Udhëpërshkrim
Luan Dibrani: Famullia shqiptare festoi 100 vjetorin
E merkure, 24.10.2012, 08:00 PM
Famullia katolike shqiptare në Shtutgard – festoi
100 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Shkruan Luan (Asllan) Dibrani
Po i afrohemi një
shekulli të ditës shumë të pritur, të lumtur dhe të paharruar
për Vlorën heroike, për mbarë Shqipërinë, për Kombin tonë të shenjtë dhe
Flamurin e saj. Pas pesë shekujsh robërie, patrioti i mençur i kombit tonë,
heroi i popullit, Ismail Qemali, shpalli në Vlorë pavarësinë e Shqipërisë dhe
ngriti të lirë dhe me krenari flamurin kuq e zi, që ngriti 5 shekuj më parë,
Gjergj Kastrioti i madh, me të njëjtin qëllim që simbolizon lirinë për dhe pavarësinë
e atdheut tonë.
Në sajë të
njëqind vjetorit të pavarësisë mbarëkombëtare shqiptare, më 14 tetor të këtij
viti, Famullia Katolike Shqiptare e Gjermanisë me qendër në Shtutgard,
organizoi meshën solemne për të falënderuar të madhin Zot edhe elitën kombëtare
për arritjet, sukseset dhe sakrificat e përgjithshme njëshekullore në shërbim
të binomit “Fe e Atdhe”. Ky eveniment u mbajt nën
juridiksionin e At Marjan Lorencit dhe këshillit të Famullisë. Edhe këta
qytetarë të Republikës së Kosovës, që jetojmë dhe punojmë në Gjermani, në
rrethin e Shtutgardit, tashmë e kurorëzuam një fazë të
ndritur historie kombëtare, me veprimtarinë e vet, për të brumosur
aktivitetet, si ato kulturore, artistike e deri te ato politike, e pse
jo, edhe fetare, duke u qasur përmes Shoqatave, Klubeve dhe bashkësive fetare
që kanë qenë, që janë dhe do vazhdojnë të ekzistojnë në të ardhmen,
gjithnjë për të mirën dhe përkujdesjen ndaj edukatës, traditës, kulturës dhe
frymëzimit për të mbetur shqiptar, për ta penguar asimilimin dhe dukuritë
tjera në dobinë e kombit shqiptarë.
Mërgimtarët tanë,
tashmë kanë filluar dhe po operojnë, fakte dhe
dëshmi para popullit mik gjerman dhe atij botëror, se dinë të
festojnë, dinë të respektojmë dhe se ky komb i vogël i Europës ekspozon Makro-vlera
që nga Antika. Një komb i madh shpirtërisht po jeton në harmoni dhe
barazi me të gjithë kombet tjera. “Misioni Katolik Shqiptar” me qendër në
Shtutgart (tash Famullia Katolike Shqiptare), të cilës pala Gjermane qysh para
28 vitesh sot ia ka hapur dyert për mbarëvajtjen e këtij institucioni
fetar dhe kombëtar, sepse Klerikët Katolikë, si gjithmonë kanë dëshmuar
për kultivimin dhe zhvillimin e binomit të mirënjohur „Për Fe e Atdhe”,
kudo që ka vepruar dhe sot që vepron shpirti shqiptar!
Në famullinë tonë
Katolike në Shtutgart, u festua këto ditë përmes Meshës së organizuar nga
At Marjan Lorenci, përmes Këshillit të famullisë dhe
aktivistëve e veprimtarëve tjerë. Nuk u kursyen qe kjo ditë
të marrë një karakter festiv dinjitoz për 100 vjetorin
e Pavarësisë së Shqipërisë, qe përmes organizatorëve ishin ftuar shumë
shoqata dhe organizma që veprojnë në Shtuttgard dhe më
gjerë. Në këtë meshë impozante e cila i shërbeu manifestimit të
pavarësisë sonë kombëtare, morën pjesë
njerëz dhe përfaqësues nga “Qendra Kulturore
Shqiptare” e Shtutgardit, “Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve
shqiptarë në Gjermani”, “Shoqata Pavarësia nga Shtutgardi”, “Yjet e
Kosovës” nga Emmendingeni i Freiburgut, intelektualë, veprimtarë dhe një
numër i madh i konfeksionit jo katolik qe
vëllazërisht e ndien kënaqësinë rreth
një flamuri, një Kombi dhe një shteti, shtetit të Shqipërisë së pavarur
dhe të bashkuar.
Fillimisht At Marijan
Lorenci i përshëndeti te pranishmit mysafirët dhe
publikun prezent me ceremoninë e lutjeve dhe mbajti
një fjalim përkushtuar kësaj dite të madhe
dhe të shenjtë - Ditës së pavarësisë se Shqipërisë, duke i
nderuar figurat e ndryshme nga stërgjyshërit
tanë të periudhës iliriane dhe pas kësaj periudhe, si figurën e të
madhit Skënderbe, rilindësit tanë që
ishin gurë themel i kulturës sonë, Nënë Terezën, një nga figurat më
të mëdha në glob, që i dha ky popull si dhuratë
botës, që rrodhi nga gjiri i këtij populli të vogël, por me format të
madh për kulturë fetare e shpirtërore, për humanizëm të pashoq.
At Lorenci nuk la pa përmendur edhe historinë
dhe pasojat e luftës se fundit në Kosovë,
duke i nderuar figurat ushtarake, si Adem Jasharin
dhe Ushtrinë çlirimtare të Kosovës, si ushtri e
shenjtë, e nderuar dhe e respektuar, që në sajë të saj dhe faktorit
ndërkombëtar, u çlirua Kosova
jonë. Në foltore doli edhe Vitor Spaqi, këshilltar në
Famullinë Shqiptare të Shturtgardit, nga e cila i përshëndeti
të pranishmit edhe në emrin e Qendrës Kulturore Shqiptare, nga e
cila shfrytëzuan rastin duke e nderuar me një mirënjohjeje Famullinë
Shqiptare për veprimtarinë e saj, për kulturën dhe aktivitetin
e saj kombëtar.
Në mesin e kësaj
ceremonie, pos meshës së kësaj dite të shenjte për kombin
shqiptar , morën pjesë një grup i nxënëseve dhe të
rinjve me kostume kombëtare, që aktruan rolet e figurave të
ndryshme, si atë të Skënderbeut, të Nënë
Terezës, Ibrahim Rugovës, Ismail
Qemailit , Isa Boletinit, Fan Nolit dhe
disa figurave tjera që i gërshetuan njëra pas tjetrës.
Derisa bëhej bekimi i Flamurit kombëtar dhe heroizmi i qëndresës
shqiptare, pëshpëritja e të rinjve u skenua në korridoret
e sallës. Të pranishmit ishin të mahnitut nga surpriza dhe
befasitë, që të rinjtë e Famullisë Katolike Shqiptare interpretuan rolet
e tyre, që fillimisht ishte projekt/ide e Mustafë Shabanit. E gjithë kjo
ishte e pregatitur nga Motrat e nderit, Motra Terezina Paluca dhe Motra Roza
Qerkini, të ndihmuara nga Këshilltaret e Famullisë, në krye me z Vitor
Spaqi, aktivisti Zef Prenka dhe Lon Karrica. Skena nuk pushoj
nga aktrimi në vazhdimësinë e figurave, siç ishin ”E lumja Nëna
Tereza”, alias Martina Karrica (audio motra Roza) që të pranishmit u përlotën
nga mesazhet e saj, duke porositur popullin shqiptar që të japin gjithçka nga
vetja e tyre, të falënderojnë Zotin për kryerjen e amanetit të ish
Presidentit Klinton, që i kishte dhënë Nënë Terezës, që të bëjë
Kosovën e Pavarur.
