E shtune, 03.05.2025, 10:26 AM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Nehat Jahiu: Shënime për orën letrare në Likovë

E hene, 19.11.2012, 07:33 PM


NGA NEHAT JAHIU

Më 14 nëntor të vitit 2012 ( ditë e mërkurë) në shkollën qendrore “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës u mbajt një orë letrare në respekt të gazetarit, poetit, shkrimtarit dhe publicistit z. Rrahim Ganiut në shenjë respekti që bibliotekës së ksaj shkolle i dhuroi 100 kopje librash. Njëherit kjo orë letrare u organizua edhe në shenjë të manifestimit të 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqiprisë nga patriotët dhe atdhetarët më të mëdhenj shqiptarë nga të gjitha trojet tona të udhëhequr nga plaku i mençur mjekërrbardhë Ismail Qemali që më 28 Nëntor të vitit 1912 ngriti flamurin kuq e zi me shkabën dykrenare në sheshin e Vlorës sonë Legjendare. Me këtë rast oborri i shkollës fillore  “ Faik Konica “ të fshatit Sllupçan ishte mbushur me flamuj kombëtar kuq e zi kështuqë 100 nxënës mbanin në dorë 100 flamuj kombëtar që simbolizonin 100 Vjetorin e Pavarësisësë  së Shtetit Shqiptar-Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në Vlorë. Në këtë orë letrare ishin pjesëmarrës, drejtoria e shkollës, arsimtarët, mysafyrë të ftuar si dhe kryetari i komunës së Likovës z. Sadulla Duaraku.Orën letrare e udhëhoqi arsimtari dhe poeti i kësaj shkolle z. Nahat Jahiu duke i përshëndetur të pranishmit dhe ju dëshiroi mirëseardhje duke potencuar që të gjithë të ndjehen ngrohtësisht dhe ate si në shtëpinë e tyre, duke e ditur se kjo vatër e diturisë mendon, flet dhe shkruan shqip dhe nuk është vetëm e jona, por është e gjithë shqiptarëve që mendojnë, flasin, shkruajnë shqip në të gjitha trojet tona dhe në mbarë diasporën shqiptare  njejtë si ne nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë.

Të pranishmit pjesëmarrës i përshëndeti edhe drejtori i shkollës “ Faik Konica” z. Sadik Demiri, ndërsa poeti dhe shkrimtari z. Rrahim Ganiu drejtorit ia dhuroi si dhuratë për bibliotekën shkollore 100 kopje librash. Para se të prezontoheshin krijuesit letrarë me krijimet e tyre letrare z. Nehat Jahiu ftoi arsimtaren e gjuhës shqipe të kësaj shkolle z. Maide Jashari që të prezentoj në fjalë të shkurtra para të pranishmëve biografinë dhe veprimtarinë e z. Rrahim Ganiut.  Në këtë orë letrare me krijimet e tyre u prezentuan: Rrahim Ganiu, Punëtorije Ziba- Muça, Sevdail Demiri, Fejzi Bojku, Fadil Curri, Daut Dauti, Bajram Ramadani, Rexhep Bajrami, Ibrahim Baki, Ismail Ganiu dhe Nehat Jahiu. Në pamundësi që të jenë prezent në këtë orë letrare që u organizua në shkollën fillore “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan e që ishin të ftuar të marrin pjesë shumë krijuese dhe krijuesë nga trojet tona dhe nga diaspora shqiptare  të pranishmit e kësaj ore letrare u përshëndetën ngrohtësisht me anë të telegrameve të tyre dhe me nga një poezi. Ata fizikisht nuk ishin prezent, por me vargjet e poezive të tyre shpirtrisht ishin në mesin e motrave dhe vëllezërve pjesëmarrës të kësaj ore letrare. Telegrame përshëndetëse dhe poezitë që kishin dërguar këto krijuese dhe krijuesë letrarë:  z. Seveme Fetiqi , Hessen, Gjermani , Sokol Demaku, Boras, Suedi, Saliha – Kodra Rama Wesel, Gjermani, Agim Gashi, Gjermani, Ismet Hebibi Junik , Shadije Hotmjani, Munih, Gjermani, Ilirida Ismaili , Prishtinë, Sejdi, N. Gashi ,Prishtinë, Ramadan Xhinovci, Gjermani, Em Imeri, Skenderaj, Xheneta Jetishi , Ferizaj. Telegramet dhe poezitë e tyre para të pranishmeve në mënyrë artistike i lexoi profesorja e gjuhës angleze pranë kësaj shkolle zonjusha Shengjyle Memeti duke i përshëndetur përzemërisht në emër të drejtorisë së shkollës,nxënësve, arsimtarëve të pranishmive tjerë mysafyrë dhe në emër të udhëheqësit të kësaj ore të madhe letrare z. Nehat Jahiut duke ju dëshiruar falëmnderime të përzemerta që shpirtrisht ishin në mesin tonë me krijimet e tyre, ndërsa me një dëshirë të madhe që herave tjera të jenë prezent në mesin tonë shpirtrisht dhe fizikisht. Pas përfundimit të orës letrare që u organizua në shenjë të kremtimit të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqiprisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar në shkollën fillore “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan z. Nehat Jahiu në emër të drejtorisë, arsimtarëve dhe nxënësve të kësaj shkolle të pranishmit i ftoj për një drekë që ishte shtruar në njërin nga lokalet e kësaj shkolle duke i mirëpritur me mikpritjen tradicionalet të sofrës shqiptare bukë, kriupë e zemër.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx