Udhëpërshkrim
Gëzim Llojdia: Uran Kostreci - ''Epopeja e karkalecave''
E hene, 08.10.2012, 06:47 PM
URAN
KOSTRECI PROMOVON NË VLORË ”EPOPEJA E KARKALECAVE”
NGA GËZIM LLOJDIA
Uran
Kostreci, ish i dënuar i regjimit
dhe shkrimtar, ka vuajtur për një
kohë të gjatë në burgjet e komunizmit. Kostreci
është autor i një numri përmbledhjesh me poezi dhe ka botuar librin me të lexuar
: ''Epopeja e karkalecave''. Kjo përmbledhje satirike si dhe Agonia e
karkalecave ‘ u promovuan në qytetin e flamurit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë.
Studiuesi Fahri Shaska duke moderuar këtë takim me qytetarët vlonjate tha se 50 vjet më parë një autor Sh. Musaraj
shkrojti “Epopeja e Ballit Kombëtar” ku ai ironizon djalin e rilindësit të madh,
firmëtarin e Pavarësisë , ministrin e
Qeverisë së Vlorës . Mithatin.
Urani që këtë
libër dhe këtë pasuri shpirtërore e ka krijuar gjatë kohëve të burgimit
ironizon E. Hoxhën. Shaska tha se komunistët dhe ballistët deri në
takimin e Mukjes ishin bashkërisht në luftë kundër pushtuesit. Pas Mukjes ndodhi tragjedia. Shaska tha se dua të ngre një pyetje;Ku ka qenë
bashkëpunimi i B. K me italianët kur ata në këtë periudhë kapitulluan?Me satirën etij të theksuar U. Kostreci ibënë një analizë të thelluar ardhjes deri në ditëikjen e regjimit.
Reshat
Kripa ish i dënuar duke folur për krijimtarinë e Uran Kostrecit tha se Petro
Zheji e ka cilësuar mjeshtër të soneteve që paraqitet tek jo poemë dhe një satirist
i madh. Kripa tha se kjo poemë është një kryevepër i madhe
në letrat shqipe.
R, Kripa
ngriti një pyetje që kishte të bënte me mbajtjen emrit të bibliotekës publike të
qytetit të Vlorës. Biblioteka e Vlorës, tha
ai mbanë ende emrin e Sh. Musarajt. kur
ky qytet ka nxjerre emra krijuesish të mëdhenjë. Kripa tha se sonetet e e Kostrecit janë kryevepra.
Kripa tha se dua të citoj sonetet
kushtuar Zalo xhumarit. Në vitin 1946 ai
ishte drejtonjës kur nacionalistët gjykoheshin. Menjëherë pas gjyqit ai shkroi një trakt duke
u thanë se :”Unë jam me ju. .
Pikërisht
në këtë kohë ai zbulohet dhe dënohet me pushkatim. Nëna e tij shkon tek Koci Xoxe për ti kërkuar
falje te jetës për të birin. Ish-ministri
i premton dhe kur kthehet në fshat e lumtur, që i biri nuk do të pushkatohej, atje në fshatin
e saj mbriti një telegram ndjellakeqes. I
biri ishte pushkatuar. Kjo temë e këtij
nacionalisti e nxiti U. Kostrecin për të shkruar sonetin për Z. Xhumaqin e pushkatuar
barbarisht duke i marrë jetën, që ta jep
Zoti i qiellit dhe i botëve. Sonetën e
dytë ai ja kushton apostullit të shqiptarizmës Mithat Frashërit. . Në këtë 100
vjetor tha R. Kripa për këtë figurë nuk ka asnjë shtatore apo bust dedikuar
figurës së kur ende eshtrat e tij ende gjenden në SHBA.
Mit’hat
Frashëri
Nga
kreu i Dangëllisë dalloj me mall Pullazë e Frashërllinjve dhe teqenë
Samin’prej
bronxi, Abdylë e Naim benë,
Po, ti, Mit’hat,
pse nuk je, aty, vallë?
Ti
Lumo, u prive burrave të rrallë,
Në Manastir,
e bëre alfabenë:
N’Europë,
Ti, e mbrojte mëmëdhenë
Të gjuhës
shqipe shpuzë mbajte gjallë.
Ti, n’Vlor’ me Ismail ngrite flamurë
Makutve
fqinjë, maskën, ua çore
Dhe çamët
muhaxhir në mbrojtje i more.
