Udhëpërshkrim
Xhevat Rexhaj: Shqiptarët e Amerikës - Pavarësia
E diele, 11.11.2012, 01:56 PM
SHQIPTARËT
E AMERIKËS-PAVARËSIA E KOSOVËS
PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA NA NDEROI DHE NUK NA HARROI KURRË, shpreheshin shqipatret ne SHBA....
Nga Xhevat Rexhaj
Në arkivat
e gazetave te ndryshme, të TV ve tona, neper shumë portale e kudo tjeter
gjënden sigurishtë me qindra artikuj, shënime e shkrime rreth një periudhe të
caktuar dhe të ndritshme të një aktiviteti madhështor të shqiptarëve të cilët
jetojnë në Amerike, të shqiptaro-amerikaneve si ne i quajme me të drejtë, por
në realitet shqiptarë në plotë kuptimin e fjalës. Kanë folur kane shkruar,
kanë nderuar dhe kanë respektuar shumë
figura të caktuara politike, dhe letrare të bëmat e shqiptarëve tanë vëllezër
përtej oqeanit, megjithate nëse njeriu gjendet personalishtë në atë tokë të
bekuar, dhe takon vëllezërit prej gjaku, në qytete dhe shtete të ndryshme
federale të SHBAsë shqiptarët e urtë, punëtor, aktivistë të bazës e te djersës,atëhere fitohet përshtypja se ka
mbetë edhe shumë e pathenë rreth një pune voluminoze, rreth një aktiviteti të
manhitur dhe të një angazhimi aq të forte të të gjithë shqiptarëve, pa marrë
parasysh se nga të cilat troje etnike vijnë. Ne këtë kontekst duhet me doemos
te thuhet se për shqiptarinë në përgjithësi, dhe Kosovën në veqanti shpesh here
nismëtar ishin shqiptarët nga Ilirida, Malesia e Malit te Zi, Lugina e
Presheves dhe kuptohet ata të Dardanise dhe ata te Shqipërisë.
Të
shkruhet dhe tëlavdërohet puna e shqiptarëve
me emër e mbiemër që ishin ngritur si personalitete udhëheqese nepër
Shoqata, dhe më vonë nepër partinë e madhe të LDKsë është më e lehtë, ngase ata vërtet ishin emra të
perveqem që aktivitetin e bazës e sillinin nepër zyrat e caktuara të
departamentit të shtetit, dhe nepër Kongres e Senat amerikanë, por më e
vështire ështe të shkruhet për qindra e mijëra shqiptarë të aktivitetit në bazë
të cilët ditën e natën nuk kishin pushur se punuari dhe angazhuari rreth
kryerjese së obligimeve shtetërore karshi Kosovës, dhe rreth tubimit të mjeteve
të shumta milionshe për aktivitete të ndryshme për Senat dhe Kongres, pra për
të ngritur edhe me para qështjen e Kosovës atje ku ishte nevoja. Të tillë
aktivistë ishin thuaja se të gjithe shqiptarët kudo në 51 shtete federale të
SHBAse, por sipas shënimeve dhe dëshmive, une do të ndalem në një rreth të
caktuar kësaj radhe pra në shtetin e Rixhvi
Dika, pra këta dhe shumë të tjerë ishin vet berthama e një nisjeje të
mrekullueshme, dhe njiherit si përkrahës e
simpatizues të mëdhenjë të Presidentit Rugova, e kishin përqafuar me
entuziazëm këtë Lëvizje-parti, si një mundësi reale që të bashkoi shqiptarët e
të gjitha trojeve etnike rreth një qëllimi kapital, atë të ndihmës dhe
perkrahjes gjerë në pafundësi të zgjidhjese së qështjese së pavarësisë së
Kosovës. Qysh asaj kohe pra zgjidhen organet e parise dhe me shumicë të caktuar
votash Kryetar zgidhet një Njeri që edhe më vite të tëra do të mbetet një
aktivistë nder më të dalluarët në SHBA rreth qështjes shqiptare në përgjithësi
dhe asaj të Kosovës në veqanti e ai ishte Z. Musa Dakaj. Rreth emrit të Z.
Dakaj do të ndalem në një shkrim të veqant, por kësaj radhe do të veqoi
kryekëput aktivitetin e njerëzve të bazës, te atyre që punonin natën e ditën,
që ipnin nga vetja e tyre maksimumin e të mundurës ,vetëm e vetëm që të
organizoheshin shqiptarët si më së miri rreth veprimeve të duhura për Kosovën.
Në bisedë me disa shqiptarë une kuptova se sa shumë meritojne këta burra e gra,
se sa shumë borxhe morale kemi ndaj tyre, vërtet aktiviteti i shqiptarëve të
Amerikës në krahasim me aktivitetin e ne shqiptarëv të Evropës ështe në dallim
shumë të madh, ata atje natën dhe ditën e kanë lidhur ne aktivitete, ata atje
kane shitur edhe firmat e tyre, kishin shitur edhe shtepite e tyre ,kishin
shkrire të gjithe kapitalin e tyre privat vetëm e vetëm që të i ndihmonin
qështjese shqiptare, pra pavarësisë së Kosovës. Angazhimi i tyre aq madhështor
të bënë të mendosh se sa vëmendje u kushtojnë sot Institucionet tona shtetërore
në të gjitha trevat shqiptare këtyre njerëzve, sigurishte se shumë pak.
Shqiptarët atje nuk preferojne dhe as nuk duan asgjë më shumë se sa një
mirënjohje njerezore, një respekt, te e fundit kur gjinden ne trojet e tyre,
një nderim institucional së paku njëher ne vit kur vizitojnë atdheun e tyre,
por edhe siq vërehet ne bisedat me ta kjo e tillë mungon, dhe vërtet ështe për
keqardhje. Shumë prej tyre shpreheshin se ishte vetëm një Njeri, një
Personalitet dhe një shqiptarë i Madh i kombit i cili sa ishte gjallë i
respektoi, i nderoi dhe i adhuroi
shqiptarët e Amerikes ,e ai ishte Presidenti Ibrahim Rugova .
Aktivistët
e shquar dhe shumë të respektuar Shpend Jusufi dhe Daut Dauti, që të dy nga
Struga me krenari tregonin të gjitha ato vite ku nuk ishin ndalur së punuari
për qështjen madhore, Daut Dauti ishte njeriu i parë që qysh në vitin 1991
kishte shkuar për ne Shqipëri për qështje armatimi, dhe këtu qëndron madhëria e
shqiptarit, Z. Dauti me vite te tëra kishte bëre aq shumë rreth Kosovës dhe
këte ne kuadër të LDKse, të njejten gjë e kishte bëre edhe Shpend Jusufi një
shqiptar i vërtet i cili të prekte në zemër kur tregonte të gjitha ato
aktivitetet që kishin bëre së bashku me dautin, bashkëshortet e tyre dhe me
shume shqiptare të tjerë , të cilët edhe ishin krahu i djathte i Musa Dakës
rreth të gjitha aktiviteteve të shumta. Dikur më vonë këta kishin edhe një mik
tjeter me të cilin vazhduan aktivitetet e tyre e ky ishte shqiptari nga
Sukobina e Malesise se Shkodres ( Mal i Zi) Z. Elmi Kurti, andaj këtu shifet qartë se shqiptaret e të gjitha
trojeve etnike ishin se bashku rreth LDKse, dhe përkrahës të perezervë të Ibrahim Rugoves dhe vizionit të tij.
Shpendi, Dauti dhe Elmiu që të tre edhe sot e kësaj dite ishin ata të njejtit,
përkrahës adhurues të mëdhenjë të Presidentit Rugova. Me një rast Shpendi tha;
se fatkeqesia më e madhe goditit shqiptarët kur vdiq Ibrahim Rugova, ngase me
ate rast vdiq edhe nje lidhje natyrore ne mes tij dhe ne shqiptarëve të
Amerikes. Ibrahim Rugova ishte thuaja i
vetmi që edhe pas çlirimit ruante , nderonte dhe respektonte kontributin e papërseritshëm të shqiptarëve te Amerikës, ndërsa me shkuarjen e tij në
amëshim, në një apo mënyrë tjetër shqiptarët e Amerikës u qitën në harresë,
mbetën në hije të aktualitetit, dhe se tani më ata u hodhën si limoni i
shtrydhur, thuaja se nga të gjitha partitë politike, e mjerishte nga vet LDKja
ku shumica absolute ishin pjesë e saj me vite, e sidomos nga Institucionet
shtetërore të të dy shtetev tona dhe besa ne trojet tjera etnike??!.
Në
realitet këto thënje dhe vërejtje te tyre janë më se reale, nëse jemi të
drejtë, të sinqertë dhe real, dhe nese pranojmë te kaluarën e aktiviteteve të
shqiptarëve të Amerikës, atëhere me të drejtë,
dhe me plotë gojën duhet të konstatojme se; pavarësia e Kosoves ështe
vet aktiviteti i shqiptarëve të Amerikës, çlirimi i Kosoves ështe vet ndihma e
madhe materiale e organizative e shqiptarëve të Amerikës, shkurt e trup pa
shqiptarët e Amerikës dhe pa Presidentin Rugova nuk do të kishte çlirim të
Kosovës, ngase edhe vet lufta dhe Ushtria Clirimtare ishin kontributi i angazhumeve
të Presidentit Rugova dhe gjithë shqiptarëve ne krye me lobistët shqiptarë të
SHBAsë. Shqiptarët e Amerikës ishin dhe duhet te mbesin vëllezërit tanë më të
dashur, pa ia humbur kurrë rëndesin dhe madheshtinë e organizimit të të gjithë
shqiptarëve në mërgatën kudo në botë, e sidomos vet funkcionimit të LDKsë, si
forca më motorike që bashkoi dhe aktivizoi trurin dhe materialin shqiptarë për
pavarësin e Kosovës, e e gjithë kjo ishte si rezultat i një politike dhe
diplomacie fenomenale të udhëhequr nga më i madhi i shqiptareve të këtyre
shekujve Dr. Ibrahim Rugova.
Sot kane
të drejtë shqiptarët mërgimtarë kodo në botë të jenë të hidhëruar nga
Institucionet e shtetit të tyre, të shtetit për të cilin dhanë maksimumin, për
shtetin i cili sot është i kapur nga krimi dhe hajnia, nga abuzimi e
kontrabanda, ose thënë troç, nga vet pushteti i kontrabanduar, nga politikaj të
prishur mendësh të cilët shfrytëzuan situatat e vështira nepër të cilat kaloi
populli, dhe u pasuruan me miliona, të cilët shkelën mbi gjakun dhe djersën e
derdhur nga miliona shqiptarë që e deshën një shtet të mirëfilltë, andaj edhe
mërgimtarët në Amerikë, në Kanada, Australi e afer nji milion në Evropër me
plotë të drejtë mallkojnë të gjithë ata që mundin e tyre e vodhën, e
kontrabanduan, e tenderuan dhe e shendrruan në biznese të tyre personale duke
dëmtuar shtetin dhe shoqërinë ksovare, por megjithate mërgata shqiptare e donë
trungun e vet të lindjesë dhe mbeten me shpresë se dikur do të kemi
Institucione që do jenë edhe Institucione të mergimtarëve shqiptarë.
Le ta
dijnë të gjithë shqiptarët se pa mërgatën milionshe të cilën e çmoi dhe e
respektoi Presidenti Ibrahim Rugova, Kosova nuk do ishte siç është sot....
Sa i lumtur ndihesha në mesin e shqiptarëve të Amerikës, dhe mësova vërtet shumë nga ta dhe mikëpritja e tyre e pa perjetuar më parë dikund tjeter....