Shtesë » Lajme
Haxhi Osmanaj: Ministri kremton 100 vjetorin
E hene, 26.11.2012, 05:22 PM
Ministri kremton 100 vjetorin sëbashku me saveznika?
Nga Haxhi Osmanaj
Me iniciativë të bashkimit të shoqatave shqiptare Iliria në Suedi është kremtuar 100 vjetori i pavarsisë me datën 17 nëntor 2012 në qytetin Hamstad. Pjesëmarrës në ket tubim ishin, përveq bashkatëdhetarëve, ministri i diasporës Ibrahim Makolli, ministri i arsimit Ram Buja, abasadori i Kosovës, ambasadori i Shqipëris dhe artist/profesionalist të lamive të ndryshme në kuadër të kulturës, arsimit dhe sferave tjetare jetësore.
Me qëllim
që kremtimi i pavarsisë në ketë rast të jetë gjithëpërfshirës janë ftuar të
gjitha asocacinet mergimtare që të marrin pjes në kshillin organizativ dhe të
kontribuojnë në bazë të mundësive për ta ngritur atmosferën kremtuese të
mbrëmjes në fjalë. Disa nga të ftuarit për pjesmarrje në këshillin organizativ
të kremtimit të pavarsisë ishte koordinatori i minitrit të diasporës Xhevat
Isufi i cili në mes tjeras deklaroj në prag të fillimit të përgaditjeve të
kremtimit të 100 vjetorit të pavarsisë së shqipëris se, ambasada e Kosovës nuk
do të merr pjes në kremtimin e 100 vjetorit të Shqipëris për arsye se Kosova ka
ditën e vet të pavarasisë. Për arsye të ngjashme koordinatori i ministrit të
diasporës për Suedi nuk pranoj të kyqet në këshillin organizativ për kremtimin
e 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris.
Në prag
të fillimit të kremtimit të pavarsisë u konfirmua pjesmarrja në tubim e
ministrit të diasporës Ibrahim Makollit dhe ministrit të arsimit Ramn Buja si
dhe ajo e ambasadorit të Shqipëris dhe Kosovës. Kjo befasoj në mas
koordinatorin e ministrit për diaspor Xhevat Isufin i cili përndryshe është
mësimdhënës në gjuhë amëtare. Me qëllim që t’mos vërhet komunikimi jo cilësor
në mes të koordinatorit dhe ministrit të diasporës Xhevat Isofi me sjellje
saveznike shfrytëzon besimin e këshillit organizativ të kretimit të 100
vjetorit të pavarsisë së Shqipëris dhe bënë ndryshime në përmbajtje të
programit dhe përshkrim të përmbërjes se së antarëve të këshillit organizativ
së bashku me Bashkim Jasharin. Në ket mënyrë ata, në mes tjerash, befasuan të
pranishmit me pohime demagogjike mbi zhvillimin e gjuhës amtare në Suedi dhe
përshkrimin e asocioneve pjesmarrëse në kshillin organizativ për kremtim në
fjalë.
Koordinatori
i ministrit të diasporës Xhevat Isufi gënjenë ministrin e diasporës dhe atë të
arsimit të qeveris së Kosovës në prezencë të bashkatëdhetarëve dhe ambasadorëve
të Kosovës respektivisht Shqipëris të cilët posedojnë njohuri tejet objektive
mbi zhvillimin instituacional të gjuhëve amtare npër shkolla fillore dhe ato të
mesme në Suedi. Në anën tjetër manipulohet përshkrimi i asosacioneve aktive që
kanë marr pjes në organizimin e kremtimit të 100 vjetorit të pavarsisë së
Shqipëris nga ana e Bashkim Jasharit.
Të
lartpërmendurit pohuan kinse gjuha amtare organizohet në Suedi nga ana e
mësimdhënësve falë aktivitetit të tyre, gjë kjo që tërsisht është gënjeshter
dhe panipulim realiteti.
E vërteta
është se gjuha amtare nuk i përket mësimit plotësues në arsim të rregullt pran
shkollave fillore dhe atyre të mesme në Suedi. Mësimi në gjuhë amtare është
lëndë e rregullt në programin arsimor shkollor në bazë të ligjit për arsim
fillor dhe atë të mesëm. Mësimdhënësit paguhen me mjete zyrtare shtetërore për
punën e tre që bëjnë. Mësuesit nuk organizojnë gjuhë matare në Suedi – ket e
bëjnë shkollat me direktiva të qarta ligjore në të cilat thuhet në mes tjerash
se, në atë shkoll ku ka mbi 5 nxënës që flasin të njëjtën gjuhë amtare duhet të
organizohet mësimi i gjuhës amtare në atë gjuhë të cilën nxënësit flasin.
Vlen të
ceket se as nxënësit të cilët vijojnë mësimet në gjuhën amtare, as prindërit e
nxënësve në fjalë dhe as shkollat që organizojnë mësimin në gjuhë matare nuk
janë të kënaqur me rezulltatin e njohurive që nxënësit përfitojnë nga orët e
gjuhëve amtare. Kjo dëshmohetnë mes tjerash
nga raportet e drjtoris për arsim, por kjo nuk është fakt për të cilin
Xhevat Isufi dhe bashibuzukët e kalibrit tij vlen të brengosen.
Për ta
deskridituar tubimin kremtues ministri i diasporës Ibrahim Makolli,
koordinatori i tij për Suedi Xhevat Isufi dhe ambasadori i Shqipëris në
Stokholm lëshuan tubimin dhe shkuan në mbr¨mjen e poezisë shqiptare në qytetin
Malmö të Siedis. Ketë ata nuk e bënë për ta ngritur atmosferen dhe falenderuar
aktivistët por për tu dehur pa shpenzime. Në ketë mënyrë ata obliguan
moderatorin e mbëmjes që të bënë ndarjen e mirënjohjeve dhe shpërblimeve ngase
ministri, që sipas programit duhej ti shpërndante këto, ishte në defrim tek
saveznikat të cilët në kohërat kur vendi kërkonte ndihmë për të mbijetuar dhe
rezistuar gllabrimeve eventuale të kohës ata mnipulonin mergaten me pohime
kontradiktore për ta distancuar atë nga organizimet e mundëshme.
Tani kur
kremtimi i 100 vjetorit të shqipëris, përveq incidentit me koordinatorin Xhevat
Isufi, muzikantit Bashkim Jashari, ministrit të diasporës Ibrahom Makolli dhe
ambasadorit të Shqipëris në Stokholm kaloj pa ndonjë akcident të mundëshëm as
njëri dhe as tjetri nuk pranojnë të kontaktojnë me këshillin organizativ për
kremtim të 100 vjetorit të pavarsisë në Shqipëri. Gjë kjo që dëshmon se
minsitri në fjalë së bashku me klikën e tij mban përgjegjësinë objektive të
manipulimeve të masës në kremtim të këti rasti duke i gënjyer bashkatëdhetarët
se ata do të marrin mirënjohje dhe shpërblime nga minsitrat gjatë kremtimit të
100 vjetorit të pavarsisë në Halmstad të Suedisë.
E komë
thënë disa here dhe po e përseris prapë; - turpi nuk matet me peshore por matet
nga kualiteti i sjelljeve të individit në raste dhe ambiente të caktuara
Duke pas parasysh ketë tollovi të krijuar nga ana e ministrit të diasporës me qëllim që ta nxitë dhe përqanë disporen shqiptare në Suedi kryeministri Thaqi ka arsye të plotë ta ftonë Ibrahim Makollin për sqarim të rastit. Ne si mërgimtar nuk kemi mundësi ta obligojmë kryeministrin ta bënë ketë. Por nga numri i shumtë i reagimeve që kryeministri Thaqi ka marrë për ketë rast shtazarak ai vlen që në shenjë respekti ndaj mergimtarëve ta fron Makollin për bised dhe kërkon nga ai sqarime mbi komplotin e organizuar ndaj këshillit organizativ për kremtim të 100 vjetorit të pavarsisë së Shqipëris në Halmstad të Suedisë