I Ajkës
Kombit, prijs, o Lumo, o burrë,
Që nga
të kuqtë u shave, t’hodhën gurë,
Albert
Abazaj tha se ne që jemi në këtë sallë dhe të tjerë të mos presim që për këtë figurë
të shquar propozimin për bust ta bëjnë BK apo partitë e tjera por të gjithë si
qytetarë ta shprehim në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë kombëtare.
Vet
autori i librit ish i
Studiuesi
i letërsisë Behar Gjoka në fjalën e tij
tha se ky promovim i këtij libri mbahet jo për rastësi në Vlorën e Pavarësisë ,
në qytetin e Flamurit që ka nxjerr emra të letrave si Ali Asllani apo Fatos
Arapi. Ky qytete me këtë promovim nderon
veprën e Uran Kostrecit. . Studiuesi
Gjoka analizoi disa tipare të poezisë së sonetit të Kostrecit. Epopeja e karkalecave ëhstë një agoni dhe
ndarje me ferrin . Sistemi ku jetuam u ngrit nga mashtrimi. Studiuesi Gjoka tha se ai përdorë mjaftë mirë strofën
4 si dhe vargun5 rrokësh. Studiuesi
Gjoka duke analizuar librin foli edhe për deformimin e qënies njerëzore ne
sistemin e shkuar. Ajo strukturë, ai regjim që nuk e deshëm nuk hymë me dëshirë,
por na futën me zor. Qenia shqiptare e
gjetur deri në shkatërrim nga regjimi mbijetoi. Studiesi Gjoka tha se :Epopeja e Karkalecave e
mbyti :”‘Epopenë e ballit kombëtar”. Ky
libër përfundoi ai lexohet me kënaqësi.
Ish i dënuari
politik Kujtim Luzaj tha se kam kaluar shumë kohë me Uranin sidomos në burgun Burrelit Atje i lindi edhe frymëzimi për
të krijuar këtë kryevepër. . Unë tha i kam kontribuar duke i dhënë letër apo
copa lapsi. Kur mbaronte nga biruca ai
vinte në dhomë dhe na e lexonte çfarë kishte shkruar.
Me këtë poemë
ai e ka bërë regjimin paçavure. Urani tha ai ngrihej dhe i prishte takimet kur
organizoheshin ku vinin të deleguar si instruktor etj. Një herë ne Uzinën e Sod- PVC vjen një instruktor
dhe po na fliste për pushtimin e Çekisë nga rusët. Unë i thash Uranit mos u ngri fare se ata kanë
ardhur për ty. Urani ma ktheu , pikërisht
për këtë do të ngrihem. Ai ngrihet dhe i
bënë këtë pyetje:Pse nuk e denoncuat ju pushtimin që i bëri rusi Hungarisë me
tanke sepse edhe ajo ishte njësoj si ky pushtim?
Në vitin 1945
filluan internimet dhe burgosjet . Njëri prej atyre që ka lindur në internim është
Simon Miraka i cili tha. Pena e këtij
shkrimtari ka shkruar edhe libra të tjerë si:” Sonetet”, ”Lundërtari dhe deti” ,
”Pabesia”. Me këtë libër me fillojmë festimet
e 100 vjetorit në Vlorën historike. Kur
lexon poezinë e Kostrecit, tha Miraka ajo
të ngjason me tingullin e një violine që i bie një mjeshtër i madh.
VLERESIME
PER SONETET E URAN KOSTRECIT
“Poeti
Uran Kostreci është një trashëgimtar I denjë i Romantiçizmit prej nga poezia e
këtij autori nxjerr një arsenal teknikash shprehëse dhe një pozë poetike krejt
të veçantë”.
Petro
Xheji, studiues
“Sipas
meje, poeti Uran Kostreci, jo me 20-30 sonete
Muzafer
Xhaxhiu, kritik letrar, poet
“Urani është
poet me shije të larta elitare. Sonetet e tij janë shkruar me një teknikë të
saktë dhe
me një figuracion të pasur”. Adriatik Kallulli, kritik letrar
“Me këto
vargje të arta drithëruese e fisnikëruese, Uran Kostreci i ngjan një planeti në
galaktikën
e letërsisë shqiptare”. Iljaz Gogaj, historian
“Urani është poet i imazheve dhe kontrasteve të fuqishme” - Enver Kushi, shkrimtar