk kanë qenë shumë të mira dhe si rrejdhim Rusia
do të pëfaqësohet në nivelin e një diplomati në Çikago.
Mirëpo,
sipas shtypit amerikan, Izraeli nuk është i ftuar të merrte pjesë, me hamendjen
se Turqia mund të ketë bllokuar pjesëmarrjen izraelite në takimin NATO,
por Sekretari i Përgjithëshëm Rasmussen, duke hedhur poshtë këto pretendime,
tha se Izraeli nuk u ftua sepse nuk bën pjesë në misjonet e NATOs në Afganistan
dhe në Kosovë.
Por
ndoshta lajmi më i rëndësishëm nga takimi i nivelit të lartë të NATO-s në Çikago
këtë fund jave do të jenë protestat e mëdha që grupe të ndryshme kanë në plan të
bëjnë gjatë zhvillimit të punimeve të samitit. Një demosntrues u
citua nga rrjeti televiziv amerikan Foks të ketë thënë se po bëhen plane
të mëdha, për protesta, duke deklaruar se ‘’do të ketë luftë në rrugët
e Çikagos’’. Në përgjigje të këtyre protestave të paralajmëruara
nga protestues e demosntrues të të gjitha ngjyrave, policia e Çikagos,
nga ana e saj, ka njoftuar planet për të bllokuar rrugë dhe zona të tëra të qytetit
për të ndaluar protestuesit që të pengojnë ose edhe më keq të ndërpresin
punimet e mbledhjes së nivelit të lartë. Ironia e këtyre protestave është
se organizatorët kanë në plan të kundërshtojnë dhe të protestojnë kundër
një aleance që siguron dhe mbron me çdo kusht, jo vetëm të drejtën e tyre për të
demonstruar në Çikago dhe kudo tjetër, por siç duket ata janë edhe kundër
një aleance e cila përveç popujve të vendeve anëtare, ajo u ka ardhur në ndihmë
shumë popujve në përpjekjet e tyre për të siguruar lirinë, siç ishte rasti i
Libisë kohët e fundit dhe çlirimi i Kosovës më vite më pare.
Me
mbarimin e luftës së ftohët, misjoni afatgjatë i NATO-s është më pak i qartë se
ç’ishte gjatë asaj periudhe , kur misjoni i aleancës ishte kryekëput të ,bronte
botën perendimore nga kërcënimet e Bashkimit Sovjetik dhe të komunizmit
ndërkombëtar. Nuk është e rastit që çështja kryesore e samitit në Çikago
është gjëndja në Afganistan dhe mënyra se si aleanca duhet të manexhoj
tërheqjen e forcave të sajë nga ai vend. Tërheqja e NATO-s me nder nga ai
vend, gjatë këtij tranzicion për të cilin do të vendosë aleanca këtë
fund jave në Çikago, ka mundësi të vendosë të ardhmen e organizatës
NATO për të dekadat e ardhëshme.