Udhëpërshkrim
Klajd Kapinova: Përkujtohet Mons. Dr. Zef Oroshi
E shtune, 22.09.2012, 12:07 PM
Nderohet
sërisht me lule dhe përkujtimore figura e
“Imzot Zef Oroshin e vlerësoi me titullin e nderit “Urdhëri Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, sepse ishte klerik dhe intelektual i shquar atdhetar, që veprimtarinë e tij e vuri në shërbim të ruajtjes dhe forcimit të vlerave kombëtare tek i gjithë emigracioni shqiptar në ShBA, pa dallim feje.” (Bamir Topi - President i Shqipërisë)
Nga Klajd Kapinova
Meshtari
mikpritës i Përndershmi Dom Pjetër Popaj, priti në ambientet e famullisë të Kishës
Katolike “Zoja e Shkodrës” në
Dom
Pjetri, mbasi u uroi mirëseardhjen miqve nga Shqipëria, u tregoi atyre mbi
historinë e Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe kontributin e madh,
që ka dhënë e jep edhe sot komuniteti shqiptaro-amerikanë për trojet shqiptare.
Ai
theksoi, se merita kryesore i takon klerikut Mons. Zef Oroshit, që me vendosmëri
dhe besim në vetvete mblodhi në një vatër të ngrohtë komunitetin e vogël
shqiptar askohe, duke venë themelet e ndërtimit të Kishës së Parë dhe Lidhjen
Katolike Shqiptare në SHBA si dhe hapi tribunën e mendimit intelektual në diasporë,
të pagëzuar Revista Kulturore “Jeta Katolike” (1966), që vijon edhe sot nën
drejtimin e Dom Pjetër Popaj.
Edhe më pas
Dom Pjetri shoqëroi delegacionin dhe të afërmit e Mons. Oroshit në ambientet e
Kishës, duke u folur miqve për mrekullinë e fugurës së Zojës së Shkodrës.
Bariu
shpirtëror në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza”, u tregoi të pranishme bustin e
realizuar falas nga skulptorja profesioniste amerikane Carolyne D. Palmer, e cila ia ka dhuruar Kishës
Katolike Shqiptare këtë vepër artistike në skulpturë, sikurse ofroi te shikonin
edhe dekoratën vlerësuese me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar
nga ish Presidenti i Shqipërisë Dr. Bamir Topi.
Meshtari
i palodhur i famullisë sonë, gjatë bashkëbisedimit, u foli miqve mbi projektet
e ardhshme, që ka hartuar Kisha me komunitetin, si ndërtimin e klasave, ku fëmijët
e lindur këtu mund të mesojnë gjuhën dhe kulturën shqiptare, bibliotekën dhe
dhomën muze, ku do të pasqyrohet historia e famullisë shqiptaro-amerikane gjatë
dekadave etj.
Delegacioni
gjatë qëndrimit në New York, u shoqërua nga studiuesi e publicist z. Tomë Mrijaj
Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Prizrenit.
Kryebashkiaku
i Pukës z. Alfred Qafa, është një ndër nipat e Mons. Oroshit, që vendosën lule
të freskëta dhe kurora shumëngjyrshe mbi varrin e tij në Saint Reimond’s, që gjendet
në Saint Peter’s Square në Bronx.
Gjatë bisedës
së ngrohtë me famullitarin Dom Pjetër Popaj dhe studiuesin Mrijaj, z. Qafa, bëri
një panorama përshkruese të zhvillimeve të fundit në rrethin e Pukës dhe
Bashkinë që drejton.
Ai ndër të
tjera tha: “Qeveria, ka mbështetë projektet për punësimin dhe nxitjen e
investimeve për mbarësi të komunitetit në Fushë Arrëz. Investimet në këtë zonë llogariten
në miliona lekë për qytetin e Fushë Arrëzit dhe fshatrat e tij.”