Ajo porositi edhe të
vazhdohet rruga e trasuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova , që më pas në
skenë u shfaq edhe Dr. Rugova, alias Artan Mirdita, i cili i
entuziazmoi të pranishmit me imitimin e tij për figurën e arktitektit të
Pavarësisë. Ibrahim Rugova, duke
falënderuar të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e Pavarësisë së Kosovës
Dardane, siç e bekonte ai Kosovën, popullin shqiptar, Amerikën, Papa Gjon Palin
e Dytë, Nënë Terezën, përmes porosisë që të duan njëri tjetrin, përfundoj
aktori Artan Mirdita. Me këtë rast e nderuan edhe figurën e Prof.
Anton Çetta dhe e disa figurave tjera që këta të rinj disa herë u
ndërprenë nga duartrokitje frenetike,
duke lënë mbresa të thella në sytë e të
pranishmeve, me çka publiku u nda shumë i lumtur e i ngazëllyer dhe
i ngopur me sfidimin - artistik të këtyre aktorëve të rinj.
Rolet që interpretuan aktorët e rinj ishin nën përkujdesjen e
zt. Nikollë Selita me inventar të zërimit. Skenarin e bëri Mustafë Shabani,
ndërsa regjinë, Zef Prenka.
Lajmëtari………………..…………….Liridon
Përvorfi
Skënderbeu……………….…………...Albert
Përvorfi
Kalorësit e
Skënderbeut……Valmir Prenka dhe Liridon Përvorfi
Pal
Engjëlli…………………………….David Prenka
Ismajl
Qemajli………………….……..Ukë Zefaj
Don Nikollë
Kaçorri...………………..Alban Buzhala
Luigj
Gurakuqi.……….……………….Nol Zefaj
Marigona..……………………………..Adelina
Spaqi
Përcjellëset e
Marigonës...……....Agnesa Mirdita dhe Flora Spaqi
Nëna
Terezë……………………………Martina Karrica
Audio(Nënë
Tereza)…………………...Motra Roza
Dr Ibrahim
Rugova…………………….Artan Mirdita
Citat dhe
thirrje nga autori: Qytetarë, vëllezër e
motra! Të nderuar dhe mërgimtarë kudo që ndodheni! Le të
mbetet kjo festë në Shtutgard, si festë e
Flamurit tonë të bekuar, e simbolit dhe e qëndresës që tregoi ky popull
ndaj armiqve tanë të egër, qëllimi i të cilëve ishte që ta lënë këtë
popull të robëruar! Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë
për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive
për interesin e kombit tonë. Le të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllim
dhe një mendje me një vizion dhe ide, me një strategji dhe synim, me një
vullnet dhe harmoni për të gjitha forcat intelektuale, të krijuesve, artistëve,
biznesmenëve dhe krejt spektrit në elitën e kombit të bashkohen rreth flamurit
tonë. Le të jetë mesazhi më i mirë i kësaj dite madhështore të
veçantë dhe rrumbullaksim jubilar për ardhmërinë
vendit. Kjo festë le të jetë një kushtrim që të na bashkojë më tepër se
gjithherë shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet tona nën Serbi,
Maqedoni, Greqi dhe Mal të Zi .
