E shtune, 27.04.2024, 08:55 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Bajrush Morina: Akademi shqiptare për 100 vjetor

E merkure, 21.11.2012, 08:46 PM


NJË AKADEMI SHQIPTARE PËR 100 VJETORIN E PAVARËSISË TË SHQIPËRISË

Nga BAJRUSH MORINA

Frankfurti, së paku për një  ditë qendër e historisë dhe e kulturës shqiptare.

Atë që nuk po e bëjnë Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e Kosovës, e bëri Lidhja Shqiptare në Botë, duke organizuar një Akademi  shkencore për nder të 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë.

Jetojnë larg atdheut por janë më afër trojeve shqiptare me zemër, me shpirt, me mendje.  Edhe kur vendlindja nganjëherë ua kthen shpinën apo “i harron” se janë gjallë dikund në “fund të botës”, mërgimtarët shqiptarë nuk kursejnë asgjë për të rikujtuar kastën politike në Shqipëri e në Kosovës se “...po ata janë gjallë bile të fortë”  dhe përkundër faktit se jetojnë të shkëputur fizikisht nga atdheu, përkundër faktit se janë “të rrezikuar” nga ndikimi i kulturës së huaj të vendeve ku jetojnë, ata vazhdojnë të ndjehen shqiptarë, madje të ndjehen krenarë që janë shqiptarë.

Këtë e dëshmuan në manifestimin qendror të mbajtur në Frankfurt më 20 tetor të këtij viti, në të cilin manifestim u ftuan dhe morën pjesë akademikë, përfaqësues diplomatikë të dy vendeve shqiptare Shqipërisë e Kosovës, studiues, biznesmenë, përfaqësues të medieve dhe bashkatdhetarë jo vetëm nga Frankfurti me rrethinë, por pothuajse nga gjithë Gjermania.

Sebastian Nujiqi, historiani që nuk e harron dot historinë e popullit shqiptar

Sebastian Nujiqi ka diplomuar për histori.  Ai edhe pse tash e sa vjet nuk e ushtron profesionin e profesorit apo studiuesit të historisë, kjo nuk e ka penguar atë që të mos e harrojë historinë e lavdishme të popullit shqiptar dhe mbi të gjitha të organizojë një manifestim madhështor për të kremtuar 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Shqipërisë.  Ai, përveç se ka ideuar e organizuar këtë manifestim shkencor e kulturor, ka gjetur kohë edhe që t’i pres e përcjellë mysafirët edhe në Aeroportin e Frankfurtit. Vitet nuk janë peshë e rëndë për Sebastian Nujiqin, ndërsa jeta larg atdheut nuk e bën aspak më shqiptar dhe aspak më të painformuar për aktualitetin e shqiptarëve në trojet etnike.

Në Akademinë e mbajtur në Frankfurt, ai edhe njëherë dëshmoi se hisotrinë e ka studiuar shumë vite më parë por nuk e ka harruas asnjë detaj të historisë së popullit shqiptar, pavarësisht se njohuritë e tij për historinë nuk ka pasur rastin t’i deklamojë para nxënësve apo studentëve  shqiptarë.  Zyra e tij e agjencisë turistike “Albakos” është një nga qendrat e shqiptarëve jo vetëm për të prerë bileta për vendlindje apo anasjelltas, ndërkaq vajza Donika Nujiqi është “alfa dhe omega”  jo vetëm e organizimit të punëve të agjenicsë por edhe të organizimit të manifestimit shkencor e kulturor. Donika madje merret edhe me çështjet cikërrimtare, siç janë shpërndarja e bexheve për mysafirë.  Donika  është shembulli më tipik se si “dardha pikë nën dardhë” apo se prej babait të mirë fëmijët deomos duhet të jenë edhe më të mirë.

Akademia në Frankfurt më dha rastin të takoj edhe Odesa Nujiqin. Ndjehem “ngusht”  pasi disa vjet më parë, si këshilltar në Ministrinë e Kulturës, nuk kisha arritur të ndikojë te ministri për të ndihmuar manfiestimin “Miss diaspora”. Por Odesa nuk mban mëri, madje më falëndorn për pjesëmarrje në këtë manfiestim.

Astrit Zemaj, konsulli që ka “ndërtuar” Konsullatën në Frankfurt prej themelit!

“Këtë vend për konsullatë e kam zgejdhur vetë, sepse është afër stacionit të trenave, vendi ku frekuentojnë bashkatdhetarët tanë më së shumti.  Jo rastësisht pronari i objektit është israelit. Këtë pamje të konsulatës e kam projektuar vetë.  Me qëllim e ka bërë të hapur dhe transparente që bashkatdhetarët tanë të shohin me sytë e tyre se si zhvillohen punët në konsulatë. Në Konsullatë kam vendosur fotografi dhe pamje të personaliteteve të rëndësishme të historisë tonë. Është fotografia e Nënës Tereze, është e presidenti Ibrahim Rugova, janë Kullat e Dukagjinit dhe natyrisht fotografia e presidentes Jahjaga.