Ndërsa më
poshte kryebashkiaku theksoi, se ndërtimi
i rrugës së kombit, Durrës-Kukës, e ka shmangur në një farë mënyre qytetin e
Fushë Arrëzit, por si Kryetar Bashkie ka insistuar, që në segmentin më të shkurtër
Qeveria do t’a bashkoj Fushë Arrëzin me Rrugën e Kombit dhe Tiranën.
I pyetur
mbi të adhmen e qyetit dhe periferisë së tij z. Qafa shtoi, se: “Ne po punojmë gjithnjë,
që të vazhdojmë fazat e tjera të ndërtimit të ujësjellësit, në mënyrë që banorët
të kenë ujë 24 orë, në mbjelljën drufrutorë, arra, gështenja, mollë, etj. ku
Qeveria do të financojë fidanët e tyre.”
Në mbyllje
z. Qafa shtoi, se Qeveria dhe Bashkia e qytetit kanë investuar për modernizimin
e shkollave me parametrat më bashkëkohor.
Studiuesi
dhe publicisti Tomë Mrijaj, duke falënderuar miqtë nga Shqipëria, tha se
ndjehet shumë mirë sot, që pranë sofrës së bashkëatdhetarëve ka pjesëtarë të familjes
së Mons. Zef Oroshit, i cili, deri sa mbylli sytë kishte një mall të pashuar për
vendlindjen dhe banorët vendas. Ai shtoi, se Mirdita e Oroshi duhet të bëjnë shumë
për njohjen dhe rivlerësimin e figurës së klerikut Mons. Dr. Zef Oroshit, i
cili, asnjeherë se ndau nga mendja dhe zemra vendlindjen e pushtuar dhunshëm
nga sistemi barbar komunist.
Për më shumë
hulumtuesi Mrijaj, u ndal në një pikë të rëndësishme, që ka të bëjë me përjetimin
e emërit dhe veprës së patriotit dhe intelektualit të shquar Mons. Oroshi, u kërkuar
miqve të ardhur nga Shqipëria, që t’a përjetësojnë në vendlindje, duke i vënë emrin
një shkolle të mesme, me veprën e të cilit brezat vendas mirditorë do të krenohen
gjithnjë.
Autori i
librit jetëshkrimor: “Monsinjor Dr. Zef Oroshi - Një jetë e shkrirë për Fe e
Atdhe” (New York, 2009) z. Mrijaj, u ndal më shumë tek figura e klerikut të shquar
atdhetar e fetar, që bëri gjithcka duke ngritur zërin me miqtë e tij senatorë dhe
kongresistë amerikanë, për përmbysjen e komunizmit dhe risjellë lirinë fetare në
Shqipërinë ateiste gjatë periudhës së egër të përsekutimit 1944-1990.
Shkrimtari Mrijaj, si mik dhe njohës më i mirë i klerikut katolik Mons. Oroshi, (meshtari Oroshi ishte kumbarë i fëmijëve të tij), iu tha të afërmëve, se në librin voluminoz që është në qarkullim në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi, ka lënë shumë gjëra pa thënë, më shpresën, se sëshpejti një libër i ri, po rritet e pasurohet me dokumente, foto, letërkëmbime, kujtime, që po mbledh si bleta punëtore dita ditës në gjirin e komunitetit shqiptaro-amerikanë.
Alfred Qafa & Lek Gj. Prendi dy nipat e Mons. Dr. Zef Oroshit
Autori i librit Tome Mrijaj nipat e Mons. Oroshit Lek Gj. Prendi & Alfred Qafa
Busti i Mons. Dr. Zef Oroshit dhurate nga skulptore amerikane
Delegacioni nga Shqiperia shoqerohen ne New York nga publicistet Tome Mrijaj & Klajd Kapinova
Delegacioni shqiptar duke vizituar Qendren Nene Tereza
Dom Pjeter Popaj mes miqte nga Shqiperia duke bere nje panorame te Kishes
Publicisti Tome Mrijaj para vorrit te Mons. Zef Oroshit ne New York