Vëllezër , motra
dhe bashkatdhetarë në mërgim! Me një theks të veçantë shtojmë se ky
takim do të mbetet si festë mesazhi, kudo që gjendeni nëpër
botë. Është e nevojshëme që ta shijojmë ngrohtësinë e ngjyrës se këtij
flamuri, të kombit që duhet ta ndiejmë veten krenar dhe ballëlartë qe i
rezistuam historisë nga armiqtë grabitqarë duke
ruajtur vlerat e kombit, gjuhën dhe traditën, por edhe
simbolin e flamurit tonë, sepse çdo shqiptar identifikohet përmes
tij. Vlera e këtij simboli kuq e zi, le te mbetet synim
qe këtë flamur ta përqafojmë, ta duan edhe fëmijët tanë,
edhe brezi që po e rrisim në dhe të huaj. Të mbeteni faktor
nxitës që përmes jush të mësohen dhe të joshen për atdhedashuri ndaj
kombit të vet, edhe pasardhësit tuaj! Këto ditë kjo ditë e
shtrenjtë festohet anembanë botës shqiptare, por edhe në diasporën
shqiptare ku menjëherë pas shpalljes së Shqipërisë shtetërore, vite
merradhë u festua, që nga mërgimtaret tanë të hershëm, që nga Fan Noli i madh i
kulturës shqiptare, Faik Konica i pavdkeshëm, dhe të gjithë patriotët e më
vonshëm, deri te vëllezërit Gërvalla dhe ,Kadri Zeka, që ishin
heronj nga qyteti i Shtutgardit.
Pason vëllai i tyre
dhe yni, Enver Hadri, i cili u fut i pari në Parlamentin e Eoropës
për të drejtat e shqiptareve në ish Jugosllavi etj. Me ketë flamur
manifestuan protestuan dhe kryen obligimin dhe amanetin e vet deri ne vdekje
për një gjuhe ,një komb dhe për një flamur, prandaj shëmbëlltyra e tyre le të
na shërbej edhe neve si frymëzim e edukim. Këtyre amaneteve
të patriotëve tanë, mos t’u shmangemi, por të vazhdojmë të punojmë
e të veprojmë deri në realizimin e ëndrrave të tyre por edhe tonave që i kemi
në zemër për një prosperitet të kombit tonë, në mesin e
familjeve të popujve tjerë në Europë të lirë e të barabartë.
Ngritja e flamurit
kombëtar në Vlorën heroike (28 Nëntor 1912),
ishte një akt historik, që siç tregoj dhe dëshmoj historia do t’ua
ngrehu lart krenarinë shqiptarëve, dinjitetin dhe gëzimin. Sepse ky ishte
flamur i luftëtarëve heroikë, të vuajtjeve dhe gjakut të derdhur për një
Shqipëri të lirë, sovrane e të pavarur. Ky 28 Nëntor i sivjetshëm, na
gjeti më të lirë, më të gëzuar e më të bashkuar se kurrë. Prandaj t’i nderojmë
të gjithë ata që me përkushtim punuan për ta gëzuar neve këtë ditë kaq të shtrenjtë
për shqiptarët! Gëzuar! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntori, Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë
së Shqipërisë!
BOX
ME FAT DITA E
PAVARËSISË
Të bashkuar të
dalim për në Vlorë
të festojmë
këtë një njëqindvjetor
të mos rrimë më nën
terror
të na rrojë Shqipëria
që nga Nishi deri
n’Vlorë!
Me një flamur e
një gjuhë
dhe një gjak e histori
mos këqyrni fe, kanun
e prapështi
ju te krishterë,
myslimanë,
ortodoksë e
bejtexhinj!
Jeni shqiptarë e asgjë
tjetër
të festojmë,
vëllezër, për një Shqipëri
kur t’bashkohem të
gjithë se bashku
t’ia kthejmë
nëmen, mëmës Shqipëri!
Ti rikthejmë
Kosovë e Çamëri!
trojet tona n’Maqedoni
e Mal të Zi
Të lidhim besa
besën e shqiptarisë
ti themi njeri
tjetrit:
ME FAT
DITA E PAVARËSISË
Të dashur bashkatdhetarë, kudoqofshi të gëzuar! Gëzuar për shumë mote 28 Nëntorin, Dita e Flamurit – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë! Le të mbetet si synim yni, që pas Shpalljes së Shqipërisë, edhe Kosovës t’i vijë rradha e ngritjes së flamurit gjithëkombëtar në nëntorin e tretë, për një pavarësi të përbashkët, të një Shqipërie të bashkuar! Amin!