Këtë mur dhe këtë ndarje e kam bërë vetë sepse është më funksionale. Në këto zyra që kapin një hapërsirë prej rreth 150 metrash katror, punojnë vetëm 4 veta. Nga puna e jonë, pra nga ofrimi i shërbimeve konsullore, për bashkatdhetarët tanë, nuk kemi marrë dhe nuk marrim asnjë cent, ndërsa deri më tash në xhirollogarinë e shtetit i kemi derdhur mbi 300 mijë euro, përveç shpenzimeve të qirasë e të pagave për ne katër punonjësit e Konsulatës.”

Astrit Zemaj herë pas here kërkon falje për “përvetësimin” e të gjitha meritave, për themelimin e Konsulatës në Frankfurt, por të tjerët, që e ndihmojnë Astritin e dëshmojnë se vërtet Astriti është ai që e ka nisur dhe e ka sjellë Konsulatën në këtë nivel, duke u angazhuar me mish e me shpirt.  Në fund në një bisedë krejt të veçuar i them që të ketë kujdes e të mos punojë kaq shumë se mund t’i bie në sy për të keq Ministrisë së Jashtme, sepse ata duan që puna të bëhet nga të ngarkuarit me punë, ndërkaq meritat t’u takojnë atyre, atje në Prishtinë.  “Nuk mërzitëm shumë, thotë konsulli Zemaj, unë jam krenar që Konsulatën e kam sjellë në këtë nivel, të tjerët le ta vazhdojnë aty ku unë e solla”,- thotë pa shqetësim konsulli Zemaj.

Idriz Zeqiraj,  Neki Lulaj, Hasan Qyqalla, Bekim Gashi, Maxhun Smajli...miqtë e mi të letrave shqipe

Një burrë i plotë, me fytyrë të shëndoshë, në pamje rreth të 60-etave, më zgjatë dorën dhe më thotë “Unë jam Idriz Zeqiraj”.  Ia kisha lexuar  shumë shkrime të tij para se të botohen në “Bota sot”. Kisha lexuar për kohën e tij në burgjet e Enver Hoxhës.  E pranoj, e kisha paramenduar që të jetë më i dërmuar, për shkak se kishte kaluar një pjesë të ferrit komunist, por ai duket tepër vital për sfidat e jetës në të cilat kishte kaluar.  Takimi dhe biseda me Idrizin më bindin edhe njëherë se njeriu është më i fortë se guri.

Neki Lulajn e kisha takuar edhe në Prishtinë, në redaksinë e gazetës “Bota sot”dhe është i vetmi të cilin e kërkova sapo arrita në Frankfurt.  Përveç  kënaqësisë së takimit, dhuratës të një lapsi, Nekiu më ka bërë “broxhli” që të pijë më shumë se sa një kafe me kolegët e mi në redaksi.

Hasan Qyqalla përveç se më përshëndet miqësisht, më bën “vërejtjen”  që të mos e ngatërroj me vëllanë e tij Asllanin.

Ndërkaq Bekim Gashi është miku im i kohës të studimeve. Vetëm  mbamendja e tij më kujton se tridhejtë vjet më parë kemi qenë studentë dhe banues në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Maxhun Smajli  që në përshëndetjen e tij të parë më kërkon “falje”,  sepse nuk më kishte takuar në Prsihtinë në fund të Marshutës së tij të Lirisë prej Gjermanisë deri në Koshare. Megjithëse ka shpirt poetik e humanist, ai nganjëherë shprehte shqetësimin e tij përse të tjerët  po  dilnin në “frontin e politikës”, kur ai vet e dinte se gjatë luftës kishin qenë në fund të prapavijës të frontit të luftës apo nuk kishin qenë fare në luftë dhe tash po i shfrytëzonin  “frytet” e luftës.  E qetësoj se më shumë se sa “emri”  për mua vlente Maxhun Smajli.

Ragip Prapashtica, Halil Rrustemaj, e mjaft bashketdhetarë të tjerë më bëjnë të ndihem, vërtët, krenar që jam pjestar i kombit të këtyre bashkatdhetarëve, që jetojnë larg atdheut, por që janë shqiptarë të vërtetë.

Kur flasin akademikët në Akademi

Ligjëratat e  akademik Pajazit Nushit, Zef Mirditës, fjalimet e politikajve gjermanë,  ambasadorëve të Kosovës e Shqipërisë e të tjerëve,  si dhe interpretimi me okarinën e lashtë ilire e me fyell nga rapsodi  Shaqir Hoti, ia shtojnë madhështinë shkencore e kulturore këtij manifestimi të mbajtur në Frankfurt.

Akademia e mbajtur në Frankfurt, javën e kaluar, është një shembull si mbahet gjallë shpirti shqiptar dhe se si ruhet kultura shqiptare edhe larg atdheut.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora