E premte, 04.10.2024, 02:41 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Agim Gashi: Telegram ngushëllimi për Gani Azemin

E hene, 26.11.2012, 08:10 PM


TELEGRAM NGUSHLLIMI PER GANI AZEMIN

NGA AGIM GASHI

E respektuara dhe me shumë vlera familje Azemi!

I nderuar z.Mustafa Kryetar i LDK-së në Kosovë,

Të nderuara degë të LDK-së në botë,

I nderuari Ilir Dugolli, Abasador i Republikës së Kosovës në Belgjikë,

Me dhembje të madhe morem Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të patriotit të pa kursyer për atdheun z.Gani Azemit.

Në pamundesi të jemi pran jush në keto çaste të dhimbjes së madhe, na lejoni që të u përcjellim ketë telegram ngushllimi për mosnënshtrim para dhimbjes së madhe.

Jam i bindur se kjo do të ishte edhe fjala-amanet e Gani Azemit!

Vdiq një Burrë i Madh, një luftëtar i pa epur i çështje kombëtare.

Vdiq Demokrati i mërgimit për atdheun!

Vdiq i Madhi Gani Azemi!

NGUSHLLIME!

Me respekt të thelle e pikllim të madh

Agim Gashi

Fleming str.25

52353 Düren

Gjermani

Email: sharkia_323@homail.com

 

AGIM GASHI

 

Miku im!

(Gani Azemit)

 

Nën kambë m’u rrokullis bota,

Kumt të zi më solli Brukseli,

Paske ikun nga kjo jetë,

Miku im, Gani Azemi.

 

Ty të lindi Kosova jote,

E t’shkoi jeta n’mërgim t’zi,

N’dhena t’huja ku kalove,

Flamurin mbajte t’futun n’gji.

 

Ke tremb serbin n’Beligrad,

Dhe themelet ia ke dridhë,

Ti, shqiptar, Gani Azemi,

Plumb as fjalë ty nuk t’ka lidhë.

 

Ke lanë pas ti shumë kujtime,

e ne s’mundemi dot me t’pyet,

Veç po t’flasim me njat motër,

Që s’pushon tuj i fshi sytë.

 

Kur të shkosh në atë botë t´amshueshme,

E takon Ibrahim Rugovën,

I tregon dhe Bacë Ademit,

Se jo bash mirë e le Kosovën.

 

Miku im, Gani Azemi,

Ike e na le n‘mërzi,

Për t’iu bashkue në festë dëshmorve,

Të 100 vjet t’nanës Shqipni.

 

25.11.12

Düren

A.G.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora