E shtune, 27.04.2024, 06:31 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Besmir Vatoci: Na mblodhi Festa e Flamurit

E hene, 26.11.2012, 06:22 PM


100 vjetori i Pavarësisë

NA MBLODHI FESTA E FLAMURIT

Ekskluzive nga Besmir Vatoci

Festa e 100 vjetorit të pavarësisë i mblodhi shqiptarët jo veç në të tëra trevat shqiptare, në Tiranë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë, por i mblodhi ata edhe në pesë kontinentet e botës, pra, mlodhi edhe diasporen shqiptare, që është bere më e madhe e  më e fuqishme se kurrë.

Në te gjitha mbledhjet, drekat, darkat, metingjet, fjalimet …ka veç urime:

-Rroftë Flamuri Kombëtar,

-Rroftë 100 vjetori i Pavarësisë,

-Rroftë Shqipëria.

Pra për mbledhjen (darkën festive-perkujtimore) nuk dua të flas gjatë se nuk kam se ç’farë të them  tjeter gjë të re, veç fjales e urimit të lartpermenduar të çdo shqiptari, pra, edhe këtu, si kudo tjetër.

Por mbledhja jonë ka të veçantat e saj që dua ti evidentoj në këtë kronikë të  thjeshtë per revisten famëmadhe  ZemraShqiptare, per të cilen edhe po shkruaj per herë të parë:

Cliffside  PK, është një qender e re banimi per shqiptaret, jo më shumë, ndoshta se dy dekada, por që rritja e ketij komuniteti në vitet në vazhdim, ka shenuar progres të madh. Sot mbi 100 familje shqipatare (nga të gjitha trevat), janë në këtë qender banimi e rrethinë të afërt, të Bergen Kantri, ballperballë me Nju Jorkun.

Gjithesesi, si qender realativisht e re banimi e popullimi shqiptar, asnjëherë nuk ishim tubuar per një sebep nacional, kombëtar. Ndaj, në mungesë të asosacioneve politike-shoqrore në mjedisin tonë, një grup aktivistësh vullnetarë nga komuniteti, duke marrë mendimin edhe të shumë banorëve bashkkombas të këtushëm,  organizuan një veprimtari, një mbasdite festive , të dielen 25 Nëntor 2012 në restorantin në adresën:

430 Kamena Street, Fairview, NJ, 07022.

Ç’ka shumë kujt nuk ia merrete mendja, aty u grumbulluan mbi 150 shqiptarë, e çka është me shumë rendësi, më shumë ranë në sy moshat e reja.

Grupi i veprimtareve vullnetare, i perberë nga profesori Gëzim Onuzi,(nga Kukesi), manaxheri e operatori shembullor Naim Bici, (nga Zerqani i Dibrës), dhe veprimtari i palodhur Besnik Halili, (nga Tirana), kishin bërë një punë vertetë të lëvdërushme, me njoftimin e popullates, angashimin e restorantit, programimin muzikor teresisht patriotik, ndaj gjithçka shkoi ashtu siç duhet duke lenë mbresa tek të gjithë pjesmarrësit. Ndoshta gjëja më e bukur ishte se të gjithë, pa perjashtim të gjithë, i madh e i vogël, perveç këngëve e valleve, pandërprerë bënin foto me flamurin kombetar shqiptar, flamurin që siç thotë edhe kenga : “gjithë shqiptarët zemër-liri/, nëpër breza e mbajtën në gji…/, e që 100 vjet me parë Ismail Qemail , Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë shqiptarë e ngritën në Vlorë. Dhe sot, në ketë 100 vjetor, po ngrihet e nderohet në tërë botën!

Më shumë se fjalëve, në këtë fotoreportazh të shkurtër, po u lemë vend disa fotove të kësaj veprimtarie të bukur.

 

(Per  revisten ZemraShqiptare, teksti e fotot nga Besmir Vatoci, redaktor Zeqir Lushaj)



(Vota: 21 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora