Editorial » Shkreli
Frank Shkreli: Fjalimi që i dha fund luftës së ftohtë
E diele, 17.06.2012, 09:18 AM
FJALIMI QË
I DHA FUND LUFTËS SË FTOHËT
THIRRJA QË
NDRYSHOI BOTËN: “ZOTI GORBAÇOV, SHËMBE KËTË
Nga Frank Shkreli
Kur Zoti
Ronald Reagan filloi nga detyra e presidentit të Shteteve të Bashkuara më 1981,
qindëra miliona njerëz nga perandoria e ish-Bashkimit Sovjetik dhe Evropa
Lindore vuanin nën diktatura të ndryshme komuniste. Regjimi komunist sovjetik kërcënonte botën me
mijëra armë bërthamore dhe ndihmonte lëvizjet komuniste anë e mbanë botës, të cilat
përpiqeshin që me forcë të vendosnin në fuqi regjime komuniste në shtete të ndryshme
të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine.
25 vjetë më
parë, me 12 Qershor 1987, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan
viziton Berlinin dhe para portës Brandenburg mbajti fjalimin historik, ndoshta,
sipas disa ekspertëve më i rëndësishmi i presIdencës së tij, me të cilin sfidoi
botën komuniste dhe udhëheqsin e atëhershëm sovjetik, Mikhail Gorbaçov duke iu
drejtuar me fjalët:
“Zoti
Gorbaçov, nëqoftse kërkon paqë, nëqoftse dëshiron begati për Bashkimin Sovjetik
dhe Evropën Lindore, nëqoftse kërkon liberalizim, eja tek këjo portë. Zoti
Gorbaçov, hape këtë portë. Zoti Gorbaçov,
shëmbe këtë mur.’’
Presidenti
Reagan në atë fjalim, që sipas gazetës më të madhe gjermane Bild,”ndryshoi botën’’
tha gjithashtu se “Krushçovi më 1950-at parashikoi se do të ‘varroste’ Përendimin. ‘’Por’’, ish-presidenti amerikan shtoi se “në Përendim sot ne shohim një botë të lirë e cila ka realizuar një nivel
begatie dhe mirëqënjeje për popujt e vetë, e pa shëmbullt në histori. Në botën komuniste, ne shohim dështime,
prapambetje teknologjike, rënje të standardeve në shëndetsi, madje edhe mungesë
ushqimi. Sot, Bashkimi Sovjetik gjithnjë
nuk mund të ushqej popullin e vet. Kështuqë,
para botës sot shpaloset një e vërtetë e pashmangshme dhe e pamohueshme: se
liria të çon drejtë begatisë, se liria zëvendëson armiqësitë e vjetëra midis
shteteve. Liria është fituesja’’, tha ndër të tjera Presidenti Reagan 25 vjetë më
parë në Berlin.
Parë historikisht,
në të vërtetë, ky fjalim ishte një vazhdim i politikës së tij të jashtëme anti-komuniste
të Presidentit Reagan, tonin e së cilës ai e kishte përcaktuar në një fjalim
tjetër që pat mbajtur pesë vjetë më parë në Pallatin Uestminstër të Londrës, ku
deklaroi para botës shpresën e tij, “për marshimin e lirisë dhe të demokracisë”,
duke thënë se bota gjëndej në një pikëkëthesë historike, se komunizmi si
ideologji politike dhe ekonomike, shtoi ai, kishte dështuar, pikërisht sepse
shtypte lirinë dhe nuk respektonte të drejtat e popujve që sundonte. Fjalimi historik i Presidentit Reagan në Berlin
25 vjetë më parë, nuk i drejtohej, pra vetëm Berlinit dhe Gjermanisë, por gjithë
botës komuniste, duke venë në pyetje legjitimitetin e regjimit sovjetik dhe të gjitha
regjimeve komuniste të Evropës Lindore e Qëndrore. Nga fundi i vitit 1989, pothuaj të gjitha
diktaturat komuniste në Evropën Qendërore e Lindore ishin përmbysur dhe më 1991,
Bashkimi Sovjetik u shpërnda dhe shumica e vendeve të reja të pavarura ish-sovjetike,
filluan të marshonin drejtë demokracisë.
Fjalimi i
Presidentit Reagan, që për kohën konsiderohet si një sfidë e guximshme dhe
serioze ndaj ish-udhëheqsit sovjetik Mikhail Gorbaçov, që të provonte me vepra
se ai ishte serioz rreth politikës reformiste të “Perestrojkës’’ dhe “Gllasnost-it’’
që ai predikonte në atë kohë. Sipas shumë
historianëve, ky fjalim shikohet gjithashtu si një pikëkëthesë në periudhën e
luftës së ftohët, sepse nxiti moralin dhe shpresat jo vetëm në Gjermaninë Lindore,
por dhe anë e mbanë Evropës Lindore dhe Qendërore, pasi, sipas tyre këjo ishte
një thirrje për t’u zgjuar dhe për të rivendosur ndërgjegjen. Fjalimi, që disa
e patën konsideruar si provokues për kohën, dihet tani se kishte shkaktuar
mosmarrveshje madje edhe në radhët e zyrtarëve të administratës së Presidentit
Reagan, disa javë para se të mbahej në Berlin.
Fjalimi ishte shkruar nga një shkrimtar në moshë të re i Shtëpisë së Bardhë
i quajtur Peter Robinson. Por këshilltarët
e lartë të mbrendshëm dhe diplomatikë të Presidentit Reagan kundërshtonin përdorimin,
pikërisht të thirrjes tani të famëshme, “Zoti Gorbaçov, shëmbe këtë mur….’’,
sepse mendonin ata, një thirrje e tillë publike nga Presidenti Reagan do të dobësonte
pozitën politike të Zotit Gorbaçov në Kremlin. Por sipas ish-ndihmësit të tij,
Ken Duberstinë, megjithë kundërshtimet nga këshilltarët e tij më të lartë, Zoti
Reagan më në fund vendosi vetë që këjo thirrje të mbetej pjesë e fjalimit, ndonëse
sipas tij, “do të ç’mendë diplomatët e Stejt Departmentit, por megjithkëtë, unë
do ta përdorë’’, u tha ai këshilltarëve të tij të ngushtë.
Presidenti
Reagan dhe para se të bëhej president I Shteteve të Bashkuara ishte shprehur se
Muri I Berlinit nuk duhej të ishte ndërtuar kurrë. Si governator i Kalifornisë ai
kishte mbajtur qendrimin se telat me gjëmba që komunistët kishin vendosur
fillimisht për të ndarë Berlinin perëndimor nga ai lindor duhej të ishin hequr
menjëherë. Ai kishte treguar gjithmonë neveritjen
e tij me ndërtimin e Murit të Berlinit dhe ishte i vendosur të bënte çdo gjë të
mundur për ta rrëxuar këtë mur, megjithëse
skeptikët ishin të shumtë si në Evropë, ashtu edhe në Amerikë se shëmja e këtij
muri mund të sillte ndonjë ndryshim të madh në Berlin ose në Evropë. Në këtë 25 vjetor të fjalimit, mund të thuhet
se të gjithë skeptikët ishin gabim dhe se Presdienti Reagan kishte të drejtë. Ish-këshilltari
i Presidentit Reagan për çështje të sigurimit Kombëtar, Frank Carlucci është cituar
të ketë thënë para se të mbahej fjalimi se thirrja që Presidenti Reagan i bëri
ish-udhëheqsit sovjetik për të shembur Murin e Berlinit “Është një fjali shumë e mirë, por një gjë e tillë nuk do të ndodhë
kurrë.’’ Megjithkëte, ky fjalim sot konsiderohet si njëri ndër më të rëndësishmit
në historinë e Amerikës, e ndoshta edhe në historinë e botës.
25 vjetë pas
fjalimit të Presidentit Reagan në Berlin, bota përballet sot me probleme të reja
politike, ekonomike dhe të sigurimit. Madje,
madje këto sfida, në krahasim me ato të shekullit të kaluar, mund të jenë edhe
më të mëdha e më të rrezikshme dhe më të pa-parashikueshme. Për tu ballafaquar me këto sfida, Shtetet e
Bashkuara dhe bota kanë nevojë për një udhëheqës
si Ronald Reagan, i cili me optimizmin dhe vendosmërinë e tij, me besimin në vlerat, aftësitë dhe fuqinë e këtij vendi, do të mund
të përballet dhe të përballojë sfidat e sotëme kombëtare dhe ndërkombëtare.